• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndryshe nga Rankoviçi, që e pranoi vrasjen e mijra shqiptarëve në masakrën e Tivarit, Fadil Hoxha s’foli kurrë për atë ngjarje, as për demonstratat e ‘68-ës dhe ’81-it në Kosovë…”/ Studiuesi Uran Butka publikon dokumentet

“Përveç Enver Hoxhës në Shqipëri dhe Fadil Hoxhës në Jugosllavi, që denigruan vëllezërit Kryeziu dhe mohuan luftën e tyre, edhe historian i njohur, Dr. Ali Hadri, falsifikoi…”/ Historia e panjohur e Luftës
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
“Në tetor 1945, Enver Hoxha, deklaronte; disa anëtarë partie, duan të filozofojnë, se mos thotë populli, se ç’bëtë me Kosovën, por Jugosllavia është…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
“Me aftësitë drejtuese ushtarake të Ganiut, nivelin politik dhe intelektual të Saidit, mëndjen e ndritur të Llazar Fundos, trimërinë e Hasanit, ‘Lëvizja Kryeziu’, do të…”/ Historia e panjohur e Luftës, 1943-‘44
Nga studentët që mësonin në Perëndim, te KONARE-ja që financoi 20 të rinj në universitetet e Bashkimit Sovjetik/ Historia e panjohur se si hynë idetë komuniste në Shqipëri
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës
Raporti sekret i ambasadës shqiptare në Beograd në 1948-ën: “UDB-ja nëpërmjet Xhavit Nimanit vrau Xheladin Hanën dhe…”/ Njoftimi për Manush Myftiun
Memorie.al lazar fundo shoket

Nga Uran Butka

Memorie.al / Për gjykimin dhe vlerësimin e një personaliteti historik mbahet parasysh koha kur ka vepruar, si edhe qëndrimi ndaj ngjarjeve kryesore të jetës të popullit e kombit të vet. Fadil Hoxha jetoi dhe veproi në një nga kohët më kritike të kombit tonë: Lufta e Dytë Botërore dhe paslufta, që ndikuan dhe kondicionuan në formimin dhe veprimtarinë e tij. Në këtë shkrim nuk do të shpalos aktivitetin e plotë të Fadil Hoxhës, por do ndalem shkurt vetëm në disa qëndrime të tij, që bien ndesh dhe rrëzojnë vlerësimet tendencioze të Rahman Perllakut dhe të disa nostalgjikëve të tjerë në Shqipëri e Kosovë, që e quajnë Fadil Hoxhën figurë e shquar të kombit shqiptar, me qenë se këto vlerësime bëhen publike në shtyp dhe përhapin ende sot të pavërteta, deformojnë historinë, si edhe lëndojnë ndjesinë kombëtare. Do të sjell disa fakte të dokumentuara, lexuesi le të gjykojë.

Menjëherë pas pushtimit Italian ishin vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu, ata që organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe luftën e armatosur kundër pushtuesve gjermanë. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës çlirimtare kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht me aleatët perëndimorë.

Pikërisht, kur forcat e Lëvizjes “Kryeziu”, ku bënin pjesë edhe luftëtarët e Mehmet Ali Bajraktarit, Mujë Ramës dhe Ymer Bardhoshit, bashkë me ta edhe Llazar Fundo si edhe britaniku Simkoks, luftonin kundër pushtuesve gjermanë në betejën për çlirimin e Gjakovës, 10 -15 shtator 1944, u sulmuan pabesisht nga të dy anët prej forcave nacionalçlirimtare të Jugosllavisë të komanduara nga Fadil Hoxha dhe forcave e Brigadës V të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Spiro Dede tha se i kishte sugjeruar PD-së për nënkryetar Kuvendi, A. Meksin dhe Llambi Gegprifti tha se është më i miri që kanë, Ramiz Alia i pyeti…”/ Mbledhja e Byrosë, 11 prill ‘91

“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

Enver Hoxha vraponte për të qenë i pari në këtë holokaust vrasës. Në radiogramin dërguar Liri Gegës datë 8.08.1944, Enver Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji Fadil Hoxha ka biseduar me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade. I thashë Fadilit që ta vrasë (Zai Fundon), pa marrë parasysh asnjë rrethanë.” (Arkivi Qendror i Shqipërisë F.41 D.158 v.1944)

Sekretari i komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Jugosllave. Pavle Joviçeviçi (“Rade”) udhëzonte Fadil Hoxhën që të verifikonte tepër fshehtas informacionin se ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga etj. “Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu në 5.30 dhe 10”- Pavle.” (Dokumente AIH, Instituti i Historisë, Beograd, 1949)

Gjithashtu, Enver Hoxha i dërgonte më 21.09. 1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare në Veri, radiogramin: “Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t’i vijnë në ndihmë kosovarët”! (AQSH, F.41 d.158 v.1944)

Fadil Hoxha i dërgonte informacion të plotë Liri Gegës për shpartallimin e forcave të Gani Kryeziut, arrestimin e britanikut Simkoks dhe Said Kryeziut, si edhe pushkatimin e Zai Fundos (AQSH F.41 v.1944 D.158)

Llazar Fundon e arrestuan, e rrahën për vdekje dhe i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar Enver Hoxha me radiogram: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni andej. T’i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar, dhe me ç’direktiva; cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhtinë e tij…! Zain e vrisni andej…”! (Radiogrami E. Hoxhës. 21.9.1944) E ekzekutuan më 23 shtator 1944, pasi e torturuan për vdekje.

Shaban Polluzha ka hyrë në historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar si një luftëtar i madh i kombit dhe si një martir i tij. Këtë nuk e kundërshton dot askush. Mirëpo, urdhrin për shtypjen e përgjakshme të rezistencës kombëtare të tij, e ka dhënë më 5 shkurt 1945 komandanti i shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha dhe komisari serb Krsto Filipoviç. Atëherë, s’ka sesi të jetë figurë e shquar e kombit, njëkohësisht edhe viktima, Shaban Polluzha, edhe urdhëruesi i vrasjes së tij dhe i qindra luftëtarëve të tij atdhetarë, Fadil Hoxha? Po japim dokumentin:

SEKRET

Nr.119, 5 shkurt i vitit 1945

                   URDHËR  50

Të dhëna mbi armikun: Forcat e Adem Vocës, nga Veriu i Mitrovicës së Kosovës e deri në shpatet jugore të Kopaonikut, janë shkatërruar. Forcat e Shaban Polluzhës në Drenicë janë me një fuqi prej 5.000 ushtarësh. Po japin një rezistencë të fortë. Rrethimi i tyre po shtrëngohet. Një grup në mes të Runikut dhe Rakoshit, ka kaluar drejt Rogoznit. Forcat e tjera kanë tendencën në po atë drejtim dhe në drejtim të Gjakovës dhe Istogut. Forcat tona janë fuqizuar me Divizionin 24 dhe Brigadën I malazeze të Bokës dhe të Kotorrit.

Detyra: Të vazhdohet me shkatërrimin , përndjekjen, eliminimin e armikut dhe çarmatimin e popullit.

 Komisari Krsto Filipoviç                           Komandanti Fadil Hoxha

(Dokumenti: Arkivi i Luftës Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Mësymja ushtarake kundër forcave të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës nisi në fillim të shkurtit dhe përfundoi më e ashpër gjatë ditëve 12- 22 shkurt 1945. Shaban Polluzha, Mehmet Gradica dhe luftëtarët shqiptarë luftuan heroikisht me forca të pabarabarta në numër dhe armatime, por qëndruan heroikisht.

Fadil Hoxha urdhëronte: “Forcat e armikut në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mund të rezistojë. Është e domosdoshme që nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, derisa të eleminohet armiku”. (Arkivi i Luftës Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945)

Armiku, sipas Fadil Hoxhës, ishte Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij drenicarë, që  mbronin  të drejtat elementare njerëzore dhe kombëtare të Drenicës dhe të Kosovës. Fadil Hoxha, njëlloj si Enver Hoxha, i quante armiq të gjithë kundërshtarët, qoftë edhe Brenda Lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Sa për dijeni, Shaban Polluzha dhe forcat e tij, mbi 6.000 luftëtarë, bënin pjesë në aradhat nacionalçlirimtare dhe luftonin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, por edhe mbronin popullin e saj nga barbarizmat e ushtrisë jugosllave dhe çetnikët e Mihajlloviçit.

Në përleshje me forcat komuniste serbo-malazeze-shqiptare, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica u plagosën, por s’e ndalën luftën, kundër-sulmuan dhe e çanë rrethimin në drejtim të fshatit Gollupovë. U plagos për të dytën herë Polluzha dhe vdiq po atë natë në fshatin Çikatovë. Po ashtu, u vranë në betejë Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Tafa. Gjatë atyre 28 ditë luftimesh, u vranë dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u grabitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; 6.000 banorëve të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës me rrethet i’u grabit i tërë ushqimi dhe pasuria e tundur. (Dokumenti: Promemorie gjeneralit britanik Hodgson, 22 tetor 1945)

Brigada VI-të kosovare u dërgua më 2 janar 1945 në Vojvodinë, në rajonin e Vershacit, ku luftëtarët e saj u shpërndanë nëpër brigadat plotësuese jugosllave. Trajtimi i tyre ishte si të ishin robër lufte. Në një raport të OZN-ës, të datës 10.02.1945, lexojmë: “Këtu ndodhen rreth 1.500 arnautë në brigadën plotësuese…! Po kërkojnë prej shtabit të brigadës t’i dërgojnë në front, ose t’i kthejnë në Metohi. Shtabi i brigadës është përpjekur t’i çarmatosë, por pa sukses…; me rastin e kryengritjes së batalionit shqiptar, në brigadën plotësuese në Vershac – atje ka shkuar Fadil Hoxha…! Fadili është emëruar kryetar i gjyqit ushtarak, që i ka dënuar organizatorët e kryengritjes…në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan njëmbëdhjetë kryengritës arnautë.”

Edhe Brigada VII-të, me 15.260 ushtarë dhe me komandant Shaban Haxhia nga rrethi i Tropojës, e mori urdhrin nga shtabi Operativ i Kosovës me komandant Fadil Hoxhën, për të shkuar në Srem, por gjatë rrugës u sulmua nga partizano-çetnikët jugosllavë dhe u gati u shfaros. Shaban Haxhia shihte me dhimbje shokët që i vriteshin dhe i vdisnin nga tifoja, por megjithatë vazhdoi rrugëtimin e vdekjes. Luftëtarët e paktë të mbetur të saj u shpërndanë në Banatë nëpër brigadat jugosllave dhe thuajse nuk u kthyen më në Kosovë.

U kthye vetëm komandanti i palavdishëm Shaban Haxhia me katër vetë në Kosovë. A thua nuk ka përgjegjësi Fadil Hoxha për këtë plojë? Si komandant i aradheve nacionalçlirimtare në Kosovë dhe më pas si komandant i Shtabit Operativ, ka luftuar edhe kundër gjermanëve, edhe kundër nacionalistëve shqiptarë, si pjesë e Luftës Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë dhe e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, duke u shërbyer besnikërisht atyre.

Kështu u mobilizuan 13.050 rekrutë shqiptarë në Kosovë e viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi (me ndihmën e Divizioneve V-të dhe VI-të të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, që ishte vënë nën urdhërat e Shtabit Suprem të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë) dhe u dërguan të çarmatosur dhe të shoqëruar nga ushtria Jugosllave nëpër Shqipëri drejt Frontit të Adriatikut për t’u asgjësuar.

Sipas dokumenteve që gjenden ne Aerkivin e shtetit shqiptar dhe në Arivin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Beogradit, shtabet e Divizioneve V-së dhe VI-të të Shqipërisë, i dorëzonin Shtabit Operativ të Kosovës gjithë të rekrutuarit dhe gjithë vullnetarët kosovarë të vetëdorëzuar në mirëbesim tek divizionet s Shqipërisë, të cilët mandej dërgoheshin si mish për top në Srem apo në Tivar, për t’u asgjësuar. Për ilustrim, vetëm një dokument:

 SHTABIT OPERATIV PËR KOSOVË E METOHI,

PRISHTINË

Bashkangjitur po ju dërgojmë listën emërore të dorëzuarve dhe vullnetarëve kosovarë t’ardhun në radhët e këtij divizioni.

Komisari Politik                   Komandanti i Divizionit V

N.Kol. Ramiz Alia                   Kolonel Rahman Perllaku

(Dokumenti: AQSH, Fondi 206/ APL v.1945)

Në udhëtimin e tyre mortor nga Kukësi në Shkodër u vranë dhe u zhdukën mëse 1000 nga këta shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në Tivar e më tutje, gjithsej 3933 bashkëkombas të pafajshëm. Fadil Hoxha ishte në atë kohë (mars-prill 1945) nënkomandant i Shtabit Operativ të Kosovës, nga i merrnin urdhërat divizionet dhe brigadat ushtarake jugosllave që vepronin në Kosovë. A ka përgjegjësi Fadil Hoxha për këtë masakër?

Kur tri kolonat me rekrutë shqiptarë u masakruan në Tivar në muajin mars 1945, përse u dërguan dhe tre kolona të tjera në prill dhe që pësuan të njëjtin fat? Përse Fadil Hoxha nuk u përpoq ta ndalonte këtë kasaphanë? Edhe nëse nuk e ndalonte dot, përse nuk foli, nuk kundërshtoi, përse nuk e dënoi asnjë herë këtë masakër, përse nuk dha dorëheqjen nga komanda e Shtabit që drejtonte masakrën kundrejt mijëra shqiptarëve?

Madje edhe Rankoviçi, ministri i Brendshëm i Jugosllavisë, e ka pranuar masakrën në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste të Serbisë, maj 1945, ndonëse e trajtoi si një incident: “Gjatë dërgimit të një numri të shqiptarëve për plotësimin e njësive të Armatës IV-ët, ndodhi një incident, Por, drejtuesit tanë, në vend që çështjen ta zgjidhnin pa e përhapur konfliktin, deshën të bënin reprezalje, tentuan t’i pushkatonin 40 shqiptarë për çdo luftëtar të vrarë. Shpërtheu revolta…! Kurse komandantët tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë” (Kongresi I i Partisë Komuniste të Serbisë, maj 1945. Fjala e Rankoviçit)

Gjithsesi, Rankoviçi ka meritën që ta përmendë këtë masakër dhe ta quajë “gabim të tmerrshëm kundrejt shqiptarëve”, ndërsa Fadil Hoxha e fadilistët, jo vetëm atëherë, por asnjëherë nuk cekën apo nuk e shqyrtuan  këtë gjenocid shtetëror kundër shqiptarëve. As në vitet e mëvonshme, kur këtë çështje e rihapi dhe e shtroi me kurajë e fakte denoncuese ish-përjetuesi i i masakrës së Tivarit, Azem Hajdini.

Fadil Hoxha, përgjegjësi kryesor i udhëheqjes politike dhe ushtarake në atë kohë në Kosovë, heshti si fija e barit. Vetëm më vonë, pas 35 vjetësh, më 14 dhjetor 1979, në simpoziumin “Forcat e armatosura revolucionare të Luftës Nacional-Çlirimtare të Kosovës 1941-1945”, pohoi me gojën e tij: “Nuk ka revolucion në botë, ku nuk ka pasur ndonjë gabim. Diçka nga kjo ka edhe në revolucionin tonë, edhe pse shumë pak. Unë nuk pajtohem që tashti të hulumtojmë se kush i ka vrarë ata njerëz në Tivar, pse janë vrarë dhe çka do të thotë ajo? Janë vrarë me gjasë të pagabuar dhe të paborxh. Kaq mund të konstatojmë. Nëse , megjithatë, fillojmë sot ta hulumtojmë atë ngjarje, nuk do t’i kontribuohej shumë historisë…” (Fadil Hoxha, Diskutime, Prishtinë 1981)

Kjo është hera e parë dhe e fundit që flet Fadil Hoxha për këtë tragjedi kombëtare. Fatkeqësisht, ai thotë se ajo që ka ndodhur është shumë pak, se shqiptarët janë vrarë me “gjasë të pagabuar dhe të paborxh”, që do të thotë se nuk ka gabuar kush, nuk u ka borxh askush, nuk ka përgjegjësi kush!! Sikur të mos kishte ndodhur asgjë! Ai nuk pajtohet me zërat që kërkojnë të zbardhet e vërteta, sepse e vërteta është e hidhur edhe për atë vetë dhe duhet fshehur.

Kjo ishte zgjidhje e padrejtë, sepse trojet dhe popullsia shqiptare, që zinte vendin e dytë në Jugosllavi për nga numri, pas serbëve, u ndanë ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke i hapur kështu rrugën eliminimit të përkatësisë e njësisë kombëtare shqiptare. Ndryshe reagoi Halim Spahia, njëri nga personalitetet e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare dhe të Konferencës së Bujanit: “E gjithë ndihma që ne i dhamë Luftës Nacional-Çlirimtare të Jugosllavisë, paska qenë e kotë. Ne qenkemi tradhtuar!”

Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani e të tjerë udhëheqës komunistë të Kosovës dhe vegla të bindura të Partisë Komuniste Jugosllave, në bashkëpunim të plotë me Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviç, kryetar i OZNA-s etj, organizuan më 27 mars 1945 të ashtuquajturin Komitet të Shqiptarëve të Kosovës e Metohisë, i cili në Kuvendin Themelues, me kryetar Fadil Hoxhën, shprehu “vullnetin” e popullit të Kosovës për bashkim me Serbinë, duke varrosur përpjekjen shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar. Kuvendi Themelues iu drejtua kolonel Fadil Hoxhës, i cili saktësoi “randësin e kuvendit dhe qëllimet e tij” ( (“Rilindja”, Prishtinë, 5 prill 1945)

Fadil Hoxha, mohoi  publikisht si të gabueshme vendimet e Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë mbi parimin e vetëvendosjes, kur deklarohej ndryshe në Kuvendin e Prizrenit, (10 korrik 1945), i cili ligjëroi përfundimisht aneksimin e Kosovës nga Serbia, si “qark autonom” pa të drejtë flamuri, gjuhe zyrtare dhe të drejta kombëtare”: “Ligjërisht dhe në mënyrë demokratike njëherësh anullohet edhe pjesa e gabueshme e Rezolutës së miratuar në Konferencën e Bujanit” – deklaronte Fadil Hoxha në Kuvendin e Prizrenit, që vendosi për bashkimin e Kosovës me Serbinë.

Krahas këtyre akteve kolaboracioniste, erdhi ripushtimi i dhunshëm e i përgjakshëm i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare nga Jugosllavia, me ndihmën e brigadave nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të divizioneve të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë.

Fadil Hoxha i dënoi demonstratat e qytetarëve të Kosovës në vitin 1968 dhe në vitin 1981 dhe, kur shteti policor serb i shtypi me gjak si edhe Kosova sërish u zbraz nga intelektualët, ai heshti dhe u pajtua me dhunën ndaj bashkëkombasve të tij. Fadil Hoxha nuk u bë i gjallë as kur kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milosheviçi, kreu masakrat e përbindshme mbi popullin e Kosovës në vitin 1998-1999 dhe realizoi spastrimin më të madh etnik të Kosovës, kur mbi 1.000.000 shqiptarë i përzuri me forcë nga trojet dhe shtëpitë e tyre.

Mundet që Fadil Hoxha të jetë një një figurë e shquar e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, e politikës Jugosllave dhe e shtetit komunist Jugosllav, ku shërbeu dhe arriti majat më të larta, por në asnjë mënyrë figurë e shquar e Kosovës dhe e kombit shqiptar. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 23 Gusht 2026

Next Post

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze...”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

Artikuj të ngjashëm

“Kur Spiro Dede tha se i kishte sugjeruar PD-së për nënkryetar Kuvendi, A. Meksin dhe Llambi Gegprifti tha se është më i miri që kanë, Ramiz Alia i pyeti…”/ Mbledhja e Byrosë, 11 prill ‘91
Dossier

“Kur Spiro Dede tha se i kishte sugjeruar PD-së për nënkryetar Kuvendi, A. Meksin dhe Llambi Gegprifti tha se është më i miri që kanë, Ramiz Alia i pyeti…”/ Mbledhja e Byrosë, 11 prill ‘91

August 23, 2026
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

August 22, 2026
“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
Dossier

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

August 22, 2026
“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën
Dossier

“Gjyshi im, Haki Hoxha (Sytari), kur fliste për mjerimin e Shqipërisë nga komunizmi, kujtonte Hafiz Musa Dërgutin, që thoshte; Enver Hoxha asht qafiri biddin…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm të Shkodrës

August 20, 2026
“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91
Dossier

“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91

August 21, 2026
“Kur m’i dogjën librat e bibliotekës, njitu para fshatit, arrita të shpëtoj këto copa dhe thoja njerëzve: më ndihmoni t’i shpëtoj librat e mi…”/ Historia e panjohur e Imam Musa Hoxhës të Shkodrës
Dossier

“Kur m’i dogjën librat e bibliotekës, njitu para fshatit, arrita të shpëtoj këto copa dhe thoja njerëzve: më ndihmoni t’i shpëtoj librat e mi…”/ Historia e panjohur e Imam Musa Hoxhës të Shkodrës

August 21, 2026
Next Post
“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura  austro-hungareze

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze...”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme