• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, October 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Gjatë përcjelljes së Hrushovit në Rinas, Enveri bëri një gjest të pahijshëm, për të cilin kur shkova në Moskë, rusët më thanë…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-përkthyesit të Enver Hoxhës
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Fjala e panjohur e Enver Hoxhës: “Çabej nuk ishte me ne, por ai nuk bëri krime dhe s’e morri baltën e atdheut në thundrrat e këpucve, si Koliqi…”/ Mbledhja me shkrimtarët e artistët në ’61-in
“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas
Mao Ce Duni: “Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
“Komploti i Lin Biaos na krijoi shumë vështirësi, por ai dështoi sapo filloi, si ai i Liri Belishovës…”/ Fjala e Çu En Lait me Beqir Ballukun, Pekin 1972

Pjesa e dhjetë

Memorie.al / CIA ka nxjerrë të tjera detaje sa i takon regjimit komunist në vendin tonë. Sipas një dokumenti që tregon zhvillimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara më 1960, Shqipëria ishte shteti i vetëm që mbronte pikëpamjet e Kinës. Ajo që CIA thekson është se Enver Hoxha mungoi në atë mbledhje. Nga ana tjetër, CIA kishte shpresë se shqiptarët do e rrëzonin regjimin, pasi bazohej te rezistenca që ju bë osmanëve.

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gusht 1956

Gjithashtu mund të lexoni

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Që prej vitit 1946, Bashkimi Sovjetik ka dhënë rreth 5 miliardë dollarë ndihma ekonomike dhe ushtarake për vendet e Bllokut sovjetik, kryesisht ndaj Kinës (rreth 1.5 miliardë) Gjermanisë Lindore (1.4 miliardë) të cilat kanë marrë rreth 58 për qind të ndihmës sovjetike. Ndërsa huat dhe kreditë ndaj vendeve të tjera llogariten përgjithësisht në 2.1 miliardë, për blerjen e mallrave sovjetike ekonomike, 1.2 miliardë në pajisje ushtarake, 1.1 miliardë në projekte zhvillimi ekonomik dhe 550 milionë mallra importesh.

BRSS-ja ka dhënë gjithashtu grante që arrijnë një total prej 360 milionë, për Korenë e Veriut dhe Vietnamin. Deri në vitin 1954 huatë sovjetike ishin kryesisht për të zbutur vështirësitë e kalimit të gjendjes së vështirë të pasluftës, ndërsa më vonë kreditë janë fokusuar në blerjen e aksioneve të përbashkëta apo hua ushtarake. Në kongresin e 20 të Partisë Komuniste sovjetike më 14 shkurt 1956, Hrushovi tha se BRSS-ja po ndihmon ndërtimin e 391 ndërmarrjeve të prodhimit në vendet e Demokracive Popullore komuniste.

Ai tha se BRSS-ja ka dhënë ndihma për këto vende 21 miliardë rubla (rreth 5.2 miliardë dollarë), shifër kjo që përputhet dhe me llogaritjet e agjencive të inteligjencës. Masa e ndihmës së dhënë deri tani për Shqipërinë nuk mund të llogaritet, por marrëveshja e parë e kreditimit është nënshkruar në shkurt 1951. Sipas saj Shqipëria do të marrë gjatë katër viteve të marrëveshjes, pajisje industriale dhe ndihmë teknike, e cila do të shlyhet gjatë viteve.

Ndërkohë raportimet thonë se vendi ka marrë asistencë në ndërtimin e shumë instalimeve industrial, si hidrocentrale, rafineri nafte, kombinate tekstili dhe fabrika të ndryshme prodhimi lëkurësh, druri e ushqimesh. Në vitin 1954, udhëheqësi komunist Enver Hoxha njoftoi se BRSS-ja i kishte dhënë Shqipërisë kredi të konsiderueshme dhe privilegje ekonomike për zhvillimin e vendit.

Nëntor 1960

Dallimet mes vendeve të Bllokut sovjetik

Lindja e konfliktit mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik mbi aplikimin e mësimeve të Leninit, ka sjellë efekte të ndryshme në demokracitë komuniste të Evropës Lindore. Realitetet gjeografike dhe ekonomike të vendeve të caktuara përcaktojnë masën e nënshtrimit të vendeve satelite ndaj Bashkimit Sovjetik.

Varësia e satelitëve ndaj BRSS-së për lëndë të para, i jep këtij të fundit forcë të madhe ndaj Bllokut me përjashtim të Çekosllovakisë, Gjermanisë Lindore dhe gjithashtu Shqipërisë, e cila nuk prodhon mallra të gatshme, prandaj mund të përdorë burime më të largëta dhe pa përkushtim. Edhe nevojat e Shqipërisë për kredi janë relativisht të vogla.

Edhe nga ana gjeografike, sa më afër një vend satelit gjendet ndaj BRSS-së, aq më e vogël është pavarësia e tij. Bullgaria dhe Shqipëria që kishin qenë vendet satelite më të prapambetura, kanë bërë progresin më të madh për nga industrializimi. Arena e politikës shqiptare është e ruajtur hermetikisht dhe pak dimë se çfarë ndodh aty, por duke parë historinë e tyre si luftëtarë, fillimisht ndaj turqve dhe pushtuesve të tjerë të huaj, ishte e thjeshtë të mendoje se ata do të flaknin tej edhe komunizmin.

Por mesa duket fryma e tyre e lirisë nuk kishte llogaritur shtypjen brenda të njëjtit lloj, apo ndoshta aftësinë e veçantë të Enver Hoxhës të magjepsjes së popullit të tij, me frikën e pushtetit jugosllav, për të konsoliduar pushtetin personal. Tashmë Hoxha dhe Shehu duket se ia kanë hipur mirë kalit të pushtetit në Shqipëri, gjeografia e së cilës garanton njëfarë lirie veprimi në lidhje me BRSS-në, dhe kufizohet vetëm nga vështirësitë e gjetjes së një sponsori alternativ.

Diferencat mes vendeve satelite duket se u sheshuan mes tyre në konferencën e Bukureshtit, me përjashtimin e dukshëm të Shqipërisë. Delegati shqiptar raportohet se ishte i vetmi që u ngrit në mbrojtje të pikëpamjeve të Kinës, ndërsa Enver Hoxha ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator. Nga ana tjetër, Shqipëria ishte i vetmi vend i pranishëm në festimet e tetorit 1960 në Pekin, me Zv. kryeministrin Abdyl Këllezi.

Më 4 tetor 1960 ai deklaroi se Kina dhe lideri Mao Ce Dun, janë i vetmi vend që interpreton saktë linjën marksiste-leniniste. Edhe kinezët nga ana e tyre, me anë të sekretarit të Komitetit Qendror të partisë Çen Pei Shin, shprehën bindjen se; “populli heroik shqiptar nuk frikësohen nga kërcënimet e dhunës apo vështirësive, dhe nuk ka pasur kurrë iluzione mbi miqtë dhe armiqtë e vërtetë. Ata kanë kundërshtuar politikat imperialiste dhe luftën, e udhëhequr nga SHBA-ës”.

Në ditën e këtij fjalimi në portin e Durrësit erdhi një ngarkesë drithi, e cila ishte aq e rëndësishme sa u përmend në njoftim të veçantë nga radio-Tirana. Ngarkesa vinte nga Kina e largët, në një kohë kur vetë Pekini vuante mungesat e drithit. Ashtu si vende të tjera të Ballkanit edhe anomalia e sfidës së Shqipërisë ndaj Moskës, me mendimin e pushtetit personal të liderëve të saj.

Liderët komunistë të Shqipërisë erdhën me të vërtetë në pushtet pas prishjes së Stalinit me Titon, dhe rrjedhimisht pas prishjes së partisë komuniste shqiptare me Jugosllavinë, çka dhe ndaloi procesin e absorbimit të Shqipërisë nga fqinji më i fuqishëm verior. Si rezultat i kësaj, Hoxha e Shehu u ngritën në detyrë nga liderë të një vendi nën-satelit sovjetik (d.m.th. fillimisht të Jugosllavisë dhe pastaj të BRSS), në atë të një vendi satelit sovjetik.

Prandaj mund të themi me siguri se ata nuk do të donin një rikthim në rendin e mëparshëm inferior, çka mund të duket tani si mundësi reale, pas riafrimit të lidhjeve të Hrushovit me Jugosllavinë. Meqenëse sjellja e Pekinit me Jugosllavinë ka qenë e pa kompromis, është e natyrshme që Shqipëria të mbajë anën e fuqisë së largët komuniste, mbështetja e të cilave si morale dhe politike, mund të mjaftojë për të trazuar qetësinë e Moskës.

Praktikisht tani shqiptarët janë të pavarur dhe kjo shton prestigjin e brendshëm të regjimit. As që ia vlen të përmendet se është qesharak pretendimi shqiptar për mbrojtje të ideologjisë dhe pastërtisë komuniste.

Prill 1969

Shqipëri-Jugosllavi-Rumani

Shqipëria ka bërë një deklaratë të paprecedentë publike, ku thotë se së bashku me Jugosllavinë e Rumaninë, kanë arsye të përbashkëta për t’i rezistuar kërcënimit sovjetik. Në një editorial të 11 prillit, organi partiak “Zëri i Popullit” mbante një editorial me një prej toneve më pozitivë ndaj Beogradit në shumë vite. Në kohën e pushtimit të Çekosllovakisë nga Pakti Varshavës, Shqipëria ndaloi polemikat e saj me armikun e saj kryesor, Jugosllavinë.

Ajo rifilloi përsëri sulmet verbale ndaj linjës jugosllave në fund të tetorit, por çuditërisht i ndaloi ato përsëri para kongresit të 9-të partisë komuniste jugosllave muajin e kaluar. Përveç një rasti të vetëm, shtypi shqiptar nuk komentoi fare mbi Kongresin, i cili më parë kishte qenë objektivi kryesor i sulmeve të “Zëri të Popullit”. Që prej distancimin nga fuqitë e Paktit të Varshavës në fillim të viteve 1960-të, Tirana ka ruajtur lidhje relativisht të mira me Rumaninë.

Megjithëse kanë sugjeruar më parë se kanë kauzë të përbashkët me Bukureshtin, editoriali i “Zërit të Popullit” është deri tani tentativa më e hapur e Tiranës, për t’i bashkuar dy vendet në kundërshtim të politikave të Bashkimit Sovjetik. Qasja e re e kryetarit të partisë komuniste shqiptare Hoxha, drejt fqinjëve ballkanikë, por veçanërisht Jugosllavisë, reflekton pranimin e Shqipërisë se ajo përfiton nga mbrojtja e politikave të ruajtjes së pavarësisë të Beogradit dhe Bukureshtit. / Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar....”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

Artikuj të ngjashëm

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

October 18, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 17, 2026
“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89
Dossier

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

October 16, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme