• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

“Vetëm për të përfituar 100 gram bukë misri, pesë të burgosur mbajtën në qeli për ditë me radhë, një shokun e tyre të vdekur, i cili…”/ Historia rrëqethëse e burgjeve të komunizmit
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026
“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Nga Eugjen Merlika

                                -Pena e “Historive të pashkruara” të Shqipërisë –

Memorie.al / Më datën 23 shkurt 2026, në qytetin Detroit të Sh.B.A.-ve, në gjirin e familjes ndërroi jetë publicisti, historiani, studiuesi dhe inxhinieri i talentuar Mërgim Korça. I lindur më 1932, nga një familje intelektuale korçare, Ai mori emrin “Mërgim”, sepse babai i Tij, Xhevat Korça, ish drejtori i parë i gjimnazit shtetëror të Shkodrës, mbasi, që në moshën 17 – vjeçare kishte rrëmbyer armët në dorë për të qenë pjesë e çetës atdhetare të Themistokli Gërmenjit, në luftën për Atdheun e pavarur, atëherë ishte i mërguar politik, i larguar nga Shqipëria në Krishtlindjen 1924, mbas kthimit të Ahmet Zogut nga Jugosllavia.

Atë emër shqiptar, siç ishte n’atë kohë një farë prirjeje e nacionalistëve shqiptarë për t’u a ngjitur bijve të tyre, i Ndjeri e mbajti me dinjitet e ndershmëri deri në çastet e fundit të jetës së Tij, fatmirësisht të gjatë (94 vite). Babai i Tij, i kthyer në atdhe më 1939, mbas pushtimit fashist, qe një atdhetar i përkushtuar për fatet e Vendit të Tij, e mori pjesë në Qeverinë Nacionaliste të Mustafa Krujës, si Ministër i Arsimit, në periudhën e bashkimit të trojeve shqiptare 1941 – 1844, ku u shqua në vazhdim të misionit të ish Ministrit Koliqi, në hapjen e në organizimin e shkollave shqipe në “Tokat e lirueme”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica

Si mik e bashkëpunëtor i Kryetarit të Qeverisë, Ai punoi me një zell e energji të jashtëzakonshme, në zhvillimin e arsimit kombëtar, kryesisht në  krahinat e shkëputura nga trungu – amë në vjeshtën e vitit 1912, një dukuri tejet e zezë, që kushtëzoi të gjithë historinë shqiptare të shekullit të njëzetë, e mbetet ende e pazgjidhur deri në ditët tona, mbas më shumë se një qindvjetori. Si pasojë e kësaj veprimtarie, Xhevat Korça u arrestua nga organet e dhunës së regjimit komunist, e u dënua me shumë vite burg nga “Drejtësia Popullore” në vitin 1945. Në vitin 1959 Ai ndërroi jetë në burgun e Burrelit, ku u bë nismëtar i një greve urie.

Mërgimi jetoi në Shqipërinë komuniste dhe siç shihet në kapakun e mbrapëm të librit të tij “Histori të pashkruara”, studioi në fushën e inxhinierisë mekanike. Në sajë të vullnetit e aftësisë së Tij krijuese, n’atë fushë, arriti të marrë titullin shkencor si “Punonjës i shquar i Shkencës dhe Teknikës”. Por me tjetërsimin e sistemit politik në Shqipëri, Ai u shpërngul në SHBA-ës, pranë vëllait të vetëm, Gencit, që kishte një post të lartë si Drejtor i Përgjithshëm i Higjienës industriale në SHBA-ës.

Atje Mërgimi, që ishte rreth gjashtëdhjetë vite, filloi një jetë të re, në një shoqëri të lirë, e pati rastin të punojë në fusha të ndryshme, si publicistika, gjuha shqipe në nivel universitar, mësimdhënie të shqipes, gjuhët e huaja, studimet historike, etj., duke e paraqitur veten si ndër mendjet më të ndritura të jetës intelektuale të Mërgatës, madje edhe të gjithë pas komunizmit shqiptar.

Si përfundim i asaj veprimtarie, Ai i la popullit të tij një trashëgimi të paçmuar, kryesisht në publicistikë e në studimet historike, në të cilët ishte njëri ndër zërat më të shquar në zbulimin e të vërtetave historike, të cilat ishin shtrembëruar e masakruar gjatë një gjysmë shekulli nga regjimi komunist në fushat e kulturës, të studimeve e të histori – shkruarjes.

Ndërmjet veprave të Tij të shquara, kam menduar të ri paraqes disa nga shkrimet e Tij publicistike, të përmbledhur e të botuar në vëllimin “Histori të pashkruara”, të botuar në Tiranë, më 2005 nga “Media Enter” nën kujdesin e gazetarit e botuesit Z. Mero Baze.

Besoj se nisma për t’i ribotuar shkrimet e Tij të dhjetëvjeçarëve më parë, është një shenjë nderimi e respekti, për ndihmesën e Tij të rrallë, në dobi të ndriçimit të shumë anëve të realitetit shqiptar në qindvjeçarë, kryesisht të atij të shtetit të pavarur, deri në ditët e sotme.

Duke i uruar shpirtit të bardhë të Mërgimit, lumturinë e pasosur në përjetësinë e Parajsës së Zotit, të cilin Ai e deshi dhe i shërbeu gjatë gjithë jetës së Tij tokësore, përfytyroj takimin e tij në Botën e së Vërtetës, me familjarët dhe morinë e personazheve të jetës shqiptare të shumë fushave, të cilët e kanë pritur me ndjenjën e falënderimit e mirënjohjes për mendjen e dorën e Tij, që nxori në dritën e së vërtetës jetët dhe veprat e tyre.

Uroj që të njëjtat ndjenja e mendime do të prodhojnë edhe në mendjet e të rinjve shqiptarë, që do të kenë rastin të lexojnë apo të rilexojnë shkrimet e Tij, mbas dhjetëvjeçarësh. 

                 “HISTORI TË PASHKRUARA”

Mërgim Korça 

PËRKUSHTIM 

“Këtë vëllim me analiza, shkrime si edhe konsiderata, të gërshetuara edhe me kujtime në person të parë, ia kushtoj t’im Eti të ndjerë, XHEVAT KORҪËS.

E ndjej detyrim moral ndaj Tij këtë përkushtim sepse, ndonëse Ai ia përkushtoi të gjithë jetën Atdheut të Tij, të cilin e deshi më shumë se edhe familjen e tij, përgjatë diktaturës u cilësua tradhtar i vendit e vetëm tradhtar.

Kur festoheshin përvjetorë të Gjimnazit të Shkodrës, televizioni shqiptar jepte fotografinë e trupit mësimor të këtij gjimnazi, e cila kishte në qendër të saj një njollë me laps kopjativ me të cilën vërtet maskohej fytyra e themeluesit si dhe drejtorit të parë të këtij gjimnazi, Xhevat Korçës, por edhe kureshtja e shikuesit.

Përjashtim bënte fotografia e çetës së Themistokli Gërmenjit, ku 17 vjeçarit Xhevat Korça, nuk ia maskonin fytyrën sepse…..nuk e dinin se ishte Ai, e kështu çdo 28 Nëntor, ne familjarët e tij, e kishim një kënaqësi tek e shikonim në ekranin televiziv luftëtarin për pavarësi të cilin diktatura e mohonte duke e deformuar historinë siç vazhdohet edhe sot e kësaj dite!

Nga ana tjetër e ndjej detyrim ndaj Tij këtë përkushtim edhe për faktin se shumë ngjarje e rrethana të cilat i kujtoj përgjatë teksteve të shkrimeve, unë i di se janë pasojë e të qenit bir i Tij e kësisoj i kam përjetuar e Ai, që nga Amshimi, do të më dënonte rëndë në qoftë se unë do t’i deformoja. Orientimi i Tij, busulla e Tij, ishte drejtësia, qoftë edhe në dëmin e Tij!

Prandaj edhe unë i kam hedhur në letër pikëpamjet e mia, kujtimet e mia si edhe konsideratat e mia, i prirur vazhdimisht nga orientimi se si do të më gjykonte im atë!

DËSHMIA E SINQERTË E MËRGIM KORҪËS

Nëse do të ketë ndonjëherë një bilanc të asaj çfarë duhet të ishte shkruar dhe asaj çfarë duhej të ishte fshirë nga letrat shqipe, në raport me Shqipërinë e pesëdhjetë viteve të komunizmit, ky libër do të mbetej. Kam dyshimin e madh se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që ka patur në Shqipëri.

Për komunizmin shqiptar u prodhuan mijëra dhe miliona faqe të  shkruara për të mbajtur atë në këmbë dhe thuajse asgjë për t’a ndriçuar errësirën e tij, pas rënies. Shqipëria është thuajse i vetmi vend që nuk ka dokumentuar aksidentin e saj më të madh historik.

Mërgim Korça, i ka shkruar këto faqe, me shqetësimin e një qytetari të dorës së parë, për të lënë më bibliotekat tona, dëshmitë e tij. Duke patur fatin të jetë djali i Xhevat Korçës, ai ka mundësinë të sjellë nga afër kujtimin e tij dhe për figurat e anatemuara nga komunizmi dhe sidomos për gjenitë e letrave shqipe, klerikët e mëdhenj shqiptarë, katolikë, bektashianë apo myslimanë si edhe figura të tjera të politikës dhe shtetit shqiptar të viteve ‘40 – të.

Libri i tij  ndryshon nga një libër i zakonshëm kujtimesh edhe pse mbështetet kryesisht mbi kujtesën e tij kulturore, familjare dhe politike, Ai nuk merr përsipër gjithçka. Ai merr përsipër vetëm diçka, që e ka njohur dhe e ka përjetuar personalisht dhe familjarisht. Për këtë arsye në këtë libër gjen shkrime që thyejnë tabu për rolin pozitiv të qeverive shqiptare gjatë luftës së Dytë botërore, ashtu si gjen fakte tronditëse për fatin e disa emrave të mëdhenj të historisë shqiptare.

Me të njëjtën qetësi për ta vizatuar me ngjyra dëshminë e tij, gjen zhgënjime për miq të indoktrinuar nga komunizmi, ashtu siç gjen vlerësime reale për ish komunistë që e patën mundur që gjatë komunizmit dogmën në raport me shoqërinë.

Në këtë aspekt shkrimet e Mërgim Korçës, nuk janë një përpjekje e sforcuar për të paraqitur komunizmin ashtu siç duhet paraqitur, por një përpjekje për të paraqitur atë ashtu siç ishte, me të gjitha nuancat e tij. Dhe këto faqe të bindin për antivlerat e regjimit, më shumë se filmat bardhë e zi apo kujtimet e ngjyrosura, që po e trajtojnë komunizmin si një telenovelë nostalgjikësh.

Mero Baze

Mërgim Xhevat Korça, është inxhinier mekanik. Ka projektuar dhe zbatuar sisteme origjinale makinerish bujqësore disa dhe unikale në llojin e tyre. Ka mbrojtur studime edhe në fushën e motorëve. Si rezultat  është i laureuar me titullin më të lartë në fushën shkencore; “Punonjës i shquar i Shkencës dhe Teknikës”. Krahas shkencës Mërgimi, i ndikuar nga i ati, ka patur gjithë jetën pasion gjuhën dhe letërsinë.

Për pesëdhjetë vite nuk shkroi asnjë rresht në kushtet e diktaturës që sundonte në Shqipëri. Mbas rënies së regjimit komunist, emigroi në SHBA-ës ku banon edhe sot. Ai u është përkushtuar analizave me karakter historik, duke patur si synim të hedhë dritë mbi të vërteta historike që u shtrembëruan nga ideologjia komuniste, e cila ndërhynte në çdo qelizë të shkencave shoqërore.

Ndër studimet e tij më të rëndësishme janë analizat që u bën personaliteteve madhore intelektuale, fetare si edhe patriote të nëpërkëmbura dhe të përbaltura nga ideologët si edhe kalemxhinjtë e diktaturës komuniste. Vlen të veçohen shkrimet rreth Patër Gjergj Fishtës, hirësisë së tij Baba Rexhepit, Patër Anton Harapit, Peshkopit Iriné Banushit, Hirësisë së tij Imam Vehbi Ismailit, etj.

Ka bërë edhe analiza për ngjarje historike si p.sh. Kryengritja  e Malësisë së Madhe e dimrit 1945. Gjithashtu ka edhe shumë shkrime edhe intervista për martirë të Kombit, pa lënë më një anë edhe gjykime të drejt peshuara dhe objektive edhe për kriminelë që dendur e më dendur po vazhdojnë e paraqiten si “heronj”.

Shkrimet e tij karakterizohen nga dy veçori: së pari nga themelet e shëndosha dhe vërtetësitë e fakteve të qëmtuara që ai paraqit. Nga ana tjetër  e shquan paanësia e studiuesit i cili mundohet hap mbas hapi shtegun, përgjatë të cilit e udhëheq lexuesin, t’a shmangë nga mllefet si edhe paragjykimet të cilat, si trashëgimi e diktaturës, e kanë shpërfytyruar historinë e shkruar deri më sot. Në SHBA ka arritur të bëjë pjesë në trupin pedagogjik të Wayne State University./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sigurimi akuzonte Rexho Plakun, P. Lolin dhe Sh. Rushitin, se në nëntor 1945, ishin takuar në Pagaj të Konispolit, me nënkolonelin grek, Miltiadh Muzaqitis...”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

Next Post

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi...”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit

Artikuj të ngjashëm

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Personazh

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

May 22, 2026
“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica
Personazh

“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica

May 23, 2026
“Shadije Bogdo nga Libohova e diplomuar në ‘Robert Kolezh’, formoi Shoqatën ‘Shqiptarka’, propozoi hapjen e Institutit ‘Nëna Mbretëreshë’ më 1924…”/ Historia e panjohur e intelektuales së famshme
Personazh

“Mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që shoqërojnë fëmijët në Brindzi, kanë ndjenja anti-italiane dhe…”/ Historia tragjike e tre motrave vlonjate që u persekutuan nga fashistët dhe komunistët

May 22, 2026
“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është …”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?
Personazh

“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është …”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?

May 20, 2026
“Ç’ka po t’lypet adresa, or tëj?! Hiç mos pyt për vendin, e di Partija ku i ngre burgjet dhe varret! Baj d’nimin që t’kan dhanë e mos bëzaj! More vesht’? – ulërinin policët dhe…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Personazh

“Kur e kundërshtova për një projekt për disa punime gjeologjike në një zonë strategjike ushtarake, Mehmet Shehu më tha; do të var këtu në tunel…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjeologji-minierave

May 20, 2026
“Më 25 prill 1951, Forcat e Ndjekjes dhe Sigurimi i Shtetit na rrethuan shtëpinë, vranë katër veta, dy miq nga Mnela, babën tim, dhe halla 23 vjeçe, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik
Personazh

“Më 25 prill 1951, Forcat e Ndjekjes dhe Sigurimi i Shtetit na rrethuan shtëpinë, vranë katër veta, dy miq nga Mnela, babën tim, dhe halla 23 vjeçe, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik

May 16, 2026
Next Post
“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi...”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme