• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Xhaxhai Krüger i vitit 1940, i realizuar…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e tetëmbëdhjetë

                             -NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET – 

                                                        PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Premiera e filmit gjerman ‘Jud Süß’, u dha me 24 shtator 1940 në Pallatin e “Oufas” në Berlin, në praninë e Gëbelsit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.                  

                                                 Vijon nga numri kaluar

Kapitulli III

                                                          FILMI

Që në fillimet tij filmi nazist trajton “rrezikun çifut”. ‘Der ewige jude’ (‘Çifuti i përjetshëm’) i Fritz Hipplerit, është një tjetër film antisemit, pas atij të Harlanit. Ai është radhitur si përfaqësuesi më agresiv në gjininë e tij. Filmi u shfaq në kinematë e vendit në nëntor të vitit 1940, d.m.th. rreth një vit pas fillimit të Luftës II-të Botërore. Ai u realizua nga Fritz Hippleri me mbështetjen e Departamentit të Propagandës të Rajhut. Hitleri dhe Gëbelsi kanë ndikuar fuqishëm në formën dhe përmbajtjen e tij. Ky film duhej të përgatiste publikun gjerman për “zgjidhjen përfundimtare të çështjes çifute”. Objektivi ishte të ngjallte në popull një ndjenjë armiqësore ndaj hebrenjve si “racë” e dëmshme.

Der ewige jude është film brutal, i tmerrshëm. Një numër i madh skenash janë realizuar në getot e Varshavës dhe të Lodzit. Filmi përsërit stereotipet antisemite të propagandës naziste dhe e krahason popullin hebre me minjtë. Ai jep në dritë të shtrembër jetën e çifutëve në geto, duke e paraqitur si një realitet normal, që nuk ka lidhje me këtë geto. Realizuesi i tij këmbëngul në “barbarinë “ e zakoneve fetare dhe shoqërore të popullit hebre. Në këtë film bën pjesë edhe fjalimi i Hitlerit i datës 30 janar 1939, ku është formuluar kërcënimi për asgjësimin e hebrenjve.

“Në këtë ditë përkujtimore, ndoshta jo vetëm për ne gjermanët, shprehet Hitleri në këtë fjalim, ka një gjë që do të doja të ju them: në jetën time unë kam qenë shumë shpesh profet dhe shumë më shpesh kanë qeshur me mua. Në epokën e luftës time për pushtet, populli çifut ishte i pari, që i priti profecitë e mia duke qeshur. Unë profetizoja se një ditë do të merrja drejtimin e shtetit në Gjermani dhe, si rrjedhojë, drejtimin e të gjithë popullit dhe se atëherë, midis shumë problemeve të tjera, unë do të zgjidhja problemin çifut. Unë besoj se ajo e qeshur zanore e atëhershme e judaizmit (Judentum) në Gjermani, ndërkohë është asfiksuar në grykë. Sot unë dëshiroj të jem sërish profet : nëse judaizmi financiar ndërkombëtar, në Europë dhe jashtë saj, do të arrijë të shtyjë edhe një herë popujt në një luftë botërore, atëherë rezultati nuk do të jetë bolshevizmi i Tokës dhe prej këtej fitorja e judaizmit, por asgjësimi i racës çifute në Europë”.

‘Der ewige jude’, së bashku me ‘Jud Süß’ dhe ‘Die Rothschilds’, i realizuar nga Erich Waschnecku, janë filma antisemitë ku hebrenjtë nuk paraqiten më si personazhe komike, sikurse ishte e zakonshme në kinematografinë gjermane të kohës, por si të rrezikshëm, si “nën-njerëz”, si “antiracë”. Kinematografia hitleriane, kur trajton probleme, siç e kemi përmendur, të shëndetit mendor, të debilitetit, të atyre që ecin me katër këmbë, etj., duke i shpjeguar këto me ligjin e trashëgimisë, thekson se një përqindje e madhe e bartësve të këtyre sëmundjeve përbëhet nga çifutë.

Në këtë rrjedhë, si film propagandistik në linjën ideologjike të nazizmit, bën pjesë edhe filmi tjetër antisemit – ‘Venus vor Gericht’ (‘Venusi në proces’), i realizuar në vitin 1941 nga Hans H. Zerleni. Filmi i vendos ngjarjet në vitet ’20 të shekullit të kaluar dhe synon të trajtojë “artin e degjeneruar”, sipas vështrimit nazist. Skenat zhvillohen në një magazinë veprash arti, pronari i së cilës është Benjamin Hecht, një hebre. Ai kërkon t’i shesë një ministri një bust të kohës, duke e trajtuar si vepër të antikitetit, që duhej vendosur në muzeum! Tregtari hebre kishte lidhje me këtë ministër, sepse ky ishte i interesuar edhe si blerës i dosjeve pornografike. Për të zbukuruar skenat janë përdorur vepra origjinale të “artit të degjeneruar”, që ishin hequr nga muzetë prej nazistëve në vitin 1937, skulptura të Ernst Ludwigit dhe të d’Erich Heckelit, piktura të Wassilyt dhe të Paul Kleinschmidit, si dhe vepra të tjera arti.

Objekt i indoktrinimit nazist janë të gjitha shtresat e shoqërisë, por vëmendje e veçantë i kushtohet rinisë gjermane. Në Gjermani shkollat u detyruan të përfshijnë në programet e tyre mësimore projektimin, në çdo muaj, të një filmi propagandistik, politik, 20-minutash. Një nga filmat e shfaqur nëpër shkolla në vitin 1937 është ‘Alles Leben ist Kampf’ (‘Çdo jetë është luftë’). Nxënësit duhet të analizonin filmin dhe vlerësoheshin për këtë me notë si në të gjitha lëndët e tjera. Për të nxitur ndjekjen e filmit nga rinia edhe në sallat e kinemave, u organizuan të quajturat Jugendfilmstunde (Ora e filmit për rininë), ku ishte gjithnjë i pranishëm një anëtar i Partisë Nacional-socialiste. Në raste të veçanta i pranishëm ishte edhe vetë Gëbelsi. Në përfundim të projektimit të tij, çdo film diskutohej. Të rinjtë nxiteshin që ta vazhdonin diskutimin në familje, në mbrëmje me prindërit e tyre.

Tema e rinisë është rrokur gjerësisht në kinematografinë gjermane, sidomos gjatë viteve 1936-1942. “Kujdesi” për rininë nga regjimi nazist, është kujdesi për “biberonimin” e ushtarëve të ardhshëm të Wermahtit me ideologjinë e regjimit që në adoleshencë. E njëjta gjë, i njëjti “kujdes” vihet re edhe ndaj gruas gjermane. Për të kuptuar këtë mjafton t’i hidhet një sy trajtimit të rolit të saj në kinematografinë e viteve 1933-1945. Në filmat e kohës ajo është një grua besnike e burrit, që ka shkuar në front. Ajo sakrifikohet për të qenë një “mitër” e mirë, që siguron vijueshmërinë e racës ariane, është gardiane e kësaj race. Që nga viti 1940 vihet re edhe një trajtim jo gjithnjë tradicional i gruas në kinematografi.

Ajo del tani edhe në rolin e gruas së fortë, gruas mjeke, shkencëtare, detektive, gruas që punon, por me një kusht; në një rrethanë të caktuar, nëse i kërkohet, për fatet e vendit, ajo duhet gjithnjë të vetësakrifikohet. Sipas statistikave të kohës, gruaja gjermane përbënte masën dërmuese të shikuesve në sallat e kinemasë. Për rolin dhe ndikimin e kinemasë mbi masën mund të përmendet edhe fakti se, në vitin 1943 kinemaja gjermane ka patur një miliard hyrje, ose 8 herë më shumë se në ditët tona. Gjermania ishte gjatë viteve 1939-1945 prodhuesi më i madh i filmave në Europë. Industria e saj kinematografike prodhonte mbi 80 filma të metrazhit të gjatë në vit, duke zënë kështu vendin e dytë në botë pas Hollywood në SHBA-ës. Ajo u financua bujarisht nga shteti nazist edhe në kushtet më të vështira të jetës së tij.

Lufta, përgatitja e gjithanshme e rinisë, e gruas, e të gjitha shtresave dhe kategorive të popullit gjerman, për një përballje të armatosur të përmasave ndërkombëtare, vetë pasqyrimi i këtij konflikti në frymën e një fitoreje të shpejtë e të padiskutueshme të Rajhut mbi armiqtë – mbi këtë tematikë mbështetet i gjithë filmi gjerman, sidomos në vitet e para të pushtetit nazist. Format, trajtimi dhe gjetjet janë nga më të ndryshmet, thelbi mbetet po ai: përgatitja shpirtërore dhe aktive e gjermanëve, mobilizimi i tyre i plotë në aventurat tragjike hitleriane.

Në ‘Wer war es’ (‘Kush është ky’) dhe në ‘Feind am Werk’ (‘Armiku në punë’), dy filma fiksion të viteve 1938 dhe 1940 të realizuar nga Carl Rosti, popullit gjerman i kërkohet të jetë vigjilent. Këta filma shfaqin në ekran gjermanë që, duke u mburrur, apo nën ndikimin e alkoolit, i japin shumë gojës. Filmi përçon idenë se fjalëshumi i pakontrolluar do të dënohet me rreptësi sipas ligjit “siç e meriton, si kriminel”. Filmi i bën thirrje popullit që të heshtë (Mund halten-Mbylle gojën!) ose, në rast dyshimi, të informojë menjëherë Gestapon.

Në këtë gamë dallojmë një numër të madh filmash me karakter mësimdhënës apo pedagogjik, që u drejtohen të gjitha armëve të Wermahtit; aviacionit, marinës, artilerisë, këmbësorisë. Këta filma përcjellin njohuri se si mund të dallohet një avion armik, një aparat armik i çdo tipi apo arme qoftë, anijet e luftës, etj. Një kategori filmash shpërndan njohuri mbi maskat e gazit dhe përdorimin e tyre, mbi mënyrën dhe praktikën e ndërtimit të vendstrehimeve të zakonshme ose të atyre me blloqe akulli, sikurse është praktikë për eskimezët. Filma të tjerë japin këshilla se si mund të përballohen përmbytjet, si mund t’i bëhet ballë të ftohtit, si duhet dhënë ndihma e shpejtë apo si bëhet frymëmarrja artificiale. ‘Deutsche Panzer’ (‘Panceri Gjerman’) i Walter Ruttmanit, prodhim i vitit 1940, i thur himne mjeteve të blinduara gjermane, krejtësisht të automatizuara, duke i paraqitur si një krijim mitologjik, jashtë njerëzor, mbinjerëzor, i pathyeshëm.

‘Deutche Panzer’ është simbol i Gjermanisë hitleriane, i Wermachtit, i racës ariane. Në vitin 1941 gjendja në frontet e luftës nuk është ashtu sikurse e kishin trumbetuar hitlerianët, apo sikurse do të kishin dëshirë ata. Në këto rrethana, Gëbelsi e përcakton kështu shërbimin e industrisë gjermane të filmit: “Objektivi i saj tani është të largojë nga populli gjerman idenë e një fitoreje të afërt, të lehtë dhe, nga ana tjetër, të thërrasë qytetarin gjerman për një luftë totale”. Këtë vulë mbajnë filmat e njohur si Fredericus-Film, filma biografikë të mbretërve të Prusisë Frederik-Guillaume I, Frederik Guillaume II, Frederik Guillaume III, Bismarck, Der Alter un der Junge König (Mbreti i vjetër dhe ai i ri).

Këta filma i kthehen historisë për të fshehur realitetin, në një farë mase edhe për ta përligjur atë. Nëpërmjet tyre nazistët kërkojnë t’i bëjnë jehonë prestigjit të mbretërve të Prusisë, duke e paraqitur Hitlerin, natyrshëm, si pasardhës të tyre në ambiciet dhe në rrugët e ndjekura për një Gjermani të madhe. Ata ekzaltojnë patriotizmin, detyrën, vetësakrifikimin. Nëpërmjet tyre synohet të kalojë, të njihet si popullore, ideja mbi madhështinë e Gjermanisë, ideja mbi nacional socializmin si garant dhe trashëgimtar i kësaj historie të lavdishme. Në këtë varg bën pjesë edhe filmi ‘Grosser König’ (‘Mbreti i Madh’) i Veit Harlanit realizuar në vitin 1942. Filmi ‘Grosser König’ përshkohet nga replika, që bëjnë të mendosh mbi aktualitetin e ngjarjeve në front, si p.sh.: “të dyshosh në fitoren, kjo është tradhti e madhe”, ose “ai që largohet nga lufta, largohet nga jeta”!

Gjendja në frontet e luftës, sidomos pas betejës së Stalingradit në vitin 1942, i jep një profil tjetër filmit gjerman. Ai ka për detyrë tani të “ushqejë” moralin e popullsisë dhe të trupave të Wermahtit, të tregojë se ata janë gjithnjë të fortë. Ndërkohë që qytetet gjermane bombardohen në mënyre masive nga aleatët, yje të kinematografisë dërgohen edhe në front për të argëtuar ushtarët. Kur Rajhu III jetonte muajt e tij të fundit, në vitin 1944, Veit Harlani realizon filmin Kolberg. Duke marrë shkas nga ngjarjet historike, ai synon t’i ri japë shpresë popullit gjerman dhe të ringjallë frymën luftarake. Filmi Kolberg trajton qëndresën e pasuksesshme, por heroike të qytetit me të njëjtin emër, që gjatë luftërave napoloniane pengoi një fitore të plotë të francezëve.

Për xhirimin apo realizimin e filmit ‘Kolberg’, nazistët vunë në dispozicion mjete të mëdha teknike e financiare. Goebelsi dha urdhër që një numër i madh ushtarësh të tërhiqen nga fronti rus për të luajtur si figurantë. Rreth 180.000 ushtarë kanë marrë pjesë në disa skena. Lagje të tëra të Kolbergut u ndërtuan si dekor pranë Berlinit për t’u bombarduar, sipas skenarit, nga artileria e Napoleonit, dhe për t’u djegur më pas. U devijua nga shtrati lumi Persante për të provokuar një përmbytje të Kolbergut. Filmi, si apologji e sakrificës, mbyllet me frazën: “më e mira lind gjithnjë nga dhimbja”. Ai u parashutua për ushtarët, që mbronin fortesën në La Rochelle të Francës, për t’i frymëzuar ata që të bënin qëndresë duke pritur arritjen e përforcimeve!

Marrëdhëniet franko-gjermane, në një kuadër historik, janë trajtuar nga kinematografia naziste, së paku, që në vitet e para të Luftës II-të Botërore. Lufta nisi në drejtim të Lindjes, me agresionin nazist ndaj Polonisë, në vitin 1939, por në hartat e tyre nazistët kishin shigjetuar njëkohësisht edhe Francën, edhe Anglinë në Perëndim. Në planet naziste nuk përfshiheshin vetëm Sudetet në Lindje, por edhe Alsasa në Perëndim. Kinematografia naziste luajti edhe ajo rolin e saj në përgatitjen e opinionit publik gjerman për të pranuar dhe për t’i shërbyer politikës revanshiste, agresive të hitlerianëve në pushtet, për të përligjur kalimin nga hartat në terren. Mund të kujtojmë, në këtë vështrim, filmin ‘Das Deutsche Elsass’ (‘Alsasa Gjermane’) i vitit 1941, me realizator Walter Leckebuschin.

Filmi ‘Das Deutsche Elsass’ këmbëngul në unitetin gjeografik, gjuhësor, arkitektural dhe kulturor të rajonit me Landin e Baden-Wurtembergut. Ai kërkon të provojë se si Franca ka kërkuar gjithnjë të shkatërrojë këtë unitet. Filmi i rikthehet disfatës së Verdunit, apo betejës së zhvilluar midis 21 shkurtit dhe 18 dhjetorit 1916 në rajonet e Verdunit dhe të Lorenës. Pamjet filmike tregojnë monumentet kushtuar ushtarëve francezë, ndërkohë që vetëm rrënimet dhe braktisja dëshmojnë, sipas autorëve të filmit, sakrificat e ushtarëve gjermanë. Hyrja e ushtrisë naziste në rajon, në vitin 1940, paraqitet si një rikthim në normalen. Das Deutsche Elsass vazhdon me pamje që dëshmojnë se si rajonit të “shkretuar” nga francezët i është rikthyer begatia. Kjo, në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të popullsisë lokale dhe të Arbeitsdienst (Shërbimit të punës).

Filmi historik është përdorur gjithashtu për të ushqyer ndjenja anglofobe, armiqësore ndaj Britanisë së Madhe, si një nga dy vendet që, së bashku me Francën, i deklaroi luftë Gjermanisë Hitleriane, menjëherë pas agresionit që ndërmori ajo mbi territorin polak me 1 shtator 1939. Britania e Madhe ishte pengesë serioze në marshimin nazist, që synonte vendosjen e sundimit hitlerian në kontinent dhe më tej. Propaganda dhe kinematografia naziste, si instrument i saj, manipulojnë me historinë, paraqesin periudha dhe ngjarje të saj në një dritë të shtrembër, keqdashëse.

I tillë është filmi ‘Das Herz Der Königin’ (‘Zemra e mbretëreshës’) i Carl Frölichit, realizuar në vitin 1940, jo shumë kohë pas fillimit të Luftës. Filmi jep një paraqitje të përzgjedhur të historisë dhe të jetës të mbretëreshës së Skocisë, Mari Stuart. Sipas autorëve të tij, mbretëresha e Skocisë, me zemër të pastër, paraqitet e persekutuar nga tradhtarët, nga të korruptuarit, të degjeneruarit, të shthururit anglezë. Ajo dënohet me vdekje, me prerjen e kokës, nga armikja e saj Elizabeta I-rë e Anglisë.

Ndër filmat anglofobë, të prodhuar nga industria kinematografike e Gjermanisë naziste, mund të përmendet edhe ‘Ohm Krüger’ (‘Xhaxhai Krüger’) i vitit 1940, realizuar nga Hans Steinhoffi, Karl Antyni dhe Herbert Maischi. Filmi merr përsipër të dëshmojë mbi masakrat e kryera nga britanikët gjatë Luftës së Boerëve të viteve 1899-1902, mbi kampet britanike të përqendrimit, si dhe mbi hipokrizinë e mbretëreshës britanike të viteve 1837-1901, Viktoria.

Filmi mbyllet me fjalët e kryetarit të boerëve, Pol Krügerit: “Ja si Anglia ka nënshtruar, me mjetet më mizore, popullin tonë të vogël. Megjithëkëtë dita e hakmarrjes do të vijë. Unë nuk e dij se kur, por kaq gjak nuk mund të derdhet më kot, kaq lotë nuk janë derdhur së koti. Ne ishim vetëm një popull i vogël i pafuqishëm. Popuj të mëdhenj dhe të fuqishëm do të ngrihen kundër tiranisë britanike. Ata do ta thyejnë Anglinë. Zoti do të jetë me ta. Atëherë rruga do të hapet drejt një bote më të mirë”. Aludimi është i hapur; nazimi dhe populli i madh gjerman, raca gjermanike, janë shpëtimtarët e kohës! Ata do të vendosin një rend të ri në botë. Zoti është me ta!

Midis filmave të tjerë anti-britanikë bën pjesë edhe Carl Peters, që trajton edhe ky botën koloniale para Luftës I-rë Botërore. Carl Peters është realizuar nga Herbert Selpini dhe doli në ekran në vitin 1941. Ai trajton jetën e Carl Petersit, i gjykuar si anti-anglez. Historia nis në Londër në vitin 1892. Në Inteligjent Servis diskutojnë nëse duhet arrestuar Petersi, që ka për mision të dobësojë pozitën britanike në Afrikë dhe të përforcojë atje praninë e Perandorisë Gjermane, duke kolonizuar hapësira të këtij kontinenti dhe duke i deklaruar si protektorat gjerman. Ai mbështetet në përpjekjet e tij edhe nga vetë Kaizeri Wilhelm. / Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është ...”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?

Next Post

“Mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që shoqërojnë fëmijët në Brindzi, kanë ndjenja anti-italiane dhe...”/ Historia tragjike e tre motrave vlonjate që u persekutuan nga fashistët dhe komunistët

Artikuj të ngjashëm

“Premiera e filmit gjerman ‘Jud Süß’, u dha me 24 shtator 1940 në Pallatin e “Oufas” në Berlin, në praninë e Gëbelsit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë…”/  Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Premiera e filmit gjerman ‘Jud Süß’, u dha me 24 shtator 1940 në Pallatin e “Oufas” në Berlin, në praninë e Gëbelsit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 21, 2026
“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 20, 2026
“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare
Dossier

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

May 18, 2026
“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 19, 2026
“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 18, 2026
“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 17, 2026
Next Post
“Shadije Bogdo nga Libohova e diplomuar në ‘Robert Kolezh’, formoi Shoqatën ‘Shqiptarka’, propozoi hapjen e Institutit ‘Nëna Mbretëreshë’ më 1924…”/ Historia e panjohur e intelektuales së famshme

“Mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që shoqërojnë fëmijët në Brindzi, kanë ndjenja anti-italiane dhe...”/ Historia tragjike e tre motrave vlonjate që u persekutuan nga fashistët dhe komunistët

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme