• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Qeveria vendosi që Pallati i Kulturës të bëhet më i madh, të shtohet e të mos mbetet siç e kishin menduar sovjetikët…”/ Historia e panjohur e projektuesit me “kleçkë” në biografi, që mbeti anonim…?!

“Shoku Enver, ju lutem të më falni për guximin që marr t’ju drejtohem juve personalisht, por e bëj këtë, sepse…”/ Letra e panjohur e inxhinierit, që u dënua si sabotator në minierën e Selenicës
“Përveç kinemave, kafeve dhe dancit të egjiptianëve, Tirana nuk ka asgjë të ofroj, pasi ato të quajturat dëfrime europiane…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
Kalendari Historik 13 Prill
“Përveç kinemave, kafeve dhe dancit të egjiptianëve, Tirana nuk ka asgjë të ofroj, pasi ato të quajturat dëfrime europiane…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
“Kur kryetari i Degës së Lushnjes, i tha; Hajrie Mulleti lirohesh, por s’të lejohet të shkosh në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Sarandë’, ajo iu përgjigj…”/ Kujtimet e ish-të internuarit politik
“Nga Fejziu, ministri Zogut që u pushkatua me ‘Gjyqin Special’, te i biri, Rizai, i diplomuar në Oksford, që e varën në litar në Kuçovë dhe…”/ Historia tragjike e sagës Alizoti
“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi…”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993

Memorie.al / Botimi “Semih Pashallari, arkitekti i heshtur” shkruar nga Ismihan Pirgu Pashallari, 2011, merr përsipër t’i përgjigjet pyetjes ç’do të thotë të jesh arkitekt i veprave me rëndësi në Shqipëri, duke punuar e jetuar nën regjimin komunist. Libri është shkruar në gjallje të arkitektit, por u botua pas vdekjes së tij. Semih Pashallari ndërroi jetë më 21 nëntor 2008. Ismihan Pirgu është e bija e arkitektit, çka e ka lehtësuar sigurimin e materialeve arkivore, projekte të arkitektit të cilat ndodhen në fondet e arkivave të Institutit të Projektimit Nr. 1. Botimi është i pasur me foto e skica nga ky arkiv dhe nga arkivi familjar.

Paçka se qëllimi nuk ka qenë dokumentimi shkencor i punës së të atit. Një objektiv i tillë asnjëherë nuk mund të pretendohet nga një njeri i afërt i subjektit, që nuk i kursen lavdet, si: “i madhi, i shkëlqyeri etj..”! Qëllimi s’ishte i tillë, por autorja e ndjen që ky jetëshkrim është po aq i përligjur për të thyer heshtjen mbi veprën e të atit. Duke parë se emri i tij nuk ekziston kur flitet për objektet e realizuara në periudhën e socializmit. E kësaj periudhe është kontributi i tij.

Autorja vuri re se në fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 nuk përmendet fare emri i këtij njeriu: Duke synuar që të bëhen ndërtime sa më të mira, të bukura e ekonomike, e në afate të shkurta A e P.S kanë dhënë vepra dinjitoze që si nga funksioni edhe nga format e materialet e përdorura janë arritje me vlera.

Ndër veprat më të njohura janë Pallati i Selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, Pallati i madh i Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë, Galeria Kombëtare e Arteve, Hotelet turistike në Gjirokastër, Përmet Krujë, blloqet e banesave në Bulevardin “Enver Hoxha” në Fier dhe Tiranë, pallatet e sportit në Tiranë, Vlorë, Korçë, Elbasan, shtëpitë e pushimit në Vlorë, Korçë, varrezat e dëshmorëve, ndërtesa e Institutit të Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë etj..

Gjithashtu mund të lexoni

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

Përmendet arkitektë të kësaj periudhe si; Skënder Luarasi, Anton Lufi, Besim Daja, Sokrat Mosko, Valentina Pistoli, Koço Miho, Klement Kolaneci etj.. Gjëkundi Semih Pashallari…?! Ai ka marrë pjesë si përpunues i themeleve për selinë e Komitetit Qendror, ka qenë pjesëmarrës në projektin dhe realizimin e Pallatit të Kulturës, punë për të cilën është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin e Punës të Klasit të Parë” më 1966.

Është projektues i ndërtesës së Radio Televizionit Shqiptar “i realizuar prej tij sepse askush nuk e merrte përsipër me kushtet ekonomike që kërkoheshin”, nënvizon Pirgu. “Ka qenë shpëtimtar dhe realizues në situata të vështira për kryerjen e projekt-planeve të Ministrisë e të Institutit të Projektimit Nr. 1, por ai i takon asaj kategorie që nuk përputhet me normat e regjimit komunist. Inxhinier Semihu nuk ishte as me partinë, as kundra saj, nuk i interesonte politika”.

Është e para vepër që botohet për këtë figurë të arkitekturës shqiptare. Autorja është përpjekur të përfshijë kujtimet e arkitektit kur ndërtohej Pallati i Kulturës, braktisjen e projektit nga rusët më 1961 dhe ndryshimi që total që presoi projekt-ideja fillestare e për t’u shndërruar në një kompleks gjigant që hynte në zemër të zonës “Skënderbe” si me përdhunë, në anë të Xhamisë së Et’hem Beut e mbi rrënojat e pazarit të vjetër të Tiranës.

Këto kujtime që vijnë në një moshë të shtyrë të arkitektit kanë një vlerë dokumentare për një nga objektet që sot e ka ndarë më dysh qoftë opinionin e specialistëve qoftë të qytetarëve.

Autorja e pyet inxhinier Semihun nëse mund të tregojë të vërtetat e Pallatit të Kulturës, për të cilin ajo ka qenë dëshmitare, pasi ishte në një moshë që kuptonte diçka dhe mbante mend shumë gjëra. Shkruan: “Di që brenda Institutit u botua një broshurë për Pallatin ku nuk përmendet në asnjë cep të tij emri i Semih Pashallarit i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin e Punës të Klasit të Parë” për ndërtimin e Pallati të Kulturës dhe që me shaka shumë kolegë pune të inxhinierit e thërrisnin Semih Pallati.”

Sepse…; Ishte nip me një gjysh të pushkatuar dhe një dajë të dënuar me vdekje dhe të ekzekutuar me varje në litar me ardhjen e komunistëve në pushtet. Semih Pashallari u lind në Tiranë më 1926 nga Sadi dhe Fitret Pashallari. I ati, Sadiu ishte djali i Aksarajli Mehmet Pashait të Turqisë, i shkolluar në Paris për inxhinieri.

U martua me Fitretin, vajza e Fejzi bej Alizotit, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit, ndër të tjera. Fejzi Alizoti u pushkatua në Gjyqin Special të vitit 1945. Emri i Sadi Pashallarit përbën një kapitull më vete. Dorën e tij e sheh kudo nëpër Tiranë. Sadiu është inxhinieri i parë i Bashkisë së Tiranës.

Është projektues i Bashkisë e Tiranës (ish-Komiteti Ekzekutiv), i Presidencës së Kuvendit (sot Teatri i Kukullave) ish-Legatës Italiane (ndërtesa e ish-të Përndjekurve Politik), Kryegjyshatës Botërore, Shtëpisë së Fëmijës etj.., të gjitha vepra të periudhës së Monarkisë. Nga viti 1945 e deri në fund të jetës, punoi në Ministri të Mbrojtjes.

Familja ishte vendosur në një vilë në mes të një fushe me grurë jo larg atij që në të ardhmen do të ishte “Sheshi Skënderbe”. Aty Semihu i vogël pa për herë të parë kombajnë. Ruan në mend shëtitjet me prindërit dhe çlodhjen në Kafe “Kursal që kishte një kopsht të bukur dhe ku luhej muzikë. Koha e artë. Vështirësitë do të vinin pas kësaj. Tre fëmijët e Pashallarëve nuk e patën të lehtë shkollimin. Semihu kryen gjimnazin shkencor, fillon punë disenjator në Ndërmarrjen e Projektimit dhe një mori peripecish u deshën që të kryejë studimet universitare natën.

Ishte nip nga nëna i Riza Alizotit, inxhinier minierash, i dënuar me vdekje dhe i varur dhe litar në Kuçovë më 1947. Dy vajzat e tij të vogla, si bijat e “armikut të popullit”, u rritën në shtëpinë e Pashallarëve. Deri ditën kur familja u nxorën nga vila e bukur e cila u hodh në erë për t’u ngritur një ambasadë. “Këto kanë qenë arsyet për të cilat regjimi komunist krijoi heshtje për karrierën dhe punën e babait tim. Ai u pengua të arrinte në lartësinë që i takonte”, shkruan Ismihan Pirgu.

Jeta e Pashallërve të rinj nën regjimin komunist kushtëzohej nga ky humor herë shtrëngues e herë pak lirues i politikave të Partisë. Nëse Sehim Pashallari i përfundoi në studimet në rininë e vonë, për shkak të së ashtuquajturës “kleçkë në biografi”, -kjo ishte një fantazmë e madhe e cila ndoqi edhe fëmijët e tij, që nuk mundën të përfitonin studimet universitare. Autorja e këtij libri nuk u lejua të ndiqte studimet.

Lidhur me këtë, ajo kujton: “Nga dritarja e shtëpisë shihnim një spektakël teatri çdo ditë.  Një pjesë toke të oborrit të shtëpisë e zinte konvikti i Institutit të Lartë të Fizkulturës. Një shkollë që mua personalisht edhe pse isha sportiste me emër e kampione vendi, regjimi i saj kohë më ndaloi shkollimin. Në atë vilë sot gjendet rezidenca e ambasadorit egjiptian. Sot jemi të detyruar të shikojmë si jetojnë të tjerët aty”!

Kështu, arkitekti Semih Pashallarin regjimi komunist në një krah e dekoronte me medalje e Urdhra Pune të Klasit të Parë dhe nga ana tjetër “i thërrmonte zemrën”. Punoi deri sa doli në pension në Institutin e Projektimit nr. 1. Vazhdoi të projektojë me porosi. Xhamia e Namazgjasë është nga projektet e fundit të rëndësishme që nuk u zbatua. Bashkëkohësit kolegë e vlerësojnë Semih Pashallarin si një nga baballarët e racionalizmit shqiptar në arkitekturë, njohës i thellë detajeve dhe teknologjisë së brendshme të ndërtimit dhe zbatimit, me nuhatje krijuese.

Semih Pashallari kujton: “Historia e Pallatit të Kulturës filloi si një dhuratë nga rusët për shqiptarët. Në fillim sollën tre variante për projekt-ide. Ishte një ndërtesë e ulët dykatëshe. Atelieja e cila e kish marrë përsipër mbante emrin ‘Mosk-projekti’, shefi i saj quhej Budusof. Ata erdhën në Shqipëri për t’i treguar qeverisë shqiptare këto tri variante.

Pasi ia paraqitën qeverisë dhe qeveria bëri vërejtjet që kishte, grupi sovjetik për të bërë këto ndryshime la në Tiranë tre a katër veta, e më vonë erdhi edhe një tjetër. Ky grup qëndroi këtu për të korrigjuar projekt-idenë. Për të ndihmuar grupin lidhur me vizatimet e reja, më caktuan mua dhe Sokratin. Na vendosën për të punuar në sallën e bibliotekës së ministries, bashkë me sovjetikët…!

Pasi qeveria jonë dha mendimet e saj ranë dakord me projekt-idenë e paraqitur, sovjetikët u larguan për në vendin e tyre e prej andej filluan të dërgojnë projekte vetëm për atë pjesë që do të punohej, kështu na kishin në dorë gjithmonë. Dërguan themelet, bodrumet e ndonjë prerje të projekt-idesë. Gjatë punimit për zbatimin caktuan si drejtues Sokratin, pasi dinte rusisht. Në kohën kur ishin duke u ndërtuar bodrumet u prish politika me sovjetikët.

Ata ikën dhe nuk u kthyen më, e lanë punën, tashmë ishin bërë armiq me ne. Pastaj qeveria vendosi ta bënim me forcat tona. Caktuan listën e personalit të përbërë nga një grup arkitektësh e inxhinierësh…! Në fillim ky grup përbëhej nga Anton Lufi, Skënder Luarasi, Eqerem Dobi, Besim Daja, e Sokrat Mosko si projektues dhe Misto Mele, Koço Miho dhe unë, si bashkautorë…!

Ndërkohë qeveria mori prapë vendimin që Pallati i Kulturës të bëhet më i madh, të shtohet e të mos mbetet në atë volum që kishin menduar drejtuesit sovjetikë…! U desh të ndryshohet çdo gjë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Muajt e fejesës duhet të kenë qenë si një magji për Mbretin Zog, po aq sa për Geraldinën, dhe pse ata kishin 21 vjet diferencë në moshë, por...”/ Historia e panjohur e dasmës së monarkut shqiptar

Next Post

“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku...”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

Artikuj të ngjashëm

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit
Dossier

“Elefanti ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e re dhe s’mund t’jua përshkruajm se sa mirënjohës jemi unë, Nesi dhe djali ynë Skipper’s…”/ Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit

August 12, 2026
Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
Next Post
“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës

“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku...”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme