• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, October 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas ndeshjes, një futbollist i Laçit bëri një gjest antisportiv, kurse tifozët nga Laçi hodhën në fushë granatë tip ‘Fik’, të dy u ndaluan nga policia…”/ Raporti i Mehdi Bushatit, për trazirat në Pukë. prill ‘87

“Kur Bushi, i shënoi gol nga 25 metra Perlat Mustës në ndeshjen me ‘Partizanin’, publiku…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit tepelenas, që realizoi ëndrrën e memaliotëve

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al/ Gjatë gjithë historisë së kampionateve të futbollit shqiptar, kupave të republikës dhe aktiviteteve të tjera në këtë lloj sporti të zhvilluara para viteve ’90-të, natyrisht që janë shënuar edhe incidente e ngjarje nga më të ndryshmet në mes sportistëve, tifozerive dhe forcave të ruajtjes së rendit, ashtu siç ka ndodhur dhe ndodh kudo në këtë lloj sporti nga më popullorët në botë. Por dy nga ngjarjet më të rënda që alarmuan Komitetin Qendror të PPSH-së dhe qeverinë shqiptare të asaj kohe, mendohet se janë ato të zhvilluara në vitin 1987 dhe 1988, në qytetin e Pukës në ndeshjen “Tërbuni” vendas dhe “Industriali” i Laçit, për kampionatin kombëtar të kategorisë e tretë dhe ajo në Qytetin “Stalin”, në ndeshjen midis ekipit vendas “Naftëtari” dhe “Dinamo” e kryeqytetit”, e vlefshme për kampionatin e kategorisë së parë (sot kategoria superiore sot), të cilat veç të tjerash u bënë objekt analizash dhe mbledhjesh jo vetëm në qytetet përkatëse, por deri në Byronë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së.

Për të dyja këto ngjarje të jashtëzakonshme që kanë lënë gjurmë në sportin shqiptar, pas viteve ’90-të janë bërë disa shkrime ku kanë dhënë dëshmitë e tyre, ish-futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, funksionarë të lartë lokale e të tjerë personazhe të lidhur me sportin apo jo, të cilët kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjet në fjalë, por kurrë nuk janë bërë publike dokumente arkivore, se si janë trajtuar ato nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, cilët sportistë e tifozë u dënuan (edhe me burg) apo funksionarë të lartë lokalë që u shkarkuan nga detyrat e larta partiake dhe shtetërore që mbanin. Nisur nga kjo, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore dhe fotot nga këto ndeshje, të cilat janë nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit dhe botohen për herë të parë bashkë me faksimilet përkatëse Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas goditjes me plumb mbas koke, mjeku kontrolloi trupat dhe u mbajt proces-verbali, e gjitha zgjati një orë, por makthi i saj po më ndjek…”/ Dëshmia e ish-oficerit për ekzekutimin e Lezhos dhe Kokomanit

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

                                                       Vijon nga numri kaluar

INFORMACIONI I KRYETARIT TË KOMITETIT TË BASHKIMIT TË FIZKULTURISTËVE DHE SPORTISTËVE TË SHQIPËRISË, MEHDI BUSHATI, DËRGUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH, LIDHUR ME DY NGJARJET E NDODHURA NË RRETHIN E PUKËS DHE MEMALIAJ

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KOMITETI I KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË BFSSH

Tiranë, më 20.4.1987

Nr. 301 Prot.

Lënda: Informacion mbi shfaqjet e huaja në Pukë e Memaliaj 

                KOMITETIT QENDROR TË PPSH

                     Sektorit të Arsimit dhe Kulturës

                                          T I R A N Ë

Bashkëngjitur po ju dërgojmë informacionin për shfaqjet e huaja që kanë ndodhur në futboll në rrethin e Pukës dhe qytetin e Memaliajt.

                             K R Y E T A R I

Mehdi Bushati

RAPORT-INFORMACIONI I SEKRETARIT TË KOMITETIT  TË PARTISË SË RRETHIT TË PUKËS, SHERIF BYTYÇI, DËRGUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH, PËR NGJARJET E NDODHURA NË QYTETIN E PUKËS, GJATË DHE PAS NDESHJES “TËRBUNI” – “INDUSTRIALI”

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI I PARTISË I RRETHIT

 Nr…..Prot.                             Pukë, më 21.4.1987

 Lënda: Njoftim mbi disa shfaqje të huaja antisportive në qytetin e Pukës, gjatë ndeshjes midis skuadrës së “Tërbunit” të Pukës dhe “Industrialit” të Laçit.

             KOMITETIT QENDROR TË P.P. SHQIPËRISË

                    Sektorit të Edukimit

                                         T I R A N Ë

Më datën 19.4.1987, në kuadrin e ndeshjeve të kategorisë së tretë u ndeshën “Tërbuni” i Pukës dhe “Industriali” i Laçit. Theksojmë se për të parë këtë ndeshje nga qyteti i Laçit kishin ardhur një numër i madh sportdashës, ndërto edhe tifozë të “sëmurë”, me makina në dispozicion, deri dhe me taksi.

Me skuadrën “Tërbuni” u bë mbledhje e veçantë për të zbatuar të gjitha rregullat, pasi disa tifoz dhe futbollist të ekipit të Laçit, lojtarëve të “Tërbunit” u kishin afruar edhe lekë për t’u lënë ndeshjen, mbasi nga kjo ndeshje varej dalja e tyre në kategorinë e dytë.

Ndeshja filloi normalisht sipas të gjitha rregullave. Pas shënimit të golit të parë nga “Tërbuni” pati gjeste antisportive midis lojtarëve, ku tre lojtar u nxorën edhe jashtë fushës për lojë të rëndë, duke u dënuar me karton të kuq, dy nga “Tërbuni” dhe një nga “Industriali”.

Në mbarim të ndeshjes një nga futbollistët e Laçit bëri gjestin antisportiv, sjellje të padenjë në shoqëri, duke ulur mbathjet para publikut. Gjithashtu tifozët e ardhur nga Laçi hodhën në fushë granatë mësimore tip “Fik”.

Këtë veprim e bënë edhe në sheshin e qytetit. Përveç këtyre lëvizjet e disa të rinjve nëpër qytet ishin të pa hijshme dhe binin në kundërshtim me normat e moralit tonë socialist.

Sqarojmë se si shoqërues të ekipit të Laçit kishin edhe 5 polic nga ky qytet. Megjithatë këto jo vetëm që nuk u paraqitën në organin përkatës të rrethit tonë, por nuk bënë asnjë ndërhyrje për të stabilizuar gjendjen.

Punonjësit e Degës Brendshme të qytetit të Pukës, për sjellje të padenjë izoluan një futbollist të Laçit, si dhe një të rinj nga Laçi që hodhi granatën mësimore tymuese, ndërsa një tjetër megjithëse u ndoq nga organet kompetente u largua nga qyteti. Ndaj të izoluarve vazhdon procesi hetimor.

Lidhur me këto probleme, u analizua gjendja në ekipin e “Tërbunit” dhe Komiteti i Fizkulturës së rrethit, i nisur nga vetë propozimi i ekipit, mori masa duke përjashtuar nga aktivitetet sportive një lojtar për një vit dhe një tjetër për sezonin 1986-1987.

Këto masa u morën për kartonët e kuq që iu dhanë gjatë lojës, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit.

Mendimi ynë është se pa përjashtuar të metat e dobësitë e punës tonë, përgjegjësinë kryesore e mbajnë futbollistët e tifozët e Laçit të cilët kryen edhe akte rrugaçërie në fushë dhe në qytetin e Pukës. Për t’u vënë në dukje është se opinioni i shëndoshë i ka dënuar këto shfaqje dhe nga qyteti ynë nuk ka reaguar ndonjëri negativisht në këtë çështje.

Për këto probleme është njoftuar edhe Komiteti i Partisë i rrethit të Krujës dhe në linjën e tyre Ministria e P. Brendshme dhe Federata e Futbollit Shqiptar.

                   SEKRETARI I KOMITETIT PARTISË RRETHIT

                             Sherif Bytyçi

RAPORT – INFORMACIONI I SEKRETARIT TË KOMITETIT  TË PARTISË SË RRETHIT TË KRUJËS, PARIME HAKO, DËRGUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH, PËR NGJARJET E NDODHURA NË QYTETIN E PUKËS, GJATË DHE PAS NDESHJES “TËRBUNI” – “INDUSTRIALI”

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI I PARTISË I RRETHIT                   Ek.3. Nr.1

                                          Krujë, më 5.5.1987 

                    KOMITETIT QENDROR TË P P SH

                      Grupit të Instruktorëve  

                           T I R A N Ë

                           INFORMACION

MBI DISA MASA QË KEMI MARRË NDAJ DISA VEPRIMEVE JO TË HIJSHME TË SPORTISTËVE TË “INDUSTRIALIT” TË LAÇIT DHE DISA SPORTDASHËSVE LAÇIANË.

Shfaqjet jo të hijshme e antisportive të disa futbollistëve të “Industrialit” të Laçit dhe të disa tifozëve të sëmurë të këtij qyteti që kanë ndodhur të dielën e kaluar kanë shqetësuar organet e Partisë e të pushtetit edhe për faktin se janë të përsëritura në këto 2-3 vjetët e fundit.

Nga ana jonë këtë vit janë marrë masat e nevojshme për edukimin e qëndrimin e njerëzve edhe në këtë fushë dhe kjo është dukur në atë se në të gjitha ndeshjet e organizuara në qytetin e Laçit nuk ka patur asnjë shqetësim, por megjithatë sjelljet e pahijshme të ndeshjes së fundit tregojnë për mangësi edhe të punës së Partisë e të levave në këtë drejtim.

Komiteti i Partisë i rrethit pasi u njoh me njoftimin e dërguar nga Komiteti i Partisë i Pukës, u ndalën në skuadrën e “Industrialit” analizuan problemin dhe morën disa masa të domosdoshme:

Nga ky ekip u përjashtua përgjithnjë lojtari Nikollë Ndoka për sjellje të padenjë në shoqëri, hoqëm përgjithnjë trajnerin e ekipit për qëndrim jo të mirë moral e, për drejtim jo të mirë të ekipit, morën edhe disa masa të tjera edukuese për disa lojtarë.

Krahas këtyre masave, para disa ditësh mblodhëm sekretarët e byrove dhe të organizatave-bazë të Partisë të disa ndërmarrjeve e në veçanti të kombinatit Kimiko-Metalurgjik, NNI-së, Parkut të Mallrave dhe u dhamë udhëzime për punën që duhet të bëjnë ata me sportdashësi apo me ndonjë tifoz të sëmurë.

Takime të tilla këto ditë janë organizuar edhe me organizatat e rinisë në ndërmarrje e shkolla për këto probleme e sidomos në disa lagje të qytetit me organizatat e frontit.

Shfaqjet e fundit nga disa sportistë e tifozë qoftë edhe jashtë ndeshjes, shtron kërkesën për një punë më të kualifikuar e në vazhdimësi të me organeve të Partisë e të organizatave të masave, në të ardhmen, por edhe për ndonjë masë shtrënguese.

Sjelljet e pahijshme në qytetin e Pukës u dënuan nga opinioni i shëndoshë i rrethit tonë dhe ato janë bërë objekt bisede në çdo kolektiv, do të kritikohen ashpër edhe në shtypin lokal.

Për këtë problem menduam t’ju informojmë.

                       SEKRETARIA E KOMITETIT TË PARTISË

                                    PARIME HAKO

RAPORT – INFORMACIONI I KRYETARIT TË KOMITETIT TË BASHKIMIT TË FIZKULTURISTËVE DHE SPORTISTËVE TË SHQIPËRISË, MEHDI BUSHATI, DËRGUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH, LIDHUR ME DY NGJARJET E NDODHURA NË RRETHIN E PUKËS DHE MEMALIAJ 

                                                   I N F O R M A C I O N

       MBI SHFAQJET E HUAJA NË PUKË DHE MEMALIAJ

  1. Më datën 19 prill 1987, u zhvillua në Pukë ndeshja e kategorisë së tretë midis “Tërbunit” të Pukës dhe “Industrialit” të Laçit, e cila përfundoi në barazim 1 me 1.

Sipas informacionit të bërë nga Kryetari i Komitetit të Fizkulturës të rrethit të Pukës, rezulton se:

Në Pukë kishin ardhur një numër i madh tifozësh nga Laçi, të cilët krijuan incidente në ndeshje dhe pas saj. Loja u zhvillua shumë e ashpër dhe gjyqtari i ndeshjes nxori me karton të kuq tre lojtarë, prej tyre 2 të Pukës dhe 1 të Laçit.

Pas përfundimit të lojës, në fushë është hedhur 1 shashkë mësimore tymuese nga tifozët e Laçit si dhe një futbollist i këtij ekipi ofendoi në mënyrë publike masat sportdashëse.

Organet e policisë kanë kapur një tifoz të Laçit si dhe futbollistin në fjalë dhe i kanë mbajtur në gjendje arresti.

Mbas ndeshjes në rrugët e qytetit përsëri tifozë të Laçit kanë hedhur një shashkë tjetër tymuese. Personi që hodhi shashkën nuk është kapur. Pasi është identifikuar ky person, janë njoftuar organet e policisë të rrethit të Krujës. për ta ndaluar.

  1. Më datën 15 prill 1987 u zhvillua në Memaliaj, ndeshja e kategorisë së tretë midis “Memaliajt” dhe “Bistricës” së Delvinës, e cila përfundoi në barazim 1 me 1. Sipas ballafaqimit si dhe verifikimit që u bë në vend nga Federata Shqiptare e Futbollit rezulton se:

Gjatë ndeshjes ka patur shfaqje të huaja. Janë hedhur në mënyrë të vazhdueshme gurë dhe objekte të tjera dhe janë goditur gjyqtarët dhe disa futbollistë të Delvinës.

Në këto rrethana gjyqtari ka dashur të pezullojë ndeshjen, por i kërcënuar nga tifozë të Memaliajt si dhe 200-300 tifozë të Selenicës që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen (Selenica rivalizon në kampionatin e kategorisë së tretë Delvinën), u detyrua ta përfundojë ndeshjen në ato kushte.

Pas ndeshjes në rrugët e qytetit të Memaliajt, makina e Delvinës goditet me gurë dhe i thyen dy xhama. Organet kompetente kanë kapur një tifoz të Memaliajt që bëri dëmet e mësipërme dhe e ka ndaluar. Përsa më sipër është mbajtur dhe proces-verbal në organet e policisë së rrethit.

Me propozimin e komisionit disiplinor Federata Shqiptare e Futbollit vendosi:

  1. Ndeshjet t’i jepen 2 me 0 skuadrave të Pukës dhe Delvinës.
  2. Fusha e Memaliajt të pezullohet deri në fund të sezonit 1986-1987.
  3. Ekipet e Laçit dhe të Memaliajt meqenëse janë me përsëritje të shfaqjeve të huaja, paralajmërohen për t’u përjashtuar përgjithmonë nga kategoria e tretë.
  4. Ndërsa për futbollistët janë marrë masa të veçanta ndëshkimore deri në përjashtim nga futbolli. / Memorie.al

                               K R Y E T A R I

                                Mehdi Bushati 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko...”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Varianti i dytë, për rrëzimin e regjimit, do të jetë revolta politike e të dënuarve në repartin 303 Spaç, ku i pandehuri Xhelal Koprencka, do të…”/ Akt-akuza e hetuesit, që çoi në pushkatim nacionalistin e njohur
Dossier

“Pas goditjes me plumb mbas koke, mjeku kontrolloi trupat dhe u mbajt proces-verbali, e gjitha zgjati një orë, por makthi i saj po më ndjek…”/ Dëshmia e ish-oficerit për ekzekutimin e Lezhos dhe Kokomanit

October 6, 2026
“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!
Dossier

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

October 7, 2026
“Në tetor 1913 në Raven u masakruan 30 vetë, ku 12 i hodhën në pus, në Vergan u vranë 52 vetë nën 25 vjeç, në Zuznije 45 vetë, në Shtirovicë po 45 …”/ Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

October 5, 2026
“Me një ton të butë, por që mua më rëndoi si plumbi, ai më tha: ‘Jam unë ai…kam qenë aty atë natë, me grupin që ekzekutoi dajën tuaj Fadilin dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme