• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës

“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës

Nga Lura Limani 

Pjesa e dytë

Memorie.al / E rritur në Jugosllavinë e pasluftës, gjyshja e shihte veten si pjesë të pandashme të strukturës shoqërore socialiste. Si ta kuptimësoj botën e saj sot? Derisa u bëra ta njihja, gjyshja ime ishte bërë grua e vështirë. Dukej e ashpër: kish një vështrim serioz, nuk ish grua me të cilën doje të ngatërroheshe. Në shqip kemi shprehjen ‘zonjë e randë’. E këtillë ishte gjyshja: e vështirë, dinjitoze, krenare; qibar dhe e krehur edhe kur ishte mbyllur në shtëpi. Në sytë e mi, ajo ishte më e madhe se jeta. Duket se kish diçka të vërtetë sa i përket trupit të saj të bëshëm rinor, pasi sot rrobat e vjetra më lëvaren mbi shtatin tim të imët, tre numra më të mëdha. Ajo kishte një prani që kërkonte vëmendje dhe respekt sa herë që hynte në dhomë. 

                                                          Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte…”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë

Gjatë gjithë kësaj kohe, Myrvetja ishte anëtare aktive e komiteteve dhe sekretariateve të ndryshme partiake në Gjakovë, Prizren e Prishtinë. Për shkak të aktivizimit të theksuar, u emërua anëtare e Kryesisë Krahinore të Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës (LSPP). Ndërmjet viteve 1974 dhe 1986 ishte drejtoreshë e të gjitha enteve parashkollore në Prishtinë, ku u angazhua aktivisht për zgjerimin e numrit të kopshteve dhe përmirësimin e gjendjes së objekteve nën mbikëqyrjen e saj. Për shkak të presionit politik, u detyrua të pensionohej para kohe, por jo para se të dekorohej me dy Urdhra për “Merita për Popullin” dhe me një pllakë “Ganimete Tërbeshi” për kontribut të jashtëzakonshëm në “edukimin socialist”.

Shikuar nga ky këndvështrim, mund të konkludohet lehtësisht, siç bënte titulli i një artikulli të “Rilindja” të vitit 1974, se “Myrvete Hoxha Limani kishte qenë “Aktive ç’prej fëmijënisë”. Por në një traditë tjetër të shkrimit të biografisë, në të cilën portretet e njerëzve dalin nga grumbuj rrëfimesh apokrife dhe kujtimesh të vështira, jeta e gjyshes sime s’mund të përmblidhet dot nga një rezyme e ‘sukseseve të korrura’ të një edukatoreje në Jugosllavinë socialiste. Për ta kuptuar gjyshen time, duhen kuptuar rrëfimet që i pëlqente t’i tregonte, ato për të cilat ngurronte, si dhe ato që i çmonte se ia vlenin të dokumentoheshin.

Prerje

Duke dashur të regjistroj begatinë e rrëfimeve të gjyshes sime, pa dyshim për arsye vetjake po aq sa edhe për të mirën e historisë publike, në vitin 2015 më në fund arrita ta bindja të jepte një intervistë për “Iniciativën e Historisë Gojore”, një projekt me të cilin isha përfshirë asokohe.

Gjyshja, që kish qenë e mprehtë gjatë gjithë jetës, kishte filluar t’i përsëriste tregimet, duke kërkuar me ngulm gjëra që i kish harruar, por që e dinte se dikur kishin qenë aty. Shqetësohej kur s’i mbante mend të gjitha, ose kur kujtimet e pushtonin kur më së paku i priste, por edhe ishte plot ankth për të rrëfyer gjithçka gjersa ende mundte. Përfundimi ishte një intervistë e pa përkryer, në të cilën dhembjet më të thella të saj megjithatë ia dolën të shpërfaqeshin.

Nëpërmjet kësaj interviste, kisha kuptuar se përkundër gjithë bollëkut të shumëfishtë në jetën e gjyshes sime – bollëk vëllezërish e motrash, kushërinj, nipash; bollëk mundësish e përvojash – e gjitha ishte spirancuar në humbje. Në fillim humbja e shtëpisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj humbja e vëllait; më vonë humbja e më të voglit bir, dhe fill mbrapa, ajo e burrit. Në kohën kur po e intervistonim në dhomën për mysafirë në shtëpi – dhomë e mbajtur e dëlirë për vizitorët që rrallëherë vinin – ajo ishte personi më i vjetër në familje dhe në mesin e moshatarëve, dhe s’i kishte mbetë pothuajse asgjë për të humbë.

Mësime fillore

Kur lindi Myrvetja nga Nakije dhe Halim Hoxha më 22 mars 1930, Gjakova ishte qytezë e vogël por plot gjallëri në Mbretërinë e Jugosllavisë, të sunduar nga dinastia Karadjordjević. Familja Hoxha ishte familje feudale që e kishte zënë dita e ligë që në fillim të shekullit XX-të, dhe sikur familjet e tjera që zotëronin toka në Gjakovë, i urrenin taksambledhësit – porezxhitë. “Familja ish shumë e pasur, krejt gjakovarët e dinë, por s’kishe pare në atë kohë”, – thoshte gjyshja gjithë sqimë. “Kryekasapët që torturonin njerëzit ishin porezxhitë që mblidhnin taksa derë më derë. Kur nuk kishe pare me pagu, merrnin sende nga shpia dhe i merrnin sepse duhej kry pagesa”.

Gjyshi i Myrvetes, Haxhi Emin Efendiu, që kish marrë titullin Haxhi pasi bëri haxhillëkun në Mekë, ishte burrë i ditur dhe i arsimuar, njohës i gjuhës arabe, persiane e turke. Kishte qenë mësues dhe udhëhiqte ruzhdijen e Gjakovës, një lloj shkolle e mesme fetare. Babai i Myrvetes, Halimi, po ashtu burrë i arsimuar, ishte tregtar. Në “Fadil Hoxha siç e njoha unë”, Ekrem Murtezai shkruan se Halimi mbante shumë dyqane, zotëronte tokë, mbikëqyrte punëtorë dhe jepte mësim në mejtep, shkollë fetare osmane. Ishte martuar tri herë, fakt të cilin gjyshja ime nuk e përmend në intervistën tonë; dhe as ma ka përmendë ndonjëherë privatisht, apo në ndonjë rast tjetër se Fahriu dhe Fadili kishin lindë nga dy gratë e para të Halim Hoxhës; dhe se të dyja kishin vdekë derisa fëmijët ishin ende shumë të vegjël.

Familja ishte e madhe: Halim Hoxha kishte tetë fëmijë; të gjithë, përfshirë vajzat, ishin dërguar në shkollë. Fillimisht, gjyshja dhe motra e saj Nexhmija u shkolluan në mejtep para se të dërgoheshin në shkollim në serbisht (në të ashtuquajturën “Građanska škola” – shkolla qytetare) sikur se ishin shkolluar vëllezërit Fadili dhe Fahriu para tyre. “Kush e këqyrte atëherë [cila gjuhë], sa kohë që mund të shkoje në shkollë”, thoshte gjyshja, por njerëzit në fakt këtë e këqyrnin dhe shumica nuk shkonin. Gjatë gjithë jetës së saj, gjyshja herë pas here bënte shaka se si gjakovarët mezi e flisnin serbishten.

Fakti që familja kishtë këmbëngulë në arsimim ishte pikë e madhe krenarie për gjyshen gjatë gjithë jetës, megjithëse ndoshta ishte më shumë funksion i privilegjit. Duke qenë që nga themelimi i saj në vitin 1918, Mbretëria Jugosllave u mohoi shqiptarëve të drejtën për arsimim në gjuhën amtare – dhe para kësaj vetëm një numër i vogël shkollash kishin funksionuar në gjuhën shqipe – popullsia vendase ishte kryesisht analfabete. Sipas censusit të vitit 1931, tri njësitë territoriale, banovinat, në të cilat ndahej Kosova e sotme, kishin ndër shkallët më të ulëta të analfabetizmit në Mbretërinë Jugosllave. Në Gjakovë, 84.2% e popullsisë ishte analfabete – veç 5% e grave të të gjitha moshave dinin shkrim-lexim. Shifrat ishin edhe më të zymta për Drenicën, ku 86.4% e meshkujve dhe 98.6% e femrave ishin analfabetë.

Këto shifra qëndronin diametralisht kundër me rrethin e Beogradit, ku, pothuajse në të përkundërt, veç 10.9% e popullsisë ishte analfabete. Regjimi fashist u kish dhënë shqiptarëve shumë të drejta që Mbretëria Jugosllave ua kish mohuar. Kur Italia fashiste aneksoi shumicën e pjesëve të Kosovës më 1941 gjatë pushtimit të Jugosllavisë nga forcat e Boshtit, ia bashkoi ato Mbretërisë së Shqipërisë, të cilën e kishte pushtuar dy vite më parë. Për dallim nga Gjermania dhe Bullgaria, të cilat pushtuan pjesët tjera të Kosovës, protektorati italian hapi shkolla shqipe nëpër qytete e fshatra të banuara me shqiptarë.

Mësues nga Shqipëria si dhe kosovarë që kishin studiuar në licetë shqiptare erdhën plim për të dhënë mësim në gjuhën amtare. Edhe Fadil Hoxha, me mbarimin e shkollimit në Elbasan, u kthye në Gjakovë si mësues në vitin 1941. Gjyshja dhe motra e saj Nexhmija, tre vjet më e vjetër, u regjistruan në shkollën shqipe në Gjakovë sapo u shfaq mundësia. Si vajzë, gjyshja, e cila e kishte dashur shkollën, ishte nxënëse e sjellshme. Hareshëm, shkonte në shkollë me motrën dhe miqtë; që të dy, edhe djemtë edhe vajzat ecnin në grup: “E mbronim njëri-tjetrin”.

Fadili, i sapo-kthyer nga Shqipëria, kishte ardhë si buntovnik – siç i thoshte gjyshja ime, rebelit. Në Elbasan, u ishte bashkuar grupeve komuniste dhe menjëherë pas mbërritjes në Kosovë filloi të organizonte aktivitete antifashiste. Ishte vështirë me propagandu kundër italianëve në Kosovë. Regjimi fashist u kish dhënë shqiptarëve shumë të drejta që Mbretëria Jugosllave ua kish mohuar, më së shumti duke lejuar mësimin në shqip dhe përdorimin e flamurit kombëtar. Në fotografitë nga viti 1941 a 1942, prefekti i Gjakovës, Sylejman Beg Kryeziu, mund të shihet i veshur me kostum kombëtar, në shoqërimin e një kolone oficerësh dhe udhëheqësish fetarë italianë, ndërsa marshojnë qytetit në Ditën e Flamurit.

Shi në Ditën e Flamurit – 28 Nëntor 1941 – Fadili me shokët organizuan protestë antifashiste bash kur njerëzit ishin mbledhë të festonin festën kombëtare për herë të parë në jetë. Pasi mbajti një fjalim animues që gjoja “demaskonte politikën e okupatorit, që pretendonte se ishte shpëtimtari i shqiptarëve”, Fadili e bëri copë-copë flamurin shqiptar të protektoratit italian. Pas këtij episodi, Fadili u arrestua shkurtimisht e më pas u lirua, para se më në fund të kalonte në aksione më të guximshme guerile. Në mendjen e saj, partizanët ishin më të drejtë se nacionalistët shqiptarë që i luftonin serbët, sepse donin çlirimin nga të gjithë.

Lufta që zhvillohej në botën e të rriturve ngjyroste edhe botën e fëmijëve. Një ditë, pasi ra zilja, fëmijët u rreshtuan si zakonisht para shkollës, duke pritë që mësuesit t’i futnin brenda. Por atë ditë, teksa gjyshja po priste në radhë me shokët, vuri re se njëri mësues kishte vënë një plis, kapelën tradicionale shqiptare shajaku të bardhë. Megjithëse nuk ishte mbi 10 a 11 vjeçe, e dinte se plisin e vinin simpatizantët e Ballit Kombëtar, të cilët, siç thoshte ajo; “ishin më nacionalistë se shqiptarët sot” dhe donin bashkimin e mbarë kombit shqiptar.

Ajo e dinte edhe se ballistët ishin “në shërbim” të gjermanëve dhe italianëve, të pushtimit dhe se ishin kundër partizanëve, mes të cilëve, natyrisht, ishte edhe vëllai i saj. Në mendjen e saj, partizanët ishin më të drejtë se nacionalistët shqiptarë që i luftonin serbët, sepse donin çlirimin nga të gjithë – përfshi italianët dhe gjermanët. Edhe si fëmijë, gjyshja e kishte kuptuar se ajo dhe mësuesi përfaqësonin “rryma” të ndryshme ideologjike . Në një akt të vogël rebelimi, gjyshja e shau mësuesin. Pas kund 75 vjetësh, kur e intervistuam, i vinte ende turp të na tregonte si e kishte quajtur. “Nuk mund ta them, sepse do ta regjistroni…! – Në thelb ia bëra të ditur se po i shërbente pushtuesve”, na tha duke qeshur me të madhe, por faqet iu skuqën një grimë.

Pasi kishte përdorë gjuhë profane, mësuesi e kishte shkulur zvarrë nga radha e nxënësve dhe e kishte futur në “burg”, një depo e improvizuar nën shkallë, ku shkolla mbante drutë për zjarr. “Isha vetëm fëmijë, bre, fëmijë … Kisha frikë se mos kish minj poshtë shkallëve”, na tha gjyshja. Mësuesi tregoi mëshirë dhe nuk e mbajti gjatë në “burg”, por gjyshja ishte e penduar për sharjen derisa vdiq. “E mbaj mend se bëra gabim. Ishte gabim çka i thashë”, na kishte thënë gjithë fajësi.

Contorno

Gjyshja ishte krijesë e çuditshme me zakone interesante. Shumë rrallë, ia lejonte vetes një hurpë rakie nga një gotë čokan – “me mbajtë zemrën të shëndetshme”. Asaj i pëlqente shira dhe e pinte në një gotë të vogël vere për ta shoqëruar gjellën me bamje. Bënte krelanën më të mirë, duke i copëtuar thërrimet me dorë sapo dilte brumi nga furra. Thellë në brendi ishte romantike: Të dyja patëm shku me pa “Pearl Harbor” në Kinon ABC të rinovuar, dhe i pëlqente jashtë mase trekëndëshi i dashurisë mes Ben Affleck-ut, Josh Hartnett-it dhe Kate Beckinsale-it. Sot e kësaj dite ngërdheshem me atë pohimin budallak dhe anakronik të Josh Hartnett-it, kur bërtet në një moment kyç të filmit, derisa bombat japoneze godisnin Pearl Harbor-in: “Më duket se sapo nisi Lufta e Dytë Botërore!”.

Mbi shpendët dhe zjarret

Një mbrëmje pranverore më 1943, ndërsa kish rënë errësira dhe familja Hoxha po binte me fjetë, një zog i zi u përplas në dritaren e dhomës së ndenjës së shtëpisë dykatëshe të stilit osman. “Është ogur i keq”, thoshte gjyshja sa herë një sorrë na ulej në parmak të dritares, ende thellësisht e bindur në besëtytninë e saj. Ishte fundi i marsit ose fillimi i prillit – varësisht nga rrëfimi – dhe pak rrugë më tutje, Fadil Hoxha, që po bridhte malet e Kosovës si partizan, kishte mbledhë një grup të vogël vartësish më të mirë për ta vra një bashkëpunëtor italian që ua rrezikonte bazat. Ai quhej Ali Bokshi dhe me 30 të tjerë ishin “bandita që i shërbenin fashizmit”, thotë Fadili në një intervistë me Veton Surroin botuar në “Fadil Hoxha në Vetën e Parë” më 2010.

Njerëzit e Bokshit dilnin përnatë me karabinierët dhe sulmonin partizanët. Do të ketë qenë aq famëkeq sa gjyshja më vonë thoshte me përbuzje: “Edhe foshnjat në djep në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin”. Partizanët – pra Fadili, Boro Vukmirović, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula – pasi vlerësuan se Bokshi ishte “kërcënimi më i madh”, vendosën ta hiqnin qafe “me çdo kusht”. Dhjetë partizanë u pozicionuan përreth shtëpisë së Bokshit, u shkrepën armë e granata, por aksioni megjithatë dështoi. “Mal Sadiku hodhi granatë, por çatia e një shtëpie e pengoi dhe bomba nuk shpërtheu brenda shpisë”, i kishte thënë Fadili Surroit.

Në vend të kësaj, ndërsa shpërtheu, granata kish ndriçuar partizanët, dhe njerëzit e Bokshit i panë sulmuesit. Vetë objektivi arriti të shpëtonte i palënduar, ndërsa gjatë aksionit iu plagos vetëm i vëllai, Ganiu. Pasi dështuan në mision, partizanët u tërhoqën, duke e lënë qytetin në mëshirën e Bokshit të tërbuar, i cili me gjasë u vu, në tërbim hakmarrës, t’i digjte shumë shpi, duke vrarë burrat e familjes Grezda, përfshi Ferid Grezdën, ende fëmijë./ Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 4 Shtator 2026

Next Post

“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që...”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

Artikuj të ngjashëm

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës
Personazh

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 2, 2026
“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte…”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë
Personazh

“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte…”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë

August 29, 2026
“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun
Personazh

“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

August 25, 2026
“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura  austro-hungareze
Personazh

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

August 23, 2026
“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”
Personazh

“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

August 21, 2026
“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm
Personazh

“Para se t’i ngrinin monumentin në qendër të qytetit, populli i Elbasanit i ka bërë Aqif Pashës edhe një…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur nga Zvicra, për patriotin e famshëm

August 20, 2026
Next Post
“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që...”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme