• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, April 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
Memorie.al
“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
Zalo Prodani, patrioti kolonjar që luftoi kundra grekëve dhe u vra nga shqiptarët në “vitin e mbrapshtë” 1914/ Historia e panjohur e shkruar nga i biri, ish-prefekt i Monarkisë
“Ai u akuzua nga jugosllavët edhe si organizator i një takimi, Noli-Aleksandrov, dhe pas pak muajsh, agjentët jugosllavë, arritën të vrasin krerët e VMRO-së…”/ Misteri i vrasjes së Zija Dibrës, janar 1925

Nga VEPROR HASANI

Pjesa e katërt

Memorie.al / Mëngjesin e 5 dhjetorit 1912, sipas kalendarit allafrënga, ose më 18 dhjetor, sipas kalendarit allaturka, u përhap një lajm i frikshëm: ushtritë greke kishin hyrë në Devoll dhe po vinin drejt Korçës. Ata digjnin, vrisnin dhe shkatërronin gjithçka që gjenin përpara. Divizionet greke udhëhiqeshin nga një kolonel i quajtur Dhamiano. Myslimanët e fshatrave të Devollit u përfshinë nga paniku. Gjithë tmerri do të binte mbi ta. Vendosën t’i linin shtëpitë e tyre e të niseshin drejt Korçës, mbase atje do të ishin më të mbrojtur. Asgjë nuk ishte e sigurtë, por zgjidhje tjetër nuk kishin. Prisnin të binte errësira. Rrëfimet e asaj nate, duke u gdhirë 6/19 dhjetori, janë nga më rrëqethëset. Ata që morën udhët ishin të shumtë. Nuk mundën të merrnin asgjë me vete.

                                                Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

E pranoi armëpushimin. Shpresonte që gjatë kësaj kohe t’i vinin ndihma nga Devolli dhe Qafa e Qarrit. Nëse ndodhte kështu atëherë ai mund ta prishte armëpushimin kur të donte. Vendosën të dilnin bashkë në rrugë e të jepnin sinjalin e paqes. Dhespoti shoqërohej nga Vasil Singjello, Dr. K. Noçka, Efrim Gjini dhe nga doktori i spitalit grek, Athanas Ikonomi. Hynë në një nga tabakhanet e pazarit dhe pinë kafen e armëpushimit.

Fatkeqësisht, armëpushimi zgjati vetëm disa orë. Andartët provokuan sërish. Nga kjo lëvizje e tyre gjeti vdekjen Vasil Gjoni. Kishte qenë ai më disa të tjerë që bënë përpara me armë drejt kishës së Shën-Gjergjit. Mungesa e një kryekomandanti po u krijonte pështjellim. Vendin e Jorgji Sulos, nuk po e zinte askush tjetër. Kjo gjendje e rebeloi kujdestarin e spitalit grek, Andhrea Papadhaqi. Nxori galonat e tij, shenjën e kurorës së Greqisë, i la ato në Mitropoli dhe mori kryesinë e kryengritësve.

Andartët u bënë me komandant më në fund. Do të udhëhiqeshin nga një kujdestar spitali! Kur ende nuk ishte gdhirë dita e dytë e kryengritjes, Papadhaqi dërgoi në Bilisht 30 ushtarë të “batalionit të shenjtë” të merrnin vesh një herë e mirë përse nuk po vinin andartët. Me t’u gdhirë e premtja (dita e dytë e kryengritjes), nga Devolli mbërriti lajmi: Andartët do të ishin prezent në Korçë në mesditë. Ierolohitët (“batalionet e shenjta”) ishin gati ta festonin këtë lajm, por në këtë kohë mbërriti një lajm i keq.

Në Mitropoli kishte mbërritur një letër e nënshkruar nga Abdyl Ypi dhe oficerët hollandezë. I kërkonin dhespotit që ushtarët e “batalioneve të shenjta”, të dorëzonin armët, pasi në të kundërt do të ndëshkohen. Ierollohitët e Korçës nuk u bindën. Si mund të dorëzoheshin tani kur 1000 andartë do t’u vinin nga Devolli, madje të kryesuar nga një oficer i vjetër grek! Mirëpo mesdita iku, nata ra dhe asnjë andart nuk po vinte. Shqiptarët vazhdonin të merrnin nën zotërimin e tyre pjesë të tjera të qytetit. Qeveria e Durrësit urdhëroi rrethimin e qytetit të Korçës.

Rrethimi u bë dhe gjithë grekomanët që do të kapeshin të armatosur, do të deklaroheshin robër lufte. Andartët e Devollit u bënë të gjallë ditën e tretë të kryengritjes, të shtunën 22/4 prill 1914. Kapedani grek Mavraza, kishte mundur të gjente ndo 120 veta, njerëz të sokakut, filip-lugetër të mbledhur sa andej-këndej, por që nuk ishin për trimëri dhe pushkë. Me të mbërritur në bregun e Shëndëllisë, u dëgjuan të shtëna mitralozi. U vetë-lajmërua ardhja e tyre, por vetëm kaq. Pastaj s’u dëgjua asgjë sikur të kishin vdekur të gjithë krejt papritur.

Kishin ardhur sa për berihaj. Zbritën pa zhurmë në qytet, dhe vetëm kur hynë në Mitropoli nisën të thërrisnin: Rroftë autonomia! Rroftë Greqia! Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe ata e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos. Pastaj dolën të luftonin, por kapedan Mavraza pati fatin e Jorgji Sulos, u plagos që në fillim në shpatull dhe nuk u ngrit më t’u jepte kurajo ierollohitëve. Mori arratinë andej nga kishte ardhur bashkë me andartët që kishte mbledhur rrugëve të Devollit.

Ndërsa të dy palët sulmonin njëra-tjetrën, herë pas herë andartët që ishin ngarkuar me ekzekutimin e njerëzve që kishin dalë hapur kundër Greqisë, vazhdonin të vrisnin njerëz. Këtë punë dinin ta bënin shumë më mirë se sa të luftonin ballë përballë. Kapedan Niko, nga Thraqi i Greqisë me disa të tjerë, hynë në lagjen e vllehve dhe nisën ekzekutimin e njerëzve të saj.

U vra Nikolla Çekani, Papallambro Ballamaçi, vëllai i tij, Sotiri, Vangjel Babajano, Vasil Tabaku, Nikolla Andrea Çika fëmijë 12 vjeç. Vasil Facja që pa me sytë e tij se çfarë tmerre provoje para se të të vrisnin, vrau veten pa arritur trimat e kapedanit nga Thraqi në shtëpinë e tij.

“Kjo egërsi e dytë nga ana e andartëve grekë kundër vllehve të Korçës, zemëroi shumë qeverinë e Rumanisë, e cila protestoi zyrtarisht dhe rreptësisht edhe për një fill do të priteshin edhe lidhjet diplomatike dhe miqësia në mes të dy qeverive po të mos jepte satisfaksion qeveria greke në qeverinë rumune. Po edhe u detyrua duke parë se populli rumun u ngrit në këmbë kundër grekëve, të prishë mblesërinë që po përgatiste me familjen e Konstandinit, bija e të cilit do të fejohej për t’u martuar me princin trashëgimtar të Rumanisë. (Petro Harrizi, “Historia kronografike e Korçës”)

Në fund të ditës së tretë, andartët kishin mbetur pothuaj të pashpresë. Korça nuk do të sundohej kurrë prej tyre. Edhe kujdestari i spitalit Andhrea Papadhaqi, e braktisi rolin e kryekomandantit. Edhe ai iku në Bilisht. Ierollohitët mbeten përsëri pa kapedan. Të gjitha lajmet që merrnin ishin dëshpëruese. Forcat e ish-deputetit Gaqo Busho, ishin thyer prej trimave të kapedan Kajos. Edhe ushtria prej 400 vetash e doktor Harisiadhit, ishte shpartalluar prej vetëdashësve (forcave të qeverisë së Korçës) dhe banorëve të Mborjes.

Ja si rrëfehet përfundimi i luftimeve nga dy vëllezërit vetëdashës (xhandarë të qeverisë shqiptare) Qerim dhe Feti Butka: “Lufta vazhdoi pa ndërprerje për pesë ditë e pesë netë. Lajmi kishte nisur të përhapej me shpejtësi. Fjala mbërriti edhe te komandantët e çetave shqiptare. I pari që hyri në Korçë ishte kapedan Kajua. Çohuni!- u kishte thënë trimave, – andartët po përpiqen të na rrëmbejnë Korçën. Trimat e tij bashkë me Kajon i dolën Korçës nga sipër, aty te vendi që quhet ‘Vreshtat’. Andartët dhe ushtarët grekë mbetën të shtangur. Kush po i sulmonte nga ky krah? Pështjellimi ishte i madh. Frika dhe paniku po i mbërthente njëri pas tjetrit. U shtynë me nxitim më poshtë për t’i shpëtuar zjarrit të Kajos, por u përballën përsëri me breshëri të fortë plumbash. Përpara u kishte dalë Agush Çaushi me çetën e tij, që sapo kishte mbërritur nga Starova. Nuk kishin shumë kohë për t’u menduar. U kishte mbetur vetëm një mundësi shpëtimi, të rrëshqisnin heshturazi nga krahu i rrugës së Kolonjës.

Një pjesë e madhe e tyre u turrën drejt këtij shtegu, por sakaq do ta kuptonin se po shkonin drejt vdekjes. Kishte mbërritur çeta e Sali Butkës e kryesuar nga biri i tij, Gani Butka. Ai çast mbeti i paharruar. Andartët sapo dëgjuan për çetën e Sali Butkës, mbetën të shtangur. E kishin dëgjuar emrin e tij edhe më parë. Gjithkush prej tyre nisi të mendonte vetëm për kokën e vet. U përpoqën të çanin në drejtim të Mborjes, aty ku sot gjenden varrezat e qytetit, me qëllim arratisjen drejt kufirit grek, por edhe kjo tentativë u rezultoi e pamundur.

Rrugën ua kishte prerë çeta e Zalo Prodanit. Rreshti i parë i andartëve u rrëzua nga plumbat e kësaj çete. Pikërisht në këtë kohë një turmë andartësh nisën të qëllonin nga kisha e “Shën Thanasit”. Ndoshta edhe ata e kishin menduar një rrethim të mundshëm. Të gjitha grykët e pushkëve u drejtuan andej. Pas pak u dëgjua një shpërthim i madh dhe kisha e ‘Shën Thanasit’ u përfshi nga flakët. U dogj tërësisht.

Ndoshta priftërinjtë grekë, kishin vendosur atje municionet e ushtrisë greke. Pas shumë përpjekjesh, lufta mori fund. Numri i robërve ishte i madh. Ata dilnin me duart lart njëri pas tjetrit. Po atë ditë u ngrit dhe një komision nën drejtimin e prefektit Pandeli Vangjeli, nënprefektit Abdyl Ypi, majorit Snellen Van Vallenhoven dhe Kristo Floqit, të cilët do të gjykonin të gjithë ata që kishin vrarë njerëz të pafajshëm”.

Askush nuk e dinte çfarë kishte ndodhur konkretisht. Informacionet paraprake të gazetës “Koha” bënin të ditur se nga shqiptarët kishin mbetur 26 të vrarë, mes tyre Papallambro Ballamaçi, vëllai i tij, Sotiri, dhe 6 vlleh të tjerë. Të plagosur ishin 17-të. Në periferi të qytetit u gjetën 30 të vrarë të tjerë, banorë të fshatrave që kishin dalë në mbrojtje të Korçës; u gjetën te ekzekutuara edhe 8 gra; 3 prej tyre ishin therur, sepse njiheshin si gra me ndenja të forta kombëtare.

Të plagosura ishin 8 gra të tjera. Andartët paskëshin bërë luftë me gratë, pleqtë, fëmijët dhe plakat. Këto lajme rebeluan një turmë njerëzish të armatosur. Dëshironin të hakmerreshin një çast e më parë. “Do t’i djegim shtëpitë e grekomanëve”, ishte thirrja e tyre. Pa dyshim që mund të kishte ndodhur edhe kështu, por nënprefekti Abdyl Ypi u doli përpara: “Jo,- u tha ai,- ata nuk janë grekë, janë vëllezërit tanë, një ditë do ta kuptojnë se çfarë do të thotë atdhe dhe atdhetarë”.

Fjalët e Ypit kishin mundur ta zmbrapsnin turmën e irrituar. Mirëpo numri i të vrarë kishte qenë shumë më i madh. Vetëm një ditë më pas u mor vesh e vërteta. Sipas Petro Harrizit, të vrarët ishin 112 veta. Vetëm nga Korça 43, pjesa tjetër u përkiste banorëve të ardhur nga fshatrat. Pritej të fillonin arrestimet e njerëzve të fajshëm, organizatorë të gjakderdhjes.

Të hënën, ditën e fundit të kryengritjes, më 24/6 prill 1914 pas darke, konsulli amerikan majori Harold Sherëood Spencer dhe oficerët hollandezë, kapiteni Jetze Doorman, majori Snellen van Vollenhoven, kapiteni Leopold de Ghilard arrestuan dhespot Gjermanos, të cilin e çuan në ndërtesën e qeverisë të shoqëruar nga ikonom Papa Josifi dhe shërbëtori i tij, Dhimitër Tallabaku. Bashkë me dhespot Gjermanos u arrestuan edhe Vasil Singjello, Efrim Gjini, Vasil Kondi, Jani Spiceri, Onço Ballauri dhe tre mjekë: Llambi Dardha, Papadhopuli dhe K. Polena.

Ashtu si dhespoti edhe këta u çuan në qeveri. Pas mesnate, dhespot Gjermanon e nisën drejt Elbasanit. E vetmja kërkesë e Gjermanos ishte: të merrte me vete Anastasinë. Kërkesa e tij u plotësua, Dhespoti u mor në dorëzim nga oficeri hollandez Reimers. Bashkë me Anastasinë i çuan në Elbasan me të njëjtën araba, të shoqëruar nga një araba e dytë, ku ndodheshin të arrestuarit e parësisë.

Pas disa ditëve u çuan në Elbasan edhe të arrestuarit e tjerë të përmendur më sipër, ku bënte pjesë dhe Efrim Gjini. Arrestimet vijuan edhe përgjatë ditëve të tjera, u arrestuan vendas dhe të huaj, njerëz që punonin fshehurazi “gjirizeve” të agjenturës greke

Këtë rrëfim po e mbyllim këtu me një paragraf të shkurtër, shkruar nga Petro Harrizi te libri i tij, “Historia Kronografike e Korçës”, fq. 89, ku shkruhet: “Si u bë paqja midis luftëtarëve, si u bindën tërë kryengritësit, pasi u detyruan të ngrenë nëpër shtëpitë e tyre flamurin e bardhë, edhe si u shtrua kësilloj vendi, Qeveria zuri të përkujdeset më parë për të varrosurit e të vrarëve, të cilët kishin mbetur pa mbuluar, atje ku qenë vrarë, për shkakun që nuk guxonte të dalë asnjeri jashtë”.

Ndërsa në faqen 91, vijon: “Papastaj Qeveria Shqiptare zuri të përkujdesej për qetësinë e popullit dhe për sigurinë publike duke nxjerrë patrulla natën prej vetëdashësve shqiptarë në Varosh ose prej myslimanëve në Kasaba. Në Varosh dilnin që ruanin edhe myslimanë, gegë ose vendas, por gjithnjë nën komandën e vetëdashësve shqiptarë.

U dha edhe një urdhër që të ndizen fenerët natën. Ca që bënin kokë fortin dhe nuk i ndiznin, dënoheshin dhe kësilloj pastaj zunë të konfirmohen me urdhrat e Qeverisë. … Në ballkon të Mitropolisë, u ngul dhe valonte flamuri shqiptar”./ Memorie.al

*(Shënim: rrëfimi i referohet librit të Petro Harizit, “Historia kronografike e Korçës”, dhe burimeve të tjera të cituara në material)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 26 Prill 2026

Next Post

“Thanas Dino nuk ishte nga ata që mund të ‘ngujohej’ brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manikin, por ai...”/ Historia e gazetarit gjirokastrit që u kritikua nga Enver Hoxha në vitin 1972

Artikuj të ngjashëm

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 24, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën
Dossier

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 25, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

April 23, 2026
“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça
Dossier

“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça

April 24, 2026
Next Post
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t

“Thanas Dino nuk ishte nga ata që mund të ‘ngujohej’ brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manikin, por ai...”/ Historia e gazetarit gjirokastrit që u kritikua nga Enver Hoxha në vitin 1972

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme