• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qendor të PPSH-së drejtohet nga Nexhmije Hoxha, kurse aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Ata që do të kalojnë fshehurazi kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse s’do t’u binden kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital, pasi…”/ Porosia e ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, mars 1990
“Kur e njoftuan se në Vlorë i kishte ardhur vajza që donte, ai shkoi në breg të ishullit të Sazanit, u zhvesh dhe u lye me graso, e me not…”/ Historia e dhimbshme e dy vëllezërve Agaraj
“Që në fillim të bisedës me ambasadorin Lik Seiti, Fadil Hoxha, preku momente të pëlqyeshme për Enver Hoxhën, madje, u duk se po vazhdonte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe diplomatit Esat Myftari
“Çfarë më tha Nefo Myftiu për Enverin dhe Nexhmijen kur e takova në Tiranë dhe përse familja e Manushit, kishte ende frikë…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
“Në Derjan të Matit, ku isha i internuar, u vendos që të demaskohej para fshatit, Hajriu, një plak që fshehurazi i lutej zotit tre herë në ditë dhe…”/ Rrëfimi i trishtë i ish- gazetarit të “Zëri i Popullit”
“Nga mishi dhe gjeli i detit me tollon, tavat në furrë e, dezhurni në ndërmarrje, te festa në lokale, si; ‘Dajti’, ‘Adriatiku’ dhe ‘Bllokun’ e udhëheqjes …”/ Peripecitë e festës së vitit të ri, në socializëm?!

 Pjesa e gjashtë

Memorie.al / CIA u ka kushtuar një rëndësi të madhe marrëdhënieve mes Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavisë së Marshallit Josif Broz Tito. Aty përshkruhet një incident që ka ndodhur në kufirin detar, pasi një shqiptar është qëlluar për vdekje dhe kjo ishte një lëvizje që mund të sillte përplasje ushtarake. Nga ana tjetër, tregohet se si Liri Belishova dhe Nexhmije Hoxha, ishin në krye të propagandës.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Tetor 1950

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988

Situata në bujqësi, gazeta “Bashkimi”

Gaqo Nashi raporton sa më poshtë mbi programin e blerjes së drithërave për gjysmën e parë të vitit 1950: Ligji për blerjen e drithërave këtë vit, ka inkurajuar fshatarët të rrisin prodhimin e tyre dhe të kërkojnë burime të reja prodhimi.

Fermerët e zonave malore janë inkurajuar të kultivojnë bimë medicinale. Sistemi i blerjes së drithërave ka krijuar mundësinë e shitblerjes në kooperativat e zonave rurale.

Në krahasim me të njëjtën periudhë në 1949 është tejkaluar prodhimi i grurit, tagjisë, dhe është realizuar plani i mishit, i leshit dhe i lëkurave. Gjatë gjysmës së parë të 1950, sistemi i shitblerjes së mishit u realizua në masën 81 për qind, i leshit 63.5 për qind dhe i vezëve 60 për qind.

Plani mund të ishte realizuar në të gjithë aspektet por mangësitë erdhën për shkak të mungesës së organizimit në shkallët e ulëta të strukturës dhe në mangësitë e ndjekjes së udhëzimeve të partisë.

Mangësitë kryesore ishin në mbushjen e rezervave nga të korrat e 1949, një deficit që plani i vitit 1950 e trashëgoi deri në plotësimin e tyre. Edhe të korrat e grurit nuk arritën objektivat e përcaktuar. Agjencitë e qeverisë kanë mbledhur 10 për qind më pak se plani.

Në zonën e Vlorës plani duhet të ishte realizuar më 23 gusht, por deri më 25 gusht plani kishte mangësi të theksuara në mbledhjen e grurit tërshërës dhe elbit. Ky dështim i atribuohet keqfunksionimit të Këshillave Popullorë dhe neglizhencës së organizatave të masave.

Një pjesë e madhe e përgjegjësisë i kalon gjithashtu agjitatorëve që nuk kanë intensifikuar propagandën e tyre në favor të qeverisë. Fshatrat e Kocul, Novosela e Sevasteri, nuk kanë dorëzuar thuajse asgjë. Abaz Kondo, presidenti Këshillit Ekzekutiv të rrethit të Durrësit, u akuzua si kulak dhe armik i qeverisë.

Sulejman Gallai i Komitetit Ekzekutiv të Shijakut, Hysni Çyrbia i Komitetit Ekzekutiv të Maminasit, kishin marrë pushime gjatë gjithë periudhës së korrjeve dhe si rezultat i kësaj, fshatarët kishin arritur të fshihnin sasi të mëdha gruri.

Ramadan Bushi, sekretar i Këshillit Popullor të Radoshinës, u akuzua për nënvlerësim të aktivitetit të kulakëve, ndërsa Daut Bushi, mbledhës në Radoshtija, u akuzua për mosmarrjen e masave të nevojshme ndaj fshatarëve reaksionarë. Këshilli Popullor i fshatit Seferaj, pranë Kavajës, ishte bërë një me fshatarët dhe plani nuk u realizua.

Dënimet për mos-dorëzime të grurit

Më shumë se 300 fshatarë në rrethin e Korçës janë arrestuar kohët e fundit për mosdorëzimin e kuotave të grurit. Ata u çuan në burgun e Elbasanit dhe shumica e tyre më vonë u liruan, por rreth 60 mbetën të burgosur. Gjatë sezonit të të korrave, janë regjistruar shumë përplasje mes popullsisë dhe fshatarëve.

Rezultatet zhgënjyese të planit të korrjeve dhe vrasja e komisarëve politikë në fshatin e Dardhë në Korçë dhe në Koçishtë pranë Bilishtit, reflektojë situatën kritike që po krijohet në dy muajt e fundit. Ndërkohë, sipas ATSH-së prodhimi i pambukut këtë vit është më i madh se i vitit të kaluar. Rreth 15.700 hektarë tokë janë mbjellë me pambuk në vitin 1950, krahasuar me 10.600 në vitin 1949.

Ndërsa në Durrës janë mbjellë rreth 1000 hektarë tokë më shumë me pambuk se një vit më parë. Prodhimi më i mirë parashikohet në rrethin e Lushjes e Elbasanit, ku përdoret rregullisht sistemi i ujitjes. Këtë vit pambuku është kultivuar me metoda shkencore dhe me fertilizues kimikë. Në zonën e Elbasanit fermerët kanë përdorur metodën “Lisenko” të krasitjes së degëve jo-prodhuese te pambuku.

Rritje e prodhimit të orizit

Këtë vit rreth 40 dynym tokë janë mbjellë me oriz në rrethin e Lushnjes, ku më parë nuk ka pasur fare oriz. Si toka dhe klima në këtë zonë premtojnë për një prodhim të mirë të kulturës. Kultivuesve u është dhënë e gjithë ndihma teknike dhe toka është punuar me traktor. Një total prej 50 dynymë tokë është mbjellë me oriz në fshatin Stan-Karburanë, dhe gjithashtu në zonat e Sejmenas, Koçaj e të tjera.

Kanalizimet

Në Shkodër ka përfunduar punë në kanalin ujitës të Ashtës. Kanali i ri është 1750 metra i gjatë dhe ujit rreth 1800 hektarë. Puna për të nisi në fillim të qershorit dhe u krye nga 2200 vullnetarë. Kanali Dardhë-Drin i cili është më shumë se 5 km. i gjatë, tashmë lidhet me kanalin e Dardhës dhe lidh edhe pesë fshatra të tjerë.

Dy kanalet do të ujisin fshatrat Ashtë, Beltoje, Aliaj, Hekaj, Bërdic e Mesme, Bërdic e Poshtme, Trush, një pjesë të Melgushës dhe një pjesë të kooperativës bujqësore “Perlat Rexhepi”. Në Gjirokastër, njerëzit e fshatit Poliçan, përfunduan një kanal ujitës 4500 metra të gjatë, i cili do të ujisë më shumë se 250 dynym tokë. Banorët e Poliçanit kanë kontribuar me 700 ditë pune vullnetare, duke i kursyer shtetit rreth 50.000 lekë.

Shtator 1955

Drejtoria agjitacion-propagandës

Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qëndor të Partisë drejtohet nga Nexhmije Hoxha. Aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është përgjegjëse për atë sektor në Byronë Politike. Seksioni i shtypit drejtohet nga Vandush Vinçani, seksioni i kulturës drejtohet nga Fatmir Gjata, propaganda drejtohet nga Xhorxhi Robo dhe seksioni i marksizmit, drejtohet nga Sotir Manushi.

Agjencia Telegrafike Shqiptare është burimi i të gjitha lajmeve, dokumenteve diplomatike dhe njoftimeve për shtyp të qeverisë.

Agjencia ka një përfaqësues korrespodent në të gjitha rrethet, të cilët marrin dhe shpërndajnë lajmet nga organet e partisë dhe qeverisë drejt mediave lokale të propagandës.

ATSH-ja merr gjithashtu lajme nga agjencitë e huaja (perëndimore dhe të vendeve satelite), si dhe monitoron transmetimet e huaja për Shqipërinë. Selia e saj në Tiranë ka degën e përkthimit për lajmet e jashtme, transmetimet dhe gazetat. Përkthimet kalojnë më tej te dega e lajmeve të ATSH e cila i shpërndan në gazetat dhe zyrat e ministrive.

Lajmet e agjencive perëndimore shpërndahen përditë në “Buletinin e Verdhë” i cili është sekret dhe shpërndahet vetëm në zyra të larta shtetërore. Ndërsa lajmet nga agjencitë e vendeve satelite, shpërndahen përditë në “Buletinin Blu” dhe nuk janë sekrete. ATSH-ja ka rreth 30-40 punonjës në Tiranë dhe drejtohet nga Thanas Nano.

Aktivitetet e Radio-Tiranës nuk kanë një rëndësi të veçantë, përveçse transmeton çdo ditë editorialin kryesor të “Zërit të Popullit”. Ajo drejtohet nga Petro Kito, nëndrejtor Alqi Kristo, drejtor kulturor Sofokli Afezolli, Dhori Nini drejtor i informacionit të brendshëm, dhe Findia Veizi, në lajmet e huaja.

“Hosteni” është organi i satirës i gazetarëve shqiptarë dhe publikohet dy herë në muaj, me tirazh prej 7.000 kopje. Revista nuk lejohet të kritikojë apo të vërë në lojë partinë, por mund të kritikojë organe të caktuara të saj, si për shembull ato që kanë mbetur prapa me planin, deri poshtë rangut të zëvendës-ministrit.

“Hosteni” dhe “Zëri i Popullit” nuk marrin direktiva nga organet e agjitacion-propagandës, siç marrin organet e tjera të shtypit por udhëzohet direkt nga Vangjush Vincani, duke zgjedhur subjektet e satirës nga artikujt e Zërit të Popullit dhe gazeta të tjera.

Njëfarë plani mujor i “Hosteni”-t dorëzohet të drejtoria e agjitacionit për aprovim, por vetëm në formë orientimi. “Hosteni” ka më pak personel si për shembull gazeta “Bashkimi”, dhe paguhen më pak. Kryeredaktori i saj është Dhimitër Tona, Polikron Kotini, drejton seksionin ekonomik, Spiro Çomora drejton seksionin kulturor dhe Zef Bumçi, seksionin e vizatimeve.

Janar 1955

Jugosllavi-Shqipëri, skenare

Si regjimi i Shqipërisë dhe Jugosllavisë, kanë prioritet ruajtjen e mbijetesës së tyre dhe evitimin e dominimit të plotë nga fuqitë e huaja, prandaj kërkesat e tyre praktike për ruajtjen e pushtetit do të vazhdojnë të mbështeten te arsyet thjesht nacionaliste ose ideologjike.

Nëse ai dallon ndonjë kërcënim nga Evropa Perëndimore, atëherë Beogradi mund të kthehet te Blloku sovjetik dhe anasjelltas, ndërsa kërcënimi sovjetik për Jugosllavinë është reduktuar pas vdekjes së Stalinit. Sa i përket interesave rajonale, Jugosllavia do të ruajë ambiciet e saj të veçanta në Ballkan. Ata sigurisht që dëshirojnë një Shqipëri të influencuar prej tyre, ose më mirë të kontrolluar tërësisht, siç ka qenë më parë.

Megjithëse ata publikisht pretendojnë se nuk kanë interesa në Shqipëri dhe se dëshirojnë që ajo të jetë e lirë dhe e pavarur, ata vazhdojnë të mbështesin grupet e organizuara anti-komuniste të emigracionit shqiptar dhe elementet e rezistencës mes tyre. Përpjekje janë bërë për koordinimin e rivalizimin e veprimit grupeve të tjera shqiptare të emigracionit në Itali, Greqi dhe Britani.

Gjithsesi pushteti jugosllav me shumë gjasa do të frenojë aktivitetet anti-shqiptare të propagandës për sa kohë që programi aktual i normalizimit me Shqipërinë po jep rezultate. Ajo nuk pritet të kryejë ndërhyrje madhore uni-laterale, përveç rasteve të krizave qeveritare ose frikës nga opozicioni grek, italian, amerikan ose britanik. Për të njëjtat arsye Jugosllavia nuk do të ringjallë pretendimet për pjesët greke dhe bullgare të Maqedonisë, për sa kohë që ndërkombëtarët të kërkojnë sheshimin e fërkimeve mes vendeve.

Shkurt 1976

Përkeqësimi i lidhjeve Jugosllavi-Shqipëri

Marrëdhëniet Jugosllavi-Shqipëri janë tensionuar shumë muajt e fundit, pas një incidenti të rëndë kufitar. Në një njoftim për shtyp të 5 shkurtit 1976, Beogradi tha se një nga barkat e patrullës së saj kufitare hapi zjarr ndaj një anijeje peshkimi shqiptare në ujërat jugosllave, më 15 dhjetor.

Jugosllavët shprehën keqardhjen e tyre për incidentin dhe për vdekjen e drejtuesit shqiptar të barkës, por theksuan se ai kishte injoruar thirrjet e tyre për të ndaluar barkën.

Tirana pretendon se barka ishte në ujëra shqiptare dhe Byroja Politike shqiptare i dha të vrarit pas vdekjes titullin “Hero i Popullit”, ndërsa incidentin po e përdor si mjet propagande për të nxitur tensione nacionaliste mes minoritetit të saj në Jugosllavi. Ndërkohë shtypi i Beogradit ka njoftuar të dielën për dënimin e 19 shqiptarëve “irredentistë dhe kundërrevolucionarë”, në rajonin autonom të Kosovës.

Megjithëse Jugosllavia nuk ka bërë asnjë lidhje direkte mes lëvizjes irredentiste të kosovarëve dhe Shqipërisë, deklaron se irredentistët janë mbështetur në elementë të huaj anti-jugosllavë. Më 3 shkurt 1976, një anëtar i presidencës jugosllave ka përsëritur se iniciativat e ardhme për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy fqinjëve, kësaj here duhet të vijnë nga Shqipëria./ Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse...”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

Next Post

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë...”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

Artikuj të ngjashëm

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89
Dossier

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

October 15, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988

October 14, 2026
“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s
Dossier

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s

October 15, 2026
“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87
Dossier

“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87

October 14, 2026
“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 12, 2026
“Tirana është prishur me Bashkimin Sovjetik në 1961-in dhe Stalini tashmë dënohet si diktator në BRSS, ndërsa në Shqipëri ai është ende pjesë e …”/ Gazeta “New York Times”, qershor, 1988
Dossier

“Tirana është prishur me Bashkimin Sovjetik në 1961-in dhe Stalini tashmë dënohet si diktator në BRSS, ndërsa në Shqipëri ai është ende pjesë e …”/ Gazeta “New York Times”, qershor, 1988

October 13, 2026
Next Post
“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë...”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme