• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

“Në ’81-in, kur ishin ngjarjet e Kosovës, Kadriu thirri shoqëruesin e Mehmetit, Aliun dhe i tha; i dëgjon se çfarë po bëhet atje, prandaj ti…”/ Akuzat e Ramiz Alisë në Byro, 12 shtator ‘83
“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91
“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Atyre të Demokratikes t’u përgjigjemi me monedhën e tyre, por s’jam dakord për Pëllumb Kapon në komisionin e Jashtëm, s’na duhen diskutime agjenturiale aty…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al / Kur nuk kishin kaluar veçse dhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit dhe dy forcat kryesore politike, Partia e Punës dhe Partia Demokratike, së bashku me aleatët e tyre, të dala nga ato zgjedhje, ishin në prag të hapjes së Kuvendit të parë Popullor pluralist, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, me në krye sekretarin e përgjithshëm të saj, Ramiz Alia, (njëkohësisht mbante edhe postin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë), më datën 11 prill 1991, zhvilloi një mbledhje të gjatë, ku përveç ngjarjeve tragjike të 2 prillit në qytetin e Shkodrës, që ishte dhe pika e parë e rendit të ditës, diskutoi edhe për problematikat që po shfaqeshin me çeljen e seancës së parë të Parlamentit të parë pluralist, gjë e cila ishte një ngjarje tejet e veçantë, pasi ajo gjë ndodhte për herë të parë pas 45 vitesh të sundimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia.

Siç do të shohim dhe nga proces-verbali në fjalë mbi zhvillimin e kësaj mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, aty janë marrë në shqyrtim dhe janë diskutuar disa nga problemet më radikale të dramës politike që po kalonte Shqipëria në pranverën e vitit 1991, ku zbulohen qartë edhe prapaskenat e pushtetit komunist në fuqi me në krye Ramiz Alinë, që ishte në grahmat e fundit dhe po përballej me rënien e tij të pashmangshme, por me ngjarje të përgjakshme, siç ishin ato të 2 prillit në qytetin e Shkodrës, si dhe me sfidat e panjohura të pluralizmit politik.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

“Gjyshi im, Haki Hoxha (Sytari), kur fliste për mjerimin e Shqipërisë nga komunizmi, kujtonte Hafiz Musa Dërgutin, që thoshte; Enver Hoxha asht qafiri biddin…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm të Shkodrës

Sa më sipër, ky dokument arkivor hedh dritë dhe ndriçon tre çështje kyçe që po trazonin kupolën drejtuese të vendit në ato ditë kritike: ku pjesa më interesante është ajo që lidhet me “arkitekturën” politike që po projektonte PPSH-ja, për Kuvendin e Ri, ku kishte 54 agronomë e 35 mjekë. Diskutimet për ndarjen e komisioneve parlamentare, studimi i përvojës bullgare, propozimi i figurave të reja si Kastriot Islami në krye të parlamentit, si dhe përgatitjet për përballjen me opozitën e re (Partinë Demokratike), zbulojnë qartë të gjitha përpjekjet dhe demarshet që po bënte PPSH-ja ende në fuqi, e cila po përpiqej të ruante kontrollin e pushtetit përmes procedurave kushtetuese dhe diplomacisë parlamentare.

Dokumenti në fjalë publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim

duke ruajtur të gjithë dinamikën e fjalimeve, terminologjinë e kohës dhe ndërhyrjet e anëtarëve të Byrosë Politike, duke filluar nga kreu i saj, Ramiz Alia, e me radhë Xhelil Gjoni, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Spiro Dede, Abdyl Backa, e të tjerë.

Po kështu me mjaft interes janë edhe diskutimet e krerëve më të lartë të PPSH-së, jo vetëm ndaj emrave të forcës së tyre politike që ata po përzgjidhnin në krye të qeverisë, institucioneve kushtetuese apo grupit dhe komisioneve parlamentare, si; Fatos Nano, Ylli Bufi, Leontjev Çuçi, Haxhi Lleshi, Llambi Gegprifti, Shane Korbeci, Ismail Lleshi, Niko Gjyzari, Petro Dode, Fehmi Avdiu, Çun Jonuzi, Engjëll Kolaneci, Ajli Alushani, Kleanthi Koçi, Pëllumb Kapo, Bujar Kolaneci, Fatmir Minguli, Lush Përpali, Tahir Elezi, Lefter Xhuveli, Bilbil Jaupi, Agron Dibra, Hajredin Tahiri, Isuf Dautllari, Muharrem Mezini, Pavllo Bojaxhiu, Kostandin Hoxha, Sotir Kokeri, Fatmir Zaloshnja, etj., por edhe me opozitën e kryesuar nga Partia Demokratike, ku ata flasin e diskutojnë me emra konkret, si p.sh. Aleksandër Meksi, Genc Ruli, Emin Mysliu, Dhimitër Anagnosti, Petraq Kolevica etj.

Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë i nxjerrë së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që publikohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al, i cili në një farë mënyre tregon qartë të gjitha prapaskenat e tranzicionit shqiptar të asaj periudhe kohe, që padyshim përbëjnë disa nga ngjarjet më të rëndësishmet e Shqipërisë, që nga krijimi i shtetit, në 28 nëntorin e vitit 1912.

                                                             Vijon nga numri kaluar

PROCES-VERBAL I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE I MBAJTUR NË MBLEDHJEN E BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË

Më 11 prill 1991

Rendi i ditës:

  1. Mbi ngjarjet e Shkodrës më 2 prill 1991
  2. Mbi qëndrimin ndaj kërkesave të sindikatave dhe organizatave e shoqatave që krijohen.
  3. Problemet që dalin për hapjen e Kuvendit të ri pluralist.

(Rendi i ditës nuk ishte shpërndarë më parë)

Mungojnë shokët: Pali Miska, Vangjel Çërava, Xhemal Dymylja.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

SHOKU XHELIL GJONI: Të them të drejtën, duke parë listat e deputetëve, e kemi pasur të vështirë të vendosim për arsye të përbërjes së profileve që kanë deputetët.

Kishim mendimin që si zëvendëskryetar të ishte Lufter Xhuveli, por ai qenka i zgjedhur në një organizatë ndërkombëtare. Për zëvendës, mund të ishte shoku Adil, nisur nga përvoja që ka.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, nuk është nevoja të jetë Adili.

SHOKU XHELIL GJONI: Ka një mendim që të jetë Halil Elezi i Tropojës. Sidoqoftë, i kalojmë projektet pastaj e mendojmë.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po nga të moshuarit nuk ka ndonjë tjetër. Mbase dhe pa parti, për hapjen e Kuvendit.

SHOKU XHELIL GJONI: Jo, nuk mundet Çun Junuzi, Haxhi Lleshi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në më të moshuarit mundet të hyni dhe juve (i drejtohet shokut Xhelil Gjoni), se ata të Partisë Demokratike janë të rinj.

SHOKU SPIRO DEDE: Kanë dhe ata të moshuar: Emin Mysliu, Petraq Kolevica, Dhimitër Anagnosti. (Unë kam qenë pionier kur ju shoku Ramiz keni qenë sekretar i Komitetit Qendror të Rinisë – thotë shoku Xhelil Gjoni).

SHOKU XHELIL GJONI: Në Komisionin e verifikimit të mandateve ne themi që të jetë kryetar Bilbil Jaupi, që është sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Fierit, kurse në përbërje do të shikojmë të vemë ndonjë jurist.

SHOKU HEKURAN ISAI: Duhet parë të jetë ndonjë tjetër kryetar i këtij komisioni.

SHOKU XHELIL GJONI: Ta shohim për ndonjë tjetër në vend të Bilbilit, po duhet të jetë i shkathët.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po Iufi Dautllari? (E kemi diku tjetër – thotë shoku Xhelil).

SHOKU XHELIL GJONI: Jemi keq me juristë. Në Komisionin Juridik themi që të vemë kryetar Stavri Kallço, kryetarin e gjykatës së Korçës, se Fehmi Abdiu, si nënkryetar i Gjykatës së Lartë nuk mund të jetë në krye të këtij komisioni të Kuvendit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mundet të vihet kryetar i komisionit të Mandateve Fehmiu, në qoftë se nuk e përdor dot për gjë tjetër.

SHOKU SPIRO DEDE: Fehmi Abdiun mundet ta vinim si zëvendëskryetar të Kuvendit Popullor, me që është dhe jurist.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nënkryetar i Kuvendit dhe në të njëjtën kohë (si nënkryetar i Gjykatës së Lartë) jep llogari para Kuvendit? Kjo e ngatërron më keq se sa të jetë në Komisionin Juridik.

SHOKU SPIRO DEDE: Ta heqim nga nënkryetar i Gjykatës së Lartë se mund të gjejmë tjetër, kurse për nënkryetar i Kuvendit ky është i mirë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë është, se dhe kryetari i Kryesisë ka nevojë të ketë pranë një jurist.

SHOKU SPIRO DEDE: Dhe nënkryetarët e Kryesisë funksionarë do të jenë?

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk e di, nuk jam unë që vendos, e vendos Kryesia e Kuvendit, unë këtë kam borxh, t’i çoj deri në Kryesi të Kuvendit, pastaj më tej vendosin vetë ata.

SHOKU HEKURAN ISAI: Do pyesin ata, se të Partisë janë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk kanë ç’pyesin më. Jo vetëm, po dalim ne jashtë loje dhe nuk kemi pse të merremi më, do caktojmë byronë e Partisë në Kuvend dhe ajo të mbajë përgjegjësi.

SHOKU XHELIL GJONI: Në Komisionin Juridik: Stavri Kallço, kryetar i gjykatës së Korçës ose Ilir Dushi, prokuror në Fier. Kleanthi Koçi i Gjykatës së Lartë, rekomandon që të jetë ky i Korçës, se përveç Fehmiut, nuk shikon ndonjë tjetër më të mirë në grupin tonë prej pesë vetash.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ashtu është, 54 agronomë, 34 janë inxhinierë.

SHOKU SPIRO DEDE: Ata të Demokratikes kanë mjekë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dhe ne kemi mjekë.

SHOKU XHELIL GJONI: Në Komisionin e Plan-Buxhetit ne mendonim që të vinim Engjëll Kolaneçin, po ai nuk mund të vihet, se është zëvendëspresident i Komisionit të Planit të Shtetit. Një kandidaturë mundet të ishte Muharrem Mezini, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Kukësit ose Lush Përpali, pedagog në Shkollën e Partisë, tropojan, kandidat i shkencave, ose Hajredin Tahiri (Mat).

Në krye të komisionit të Industrisë themi të jetë Fatmir Minguli, inxhinier mekanik, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Durrësit.

Komisioni i Ndërtim-Komunikacionit: Anastas Pone, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Fierit.

Komisioni i Arsim-Kulturës: mendojmë të vemë Dritëronë (jep variantin për të qenë një nga Prespa, Nedelko, po nuk bien dakord).

Komisioni i Tregti-Komunale, sugjerojmë të jetë ose Bujar Kolaneci, ose Agron Dibra, shef tregtie në Lezhë, me perspektivë për kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, djallë i mirë, me reputacion, i biri i Shaqir Dibrës.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Më mirë të jetë Bujar Kolaneci.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mundet të vihet Agron Dibra, në qoftë se është për të qenë.

SHOKU SPIRO DEDE: Më mirë të vihet ky që është i ri.

SHOKU XHELIL GJONI: Për Komisionin e Shëndetësisë mendojmë për Pavllo Bojaxhiun, mjek në Berat, që ka fituar ndaj Pandeliut (Çina) është kardiolog. I mirë është dhe Përparim Ruzi, djalë shumë i mirë, drejtor i spitalit të Beratit (Këtë vëreni – thotë shoku Ramiz).

Komisioni ndër-parlamentar për çështje ndërkombëtare themi të ketë në krye Ajli Alushanin, që di gjuhë të huaj, është i shkathtë.

SHOKU SPIRO DEDE: Shumë i mirë është, gëzon respekt, është kurajoz.

SHOKU HEKURAN ISAI: E duan, punon mirë.

SHOKU XHELIL GJONI: I shkathtë, i zgjuar është.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo vetëm, po u përgjigjemi me monedhën e tyre këtyre të Demokratikes, se mjekë i kanë ata, mjekë dhe ne.

SHOKU XHELIL GJONI: Mundet të krijohet Komisioni i mbrojtjes dhe rendit publik. Këtu themi të ishte në krye Isuf Dautllari, deputet i Korçës, sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Punës në Mirditë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Oficerët që janë deputetë do të hiqen nga Kuvendi, në qoftë se do të aprovohet që nuk duhet të merren me politikë (shoku Hekuran Isai thotë që nuk mund të jetë ashtu).

Po nuk është i asnjë partie ushtaraku. Kur është ministër mund të jetë anëtar partie se është përfaqësues i një partie, kurse nëpunësit e tjerë (të ushtrisë) nuk mund të jenë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Depolitizim? Unë them që dua të bëj mbledhje në lagje!

SHOKU SPIRO DEDE: Po shoku Xhelil në cilin komision është, në atë të jashtëm? (Të shikojmë, thotë shoku Xhelil).

SHOKU RAMIZ ALIA: Në këtë komision duhet më tepër nga ana politike se sa profesionale (i përgjigjet shoku Fatmir Zaloshja, i cili rekomandon që të jetë dhe shoku Pëllumb Kapo). Duhet patur parasysh ç’është parlamenti pluralist dhe u duhet bërë ballë diskutimeve në parim, jo diskutimeve agjenturiale!

Mirë është Isufi (Dautllari). Shoku Hekuran Isai është dakord. Në komision do të jetë dhe Pëllumbi (Kapo). Grupi ynë duhet të ketë një byro të Partisë dhe duhet të jetë një kryetar, i cili do të jetë zëdhënësi i grupit.

SHOKU XHELIL GJONI: Për Komisionin e Punëve të Jashtme kishte sugjerim të isha unë, po, për mendimin tim, mbase më mirë të vemë Ismail Ileshin.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ti (shokut Xhelil) të jesh sekretar i byrosë së Partisë.

SHOKU XHELIL GJONI: Mendoj se shokët që propozojmë do të jenë më shumë në kontakt me deputetët. Grupi partiak përgjegjës të përbëhet nga Ismail Lleshi, përgjegjës; Muharrem Mezini, Ajli Alushani, Bilbil Jaupi, Ylli Bufi, Kostandin Hoxha, Sotir Kokeri, Shane Korbeci, Leontiev Çuçi, Fatos Nano dhe unë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për mendimin tim, ky grup do të përcaktojë të gjitha politikat në parlament, nuk kemi punë ne më.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ata do të përgjigjen për të gjitha problemet në Kuvend.

SHOKU RAMIZ ALIA: Sigurisht, se nuk është e mundur që për çdo lloj aktesh që do të bëhen në Kuvend të mblidhet Byroja Politike, janë ata që do të vendosin si duhet bërë. Kryetar grupi cili të jetë, si mendoni?

SHOKU KIÇO MUSTAQI: Ismail Lleshi më pëlqen për pjekurinë, maturinë, po dhe i ri është.

SHOKU ABDYL BACKA: Mos do të duhet të jeni ju, shoku Xhelil? se ka lidhje më të natyrshme dhe me Byronë Politike?

SHOKU XHELIL GJONI: Më mirë një nga të rinjtë, Ismaili është adapt. Do bëhet kongresi dhe ne do të veprojmë si komunistët e tjerë. Unë jam për të rinjtë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dhe unë ashtu jam. Duhet filluar të lëshohen frenat, mos të bëjmë gabimin që kemi bërë. Kjo u jep mundësi që të luftojnë, të ndeshen. Xhelili është në përbërje të grupit, prandaj më mirë është kështu, them unë. (Më mirë Ismaili, thonë shokët Spiro dhe Ramiz).

Ka dhe një gjë tjetër, se kryetari i Kryesisë do të thërresë përfaqësuesit e të tri grupeve, me të cilët do të diskutojë për procedurat, sa kohë do t’u lënë diskutimeve etj. Ne akoma imagjinojmë Petro Doden.

Nuk mund të jetë kështu më ky parlament. Nga kjo pikëpamje kryetari i parlamentit e ka më lehtë të bisedojë me Ismailin se sa me Xhelilin. Po dhe për diskutimet midis grupeve të ndryshme më mirë është të jetë Ismaili. Kështu them unë, po në qoftë se mund të mendohet ndryshe, dakord.

SHOKU XHELIL GJONI: Grupi i partisë nuk ka të bëjë me parlamentin, prandaj unë mendoj që Ismaili mund të jetë i komisionit të punëve të jashtme dhe i grupit të partisë (përgjegjës).

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Ismaili di anglisht dhe rusisht.

SHOKU RAMIZ ALIA: Këto ishin grupet. Fehmiun e lamë për nënkryetar të Kuvendit? Për kryetar të Komisionit të Mandateve thamë të ishte Bilbil Jaupi?

SHOKU XHELIL GJONI: Ta shikojmë se dhe ky është nga Fieri dhe na bëhen dy (me gjithë kryetarin e Kryesisë së Kuvendit). Vemë Josif Kokerin, për këtë të Mandateve.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mbledhjen e parë të Kuvendit ky komision parashikoj që ta ketë të vështirë (i mandateve) megjithatë mund ta bëjë Sotir Kokeri. (Bien dakord).

SHOKU SPIRO DEDE: Halil Elezi mundet të vihej në ndonjë komision si kryetar (nuk janë dakord).

SHOKU RAMIZ ALIA: Keni ndonjë gjë tjetër? (Nuk ka).

Për kryetar të Kuvendit jeni dakord që të propozojmë Kastriot Islamin? / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë...”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

Artikuj të ngjashëm

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991
Dossier

“Për kryetar të Kuvendit, mendoj Kastriot Islamin, është i përgatitur, i aftë, ka frymë militante s’ është komunist, por ka gruan, babanë, farefisin dhe…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë në Byro, 11 prill 1991

August 22, 2026
“Në Kongresin e Paqes në Helsinki, Schoeman, foli kundër metodave që u përdorën ndaj delegacionit shqiptar…”/ Zbulohet korrespodenca e Enverit me filozofin anglez Berntrand Rasëll, në ’66-ën
Dossier

“Gjyshi im, Haki Hoxha (Sytari), kur fliste për mjerimin e Shqipërisë nga komunizmi, kujtonte Hafiz Musa Dërgutin, që thoshte; Enver Hoxha asht qafiri biddin…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm të Shkodrës

August 20, 2026
“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91
Dossier

“Lidhur me grevën e Sindikatave, i dhashë udhëzimet kryeministrit Fatos Nano, por ne s’duhet ta ndërpresim veprimtarinë tonë komuniste…”/ Zbulohet raporti i Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë, 11 prill ‘91

August 21, 2026
“Kur m’i dogjën librat e bibliotekës, njitu para fshatit, arrita të shpëtoj këto copa dhe thoja njerëzve: më ndihmoni t’i shpëtoj librat e mi…”/ Historia e panjohur e Imam Musa Hoxhës të Shkodrës
Dossier

“Kur m’i dogjën librat e bibliotekës, njitu para fshatit, arrita të shpëtoj këto copa dhe thoja njerëzve: më ndihmoni t’i shpëtoj librat e mi…”/ Historia e panjohur e Imam Musa Hoxhës të Shkodrës

August 21, 2026
“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës
Dossier

“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës

August 20, 2026
“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953
Dossier

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953

August 18, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme