• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, July 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Në ’84-ën, pasi na e vranë xhaxhanë në kufi, trupin e tij e shëtitën nëpër fshatra me një ‘Gaz’ të hapur dhe e lanë tre ditë te Dega e Gjirokastrës, ku shkonin për ta parë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit
Dëshmia e rrallë e korrierit: “Qemalin e mbajtëm tre vjet në shtëpi, pasi Hasan Stafa, i’a la amanet babës tim, i cili më 6 maj ’42, i tha Enverit: gjakun e atij djali ta kërkoj ty…”
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
“Pasi e torturuan për dhjetë orë, im atë mbaroi, e hipën në makinë, ai Birçja dhe Gjondeda, i hodhën litarin në fyt, pastaj e çuan nga Linza, i çanë dhe…”/ Dëshmia rrëqethëse, e djalit të Teme Sejkos
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Nga Idriz Zeqiraj

Memorie.al / Me vendim të Komisionit për Dëbim – Internime, pranë Minstrisë të Brendshme, u dëbova nga Tirana dhe u internova në fshatin Bilçë të Beratit. Berati ishte zonë klasike për internime, sepse edhe një polic i vetëm, i vendosur tek një urë, si i vetmi kalim që lidh Beratin dhe Skraparin me pjesën tjetër të vendit, kontrollon çdo lëvizje. Atje ka qenë i internuar, në kohë të Mbretërisë, edhe komunisti Qemal Stafa me kundërshtarët e tjerë të Monarkisë Zogut. Por, komunizmi kishte masivizuar internimin, i cili fillonte me 5 (pesë) vjet dënim dhe zgjatej në dekada, madje, në të shumtën e rasteve, tërë jetën, deri në amëshim!

Hapësira lëvizëse kufizohej në një kilometër. Punoja në shkulje drunjësh, për hapje të tokave të reja kodrinore. Banoja në një dhomë përdhese, në gjysmë errësirë e gjithë lagështirë, me derë e dritare të thyera. Minjtë e gjirizeve lodronin shpengueshëm në dhomën time. Dhomë i thënçin, sepse ishte një vjeturinë dhe më shumë ngjasonte me një strehë bagëtish. Unë mbuloja kokën me batanije, bilëz, edhe në vaposjen e verës, nga frika e gërvishtjes apo të kafshimit nga minjtë. Librat e bibliotekës time ishin “loja” e tyre e preferuar, meqë ishin vendosur përtokë, në kartonë rrethanorë.

Një ndërtesë për banim ishte në përfundim e sipër. Një dhomë, pa kuzhinë, ishte planifikuar për mua; dhomë e kuzhinë për familjen e ish-Kundëradmiralit të Flotës Ushtarake Shqiptare, Teme Sejko dhe dy dhoma e kuzhinë për ish – të parin e luftës të Shkodrës, ish-gjeneralin, ish – “Heroin e Popullit” Shqiptar, malësorin vuthnjan – Sadik Bekteshi, i internuar familjarisht.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

Rrjedha e ngjarjeve prishi planin fillestar për popullimin e kësaj ndërtese. I pari u arrestova dhe u dënova unë me burg politik. Pastaj u dënua ish-drejtori i Drejtorisë Politike të Shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes, Sadik Bekteshi, me 25 vjet burg të rëndë dhe, më vonë, do të takoheshim në “Dyqanin e Lëkurave”, siç emërtohej nga vendorët Burgu i Burrelit, meqë prej aty shpresat e lirisë ishin utopi, iluzive dhe një gropë-varr i përbashkët, “bythë një qershie”, brenda rrethimit të burgut, i priste, për strehim të përjetshëm, banorët e prangosur të këtij burgu namkeq.

Dhuna ndaj familjes Sejko, dhunë ndaj Çamërisë

Politika e ndëshkoi edhe më rëndë familjen Sejko. Teme Sejko ishte nga Filati i Çamërisë dhe familja e tij ishte përndjekur e përzënë nga bandat qeveritare greke në vitin 1945. Teme, djalë i ri, i zgjuar, energjik u shqua në studimet ushtarake dhe besnikëri atdhetare, ngjiti shkallët e karrierës, duke u bërë kundëradmirali i parë i Flotës Ushtarake Shqiptare. Në vitet `60-a, me gjyqin montazh, tipik stalinist, kinse, në lidhje spiunazhi me Flotën e 6-të amerikane, arrestohet në grup dhe ekzekutohet me dajak e torturë.

Familja jetonte në Tiranë. Bashkëshortja ishte motër e të vetmit vëlla korçar, dëshmor i luftës. Ajo, me dy djemtë, Rajmondin dhe Sokolin, u internua në Berat. Prindërit e saj të moshuar, ndonëse nuk kishin fëmijë të tjerë, shkuan pas vajzës, për të jetuar së bashku. Djali i vogël, Sokoli, u akuzua për tentativë të djegies të Kombinatit të Tekstilit në Berat! Një vajzë 16 vjeçare paska ndez një deng pambuku, në një qoshe të korridorit në hyrje të fabrikës. Dhe, këtë, gjoja, e ka bërë me porosi të Sokolit! Dhe, dihet se sa “shpejt” digjet pambuku!! U organizua një gjyq farsë.

Pjesëmarrja e familjes Sejko në gjyq u kushtëzua, vetëm nëse e ëma e Sokolit të akuzuar do ta mohonte djalin në sallën e gjyqit! Por ajo ishte nënë e shkolluar dhe dinjitoze. “Dua ta dëgjoj procesin gjyqësor dhe nëse bindem për fajësinë e djalit, do ta mohoj pa hezitim”,- u tha ajo pushtetarëve të këtij procesi gjyqësor të montuar. Ky kusht nuk u pranua nga gjykata! Sokoli u dënua me vdekje – pushkatim, me motivacionin; “sabotim të ekonomisë socialiste”!

21 vjeçari Sokol Sejko, në sallën e gjyqit, mohoi, madje në tërësi, akuzën e bërë dhe denoncoi Sigurimin dhe Partinë për gjyqin e montuar, me qëllim të shuarjes të familjes Sejko. Dhe, kërkoi nga familja një kostum, për të vdekur i bukur. Dy javë pas dënimit, Sokoli u ekzekutua në shpatet e Ullishtës të Beratit. Personi që e kishte varrosur, humbi lirinë më vonë, i tregoi të vëllait, Rajmondit, zonën e varrimit, por jo edhe vend-varrin, sepse i ekzekutuari duhej të ishte “vulë-humbur”, madje përjetësisht!

Vetëvrasja e nënës së vëllezërve Sejko

Zemra e nënës nuk e përballoi ekzekutimin e djalit të pafajshëm. Përgjatë një nate dimri pa gjumë, ajo shkruajti disa letra dhe ua hodhi, poshtë dyerve, disa familjeve të internuara në qytetin e Beratit, duke denoncuar gjyqet dhe dënimet e kurdisura për bashkëshortin Teme Sejko dhe djalin Sokolin. Dhe, duke u gdhirë dita e re, e veshur në kostum, xhaketë e pantallona, u hodh, me kokë poshtë, nga ballkoni i katit të 5-të të banesës të saj, duke i dhënë fund jetës.

Asaj nate djali i madh, Rajmondi, ishte mysafir ke halla në Plug të Lushnjes, ku ishte e internuar familja e çamit Rexho Plaku, ish-komandant i çetës partizane “Çamëria”, i dënuar dhe i ri dënuar me burg politik dhe, pas më shumë se dy dekadave vuajtjeje, vdiq në burg. Rajmond Sejko udhëtoi, në mëngjes, me autobusin e parë të linjes Lushnje – Berat. Zbriti me nxitim për të marrë rrobat e punës dhe trastën me bukë. Por, oficeri i Sigurimit, i cili e priste atë, i pushtoi krahun, duke i thënë: “Rajmond, eja me mua, se kemi pak punë në Degën e Brendshme (polici)”.

Në hyrje të stacionit policor, një zyrtar tjetër i drejtohet: “Rajmond Sejko, në emër të popullit jeni i arrestuar”! Pyetja e parë e hetuesit për Edmondin ishte: “Pse bëri vetëvrasje nëna jote”? Kjo ishte shokuese për Edmondin, i cili po e mësonte vdekjen e nënës nga hetuesi. Dhe, e besoi lajmin, sepse qe në zbritje nga autobusi atë e kishin parë me shumë kureshtje qytetarët e shumtë, ngaqë kishin mësuar për vetëvrasjen e bashkëshortes të Teme Sejkos, përkatësisht, nënën e vëllezërve Edmond dhe Sokol Sejko. Ishte mëngjes i hershëm dhe shumësia e njerëzve nxitonin për në vendet e punës.

Trajtimi çnjerëzor në birucë dhe njohja me Rajmond Sejkon

Ishte dimër, bënte shumë ftohtë. Mua më kishin zhveshur pallton, xhaketën, trikon, nën këmishën dhe më kishin lënë vetëm në pantallona dhe këmishë, pa çorape, në çimento. Biruca (qelia) ishte e nëndheshme, me lagështirë tej norme dhe thonin se është i vetmi burg që i ka mbijetuar shekujt, ka mbetur në funksion “që nga koha e turkut”. Biruca kutërbonte urinë dhe pluhur duhani të staxhionuar, të shtresuar. Ishte errësirë e gjithmonshme.

Një gjysmë batanije e grisur dhe e pistë, të cilën polici ma jepte në orët e vona të natës dhe ma merrte ende pa u gdhirë mirë, nuk arrinte të mbulonte, as për së afërmi trupin tim. Për shtatë muaj hetimi asnjë dush, asnjë mundësi pastrimi e higjiene elementare personale. I vetmuar dhe fort i uritur, por më shumë i mërdhirë.

Pas dënimit, në një birucë, qeli, më bashkuan me Rajmond Sejkon. Prisnim transferimin në burg tjetër, për vuajtjen e dënimit. Rajmondi ishte bukurosh dhe thonin se është kopje e të atit, në rini të tij. Kur mësoi prejardhjen time, u hap i tëri dhe më foli lirshëm për tragjizmin e familjes së tij. “Më dhimbsën gjyshërit, si do ta përballojnë humbjen e vajzës së tyre, të nënës time? Janë të moshuar dhe të sëmurë. Nëna ishte shpresa e vetme e pleqërisë së tyre. Tani më shumë do të vuaj për gjyshërit e gjallë, se sa për prindërit dhe vëllanë tmerrshëm të vdekur”,- rrëfeu dhimbshëm e përvajshëm Rajmond Sejko.

Ri dënimi i Rajmondit, në burgun e Spaçit, duke qenë ende në vuajtje të dënimit fillestar, për ta ngritur kuotën e dënimit të tij në 18 vjet burg, na sjell ndërmend fjalët e vëllait të vogël, Sokolit, drejtuar gjyqit komunist se; “qëllimi juaj është shuarja e familjes Sejko”. Ndërkohë, xhaxhai i tyre, Taho Sejko, i lodhur nga presioni dhe provokimet e Sigurimit të Shtetit, bëri vetëvrasje në Shkodër.

Dhënia dhunshëm e shtetësisë çamëve, krye-tradhti kombëtare

Në vitin 1945 ishte nacionalizmi i shfrenuar grek, ai që i përzuri çamërit nga trojet e tyre stërgjyshore, me pretekstin që kishin bashkëpunuar me fashizmin kundër Greqisë, gjë që nuk është e vërtetë. Në vitin 1952, ishte Enver Hoxha, i cili, me dekret të veçantë, ua dha shtetësinë shqiptare dhunshëm dhe nuk i lejoi të kthehen në vatrat e tyre, në Çamëri, Greqi, edhe pse Qeveria greke, tashmë, në përbërje të re, u bëri thirrje për kthim kolektiv, të gjithë shtetasve të saj, të refugjuar përdhunshëm, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Edhe pronat e tyre ishin regjistruar dhe tapitë e tyre ishin ruajtur.

Dhënia e dhunshme e shtetësisë shqiptare çamërve të përgjakur dhe të përzënë, nga trojet e tyre, nën tytat e armëve dhe të bajonetave, duke i dhënë legjitimitetin qeverisë greke për heqjen e shtetësisë greke, ishte dhe mbetet krye tradhtia kombëtare e Enver Hoxhës dhe e partisë së tij kriminale. Dhe, kjo krye tradhti mbetet përjetësisht krim kombëtar dhe kupolë maje e tradhtive seriale të komunistëve shqiptarë, në dëm të çështjes shqiptare. Çuditërisht, komunistët shqiptarë, kudo qofshin ata, iu ngjitën, si bajga këpucëve, ideologjisë së mykur dhe regresive sllaviste – staliniste.

Miqësia e dlirë me Dr. Beniamin Çettën

Me auto-burgun e koracuar udhëtuam për në burgun “kaush” të Tiranës. “Kaush” emërtoheshin dhomat e mëdha, me shtretër-dërrasash, të ngjitura njësh, trekatshe, hipje me shkallë, në të dy anët e dhomës, me një rrugicë në mes. Aty bëhej grumbullimi i të burgosurve nga e gjithë Shqipëria, për t`u shpërndarë në 11 burgjet – kampe të vendit dhe në burgun skëterrë të Burrelit, ky i fundit, i destinuar, i përcaktuar për të dënuarit e kuadrove të lartë politikë e ushtarakë si dhe stoikët, të qëndrueshmit, të pabindurit, të papërmirësueshmitë.

Kjo kategori, por edhe ish-kuadrot e lartë, zakonisht, duhet t`i linin kockat brenda rrethimit të burgut, në “bythë të qershisë”, në një grope – varr, ku shumësia e trupave, ka bërë të pamundur identifikimin e kufomave, nismë e provuar në kohë të demokracisë. Numri i të burgosurve në burgun e Burrelit ka qenë i kufizuar, nga 80 deri në 100 të dënuar, shumë syresh të ri dënuar, përgjatë vuajtjes të dënimit të parë, me qëllimin e vetëm: për të mos e gëzuar lirinë kurrë!

Aty gjetëm kardiologun, specialistin e sëmundjeve të zemrës, i mirënjohur jo vetëm në rrethin e Durrësit, por edhe më tej në Shqipëri, mirditorin, Dr. Beniamin Çetta, vëllai i profesorit tonë të nderuar, Anton Çetta. Ai ishte dënuar me grupin e madh të pacientëve të tij çamër, madje të gjithë me akuzën klishe; të “agjitacionit dhe të propagandës kundër partisë dhe pushtetit popullor”, duke u “shpërblyer” me nga një dhjetëshe. Ishin, kryesisht, pleq. Dhe, pleqëria ua kishte shtuar mallin dhe plasë zemrën për vendlindjen e tyre, Çamërinë e begatë dhe hyjnore.

Dr. Beniamin Çetta, edhe pse kishte kaluar të 45 vitet, ende nuk ishte martuar. Ai jetonte me nënën dhe tezen, të dyja të moshuara dhe me probleme shëndetësore. Dhe, doktori më shumë mërzitej për dy plakat e vetmuara dhe të pamundura për shërbime vetjake, se sa për prangosjen e tij. Në burgun e Tiranës u miqësuam me Dr. Beniaminin. Ai ishte i dashur, i çiltër, fort i mirësjellshëm, modest dhe shumë i njerëzishëm. E pyeta, pse ishte vonuar për martesë?

“Duke qenë beqar, kisha mundësi më shumë për t`u përkujdesur për Nënën dhe Tezen dhe këtë barrë nuk dua ta këtë nusja ime”, – më tha doktori, jo pa keqardhje. Kjo na kujton librin e shenjtë “Biblën”, ku shkruhet se feja katolike nuk e ndalon martesën e priftërinjve, por duke qenë beqarë të përjetshëm, priftërinjtë kanë më shumë kohë për t`iu përkushtuar fesë, kishës, Zotit.

Në vitin 1990 Dr. Beniamini më kërkoi ta ndihmoja për ta realizuar një vizitë në Gjermani dhe për ta takuar vëllanë e madh, Antonin. Tashmë, unë isha aziluar në Gjermani. E vura në dijeni Profesorin, për kërkesën e vëllait, Beniaminit, i cili më falënderoi dhe premtoi se “do të shihemi së afërmi” dhe duke shtuar të mos bëj asnjë veprim për Beniaminin, pa e takuar atë. Profesor Çetta erdhi në Gjermani, më takoi mua, biseduam dhe e informova për Dr. Benin, siç e thërrisnim në burg. Por, Ai më porositi t`i them Dr. Benit se “duhet të presë edhe sa kohë dhe do t`ia rregulloj një vizitë në Kosovë, sepse duan ta shohin edhe familja tjetër”. Dhe, ashtu u bë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Korrik 2026

Next Post

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek...”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

Artikuj të ngjashëm

“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit
Personazh

“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

June 29, 2026
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913
Personazh

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

June 28, 2026
“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës
Personazh

“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku…”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

June 25, 2026
Next Post
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek...”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme