• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, July 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81

“Kur Enver Hoxha, i vrenjtur i’u drejtua Nexhmijes: Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, ç’janë këto këngë…?!, ajo i’u përgjigj…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të, në ’72-in
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
“Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku…”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Në Kosovë kanë ardhur forca të mëdha të milicisë serbe, është ndaluar qarkullimi dhe filluan llogjet e lakenjve titistë, që nga Fadil Hoxha, Xhavit Nimani…”/ Ditari i panjohur i Enverit për ngjarjet e ’81-it
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al / Ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Kosovë, që nisën në fillimin e muajit mars me protestat dhe demonstratat e rinisë studentore e më pas edhe të popullit të Kosovës, të cilët u ngritën për të kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ligjshme, si dhe statusin e republikës, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin të gjithë popujt dhe etnitë e tjerë që ndodheshin asokohe në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë me në krye boshnjakun Cvijetin Mijatović (kryetar i Presidencës , maj 1980, maj 1981), siç dihet tashmë, patën një reagim të ashpër nga Beogradi zyrtar. Udhëheqja e lartë e Serbisë së asaj kohe me në krye kryeministrin Ivan Stamboliç (kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Republikës Socialiste të Serbisë), nga e cila varej asokohe Krahina Autonome Socialiste e Kosovës, dërgoi atje forcat e blinduara dhe i shtypi me dhunë ato protesta, jo vetëm me forcat policore, por duke nxjerrë edhe ushtrinë e tanket në rrugët dhe sheshet e Prishtinës dhe qyteteve të tjera ku u zhvilluan ato protesta paqësore, ku gjatë gjithë atyre ditëve (11 mars – 11 prill 1981), pati gjithsej 12 viktima.

Këto ngjarje të cilat u bënë lajm i parë në të gjitha mediat botërore, si dhe reagimin publik të Tiranës zyrtare, tashmë janë tepër të njohura nga dhjetëra shkrime apo dhe dokumenteve arkivore që janë publikuar pas viteve ’90-të kryesisht, por ajo gjë që ka mbetur ende një enigmë e madhe dhe nuk është bërë e ditur deri më sot, është ajo se; si ka reaguar fillimisht ndaj atyre ngjarjeve udhëheqësi i Shqipërisë komuniste Enver Hoxha, cili ishte impakti i parë i tij rreth asaj që po ndodhte në Kosovë dhe çfarë hapash ndërmori më pas Tirana zyrtare, për t’ju ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve të saj në Krahinën Autonome Socialiste të Kosovës? A iu mbajt Enver Hoxha asaj çka kishte thënë në vitin 1970, se Fadil Hoxha dhe udhëheqja e lartë e Kosovës po bënin shumë mirë që ishin kundra që Kosovës t’i jepej statusi i Republikës në kuadrin e Federatës Jugosllave, apo kishte ndërruar mëndje dhe qëndrimin e tij?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në linjat nga Tirana për në Kukës, Pukë, ‘Bajram Curri e Peshkopi, ndalesa e parë bëhej te ‘Kafja e Maries’ në Milot, e njohur për…”/ Historia e panjohur e Agjencisë së Transportit të Udhëtarëve në Tiranë, te “Sahati”

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

Lidhur me këto etj., na njohim disa dokumente arkivore që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit (fondi personal i Enver Halil Hoxha) të cilat kanë qenë të panjohura deri më sot dhe do të publikohen për herë të parë dhe në disa numra nga Memorie.al. Nga dokumentet në fjalë, vihet re se që nga 4 marsi 1981, (kur filluan për herë të parë protestat spontane të rinisë studentore në Prishtinë), e deri më datën 3 prill kur Enver Hoxha ka zhvilluar një takim pune me kryeministrin Mehmet Shehu dhe Ramiz Alinë për ngjarjet në Kosovë, pra për një muaj rresht, ka pasur një heshtje të plotë dhe nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e Byrosë Politike apo sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, pra asnjë reagim nga udhëheqja e lartë e PPSH-së e Tirana zyrtare

Po kështu, ajo që vihet re në këto dokumente, është paniku që ka pushtuar udhëheqësin kryesor të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, i cili ka qenë i dyzuar dhe i pavendosur mbi qëndrimin që duhet të mbante Tirana zyrtare mbi ngjarjet në Kosovë, aq sa në një bisedë tjetër në Shtëpinë e Partisë më 5 prill 1981 me “shokët e udhëheqjes”, (Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Pali Miska, Spiro Koleka, Rita Marko, Pilo Peristeri, Simon Stefani e Qiriako Mihali, Nedin Hoxha e Behar Shtylla), ku ata shkonin për kafe, apo për të luajtur me letra, bilardo etj., Enveri i pyet ata: “Ç’mendoni për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne? A duhet të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo”? Po kështu gjatë një bisede tjetër të shkurtër që Enver Hoxha ka pasur në zyrën e tij me Ramiz Alinë afro një muaj më pas (më 13 maj 1981), ai i ka thënë atij: “Për ngjarjet në Kosovë, mua më duket se duhet të mendojnë edhe vartësit tanë dhe të mos pritet prej tyre që të mendoj vetëm unë”!

Lidhur me këto etj., na njohin këto dokumente arkivore të cilat i përkasin periudhës prill-qershor 1981, ku Enver Hoxha ka zhvilluar disa biseda dhe takime, si me dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, (kryeministrin Mehmet Shehu dhe sekretarin e Komitetit Qendror, Ramiz Alia), ashtu dhe me Byronë Politike, e sekretariatin e Komitetit Qendror, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

                                                             Vijon nga numri kaluar

PROCES-VERBALI I BISEDËS SË ENVER HOXHËS ME RAMIZ ALINË, E ZHVILLUAR NË ZYRËN E TIJ MË 13 MAJ 1981, LIDHUR ME NGJARJET E NDODHURA NË KRAHINËN AUTONOME SOCIALISTE TË KOSOVËS

TAKIM I SHKURTËR NË ZYRË I SHOKUT ENVER DITËN E MËRKURË MË DATËN 13 MAJ 1981, ME SHOKUN RAMIZ ALIA

SHOKU ENVER HOXHA: Siç kam shkruar në këtë material, mua më duket se duhet të mendojnë edhe vartësit tanë mbi ngjarjet dhe të mos pritet prej tyre që të mendoj vetëm unë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po e drejtë, ashtu është, shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: E kam çështjen te deklarata që bëri Dushan Ristiçi mbrëmë. Tani në Kuvendin Krahinor të Kosovës mund të thonë se do t’i presin marrëdhëniet kulturore, shkencore e arsimore me Shqipërinë.

Atëherë, në kushtet e krijuara, edhe ne të gjitha programet e nënshkruara me protokolle zyrtare me Kosovën, duhet të përgatitemi që t’i japim nëpërmjet Radiotelevizionit. Mirëpo bëhet gjë në këtë drejtim nga ana qeveritare?

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, akoma s’është bërë gjë.

SHOKU ENVER HOXHA: Dihet që nga qeveria s’kanë bërë akoma gjë, po e kam hallin për përgatitjen e leksioneve e të materialeve të tjera, me të cilat ne ishim angazhuar të ndihmonim në zhvillimin e arsimit e të kulturës në Kosovë. Në këtë drejtim duhet filluar pa vonesë nga puna, sepse përgatitja nuk bëhet dot brenda një dite.

Pastaj është edhe çështja tjetër si përsa u përket atyre që thonë të tjerët për ne, sidomos në lidhje me artikujt që botojmë, edhe përsa u përket me aktet që po kryejnë titistët në Kosovë. Ata po pushojnë tani profesorët e mësuesit, sidomos ata që nuk me flasin kundër patriotëve e punonjësve që u ngritën në demonstrata dhe për të tjera gjëra që mendojnë të bëjnë në lidhje me arsimin, me kulturën, me studentët etj.

Këto qëndrime duhet të vihen mirë në dukje të gjitha nga shtypi ynë, se me këtë mënyrë ne përgatisim opinionin ndërkombëtar për veprimet antishqiptare të titistëve. Faktet që ne do të vëmë në dukje, do të vijnë si plotësuese të atyre që ngremë në artikujt tanë.

Ne konstatojmë se në botë shumë njerëz, shumë diplomatë na thonë se mbi këto çështje që po trajtojmë në shtypin e propagandën tonë, ata i marrin vesh për herë të parë. Veç këtyre ne, duke u bazuar në të dhënat e Tanjugut, ndihmojmë që revizionistët e Beogradit të demaskojnë veten.

Prandaj t’i vëmë më mirë në lëvizje punonjësit tanë të shtypit e të propagandës, që të punojnë me kokë dhe jo vetëm kur t’u sugjerojmë ne, t’u tërheqim vëmendjen që të reflektojnë më thellë mbi ngjarjet, t’i bëjmë që të na sugjerojnë edhe ata se çfarë duhet të bëjmë.

Bile pa pritur fare botimin e artikullit tonë, duhet të na kishin sugjeruar që në shtypin, Radion e Televizionin tonë, të vinim në dukje të gjitha sa thonë jugosllavët për ne, si e përse na akuzojnë. Këto ne duhet t’i pasqyrojmë në shtyp siç janë, pa komente, se komenti pastaj do t’u bëhet më vonë.

Këtë rrugë po ndjekin edhe armiqtë tanë, revizionistët jugosllavë, ata e vënë në korrent popullin e tyre për ngjarjet që mendojnë se janë në favorin e tyre, prandaj edhe ne gjithashtu ta vëmë në dijeni popullin tonë, për ato veprime që bëjnë ata kundër shqiptarëve në Kosovë etj.

Po kështu ‘Tanjugu’ bëri më përpara një përmbledhje të artikullit tonë, pastaj dha këto të tjerat. Edhe ne kështu duhet të bëjmë. Natyrisht artikujt që botojmë, bëjnë me efektin e tyre, po çështja është që, para se t’u japim përgjigje, ne duhet të përgatisim me kohë me terrenin, që opinioni ynë i brendshëm dhe ai ndërkombëtar të jetë i informuar mirë dhe drejt për çdo veprim të titistëve.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, e drejtë, ashtu është, edhe ne duhet të përgatitemi dhe kështu do të veprojmë, shoku Enver.

PROCES-VERBALI I TAKIMIT TË ENVER HOXHËS ME RAMIZ ALINË NË ZYRËN E TIJ MË 4 QERSHOR 1981, LIDHUR ME NJË ARTIKULL QË DO BOTOHEJ NË “ZËRI I POPULLIT”, KUNDËR AKUZAVE TË BEOGRADIT

BISEDË E SHOKUT ENVER BËRË NË ZYRËN E TIJ ME SHOKUN RAMIZ ALIA MË DATËN 4 QERSHOR 1981 NË LIDHJE ME PËRGATITJEN E NJË ARTIKULLI TEORIKO HISTORIK NË FORMA POLEMIKE TË RREPTA KUNDËR SULMEVE PABAZA QË NA BËJNË SHOVINISTËT E TËRBUAR TË BEOGRADIT

SHOKU ENVER HOXHA: I dhashë Haxhiut disa teza të tjera, me të cilat mendoj të përgatisim një artikull edhe kundër revizionistëve bullgarë. Siç e them në tezat, qëllimi kryesor, dhe pa iu drejtuar drejtpërdrejt jugosllavëve, është t’u themi këtyre se në Maqedoni janë përfshirë toka shqiptare, ku jeton një popullatë e madhe shqiptare. Kjo është ideja, që do të hidhet duke atakuar bullgarët për hartën që kanë botuar me rastin e përvjetorit të Traktatit të Shën Stefanit. Sipas kësaj harte, kufijtë e tyre bullgarët i shtyjnë deri në Adriatik.

Në artikull ne do ta atakojmë këtë botim dhe do të vëmë në dukje se, nga pikëpamja e etnisë, në Maqedoni, qoftë që kjo mund të quhet e Egjeut, apo e Vardarit, qoftë Maqedoni e thjeshtë, ekzistojnë toka dhe popullsi shqiptare dhe të përcaktojmë qartë kufijtë se brenda cilit territor jeton kjo popullsi. Titullin në tezat e vura: “Loja të rrezikshme me harta”.

Nuk është hera e parë, them aty, që bullgarët nxjerrin të tilla botime. Ata edhe një herë tjetër, në vitin 1960, kanë shtypur një hartë ku tërë Shqipërinë e kanë futur brenda kufijve të Jugosllavisë. Kjo ishte një dhuratë që i bëhej atëherë Titos. Në këtë hartë Shqipëria figuronte si republikë e shtatë e Jugosllavisë.

Në tezat që do të marrësh, shkruhet se në ç’dokumente figurojnë ndërhyrjet tona për këto veprime, siç është fjala ime përpara përfaqësuesve të 81 partive në vitin 1960 në Moskë, pastaj edhe një notë e veçantë që i është drejtuar Qeverisë Bullgare. Po, siç e pashë këto ditë, fjala që kam mbajtur unë përpara përfaqësuesve të 81 partive në vitin 1960 në Moskë, është më e fortë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ai është një dokument shumë i mirë.

SHOKU ENVER HOXHA: Atje flitet edhe për ngjarjen në Sremka-Mitrovica.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është fjala për fjalimin që u mbajt në këtë vend, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori sovjetik?

SHOKU ENVER HOXHA: Po. Dhe me këtë rast ne kemi bërë protestë të rreptë. Kjo ngjarje mendoj se duhet shfrytëzuar në artikullin që do të botojmë kundër komplotit serbomadh-sovjetik, të përdorim frazat më të forta që janë përdorur atje kundër ambasadorit sovjetik dhe atasheut ushtarak.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në cilën, në atë të Sremka-Mitrovicës?

SHOKU ENVER HOXHA: Po, në atë të Sremka-Mitrovicës. Atje është thënë se; “Shqipëria është e rrethuar me tela me gjemba, ku sundon çizmja e kufitarit…” dhe ambasadori sovjetik me atasheun ushtarak që merrnin pjesë në këtë ngjarje, e dëgjuan me seriozitetin më të madh, me fjalë të tjera e miratuan, mbështetën kështu publikisht tezat e xhelatit Rankoviç. Kjo është një.

Përsa u përket artikujve që më the se do të përgatiten nga Aleks Buda ato janë të mira dhe mund të botohen, por, siç po shoh, duket që jashtë nuk po u vihet veshi si duhet ngjarjeve që po zhvillohen. Para disa ditësh lexova artikullin e përgatitur nga një grup profesorësh që m’u duk i mirë. Lexova gjithashtu edhe artikullin e Ismail Kadaresë, që ishte akoma më i mirë, megjithatë konstatoj se këtyre nuk u është bërë jehonë nga ana e shtypit ndërkombëtar, vihet re një “lodhje” nga ana e tij, bile duket sikur kërkon të lerë përshtypjen se shumë ka folur për ngjarjet tragjike që kanë ndodhur në Kosovë. Megjithëse, siç po shikoj mbi materialet tona të fundit, prapë mund të ketë komente.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mbrëmë dha një lajm Rojteri për artikullin tonë të fundit, shoku Enver, por një gjë fare të vogël.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, një gjë fare të vogël jepte Rojteri, ai nuk prekte thelbin e çështjes. Po përse e mban shtypi botëror këtë qëndrim? Në përgjithësi, ka një tendencë rënieje nga shtypi botëror në trajtimin e ngjarjeve të Kosovës, se Perëndimi synon që ta mbrojë Jugosllavinë, megjithatë shikon mirë se në politikën që ndjekin jugosllavët nuk kanë baza. Neve qarqet diplomatike na i miratojnë qëndrimet, nuk u bëjnë jehonë në shtyp ngjarjeve të Kosovës dhe vëmë re se, sa kohë kalon, shtypi botëror po flet gjithnjë e më pak për to.

Ndryshe është puna nga ana e jugosllavëve, këta flasin e do të flasin më shumë. Prirja e tyre është të na sulmojnë ne nga të katër anët, shkruan apo nuk shkruan shtypi botëror për këto ngjarje. Sulmet që ata bëjnë kundër Kosovës dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i bëjnë kryesisht për opinionin e tyre të brendshëm, por sa të jetë e mundur edhe për jashtë, pse sa më shumë të përhapet fjala e tyre, le të dëgjohet, mendojnë ata, mirë është, kush të besojë, të besojë, po edhe atij që nuk beson, prapë diçka do t’i mbetet në mendje nga propaganda e madhe që po bëjnë.

Tani më duket është koha që faktet historike ne duhet t’i përdorim për polemikë. Prandaj, pasi të përgatisim të gjithë këta artikuj që kemi në duar, mendoj të shkruajmë edhe një artikull tjetër të gjatë, që të mos shtypet përnjëherë pas këtyre, po me kohë. Në këtë artikull të fillojmë të shpjegojmë teorikisht ç’do të thotë “irredentizëm”, ç’do të thotë “nacionalizëm” dhe ç’do të thotë “shovinizëm”.

Së pari, t’i shpjegojmë këto si kuptohen në Jugosllavi dhe si kuptohen në Shqipëri, në Shqipërinë “e vogël” o në Shqipërinë “e madhe”, cilat janë arsyet e lindjes së tyre, ku i kanë bazat, të bëjmë me këtë rast një bilanc se ku ka ekzistuar “shovinizmi” ose “nacionalizmi” më i theksuar, te populli serb, në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe në regjimin titist, apo te shqiptarët që jetojnë në Jugosllavi dhe pastaj në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë?/ Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 1961-in, kur ai i dërgoi letër Enver Hoxhës, që e bija e tij të lejohej për t’u kuruar në Itali, me shpenzimet e familjes, në përgjigjen që i erdhi në ’64-ën, thuhej...”/ Historia e panjohur e aktorit Enver Dauti

Artikuj të ngjashëm

“Në linjat nga Tirana për në Kukës, Pukë, ‘Bajram Curri e Peshkopi, ndalesa e parë bëhej te ‘Kafja e Maries’ në Milot, e njohur për…”/ Historia e panjohur e Agjencisë së Transportit të Udhëtarëve në Tiranë, te “Sahati”
Dossier

“Në linjat nga Tirana për në Kukës, Pukë, ‘Bajram Curri e Peshkopi, ndalesa e parë bëhej te ‘Kafja e Maries’ në Milot, e njohur për…”/ Historia e panjohur e Agjencisë së Transportit të Udhëtarëve në Tiranë, te “Sahati”

July 27, 2026
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

July 29, 2026
“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
Dossier

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

July 27, 2026
“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914
Dossier

“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne…”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

July 28, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Turqia e ropi pasurinë e shqiptarëve dhe sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, qyteti i Vlorës paguante 1.000.000 franga në vit dhe vetëm 20.000…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme