• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, April 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 11 janar 1945, regjimi komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës, ku ministri Manol Konomi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Dom Mikel Koliqi, ka qenë drejtor i ‘Veprimit Katolik’, për qarkun e Shkodrës, ku merrshin udhëzime që të luftonin komunizmin dhe…”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Agostin Ashikut, nëntor 1947
Relacioni sekret për Enverin: “Kë të simpatizoj rinia, Agllaia Zoton, që lahet tërë ditën në det dhe pastaj…”?!/ Zbulohen letrat e Adil Çarçanit, për “shthurjen” e rinisë komuniste të Durrësit
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Mark Çunin e lidhën me duar mbrapa dhe shefi i Degës, në mënyrë shtazarake e qëllonte me grushte e shkelme stomakut, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit nga Shkodra
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
“Në Lushnje veprojnë dy tarafe të rrezikshme që kanë për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor dhe i pari ka në krye Hasan Ginë, kurse…”/ Letra e Enver Hoxhës në korrik 1949

Nga VELI HAKLAJ

Pjesa e parë

Memorie.al / Veprimtaria antikomuniste në Shqipëri në vitin 1946 dhe mënyrat se si ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit kundërshtarët e regjimit komunist, do të jenë në qendër të dossierit që nis sot. Përmes dokumenteve arkivore, ne do të kemi një paraqitje të vërtetë të situatës pas çlirimit të vendit. Denoncimi i marrëveshjes kombëtare të Mukjes (1 – 2 gusht 1943) nga drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, nën diktimin e tutorëve jugosllavë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, u shoqërua me intensifikimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane kundër grupimeve politike dhe formacioneve ushtarake jokomuniste, me objektiv të qartë: marrjen e pushtetit dhe vendosjen e sundimit të tyre në Shqipëri. Ky ballafaqim, që gradualisht mori tiparet e një lufte civile, u bë i përgjakshëm dhe me pasoja të shumanshme në gjysmën e dytë të vitit 1944.

Pasi kishin marrë nën kontroll thuajse të gjithë Jugun e Shqipërisë dhe një pjesë të Shqipërisë së Mesme, më 1 qershor 1944, komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, i dërgonte urdhër Shtabit të Divizionit I-rë, për mësymjen në veri të Shkumbinit, urdhër që filloi zbatimin më 26 qershor 1944.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi  

Veprimi i formacioneve partizane në Veriun e Shqipërisë, u shoqërua me konfrontime me armë të forcave ushtarake të të dy krahëve, sidomos në Krujë, Mat, Mirditë, Dibër, Shkodër, Kukës dhe Tropojë.

Duke patur të qartë arsyet e përparimin në Veri të forcave komuniste, politikanët dhe ushtarakët kryesorë të vendit me bindje antikomuniste, u grumbulluan në qytetin e Shkodrës.

Diskutimet e tyre në takimet e zhvilluara në fshatin Bulgër, në qytetin e Shkodrës, në Kuvendin Françeskan të Shkodrës (më 12 dhe 18 nëntor 1944), u finalizuan me vendimin që një pjesë e krerëve të arratisej jashtë Shqipërisë, në Angli, Itali, Francë e SHBA-ës, ku të bisedonin me aleatët dhe me ndihmën e tyre të organizonin forcat jashtë vendit, me të cilat në një kohë të shkurtër të zbarkonin në Shqipëri, duke u ndihmuar nga forca të brendshme antikomuniste; pjesa tjetër të tërhiqej në malet e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, ku të vazhdonin me armë në dorë luftën kundër forcave komuniste, deri në zbarkimin e anglo-amerikanëve.

Por, në fundin e vitit 1944, formacionet partizano- komuniste filluan operacionin për mënjanimin fizik të kundërshtarëve politikë që ishin përzier ose jo me luftën. Në të gjithë vendin filloi përndjekja e kundërshtarëve të regjimit që nuk ishin larguar nga Shqipëria. Në funksion të qëllimeve të tyre, që më datën 11 janar 1945, pushteti komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës.

Komisione lokale, në varësi të këtij Komisioni Qendror, u krijuan në çdo prefekturë dhe nënprefekturë të vendit. Në emër të Komisionit Qendror, ministri i Drejtësisë, Manol Konomi ftonte “të tërë popullin shqiptar, burra, gra, të rinj e të reja, që t’ju vijnë në ndihmë këtyre komisioneve në kryemjen e misionit të tyre”.

Njëkohësisht me krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve dhe komisioneve lokale respektive, ndër aktet e para të miratuara nga pushteti komunist, ishte ligji për formimin e gjyqeve ushtarake.

Që më 14 janar 1944, u normua veprimtaria e Gjyqit Ushtarak të Korpusit, Gjyqit Ushtarak të krahinës ushtarake të Korpusit dhe Gjyqi i Naltë Ushtarak. Këto gjykata gjykonin çështje penale në ngarkim të ushtarakëve dhe të kundërshtarëve politikë, të klasifikuar “kriminelë lufte”.

Më pas u zhvilluan procese të shumta politike që dënuan me vdekje ose me shumë vite burg, kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipëri.

Në një situatë të tillë represioni politik, ushtarak dhe gjyqësor, kemi dhe reagimin e armatosur të forcave kundër-komuniste në Veriun e Shqipërisë, të drejtuara nga personalitetet nacionaliste më me influencë në Shkodër, Lezhë, Mat, Mirditë, Dibër, Pukë, Kukës, Tropojë, të cilat nuk i finalizuan dot objektivat dhe përfunduan me pasoja të shumëfishta të organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në këto lëvizje.

Pas arrestimeve dhe proceseve politike të vitit 1945, edhe gjatë vitit 1946, do të kishte një valë të gjerë arrestimesh në të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat e vendit. Këtyre proceseve politike iu nënshtruan qindra veprimtarë antikomunistë, të cilët u përballën edhe me tortura nga më çnjerëzoret, që të pranonin veprimtarinë e tyre reale kundër regjimit komunist, por edhe një sërë akuzash të fabrikuara nga strukturat e errëta të Sigurimit të Shtetit.

Për çfarë ka ndodhur në këtë periudhë kohe, hedh dritë edhe një raport i përgatitur nga Shtabi i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vitin 1946, i cili u dërgohej autoriteteve më të larta shtetërore të asaj kohe në Shqipëri. Dokumenti nuk ka të përcaktuar ditën dhe muajin e hartimit të tij, por nga analiza e ngjarjeve të trajtuara në të, rezulton që të jetë përfunduar në vjeshtën e vitit 1946.

Nëpërmes këtij dokumenti që do t’i referohemi në këtë dossier, që do ta publikojmë për lexuesin, del qartë politika e ndjekjeve masive të personave potencialisht kundërshtarë të regjimit komunist, pavarësisht se në disa raste nuk rezultonin të dhëna konkrete për implikimin e tyre.

Në disa raste evidentohet edhe bashkëpunimi i strukturave të Sigurimit të Shtetit me ato të shërbimit të fshehtë jugosllav (OZNA), për arrestimin dhe dënimin e kundërshtarëve të regjimeve respektive komuniste, në Shqipëri dhe Jugosllavi.

  1. Raporti periodik mbi aktivitetin e rretheve dhe grupeve kundërshtare politike dhe puna e Sigurimit të Shtetit për goditjen e tyre.

Zbulimi i Organizatës së “Bashkimit Shqiptar” në Shkodër dhe arrestimet e proceset politike në Tiranë, bënë që kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipëri të mbeteshin pa disa nga drejtuesit e tyre më të mirë.

Nga goditjet që u dhanë nga strukturat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, organet e Sigurimit të Shtetit dhe Gjykatat Ushtarake, gjatë vitit 1945 dhe gjysmës së parë të vitit 1946, në radhët e kundërshtarëve politikë pati një tronditje të madhe dhe në të gjitha qarqet u duk për një farë kohë një ulje e dukshme e aktiviteti të tyre.

Ishin arrestuar dhe dënuar mjaft persona të ndershëm, të zotë dhe të pafajshëm, një pjesë prej të cilëve konsideroheshin si drejtues të vlefshëm për opozitën shqiptare të asaj kohe. Sipas raportit, nëpërmjet këtyre veprimeve, organet e diktaturës komuniste, përveç të tjerave, kishin synuar:

1) Goditjen rëndë të të gjithë kundërshtarëve politikë dhe dëmtimin seriozisht të radhëve të tyre, duke u prerë hovin për një kohë; 2) Përpunimin e opinionit publik për mënyrën e punës dhe për vijën politike gjoja antipopullore që kundërshtarët politikë të regjimit ndiqnin dhe 3) Projektimet e politikës së jashtme ndaj aleatëve kryesorë në Luftën e Dytë Botërore, duke justifikuar ftohjen graduale me anglo-amerikanët dhe futjen nën tutelën ruso- jugosllave.

Por, me gjithë goditjet që iu dhanë kundërshtarëve politikë në elementët e tij më kryesorë, ata përsëri kishin punuar në mënyrë të vazhdueshme që të organizoheshin. Ajo që i dha një hov të ri punës së tyre dhe që u ngjalli shpresat kundërshtarëve të regjimit komunist në Shqipëri, ishte konferenca e katër ministrave në Paris.

Kundërshtimet e hasura n’atë konferencë midis katër ministrave, kundërshtarët politikë u munduan t’i shfrytëzojnë duke e paraqitur të pamundur marrëveshjen në mes tyre dhe si përfundim, nxirrnin shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore. Qëndrimin e anglo-amerikanëve n’atë konferencë karshi Shqipërisë, kundërshtarët politikë të regjimit e paraqitnin të drejtë dhe ndërkohë shanin politikën e qeverisë së Hoxhës, sidomos për qëndrimin që kishte mbajtur karshi Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vajtjen e Enver Hoxhës në Jugosllavi dhe nënshkrimin e traktatit, kundërshtarët politikë e kishin nënvlerësuar, duke e paraqitur Jugosllavinë si një shtet që nuk luan asnjë rol në arenën ndërkombëtare. Ata e paraqitnin traktatin e lidhur si një kolonizim të Shqipërisë nga ana e Jugosllavisë…! …

Nga lëvizjet e tyre dhe nga parullat e ndryshme që qarkullonin, dukej se ata ishin të bindur se Konferenca nuk kishte për të dalë me sukses. Ata propaganduan shumë mospranimin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes dhe pranimin që të fliste në lidhje me traktatin me Italinë e kishin nënvlerësuar.

Pretendimet e Greqisë, provokimet e bëra gjatë kufirit tonë prej grekëve, qëndrimi i anglo-amerikanëve në Konferencën e Paqes karshi vendit tonë, mobilizimi i disa grupimeve dhe disa lëvizje kryengritëse (Kryengritja e Postribës, shtator 1946), kishin bërë që grupimet e kundërshtarëve politikë të intensifikonin propagandën e tyre kundër regjimit komunist.

Me sa duket, ata ishin më se të bindur për shpërthimin e një lufte midis Shqipërisë dhe Greqisë. Parullat e lëshuara në atë kohë kishin ndikuar dukshëm në masat e popullit. Një nga pikat e tjera ku kundërshtarët e regjimit sulmonin vazhdimisht ishte dhe sektori ekonomik. Reformat e ndryshme, si shtetëzimi i një pjese të industrisë, farmacive, bllokimin e një pjese të mallrave etj., ata i paraqisnin të padrejta dhe të pavend.

Në këtë aspekt ata shfrytëzonin vazhdimisht mungesën e sendeve në treg dhe këto i propagandonin në mënyra të ndryshme, duke përhapur parulla që e paraqitnin pushtetin të pazot për të bërë politikën ekonomike dhe se nuk kishte mundësi të zhvillohej tregtia duke qenë nën kontrollin e shtetit. /Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i...”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi  

Next Post

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit...”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

Artikuj të ngjashëm

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87
Dossier

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

April 7, 2026
“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi   
Dossier

“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi  

April 6, 2026
“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili…”!/  Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën
Dossier

“Kur u takuan në Tiranë, për të diskutuar për projekt-statutin e Kishës Katolike Shqiptare, At Marin Sirdani, i tha Tuk Jakovës, se; pa Papën e Vatikanit, nuk ka…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

April 5, 2026
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ju tregoj listën me 63 emrat e klerikëve katolikë që u pushkatuan apo vuajtën në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia, pasi…”/ Studimi i historianit të njohur

April 6, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Dossier

“Përpjekja e PKSH-së për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi, pasi Kleri Katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshovës për…”/ Refleksionet e historianit të njohur

April 6, 2026
“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës
Dossier

“Bajram Curri nuk është i komprometuar nga dosjet sekrete serbe, por ana e errët në karakterin e tij është interesi i tij i tmerrshëm personal, lakmia për para e…”/ Letra e panjohur nga arkivi i Austrisë

April 4, 2026
Next Post
“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit...”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme