• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, October 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ambasadori i SHBA-së Allen, e ka bërë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, do të provokojnë Moskën…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Përse sekretar i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Fierit, Pali Miska, kërkoj të merreshin masa ndaj meje… “/  Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
“Pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, menjëherë, unë thirra Kadrinë, Hekuranin dhe Ramizin e vendosëm që…”/ Akuzat e Enverit në mbledhja e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946
“Me urdhër të Tempos, Brigada XVIII-të partizane e Petrit Dumes dhe Brigada e III-maqedonase, në shtator ’44, sulmuan forcat  e Xhem Gostivarit e Mefail Zajazit …”/ Refleksionet e dy historianëve të njohur
Letra për Hrushovin: “Ashtu siç likuiduan vëllanë tim, Enveri, Mehmeti dhe Hysniu, do të bënin edhe me mua, pasi…”/ Denoncimi i ish-ministrit pa portofol, lidhur me planin e eliminimit të tij?

Pjesa e dhjetë

Memorie.al / Enver Hoxha luftoi fuqishëm fraksionet e krijuara në Partinë Komuniste. CIA ka zbardhur detaje nga situata në parti dhe ish-diktatori nuk pranoi të lejonte asnjë zë kundër. Nga ana tjetër CIA ka treguar me detaje Kongresin e Partisë së Punës në vitin 1976. Aty thuhet se Enver Hoxha mbajti një fjalim që zgjati për 14 orë, ku ai foli për marrëdhëniet brenda dhe jashtë vendit. Një tjetër detaj i nxjerrë nga CIA është ai kur Lenka Çunko u përzgjodh si kandidate për në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës Shqipërisë. Po ashtu, tregohet situata në Ushtri dhe roli që kishte partia aty.

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Dhjetor 1947

Gjithashtu mund të lexoni

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve…”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Taktika komuniste në Ballkan

E ashtuquajtura Lëvizje e Çlirimit Kombëtar, e krijuar në Jugosllavi gjatë luftës, u organizua në Moskë sipas planit të Leninit, për të ndihmuar lëvizjet kombëtare çlirimtare në të gjithë botën. Ato kërkojnë përmbysjen e rendit kapitalist në vendet e dobëta, në vendet koloniale e gjysmë-koloniale me aprovimin e qeverisë së Moskës, Jugosllavia konsiderohet një vend gjysmë-kolonial.

Për të konsoliduar pushtetin në Jugosllavi, komunistët duhet të nisin sekuestrimin e ndërmarrjeve private me anë të gjyqeve të “kolaboracionistëve”, shtetëzimeve etj. Në Shqipëri partia komuniste nuk kishte instruktorë të trajnuar në Moskë menjëherë pas luftës, pse ata nuk mund të bezdiseshin me çështje të vogla. Qeveria shqiptare kishte nevojë për doktorë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë, prandaj në vitin 1946 mori seriozisht në konsideratë pajtimin e këshilltarëve italianë, por Moska vendosi të mbushte këtë hapësirë me teknikë jugosllavë.

Tetor 1950

Organet e partisë në ushtri

Organizatat e partisë komuniste në ushtrinë shqiptare janë të ngjashme me sistemin e organizmit civil të partisë, me diferencën e vetme se ushtarët nuk kanë të drejtë të bëjnë kritika gjatë takimeve apo të kontrollojnë oficerët. Prej Ministrisë së Mbrojtjes Popullore e, deri në njësitë më të vogla, ushtria është e gjitha e organizuar në seksione partiake. Drejtoria politike e ushtrisë ushtron influencën e saj me anë të degëve në divizione, regjimente e batalione.

Drejtoria është e lidhur drejtpërdrejt me Komitetin Qendror të partisë. Ajo drejtohet nga gjenerali Hysni Kapo dhe nëndrejtori, kolonel Beqir Ndou. Drejtoria ka si degë kryesore nën-drejtorinë e Kulturës, të Agjitacion-propagandës, nën-drejtorinë e Rinisë, dhe degët e Organizimit dhe Financave. Organizata dhe të gjitha degët e saj gjenden në çdo divizion. Ato drejtohen nga shefi i Degës Politike dhe nga komisari, i cili kryen mbikëqyrjen e përgjithshme të organizatës, deri në nivel të kompanive.

Komisari politik zgjidhet nga njerëzit më të besuar të partisë dhe përgjigjen direkt te Drejtoria Politike e Ushtrisë, e drejtuar nga gjenerali Hysni Kapo. Seksioni politik i regjimentit përbëhet nga tre nën-seksione: zyra politike, zyra e shtypit dhe propagandës, si dhe zyra e të rinjve. Përveç shefit të seksionit politik, është dhe një komisar, i cili varet nga komisari i Divizionit.

Detyrat e komisarit të regjimentit janë të ngjashme me komisarin e divizionit por në shkallë më të vogël. Ndërsa batalionet nuk e kanë këtë organizëm, por kanë Byronë e Batalionit. Më poshtë në nivel kompanie puna politike bëhet vetëm nga instruktori politik, i cili mbikëqyr skuadrat ushtarake me anë të njerëzve të tij të besuar. Roli i instruktorëve politikë në ushtri, ka të bëjë me zhvillimin e linjës politike të partisë, me anë të propagandës mes ushtarëve.

Këta instruktorë kanë çdo ditë dy orë në dispozicion programe trajnimi, ndërsa mbikëqyrja kryhet në bashkëpunim me njerëzit e Sigurimit, të cilët shtojnë dozën e terrorit mes individëve. Organizata e të rinjve drejtohet nga seksionet korrespondente të zyrave politike, dhe punon me ushtarët e moshave nga 20 deri në 25 vjeç, të cilët duhet të regjistrohen në organizatën e rinisë komuniste, edhe nëse nuk janë anëtarë të partisë.

Maj 1951

Situata e ushqimit

Sipas informacioneve nga elementë të rezistencës antikomuniste shqiptare në Romë, situata e ushqimit në Shqipëri po bëhet e dëshpëruar, si rezultat i thatësirave dhe kërkesave të qeverisë për grurë. Në të gjithë vendin popullata është e dobësuar dhe e pafuqishme, megjithëse njerëzit janë të nervozuar nga mungesa e ushqimit dhe veshjeve, ata janë të pafuqishëm të veprojnë kundër masave të ashpra që qeveria po merr për të ruajtur pushtetin.

Megjithëse mund të kemi ekzagjerime në raportimet e refugjatëve shqiptarë, dihet tashmë se çështja e fermave kolektive bujqësore është kthyer në një bumerang për zyrtarët rusë, pasi tani duhet të dërgojnë grurë në Shqipëri, prej rënies së ndjeshme të prodhimit ushqimor.

Tashmë raportohet se ushqimi mungon dhe në zonat më produktive të Shqipërisë dhe se asnjë ushqim nuk jepet për të internuarit politikë. Gjendja e rëndë e ushqimit ishte ndoshta arsyeja e vendimit të 13 marsit 1951, për reduktimin e kuotave të dorëzimit të prodhimeve bujqësore, me 25 për qind.

Qershor 1951

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar ambasadorin e tij në Beograd, se krijimi i kohëve të fundit i Komitetit të Refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi, është në kundërshtim me interesat bazë të Shteteve të Bashkuara në këtë rajon.

Departamenti trembet se veprime të tilla mund të sjellin konflikt të drejtpërdrejtë interesi mes Jugosllavisë dhe SHBA-së, prandaj ambasadori Allen është instruktuar të bëjë të qartë për qeverinë jugosllave, se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, si ato në Jugosllavi, mund të provokojnë lëvizje direkte të Bashkimit Sovjetik kundër Jugosllavisë, dhe rreziku bëhet edhe më i madh kur aktivitete të tilla sponsorizohen nga vetë jugosllavët.

Qeveria e SHBA-së është e shqetësuar për mundësinë që krijimi i një organizata të shqiptarëve në emigracion, mund të shtojë tensionet në rajon. Në 12 qershor një zyrtar i ministrisë së jashtme jugosllave, i përsëriti ambasadorin Allen shqetësimin e qeverisë në lidhje me mbështetjen perëndimore të aktiviteteve të rezistencës në Shqipëri, me argumentimin se aktivitetet e rezistencës në Shqipëri mund të japin një justifikim për Bullgarinë të ndërhyjë, sipas Paktit të Asistencës reciproke Shqipëri-Bullgari.

Ministri i Brendshëm jugosllav Rankoviç ka nisur një udhëtim pushimesh në Evropë. Ambasadori Allen sugjeron se ministrit i është këshilluar të bëjë udhëtimin nga Byroja Politike, për t’u njohur më mirë me jetën evropiane dhe perëndimore. Prej vitit 1951, ka pasur shumë vizita nga zyrtar të lartë jugosllavë në vendet Perëndimore, me objektiv kryesor mbledhjen e mbështetjes për regjimin e tyre dhe promovimin e lidhjeve mes Jugosllavisë komuniste dhe socializmit perëndimor.

Dhjetor 1956

Situata e brendshme politike

Komanda e ushtrisë së rrethit të Sarandës u transferua në Delvinë në prill 1956, së bashku me zyrën e rekrutimit. Në janar 1956, persona të panjohur thyen dyqanin ushqimor të Kooperativës në Lukovë dhe morën gjithçka gjetën brenda, përfshi dhe 50.000 lekë, të cilat ishin në një kuti. Fajtorët raportohet se janë zbuluar. Në Gjermen raportohet se ka rreth 10 fshatarë të armatosur, por ashtu edhe në Shalës.

Prej fillimit të vitit 1956, urrejtja e banorëve të zonave fshatare ndaj regjimit është shtuar ndjeshëm, sidomos në zonat kufitare, Sarandë, Leskovik e Ersekë. Kjo për arsye se qeveria ka anuluar triskat e racioneve për fshatarët e varfër, si dhe dyqanet “reciproke”, ku fshatarët shkëmbenin mallrat. Fushata qeveritare e kolektivizimit i jep fund ndjesisë së pronësisë që është goditja më e rëndë për fshatarët.

Gjatë fushatës qeveritare për kolektivizimin e detyrueshëm, fshatrat e mëposhtëm u shpallën armike: Taç, Starje, Leshnje, Borov, Fratar, Varibob, Pacomit, Kuqar, Corogun, Potgoran. Gjatë kohës së luftës këto fshatra ishin bastione të Ballit Kombëtar. Fshatrat e zonës së Ersekës janë vendosur rrëzë një mali, maja e të cilit ndan territorin grek me atë shqiptar. Drithërat kryesore të kultivuara këtu janë gruri e misri dhe banorët jetojnë gjithashtu me prerjen e druve, me të cilët bëjnë qymyr druri, ose japin kafshët e punës me qera.

Fshatrat e zonës së Ersekës prodhojnë drithëra që popullatës i zgjasin vetëm për 8 muaj, prandaj për të plotësuar nevojat e tjera, ata shkojnë për të punuar si punëtorë në Korçë, ose japin kafshët e tyre me qera. Fshatrat e Nivicës dhe Shënvasilit prodhojnë mjaftueshëm ushqime, si grurë, misër, ullinj, duhan, sa për mbajtur popullsinë e tyre.

Fshatrat e zonës së Këlcyrës prodhojnë grurë, misër dhe rrush, por burimi thotë se prodhimi furnizon popullsinë vendase vetëm për rreth 7 muaj, prandaj banorët duhet të kryejnë punë të tjera. Në pranverën e vitit 1956, fshatarët e zonës së Këlcyrës pas presionit të autoriteteve, iu bashkuan kooperativës shtetërore, së bashku me fshatrat e zonës së Ersekës.

Kishte fshatra të tjera që nuk iu përulën presionit të autoriteteve, për t’u bashkuar në Kooperativë. Pas presionit të komunistëve, banorët e fshatit Gjatë u bashkuan në kooperativë, por në mars 1956, ata e braktisën kooperativën pasi drejtuesit refuzuan të shpërndanin prodhimin sipas numrit të anëtarëve të familjeve, por ë bënë sipas numrit të ditëve të punuara nga çdo familje.

Qershor 1966

Vazhdojnë spastrimet e rotacionet e brendshme

Udhëheqja e lartë në Shqipëri duket se po përgatit skenën për të eliminuar një tjetër valë fraksionesh brenda partisë, që u evidentua pranverën e shkuar. Megjithëse ende nuk janë identifikuar elementët opozitarë, lideri Hoxha dhe Shehu në fjalimet e fundit, i janë referuar “elementëve armiqësorë” brenda Shqipërisë dhe kanë sinjalizuar se disa prej tyre janë fajtorë për “revizionizëm”.

Fraksionalizimi në Shqipëri doli në dritë për herë të parë në fillim të vitit, kur regjimi mori pasa për të eliminuar “ekseset burokratike”. Rreth 8.000 punonjës të qeverisë, raportohet se janë caktuar të punojnë në brigadat e bujqësisë dhe industrisë. Në mars Shehu njoftoi se administrata shtetërore ishte reduktuar me rreth 50 për qind, në ndryshimet që kanë si qëllim forcimin e kontrollit të partisë në organet qendrore e lokale.

Më pas në fjalimin e 4 korrikut, Shehu paralajmëroi përsëri se; “mbeturinat e klasave shtypëse të përmbysura po veprojnë për të rivendosur rendin kapitalist”, dhe shtoi se masat e marra deri tani ishin vetëm fillimi i një programi të gjerë të revolucionarizimit të jetës në Shqipëri. Këto komente sugjerojnë se ndryshimet në administratë do të vazhdojnë, por me sa duket pushteti ende nuk është i gatshëm të lëvizë.

Zgjedhjet kombëtare të 10 korrikut rikthyen në parlament të gjithë zyrtarët e lartë të partisë dhe qeverisë. Në një plenum të Komitetit Qendror të Partisë më 12-13 korrik, u njoftua se kongresi i pestë i Partisë Punës, do të mbahet në nëntor. Kongresi ishte planifikuar në gjysmën e parë të vitit 1966 dhe është tashmë gati një vit me vonesë. Shtyrjet mund të jenë një sinjal i problemeve të brendshme politike, zgjidhja e të cilave mund të vijë pikërisht në nëntor.

Një draft i direktivave të Kongresit i publikuar javën e kaluar, bënte thirrje për “ndjekje pa mëshirë” dhe përpjekje të vendosur kundër armiqve të brendshëm. Fraksionet e përmendura mund të jetë në strukturat e ushtrisë, kryesisht prej kundërshtimeve të fundit ndaj qasjes së komunizmit kinez, që po aplikohet në ushtri.

Besohet se ushtarakët nuk janë të kënaqur me dekretin e fundit për heqjen e gradave e simboleve ushtarake dhe oficerët shqiptarë duket të gjithë të pakënaqur me rikthimin te komisarët politikë në të gjitha njësitë ushtarake. Shqetësimi i qeverisë për pakënaqësitë në ushtri, reflektohet në zëvendësimet e drejtorit dhe zv. drejtorit të Drejtorisë Politike të Ushtrisë.

Nëntor 1976

Lideri komunist Hoxha mbajti javën e kaluar në Kongresin e shtatë të partisë, një fjalim ku u përcaktua kursi izolacionist i vetë-mjaftueshëm i Shqipërisë. Por problemet serioze ekonomike të vendit, me sa duket po diktojnë ndryshime të shumta personeli dhe gjithashtu po detyrojnë autoritetet të bëjnë kontakte të kujdesshme tregtare me botën e jashtme.

Në nivel kombëtar udhëheqja e Hoxhës dhe Shehut duket më e sigurt se kurrë dhe masa e Byrosë Politike mbetet në 12 anëtarë të plotë. Numri i kandidatëve për në Byro është shtuar në pesë dhe mes tyre dy janë fytyra të reja. Kandidatët e rinj janë Lenka Çuko dhe Simon Stefani, të cilët tipizojnë liderin e ri partiak me eksperiencë teknike dhe aftësi të provuara administrative në nivel lokal, siç është promovuar nga Hoxha gjatë viteve.

Stefani ka eksperiencë të fortë ekonomike. Anëtarët e rinj në Komitetin Qendror përfshijnë ministra të rinj, siç është ai i arsimit dhe bujqësisë, të cilët kanë marrë pjesë në përpjekjet e Hoxhës gjatë viteve të fundit, për futjen e figurave të reja në hierarkinë e partisë. Fjalimi i Hoxhës ishte një maratonë 14 orëshe, e shtrirë gjatë dy ditëve të kongresit.

Aty ai mbrojti me energji udhëheqjen e tij, duke i bërë apel nacionalizmit të thellë te shqiptarët dhe duke argumentuar se izolimi i Shqipërisë e mbron vendin nga pushtimi i kredive të huaja skllavëruese, nga turistët, spiunët dhe kultura dekadente e degjenerimit. Por gjatë pohimeve ai nuk mohoi mundësinë e lidhjeve tregtare me Perëndimin.

Duke pranuar rolin e rëndësishëm të luajtur nga Kina në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Hoxha u treguar gjithsesi i rezervuar dhe komentet e tij tregonin për njëfarë pasigurie në zhvillimet e fundit me Pekinin. Komentet e tij për politikën e jashtme përfshinin denoncimin e pritshëm ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara dhe çdo gjë të lidhur me to, dhe ngriti lart avancimet në marrëdhëniet Francë –Shqipëri.

Në komentet mbi vendet e Ballkanit, ai nuk solli lajme të reja, duke vazhduar mbrojtjen e paanësisë, për kundër rekomandimeve të Kinës e cila i ka kërkuar Shqipërisë të mbajë një linjë më të hapur e më pranuese./ Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë...”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit

Next Post

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve...”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

Artikuj të ngjashëm

“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve…”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

October 18, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 19, 2026
“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

October 18, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
Next Post
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën

“Në nëntor 1943, Enver Hoxha pretendonte se anglo-amerikanët kishin kontribuar shumë pak për luftën kundër gjermanëve...”/ Dokumentet e panjohura nga arkivat e Londrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme