• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, April 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/ Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne

Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog
Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog
Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog
“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees
“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Pjesa e dytë

Memorie.al / “Një mbret në Shqipëri”, titullohet romani i botuar nga Jean-Luc Tourenne, sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Uegen” me përkthimin e Dashnor Kokonozit. Autori është një psiko-analist parisien. Natyra e tij prej udhëtari jo të zakonshëm e shtyu atë të vizitojë edhe Shqipërinë më 1985-ën. Këtu, mësoi për historinë tonë, e më tej bëri një punë të madhe kërkimore për vendin tonë. “Ky është një roman. Disa emra janë ndryshuar, të tjerë jo. Faktet historike dhe pjesa më e madhe e ngjarjeve kanë ndodhur me të vërtetë, ndonjë është fryt i imagjinatës. Dhe një gjë e tillë, besoj, është privilegj i romaneve historike”, shkruan ai në hyrje të librit. Pjesa që botojmë më poshtë, është shkëputur prej tij…!

                                             Vijon nga numri kaluar

Pjesë nga libri “Një mbret në Shqipëri”, i autorit Jean-Luc Tourenne

Gjithashtu mund të lexoni

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

Edhe duke mbajtur ngjyrat e uniformës së tyre, Zogu u qëndronte me kryeneçësi aleatëve dhe shpalli se ata nuk kishin asnjë të drejtë të përziheshin në punët e vendit të tij. Vjena kërcëlliti dhëmbët. Pa u kthyer hapur kundër fisit të matjanëve, ajo u përpoq t’i çarmatosë malësorët.

Të çarmatosësh një shqiptar është njëlloj si t’i këpusësh krahun. Këtë unë nuk e dija ende. Në atë vend ku vrasja përbën një institucion më vete, zakoni e do që djalit të sapolindur, për të pasur fat në jetë, i vënë nën jastëk një kobure të mbushur…!

Këtë, forcat austriake në Shqipëri nuk e dinin, por me kohë do ta mësonin në kurrizin e tyre. Kështu trupat perandorake mundën të mblidhnin një pjesë fare të vogël të armëve të trupave të Zogut. Më 11 nëntor 1916, plaku Franc Jozef pati idenë e shkëlqyer të japë shpirt, duke e detyruar vasalin e tij shqiptar të niset për t’i bërë nderimet e fundit.

I pritur me të gjitha nderimet, Ahmeti kuptoi se ai nuk mund të dilte nga Austria po aq kollaj sa kishte hyrë. Ditë të tëra u përpoq të mundte Goliatin, duke shtyrë me forcë portat e ministrive e, duke bërtitur se kjo e gjitha ishte një skandal diplomatik.

Kur kuptoi se ajo botë e kredhur në luftë nuk ishte fort e ndjeshme ndaj kërkesave të një prijësi fisi të maleve të Shqipërisë, ai u bë më i durueshëm, shndriti dekoratat e tij dhe u vu të zbulonte qetësisht ëmbëlsinë e jetës vjeneze.

Në mesin e asaj kasaphane botërore, në Vjenë njerëzit vazhdonin të valsonin. Gratë ishin të bukura dhe sa më shumë që burrat e tyre ishin të zënë me mbytjet me gaz, aq më të ndjeshme ishin ato ndaj pranisë sonë.

– Nuk duhet të besoni se unë vizitoj vetëm këto lloj lokalesh, – tha Ahmeti, duke hedhur sytë nëpër sallën e zbrazët. Më ftojnë edhe në sallën perandorake ku jepen ato ballot madhështore, sekretin e të cilave e keni vetëm ju austriakët. Perandoria i trajton aleatët e saj me nderimet më të mëdha.

Me gjithë gradat dhe historinë e jashtëzakonshme të jetës së tij, Ahmet bej Zogu kishte frikë se mos unë e merrja për një nga ato kolonat që mbanin tavanin e tavernës. E sigurova se nuk ishte ashtu. Si oficer i ardhshëm që isha, edhe unë i frekuentoja me shpirt ato ballo madhështore, ku ne tashmë ishim të domosdoshëm.

Damave u mungonin kërcimtarët dhe ne ishim kavalierë, si në kuptimin e vërtetë, ashtu edhe në atë figurativ. Dhe shërbenim jo vetëm si kërcimtarë. Sa e sa zonja të nderuara e lëshonin me dëshirë veten gjatë atyre përkëdheljeve të shpejta pas automobilit ndërsa ktheheshin nga Opera?

Nëse gjatë atyre muajve që pasuan, Ahmeti kalonte nga një histori dashurie te tjetra, ai asnjëherë nuk pati të njëjtën shije sikundër unë, për ato kanapetë në dhomat e pasme të lokaleve. I shqetësuar për figurën që bënte, atij i pëlqente të shoqërohej hapur me vajzat e atyre familjeve që kthenin kokën ta shihnin.

Kostandinapoli i kishte dhënë këtij prijësi fisi shijen e hollë të edukatës së elitës, që më vonë do t’i hynte në punë shumë më shumë se valset vjeneze…!

– Po tani, – e pyeta, kur ai përfundoi së treguari.

– Pres…! Vjena nuk është aq e pakëndshme.

– Vendim i matur. Ata do t’ju lënë të ikni një ditë, qoftë dhe për të liruar adjutantin tuaj.

– Veberi i shkretë! – ia bëri duke qeshur. – Ia kam nxirë jetën. E megjithatë ai përpiqet më shumë të më ndihmojë sesa të më vrojtojë. Me siguri më mallkon çdo ditë.
I hodhi një sy orës.

– Sidomos në këtë orë!

– Mund ta kishte punën më pisk, – i thashë duke ngritur supet.

– Në front do të kishte ngrënë ndonjë plumb.

Ra një çast qetësie. Kujtimi i gjithë atyre ngjarjeve e kishte ngrysur disi vështrimin e kolonelit të ri, po qe se një gjë e tillë nuk ishte shkaktuar nga alkooli. E theu qetësinë duke më shprehur dëshirën se mbi të gjitha donte të shihte sa më shpejt Shqipërinë. Çdo ditë, çdo javë që kalonte në Vjenë e largonte nga fati i tij.

Ai besonte fort se autoritetet perandorake e pengonin me të gjitha mjetet, madje do të vinin në veprim një batalion trupash të zgjedhura, po qe se ai do të përpiqej të ikte. Unë nuk u bëra mizor për t’i thënë se e ardhmja e veriut të vendit të tij të vogël nuk bënte pjesë në përparësitë e Shtatmadhorisë.

– Është çështje javësh, – i thashë për ta siguruar, por pa menduar që ai do të kalonte edhe dy vite të tjera në Vjenë. – Me të mbërritur në vend, ju mund të shtini në dorë frerët e fisit tuaj.

– Kam në kokë diçka më shumë se kaq.

– Më shumë?

– Mos më thuaj se harrove.

Ahmet bej Zogu nuk bënte shaka kur thoshte se do të bëhej mbret. Ky djalosh nëntëmbëdhjetëvjeçar, peng në një vend të huaj, që nuk njihte në Vjenë njeri tjetër veç një adjutanti dhe një studenti të shkollës ushtarake të kalorësisë, thoshte me sigurinë më të madhe se një ditë do të vinte mbi kokë kurorën e Shqipërisë.

Po sikur historia e tij e çuditshme të mos ishte gjë tjetër veç një thurje e fantazisë dhe ai të qe, ashtu siç mendova në fillim, biri i ndonjë ministri a bankieri që kishte lindur në Graz dhe ishte shkolluar në ndonjë shkollë fetare? Po qe se kjo qe e vërtetë dhe nëse ai do të kishte shans t’i shpëtonte azilit të të çmendurve, atëherë mund të thuhej se rruga e tij si shkrimtar me të vërtetë që ishte e hapur…!

Pastaj Ahmeti më paraqiti parimin e projektit të tij; asgjë më pak se bashkimi i të gjitha krahinave shqiptare në një komb të vetëm. Vetëm një mbretëri mund të mobilizonte energjinë e duhur për të bashkuar të gjitha fiset e vendit, vetëm një mbretëri mund të përligjte një forcë të pakundërshtueshme që do t’u mblidhte rripat edhe më kokëngjeshurve.

Pavarësia e arritur më 1912 mund ta çonte vendin drejt një shteti të fortë, por ai mund të përfundonte edhe në anarki. Emri i familjes së tij, i njohur që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, roli i saj në luftërat për pavarësi, nderimi dhe mbështetja që gëzonte nga Ismail Qemali, përgatitja e tij ushtarake e diplomatike bënin që ai të ishte një mbret ideal.

Për këtë ishte i bindur fuqimisht. I vetëm, para një shisheje të zbrazët në atë tryezë, pa pasues e ushtri, pa para e mjaft i ri, ai në sytë e mi, megjithatë, ishte pothuaj i besueshëm.

– Kam nevojë shumë për kuadro, për njerëz si ju, të përgatitur për luftë, të ditur e të zotë të drejtojnë. Në Shqipëri gjithçka duhet ndërtuar nga e para.

– Keni filluar të pajtoni njerëz? – e pyeta i pataksur.

– Ka një luftë për të bërë në vendin tim. Dhe unë nuk mund ta fitoj atë i vetëm.

E shikoja, pa besuar në ato që thoshte. Bota e gjithë ishte në flakë dhe ai më fliste për luftën e tij, një luftë malësorësh, një kacafytje fshatarësh. Po të qe një kohë tjetër do t’i kisha qeshur në sy këtij koloneli të rremë, që rekrutonte funksionarët e tij në përfundim të natës, në një kabare.

Por lufta krijon hapësira jashtëkohore, ku na pëlqen të besojmë të pabesueshmen. Megjithatë, e pyesja veten nëse kishte një shans sado të vogël që ai të vinte në kokë kurorën që ëndërronte.

Drita e agimit nisi të duket përmes dritareve. Diku në një qoshe të sallës po dremiste, me kokë të mbështetur në tryezë, kamerierja e fundit që kishte mbetur. Ajo dukej si e vdekur, në vetminë e saj. Ahmeti e vështroi dhe buzëqeshi.

– Çfarë më propozoni, – e pyeta, jo pa një grimë ironie, -postin e ministrit të Brendshëm?

– Çfarë ju propozoj? Tani për tani t’i bashkoheni delegacionit tim këtu në Vjenë. Kalimthi po ju them se në të kam mbetur vetëm unë. Por po të këmbëngul pranë Shtatmadhorisë, besoj se nuk do të më refuzojnë një ndihmës.

– Ahmet, këtu ju jeni peng.

– I ftuar, ju lutem. Është një detaj i hollë i shpirtit vjenez, që ndryshon gjithçka në statusin tim.
Le të themi kështu…!

– Nëse propozimi im nuk iu tërheq, e lëmë këtu e nuk flasim më. Mbase ju keni projekte të tjera për vitet që vijnë?

Jo, unë nuk kisha projekte. Nëse do të kisha ndonjë, do të qe të bashkohesha në varreza me mijëra të tjerë. Kasaphana e madhe e kishte përcaktuar tanimë fatin e dy brezave.

Pas ndonjë muaji unë do të merrja suporet e oficerit, shpatën time të paradave dhe urdhrin për t’u nisur në fronte. Një leje-kalimi zyrtare për në varr. Mora vendimin pa e vrarë mendjen shumë, sikundër firmoset një marrëveshje me djallin.

– Jam njeriu juaj.

Ahmeti u ngrit me një ndriçim kënaqësie në sy. Veshi mantonë, vuri kapelën dhe dorëzat.

– Te ne, një shtrëngim dore ka vlerën e marrëveshjes. – U krye.
Duke kaluar para vajzës që po flinte, ai la disa kartëmonedha në pëllëmbën e saj, aq sa do të mjaftonin për të paguar dhjetë shishe. Besova se ishte i pasur, por ai qe vetëm një mbret para kohe.

U ndamë në të dalë të tavernës, ndërkohë që dita po vinte. Më kujtohet se kishte rënë shi gjatë gjithë natës dhe kalldrëmet ishin të lagura. Ato çaste ishte e vështirë të kuptoje nëse mbretëria për të cilën sapo kisha firmosur, nuk qe gjë tjetër veçse një jerm të dehurish. Drita e mëngjesit e bënte pothuaj të pabesueshëm betimin e çuditshëm për vasalitet që kisha bërë me atë të panjohur.

E vetmja gjë e sigurt ishte se më mbetej diçka më pak se një orë që të kthehesha në kazermë, të rregulloja uniformën dhe të paraqitesha në thirrjen e mëngjesit. Një javë pas asaj natës së tavernës, komandanti im më vinte në dijeni se ‘për arsye diplomatike’ isha caktuar t’i bashkohesha delegacionit shqiptar në Vjenë. Tashmë në një farë mënyre unë isha shqiptar./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 28 Prill 2026

Next Post

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

Artikuj të ngjashëm

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm
Personazh

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

April 27, 2026
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

April 27, 2026
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Personazh

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte…”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

April 25, 2026
“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës
Personazh

“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës

April 24, 2026
“Emin Biçaku nga Qarrishta, në 1944-ën, orientoi Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, por pas mbarimit të Luftës, ata…”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste
Personazh

“Ashtu si zotnija juej – jam i mendimit se politika e Titos, cilat do qofshin qëllimet e tij të mshefta, i ka sjellë nji dobi të madhe çâshtjes s’Kosovës…”/ Letrat e panjohura të Tahir Zajmit, për Mustafa Merlikën

April 23, 2026
“U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, trofè vetiake të shqyem të nji formacioni jugor…”/ Libri i Julian Amery, për masakrat e partizanëve gjatë luftës
Personazh

“U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, trofè vetiake të shqyem të nji formacioni jugor…”/ Libri i Julian Amery, për masakrat e partizanëve gjatë luftës

April 22, 2026
Next Post
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme