• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, April 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

“Në janar 1962, mbi qiellin e Tyringenit në Gjermaninë Lindore, u panë disa fletushka me mbishkrimin; nga P. P. e Shqipërisë, që bënin thirrje për…”/ Historia e panjohur që implikoi Tiranën zyrtare dhe Enver Hoxhën
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!

Nga Shpëtim Çaushi

VIZITA E PARË “TURISTIKE” E STRAUSS-IT NË SHQIPËRI

E startuar si një kërkesë vize për një kalim tranzit, vizita përfundoi me përmbajtje të thellë politike dhe dëshmoi se ajo do të ushtronte influencën e vet në prominencën politike gjermane, për zhbllokimin e bisedimeve midis të dy palëve, për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane. Siç e pranoi edhe ai vetë, gjatë vizitës në Shqipëri, ai u shndërrua nga një “turist normal”, në një “turist politik”.

Franz Josef Strauss zhvilloi bisedime me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave të asaj kohe, Manush Myftiu dhe bëri vizita në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe në atë të Skënderbeut në Krujë. Ai nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Presidenti Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi i kortezisë me Kryeministrin Adil Çarçani. Për të u dha vetëm një njoftim i shkurtër në shtypin shqiptar, me një titull të thjeshtë “Franc Jozef Strauss bëri një vizitë turistike në vendin tonë”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën

Qeveria shqiptare, në këtë mënyrë përpiqej të evitonte tërheqjen e vëmendjes nga aspekti politik i vizitës. Megjithëse, nominalisht i kritikuar nga memorandumet e deklaratat zyrtare shqiptare, si “revanshist politik” dhe përfaqësues i forcave të djathta “më të errëta” të Gjermanisë së pasluftës, Strauss-i u prit në Tiranë me nderime të veçanta, duke u cilësuar edhe si “një nga njerëzit politikë më të shquar dhe më të dëgjuar të Gjermanisë Federale”.

Bisedime zyrtare u zhvilluan midis personalitetit të lartë gjerman dhe Manush Myftiut. Në të mori pjesë edhe Sofokli Lazri, i cili kishte kryesuar delegacionin qeveritar shqiptar në bisedimet e Bonit. Pas shpjegimeve të politikës së shtetit shqiptar, në plan të brendshëm dhe veçanërisht në atë ndërkombëtar, zëvendëskryeministri Myftiu i përmblodhi Kryeministrit bavarez qëndrimin e njohur shqiptar në bisedimet me Bonin, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

VLERËSIME TË NDRYSHME POLITIKE, SHQIPËRIA

“Ndjenjat e gjermanëve, në mënyrë të veçantë e gjermanëve jugorë të Bavarisë ndaj Shqipërisë janë shumë pozitive, theksoi Straussi në bisedë me bashkëbiseduesin shqiptar. Ne, pothuajse nuk kemi pasur aksione luftarake kundër njëri-tjetrit, pak në Luftën e Parë Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por lufta më e madhe e shqiptarëve ishte lufta kundër turqve, kundër italianëve, lufta çlirimtare. Unë, kur të kthehem në atdhe, përshtypjet e mia do t’ia them kancelarit federal dhe miqve të mi në qeverinë federale, pa publicitet”.

VIZITA E DYTË E STRAUSS-IT NË SHQIPËRI

Vizita e dytë e Strauss-it në Shqipëri u realizua më 19 maj 1986, po me iniciativën e udhëheqësit gjerman. Kryeministri bavarez kësaj radhe nuk vinte thjesht si “turist”, por si një politikan i lartë gjerman, duke kërkuar paraprakisht një bashkëbisedues të rëndësishëm nga pala shqiptare.

U duk qartë se ai vinte pas përshtypjeve të hidhura, që kishte lënë takimi i 10 marsit 1986 në Vjenë për palën shqiptare, me pre-dispozicionin dhe dëshirën për të kontribuar në kapërcimin e vështirësive të ndeshura në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve. Këtë radhë Strauss-i u prit nga Kryeministri shqiptar Aadil Çarçani.

“SADISFAKSION MORAL” PËR PALËN SHQIPTARE, POR JO KREDI

Titullari i qeverisë shqiptare, pas falënderimeve të rastit për kontributin personal të udhëheqësit gjerman për normalizimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve, shprehu rezervat për arritjet e deriatëhershme në bisedimet me Bonin.

Duke nënvizuar dëshirën për kapërcimin e situatës së bisedimeve midis të dy palëve, Çarçani shtoi se Tirana kishte parashtruar që; “bashkë me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, t’i jepej edhe sadisfaksioni moral në lidhje me të drejtën e saj legjitime, kërkesën e saj për çështjen e njohjes së dëmeve, që ajo ka pësuar nga Lufta e Dytë Botërore”.

Pyetjes së Strauss-it se çfarë kuptonte me “sadisfaksion moral” pala shqiptare, kryeministri Çarçani iu përgjigj se qeveria shqiptare nënkuptonte reparacionet e luftës, “që ju, sigurisht, nuk i njihni si reparacione, por ne kemi thënë se mund të gjenden rrugë e forma të tjera, që ky dëm që pësoi Shqipëria, t’i njihet dhe t’i jepet”.

Kjo i dha shkas kryeministrit bavarez që të kërkojë të falur, por të shprehej hapur se qeveria shqiptare “po ecte në një rrugë të gabuar”. Në vijim, Strauss-i ri shpjegoi qëndrimin gjerman për këtë çështje.

“Sipas Marrëveshjes së Borxheve të Londrës, vëzhgoi ai, çështja e reparacioneve (po e përsëris edhe një herë), para Traktatit të Paqes, as që mund të shtrohet në tavolinë. Përndryshe, do të fillonin kërkesat për bisedime edhe të tjerët, si Norvegjia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika, Franca etj. Ju lutem të më besoni, kjo nuk është me qëllim të keq, por nuk mund të diskutohet.

Në bisedën e fundit që pata në gusht të vitit 1984 me zotin zëvendëskryeministër, më tha se ne i kemi paguar reparacione Polonisë dhe Jugosllavisë; kështu më tha partneri im shqiptar në bisedimet që patëm në atë kohë, por unë thashë dhe them se nuk është e vërtetë, se as polakët dhe as jugosllavët nuk morën asnjë qindarkë, por Polonia mori një herë, kurse Jugosllavia mori disa herë kredi në kushte shumë të favorshme, ndërkohë që shkatërrimet në Poloni dhe Jugosllavi ishin, sigurisht, shumë të mëdha.

Veç kësaj, ju keni marrëdhënie diplomatike me Austrinë, me Republikën Demokratike Gjermane dhe me Italinë…! Sipas informacioneve tona, vijoi ai, as Italia, as Austria, as Republika Demokratike Gjermane nuk kanë paguar asnjë qindarkë dhe nuk kanë përdorur asnjë formë tjetër për zhdëmtimet.

Trupat gjermane që erdhën në atë kohë në Shqipëri, vinin nga Gjermania, nga ajo pjesë e saj, që tani përbëhet nga tri shtete. Ua them miqësisht këtë, që është rrugë e gabuar dhe është e pamundur që Republika Federale e Gjermanisë të hyjë në bisedime për këto çështje.

Dëshiroj të them, nënvizoi sërish Strauss-i, se nuk ka asnjë kuptim të besojmë në gjëra, për të cilat nuk mund të veprojmë. Të gjithë ish -kundërshtarët tanë në luftë kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne, me përjashtim të Shqipërisë. Dhe kjo është çështje e Shqipërisë, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare. Ata kanë vendosur marrëdhënie diplomatike pa parakusht.

Me të njëjtën qartësi dëshiroj të them hapur se ne, në bazë të bashkëpunimit ekonomik, edhe me Shqipërinë, mund të zbatojmë ato forma që kemi përdorur edhe me Poloninë dhe Jugosllavinë, dhe ky bashkëpunim do të jetë i një rëndësie shumë të madhe për zhvillimin e vendit tuaj në fushën tekniko-shkencore.

Pozita e zhvillimit tonë tekniko-shkencor në botë gjithmonë po rritet, por më vjen keq se, po të vihen kushtet që thamë, nuk do të dalë gjë, nuk do të nxjerrim gjë… Veç një gjë: ju vini të fundit me kërkesat tuaja në këtë drejtim”.

Qeveria shqiptare, nëpërmjet prononcimit të kryeministrit të saj, edhe në këtë rast, deklaroi se, lidhur me kapërcimin e problemeve ajo nuk mund të pranonte zgjidhjen e këtij “sadisfaksioni moral” nëpërmjet marrjes së kredive apo ndihmave, pasi e kishte të ndaluar me Kushtetutë.

Ai i theksoi Strauss-it gjithashtu se qeveria shqiptare nuk ngulte këmbë që kjo shumë të paguhej nën emrin e reparacioneve dhe se nuk e kushtëzonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me pagimin e reparacioneve, por se “moralisht ne duam një kontribut, siç kanë marrë edhe të tjerët, në formë kredie apo reparacionesh, kjo është puna e juaj, ne nuk dimë ekzakt si ua keni dhënë të tjerëve”.

Çarçani argumentoi se aspekti moral i kërkesës shqiptare qëndronte në njohjen nga pala gjermane të “një diçkaje legjitime, të një kontributi të madh që dha Shqipëria ndaj këtyre dëmeve që pësoi; njohja, pra, dhe dhënia e një kompensimi për të gjithë këtë kontribut të Shqipërisë dhe kjo, jo si lëmoshë, por si një diç- ka legjitime që asaj i takon”.

Madje, shtoi ai, nga takimet me personalitetet gjermane, njoftimet e ndryshme, takimet dhe bisedimet, ishte bërë pothuaj “un fait açompli” që Shqipëria do të merrte një shumë të konsiderueshme, “kështu që nuk mbetej veçse të takoheshin të dy ministrat e jashtëm për të firmosur këtë çështje, kurse në momentin e fundit, ne vumë re një tërheqje të palës gjermane, arsyen e së cilës nuk e kuptuam”.

Duke shprehur shqetësim se edhe ky argument “moral shqiptar” do të merrej përsëri nga pala gjermane si një parakusht, me sens pragmatist, Strauss-i i propozoi kryeministrit shqiptar, që të përpiqeshin për të lidhur aspektin moral me atë material të kësaj çështjeje. Strauss-i propozoi gjithashtu realizimin e një marrëveshjeje 10-vjeçare të bashkëpunimit tekniko-shkencor, e cila do të nënshkruhej pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

MARRËVESHJE 10 – VJEÇARE DHE “SHINAT E TRENIT” TË STRAUSS-IT

Idenë e marrëveshjes 10-vjeçare, Kryeministri bavarez e konceptoi në këtë mënyrë:

  1. Shifra e dhënë prej 4-5 milionë markash është vetëm një gjest, por në asnjë mënyrë nuk është bashkëpunimi ekonomik midis të dy vendeve. Duke u nisur nga ana praktike e çështjes, Republika Federale e Gjermanisë paguan 7 miliardë marka në vit ndaj një numri vendesh, “shumica e të cilave as që kanë qenë në luftë fare me ne”, sikurse Bolivia, Brazili, India, Tanzania, Mozambiku etj.

Në këtë kuadër mund të shihet edhe marrëveshja e bashkëpunimit tekniko-shkencor me Shqipërinë, nisur edhe nga fakti se ministri i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë i përket partisë sime (CSU), “gjë kjo që do të ndikojë, me siguri, që të merrni një ndihmë shumë më të madhe materiale, sesa kjo shumë qesharake prej 4-5 milionë markash”.

  1. Në rastin e pranimit të kësaj marrëveshjeje nga pala shqiptare, “se si do ta rregulloni ju këtë brenda përbrenda shtetit tuaj, me Kushtetutën tuaj, ne nuk mund t’ju ndihmojmë dot, por, për shembull, në rastin e Tanzanisë, shumica e këtyre parave, që ne u kemi dhënë atyre, është “fond perdue”, të cilat janë në fakt kredi shtetërore, nga të cilat, sipas Strauss-it, ekonomia gjermane nuk kishte pasur asnjë përfitim.
  2. Marrëveshja për bashkëpunimin tekniko-shkencor, sipas tij, do të nënshkruhej ose pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve ose menjëherë bashkë me të. Kjo pre-supozon që pala shqiptare të marrë çdo vit, jo nga 4-5 milionë marka, por, për shembull, deri në 30 milionë.

Nga kjo marrëveshje, në mënyrë fleksibël, mund të shkëmbehen edhe projekte me njëri-tjetrin, duke përcaktuar fushat e bashkëpunimit midis të dy vendeve. Ndoshta, gjatë viteve, mundet që pala gjermane t’u afrohet kërkesave aktuale të palës shqiptare. Pra, Ministria Federale e Punëve të Jashtme është njëra “shinë” për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa Ministria Federale e Bashkëpunimit Ekonomik, është “shina” tjetër.

“Në qoftë se treni do të niset në shinën e parë, aludoi ai, unë do të veproj që ai të fillojë të niset, ndoshta në të njëjtën kohë, edhe në shinën e dytë”, konkludoi ai./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai...”/ Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne

Next Post

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha...”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981
Dossier

“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981

April 27, 2026
“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
Dossier

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën

April 26, 2026
“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 26, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën
Dossier

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 25, 2026
Next Post
“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha...”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme