• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, October 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas goditjes me plumb mbas koke, mjeku kontrolloi trupat dhe u mbajt proces-verbali, e gjitha zgjati një orë, por makthi i saj po më ndjek…”/ Dëshmia e ish-oficerit për ekzekutimin e Lezhos dhe Kokomanit

“Pasi kryetari lexoi dënimet me vdekje, Vangjeli, m’i nguli sytë, sikur nëpërmjet atij shikimi, nxitonte të më linte amanetin, për…”/ Dëshmia rrëqethëse e shkrimtarit dhe publicistit të njohur
“Pasi kryetari lexoi dënimet me vdekje, Vangjeli, m’i nguli sytë, sikur nëpërmjet atij shikimi, nxitonte të më linte amanetin, për…”/ Dëshmia rrëqethëse e shkrimtarit dhe publicistit të njohur
Kalendari 26 Janar 2026
“Pas pesë vitesh, u hap ajo portë e nëmur e kampit dhe shkela në botën e lirë, por ende s’ndihesha i tillë, sepse dikush më preku sipër supit, e…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit të Spaçit, Shkëlqim Abazi
“Qeveria shqiptare largoi ing. Sharra nga drejtimi i punimeve për tharjen e Kënetës së Maliqit, duke emëruar aty ing. Beqirin, që rishikoi llogaritjet e gabuara të ing. italian…”/ Studimi i historianes së njohur
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   

Nga Artan Rama

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në korrik të vitit 1978, kur Shqipëria ishte ende diktaturë komuniste, dy ngjarje të rënda tronditën shtetin. E para ishte letra e qeverisë kineze që njoftonte udhëheqësit shqiptarë se po ndërpriste ndihmat ekonomike dhe ushtarake; e dyta ishte një letër që dy të burgosur politikë dërguan në Komitetin Qendror të Partisë. Megjithëse nuk lidheshin me njëra-tjetrën, ngjarjet po përcilleshin përmes së njëjtës mënyrë: dërgimit të letrave. Por ndërsa letra e përgatitur nga udhëheqësia kineze u bë publike, e dyta, e shkruajtur në qelinë e një burgu , u mbajt e fshehtë. Pas 42 vjetësh nuk është e lehtë të kthehesh në botën e atëhershme, për të kuptuar brendinë e një sistemi shtetëror i cili ishte shndërruar, gradualisht, në një instrument torture për cilindo që kundërshtonte funksionimin e tij, qoftë vetëm duke e vënë në dyshim atë.

                                                                      Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas ndeshjes, një futbollist i Laçit bëri një gjest antisportiv, kurse tifozët nga Laçi hodhën në fushë granatë tip ‘Fik’, të dy u ndaluan nga policia…”/ Raporti i Mehdi Bushatit, për trazirat në Pukë. prill ‘87

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

Dëshmia e oficerit

“Megjithëse udhëtimi nuk zgjati më shumë se tridhjetë minuta, më kujtohen fare pak sekonda, kur Fadil Kokomani pyeti me një qetësi të trishtë, ‘Ku po shkojmë?’ Përtej këtij regjistrimi, gjithçka tjetër më është fshirë. Nuk kam arritur ta kuptoj asnjëherë këtë fshirje nga kujtesa, megjithëse jam përpjekur vazhdimisht për t’i dhënë një shpjegim.

Dikur ndaluam në një shteg të ngushtë e të errët. Në të majtë, në një terren disi të zhveshur nga vegjetacioni, dalluam konturin e një skarpate të ulët dheu. Ngjitur me të ndodhej gropa. Ishte një skenë që të kallte datën. I ulëm në gjunjë, me fytyrë nga gropa. Kur e panë, filluan të lëvizin. U duk si një alarm i brendshëm, por që zgjati vetëm një grimë. U qëlluan menjëherë, pothuajse njëkohësisht, me nga një plumb në kokë, nga mbrapa, në një distancë fare të afërt. Nuk thanë asnjë fjalë. Nuk u dëgjua asnjë rënkim!

Mjeku u bëri kontrollin. Një punëtor që kishte ardhur me ne mbuloi gropën. U mbajt edhe një proces-verbal, të cilin për shkak të shiut e firmosëm brenda në makinë. Nuk e harroj kurrë atë natë, ato portrete të brengosura. Gjumi më del shpesh dhe i kujtoj të tre.

Ajo zgjati një orë, por makthi i saj po më ndjek për tërë jetën. Nuk kam provuar tmerr më të madh se atë natë të zezë. Kam pësuar një shok të pashlyeshëm. Ndiej një keqardhje të përhershme dhe të pangushëllueshme. Ndaj dhe nuk mund ta harroj kurrë atë vend, atë gropë”.

‘A ishte ky vrasësi i Fadilit?’

Kur mbaroi rrëfimin e oficerit, Spartaku u tërhoq lehtë në ndenjëse. Më tregoi se kërkimet kishin vazhduar edhe disa ditë, por nuk kishin gjetur asgjë. “Duhet të ketë ekzistuar me siguri një hartë, një dokumentacion i lidhur me të”, më tha, “por me sa duket, janë marrë të gjitha, janë zhdukur — ndoshta nga vetë ata që kanë qenë aty atë natë, me urdhër ose jo”.

“A ishte ky vrasësi i Fadilit?”, e pyeta. “Po thua, a ishte ky që tërhoqi këmbëzën? Nuk e kam pyetur dhe nuk kam patur kuriozitet për këtë. Futja nëpër këto hollësira sikur e zvogëlon peshën e faktit se ishte dikush tjetër që vendosi pushkatimin e tyre. E gjithë historia e Fadilit nuk ka lidhje me këtë oficer.

Dhe unë kam pyetur veten: ‘Çfarë do të bëja po të isha unë në një situatë të ngjashme?’ Dhe i kam thënë vetes se do të fusja njerëz për të mos e bërë këtë punë, do të bëja diçka… Do t’u thoja që s’mund të shkoja. Por nëse ky oficer do të refuzonte, një tjetër do të shkonte në vend të tij. Jam i bindur për këtë.

Më shumë do ta urreja një njeri që ka shpifur për Fadilin, që ka punuar vazhdimisht me intriga kundër tij, që është orvatur më të gjitha format për ta futur në atë rrugë, drejt ekzekutimit. Ndiej urrejtje dhe përbuzje për hetuesit dhe operativët e zellshëm të Sigurimit, të cilët i detyruan njerëzit të pohonin, me dhunë dhe nën torturë, gjëra të paqena. Këta shkelën jo vetëm ligjet, por tejkaluan çdo normë morale, çdo mizori. Në njëfarë kuptimi, ekzekutimi ishte realizuar nga të tjerë, shumë kohë para asaj nate kur ndodhi vdekja fizike”.

“Ishte letra shkaku, apo jo?”

“Në të vërtetë, ka disa letra. Në njëfarë mënyre, e tërë beteja e Fadilit, lufta e tij kundër ‘xhonglerit të sprovuar’, siç e quajti hapur Enver Hoxhën, erdhi vetëm nëpërmjet letrave. Ai nuk bëri ndonjë lëvizje për të krijuar grupe, nuk organizoi asnjë veprimtari subversive kundër shtetit, por shkruajti me këmbëngulje kundër uzurpatorëve; kundër regjimit që po sillte varfëri; kundër ‘Sulltanit, që po zëvendësonte një regjim me një tjetër’.

Për një regjim ndryshe luftoi dhe familja e tij në luftën antifashiste, por Fadili zgjodhi një rrugë tjetër: dijen. Ai luftoi me letra dhe për këtë sakrifikoi, po aq sa dhe në luftë, jetën e tij.

Nuk kam parë asnjë rast të krahasueshëm prej atyre që u mbijetuan burgjeve, që të vazhdonin t’u qëndronin me këmbëngulje bindjeve të tyre dhe të diskreditonin hapur regjimin siç bënë Fadil Kokomani dhe Vangjel Lesho me letrat e tyre. Letra e vitit ’78 ishte më e rënda. E hartuan së bashku në burgun e Spaçit dhe e shkruajtën në dy kopje të njëjta dhe ia nisën Komitetit Qendror të PPSH-së.

Por letra, e cila u ngjiz si shpresë se lëvizjet e mëdha, siç ishte prishja me Kinën, mund të ndikonin që regjimi të shihte përsëri nga socializmi liberal i Khrushchev-it, u kthye në një akuzë vrastare ndaj tyre, mendoj. Për këtë arsye, ata i dënuan përsëri.

Por me sa duket, diktatori nuk u qetësua. I nxorën përsëri përpara gjykatës, pak muaj më vonë, për të tretën herë. Vite më pas, kur kam lexuar fjalën e Fadilit përpara trupit gjykues, e kuptova se ajo ishte edhe më e rëndë se letra. Fjala e tij ishte aktakuza e vërtetë në sallë.

Kur i arrestuan për herë të parë, në vitin 1963 – fillimisht Vangjelin dhe disa javë më pas Fadilin – krahas tentativës për arratisje, i akuzuan edhe për shpërndarjen e disa trakteve në Tiranë, ku ndër të tjera, Fadili kishte shkruar: ‘Moska ka të drejtë! Hoxha-Shehu e Co, po e çojnë Shqipërinë në qorrsokak!’

U arrestua dhe e dënuan me 25 vjet burg. Ende nuk kishte mbushur të tridhjetat. Ishte martuar pak muaj më parë, madje kishin hyrë në një apartament të ri, së bashku më të shoqen, Margaritën. Por nuk arriti më të kthehej në shtëpi…”!

“Më tregoni për Fadilin, si e mbani mend?”

“Fadili ishte daja im. Isha tetë vjeç kur ai u kthye në Shqipëri nga Rusia, në vitin 1957. Me vete kishte sjellë 2.000 libra, secili i nënshkruar me firmën e tij të preferuar: ‘Fadok’. Sapo ishte diplomuar për gazetari, së bashku me Vangjelin.

Ishin të parët shqiptarë që u diplomuan në një fakultet gazetarie. Por ai kishte studiuar edhe muzikë. Të dyja në Universitetin e Leningradit, qyteti që sot quhet Shën Petërburg.

Një herë e pyeta për Moskën: ‘Dajë, a është Moska e bukur?’ Ngase ne këtu e shihnim Moskën si një nga mrekullitë e botës. Është e bukur’, m’u përgjigj, ‘por Leningradi është edhe më i bukur’.

Fadili kishte marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të rinisë socialiste, duke fituar kupën. Por talenti nuk mbyllej këtu. Ai ndiqte Konservatorin e Moskës, në degën e dramës. E kishte planifikuar të kthehej për të mbrojtur diplomën; kishte aftësi dhe energji të mëdha.

Përkoi edhe koha. Në atë periudhë Bashkimi Sovjetik po çlirohej nga ankthet e luftës. Entuziazmi kishte prekur rininë. Pranvera Khrushcheviane ndikoi thellësisht bindjet dhe vizionin e tij. Sidoqoftë, do të ishte një imagjinatë tepër naive të mendoje se gjërat do të përparonin edhe këtu. Në Tiranë stalinistët shqiptarë kishin të tjera plane.

Shqetësimi dhe padurimi sa vinin dhe shtoheshin; Fadili shfaqte një pakënaqësi të dukshme. E dinin të gjithë. Ndonëse vetë, ekonomikisht por dhe politikisht ishte i përkrahur, në brendësi ndiente një pikëllim të thellë”.

Ylli i tij po ngrihej lart

“Filloi të shkruante në disa redaksi njëherësh: tregime, reportazhe dhe skica letrare. Më pas u caktua në radio. Aty filloi emisionet e tij të para, të parat njëkohësisht edhe për vendin. Dikur i propozuan të futej në parti; të bëhej anëtar.

U tall, sepse e konsideronte diçka pa vlerë. Dukej se nuk kishte prirje për këto punë dhe largohej kur fillonin diskutime të tilla. Ishte një njeri apolitik, më beso!

Më ndërmendet një herë që më mori në kinema. Isha ende fëmijë por e mbaj mend si tani. Edhe orarin e kinemasë (nga ora 18 deri në 20). Ishte ‘Hamleti’. E pyeta për filmin, nëse do të kishte luftë, partizanë apo tanke. Por ai qeshi.

‘Këtej e tutje nuk duhet të merresh me luftëra a beteja’, më tha, ‘duhet të zgjedhësh çfarë shikon’. Për çudi, ‘Hamleti’ ‘i tij’ më pëlqeu jashtëzakonisht. E kujtoja shpesh më pas ekranin e bardhë në atë sallë të errët.

Atmosfera në Tiranë, sidomos mbrëmjeve, ishte argëtuese. Fadili me shokët e tij nuk e linin këtë liri relative t’u shkonte dëm. Mbrëmjeve takoheshin në tavernën e Hotel ‘Dajti’-t dhe shpesh merrte mikrofonin dhe këndonte. Kjo ishte periudha më e ndritur. Ylli i tij po ngrihej lart. Ishte koha kur njohu Margaritën, me të cilën u martua në vitin 1962.

Tragjedia filloi pas disa muajsh, kur një prej miqve të ngushtë e kallëzoi grupin për arratisje në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Babai, një veteran i luftës, por ende ushtarak aktiv, u njoftua drejtpërdrejt nga Hysni Kapo, një prej udhëheqësve kryesorë komunistë, se emri i Fadil Kokomanit implikohej në një arratisje.

Si miq dhe si bashkëluftëtarë Kapo i ofroi një mundësi lehtësimi për Fadilin, natyrisht në shkëmbim të pendesës. Një natë përpara arrestimit im atë bisedoi me Fadilin. E mbaj mend atë mbrëmje, kur u futën të dy në dhomë për të diskutuar. Një orë më vonë dolën në heshtje. ‘Fadok’ u arrestua të nesërmen. Shumë kohë më pas më treguan se e kishte refuzuar ofertën”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 7 Tetor 2023

Next Post

“Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko...”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Pas ndeshjes, një futbollist i Laçit bëri një gjest antisportiv, kurse tifozët nga Laçi hodhën në fushë granatë tip ‘Fik’, të dy u ndaluan nga policia…”/ Raporti i Mehdi Bushatit, për trazirat në Pukë. prill ‘87
Dossier

“Pas ndeshjes, një futbollist i Laçit bëri një gjest antisportiv, kurse tifozët nga Laçi hodhën në fushë granatë tip ‘Fik’, të dy u ndaluan nga policia…”/ Raporti i Mehdi Bushatit, për trazirat në Pukë. prill ‘87

October 6, 2026
“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!
Dossier

“Shoku Foto, e ndjejmë përgjegjësinë e rëndë, por vëmendja jonë ishte për fushatën e korrjes…”/ Fjala e Abdyl Pilafit në mbledhjen e Byrosë, për ngjarjen e rëndë te “Naftëtari”–“Dinamo”, qershor ‘88!

October 7, 2026
“Në tetor 1913 në Raven u masakruan 30 vetë, ku 12 i hodhën në pus, në Vergan u vranë 52 vetë nën 25 vjeç, në Zuznije 45 vetë, në Shtirovicë po 45 …”/ Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve
Dossier

“Në tetor 1913 në Raven u masakruan 30 vetë, ku 12 i hodhën në pus, në Vergan u vranë 52 vetë nën 25 vjeç, në Zuznije 45 vetë, në Shtirovicë po 45 …”/ Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

October 5, 2026
“Me një ton të butë, por që mua më rëndoi si plumbi, ai më tha: ‘Jam unë ai…kam qenë aty atë natë, me grupin që ekzekutoi dajën tuaj Fadilin dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme
Dossier

“Me një ton të butë, por që mua më rëndoi si plumbi, ai më tha: ‘Jam unë ai…kam qenë aty atë natë, me grupin që ekzekutoi dajën tuaj Fadilin dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme

October 7, 2026
“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988
Dossier

“Shoku Foto Çami: Kjo ngjarje mund të jetë nxitur nga armiku, siç bënim ne gjatë luftës në ndeshjet sportive…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, për ndeshjen “Naftëtari” – “Dinamo”, 5 qershor 1988

October 6, 2026
“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve
Dossier

“Nga ajo luftë Serbia pushtoi 19.000 km. 2 në Kosovë e Maqedoni, duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh dhe…”? Historia e masakrave serbe ndaj shqiptarëve

October 6, 2026
Next Post
“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

“Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko...”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme