• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, April 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur u takuan në Tiranë, për të diskutuar për projekt-statutin e Kishës Katolike Shqiptare, At Marin Sirdani, i tha Tuk Jakovës, se; pa Papën e Vatikanit, nuk ka…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

“Kur më arrestuen në tetorin e ’89-ës, në Rragam, tuj dhanë meshë te shpia e mikut tim, Ndrecës, shoferi i Degës së Mbrendshme, një komunist lunatik, u tregu aq i egër, sa…”/ Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Memorie.al
“Dom Mikel Koliqi, ka qenë drejtor i ‘Veprimit Katolik’, për qarkun e Shkodrës, ku merrshin udhëzime që të luftonin komunizmin dhe…”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Agostin Ashikut, nëntor 1947
“Ana e panjohur e bashkëvuajtësve të mi; nga klerikët katolikë, Dom Lec Sahatçija dhe Mikel Koloqi, te ushtaraku akademist, Zef Ashta, të cilët në Spaç…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik nga Kukësit
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
“Mark Çunin e lidhën me duar mbrapa dhe shefi i Degës, në mënyrë shtazarake e qëllonte me grushte e shkelme stomakut, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit nga Shkodra

Nga Dr. Gjon Boriçi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Debati i madh që është zhvilluar përgjatë dy shekujve të fundit pas lindjes së teorisë marksiste dhe Krishterimit, padyshim që do të linte gjurmët e veta në përplasje të ashpër politike ndër vendet ku ideali komunist i frymëzuar nga mësimet e Marksit, do të persekutonte shoqëritë e vendeve me sistem një partiak komunist. Në Evropën e shekullit të XIX – të, pas përfundimit të Kongresit të Vjenës dhe të vendosjes së sistemit të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare që i dha fund luftërave të Revolucionit Francez, në kontinentin e vjetër filluan të lulëzonin një larmi idesh radikale, republikane dhe socialiste. Vitet 1830-1840, ishin vite të frymëzimeve politike dhe ambicioze duke patur si shembull Frederikun e Madh, idetë jakobine, mendimet e Kantit dhe Fihtes dhe inovacionin e epokës së re. Mendimi politik i Marksit, u formësua pikërisht në këtë epokë. Trashëgimia racionale ishte veçanërisht e rëndësishme për të ndarë identitetin, nga ajo çka u bë e njohur në vitet 1830-1840, me emrin ‘socializëm’.

                                                      Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ju tregoj listën me 63 emrat e klerikëve katolikë që u pushkatuan apo vuajtën në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia, pasi…”/ Studimi i historianit të njohur

“Përpjekja e PKSH-së për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi, pasi Kleri Katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshovës për…”/ Refleksionet e historianit të njohur

 Për çdo dështim që mund të ndodhte në jetën e përditshme sidomos në rrethin e Shkodrës, fajin për të gjitha e kishte reaksioni me Klerin Katolik në krye. Identifikimi i kësaj strukture si armiku nr. 1 i pushtetit komunist në Shqipëri, e bënte të thjeshtë detyrën e sekretarëve të Komiteteve të Partisë në Shkodër, që për çdo gjë të akuzonin Kishën Katolike dhe klerin e saj.

Madje, informacionet marrin edhe trajta groteske pasi edhe për luftën që zhvillohej në ato vite në Greqi, Kinë apo Palestinë, padyshim që kishte gisht edhe Kleri Katolik. Megjithatë, arrestimet e klerikëve vijonin dhe në fund të vitit 1948, njoftohej edhe për katër klerikë të tjerë katolikë të arrestuar dhe gjithashtu edhe dymbëdhjetë shtetas të besimit katolik, të arratisur.

Rinia katolike, armike e rrezikshme e regjimit komunist

Edhe përsa i përket arsimit në rrethin e Shkodrës, profesorët më të mbikëqyrur dhe rrjedhimisht më të goditur, ishin ata të besimit katolik. Akuza ishte se kishin nxitur rininë gjimnaziste të Liceut dhe të ‘Normales’, që të kundërshtonin punën vullnetare gjatë viteve 1946 dhe 1947.

Të përpiqeshe të “sabotoje” punën e Frontit Demokratik, duke i bërë propagandë rinisë që të mos merrte pjesë në ato mbledhje apo mitingje, ishte krim i rëndë që nuk duhej lënë pa ndëshkuar. Arrestimet dhe përjashtimet nga shkolla dhe presioni që iu ishte bërë familjeve të tyre e kishte frenuar për disa kohë aktivitetin e tyre kundër pushtetit popullor.

Duke marrë shkas edhe nga një vërejtje e Enver Hoxhës me shënimin përkatës në fund të raportit, kryetari i Komitetit Abaz Laze, rekomandon se katër studentë të demaskoheshin dhe të përjashtoheshin menjëherë nga shkolla. Si për ironi të fatit të katër këta student, ishin të besimit katolik.

Një nga parullat e shkruara në një copë letër dhe që ishte kapur prej Sigurimit të Shtetit ishte: “Rr. Sh. (Rroftë Shqipnia). Dita 28 nëntor Dita e Flamurit nuk festohet. Kurse dita e 29 nëntorit, dita e okupimit të Shqipnis prej Bishës Komuniste Festohet. Mos e humb shpresën popull se pas vuajtjeve vjen Liria…”!

Seksioni Organo-Instruktor i Komitetit Qendror të PKSH-së i kryesuar nga Manush Myftiu, kërkonte gjatë të gjithë muajit janar 1948, sesi ishte gjendja në liceun e Shkodrës dhe çfarë masash ishin marrë në përgjigje të aktivitetit kundër-revolucionar të studentëve atje. Ndërkaq edhe pse u morën masa të rrepta, përsëri hedhja e parullave në copa letrash nuk u ndal.

Duke qenë se masat e marra nuk po jepnin rezultat, Komiteti i Partisë për rrethin e Shkodrës, i kërkonte organizatës bazë që të vijonte me demaskimin dhe izolimin nga masa të gjithë elementëve që ishin kundër pushtetit dhe të vijonte përjashtimi nga shkolla të elementëve të cilët ishin propozuar edhe më parë për këtë masë.

Goditja e Komitetit të Partisë dhe organizatës bazë të Shkodrës nuk u ndal vetëm tek katolikët gjimnazistë, por edhe tek ata katolikë që ishin anëtarë partie dhe pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit, si Pjerin Kçira etj. Ky grup katolikësh anëtarë të PKSH-së, u godit me akuzën se gjoja paraqiteshin si komunistë për të mbrojtë sektorin katolik, i cili gjoja po goditej nga pushteti dhe nga partia.

Në të gjithë qytetin e Shkodrës sipas raporteve të vitit 1948, kishte nga 1800, deri në 2000 të rinj e të reja katolikë. Sipas raportit të gjithë këta ishin nën ndikimit e Klerit Katolik me anë të organizatave dhe shoqërive si “Don Bosko”, “Stigmatine”, “Antoniane”, rrethi katolik “Juvendes” etj. Sipas raportit, kleri me anë të këtyre shoqatave kishte rrënjosur tek të rinjtë katolikë kulturën fashiste.

Kjo dallohej se ata thuajse të gjithë dinin italisht, dëgjonin këngë italiane dhe akoma më keq lexonin libra italisht, nëpër shtëpitë e tyre. Një tjetër element që e dallonte rininë katolike në Shkodër ishte dashuria e madhe për Italinë dhe urrejtja karshi popujve sllavë. Për të treguar se nuk ishin dhe nuk do të ishin të prirur të merrnin kulturë marksiste, pas mbylljes së gjimnazit të etërve jezuitë dhe françeskanë, 90% e të rejave dhe të rinjve katolikë nuk vazhduan në shkollat e shtetit.

Me gjithë goditjen e rëndë të Klerit Katolik i cili sipas raportit të vitit 1948, tregon se nga më shumë se 24 priftërinj katolikë që kishte Shkodra, kishin mbetur vetëm 6 (3 priftërinj dhe 3 fretër), kurse 18 ishin pushkatuar dhe burgosur. Kur zhvilloheshin mbrëmje kulturore, dëgjohej dhe vallëzohej nën tingujt e muzikës italiane dhe të rinjtë katolikë merrnin pjesë masivisht në ato mbrëmje dhe krenoheshin se ishin reaksionarë.

Megjithëse u morën masa të rrepta ndaj elementit kundërshtar katolik, përsëri Partia Komuniste e Shqipërisë ishte larg fitores ideologjike dhe kulturore ndaj kësaj shtrese. Të bindur se nuk do t’ia dilnin vetëm duke e persekutuar këtë shtresë, taktika e re që duhej përdorur e kombinuar me dhunën shtetërore të organizuar, ishte ndërtimi i kulturës së re komuniste, e cila do të sfidonte kulturën katolike.

Përpjekjet e pushtetit komunist për të kontrolluar Kishën Katolike të Shqipërisë

Papërputhshmëria e ideologjike ishte një tjetër faktor i rëndësishëm që e etiketonte si armik të popullit Klerin Katolik dhe katolikët shqiptarë. Ndërsa Kleri Bektashi, ishte më pranë lëvizjes komuniste. Problemi që kishte pushteti në rastin e klerikëve ishte vetëm një: katolikët. Në relacionin datës 28 dhjetor 1949, lidhur me mbledhjen e Klerit Katolik në Shkodër të datës 28 dhjetor 1949, për të diskutuar mbi projekt-ligjin e datës 27 nëntor 1949 për komunitetet fetare, Kleri Katolik kishte shfaqur shqetësim dhe frikë se mos shkëputeshin lidhjet me Vatikanin.

Synimi i regjimit ishte që Kisha Katolike e Shqipërisë në udhëzimet e pushtetit të zgjidhte ajo ipeshkvit dhe jo Vatikani. Dëshmia më e qartë për këtë na jepet nga pjesëmarrësi i vetëm i gjallë i kësaj mbledhjeje që i mbijetoi sistemit komunist, At Zef Pllumi. Edhe tek vetë Kleri Katolik i mbledhur pati debate të forta sipas At Pllumit, lidhur me statutin e ri të Kishës Katolike Shqiptare.

Megjithatë, përsëri në këtë mbledhje triumfoi krahu i fortë katolik, për t’i bërë ai një ultimatum qeverisë shqiptare; pa Papë nuk ka Kishë Katolike, ashtu si nuk ka komunistë pa Moskën. Kjo ishte përgjigja sipas At Pllumit që At Marin Sirdani i kishte thënë Tuk Jakovës kur ishin takuar në Tiranë, për të diskutuar për projekt-statutin e Kishës Katolike Shqiptare.

Me gjithë vuajtjet e tmerrshme, vrasjet, torturat, burgosjet, kërcënimet, Kleri Katolik shqiptar vijonte rezistencën. Domethënëse ishte fjala në mbledhje e dom Ernest Çobës, i cili tha se: “…me pushtetin deri tani jemi dakord, por ne rast se na prek kodin kishtar, si edhe lidhjet me Papën, neve nuk do të pranojmë”.

Pushteti po i bënte një mijë të zeza Klerit Katolik. Në vitin 1946, në valën e goditjes së madhe, Këshilli i Ministrave i Republikës Popullore të Shqipërisë, kishte nxjerrë dekretin nr. 14 të datës 6 mars 1946, për konfiskimin e të gjithë pasurisë së jezuitëve dhe françeskanëve dhe Klerit Katolik në përgjithësi, në Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë.

Vendimi i 6 marsit ishte nga më të rëndët dhe godiste fort Kishën Katolike të Shqipërisë, pasi e quante aktivitetin e këtij institucioni si anti kombëtare. Urdhri i Enver Hoxhës për sekuestrim ishte i plotë. Të vetmen gjë që kryeministri shqiptar nuk i preku Klerit Katolik, ishin kishat.

Duke parë këtë rezistencë thjesht logjike, propaganda komuniste në vitin 1949, rifilloi më me intensitet betejën për të bindur popullin shqiptar, se nuk luftonte fenë katolike, por vetëm klerikët reaksionarë. Por duke qenë se nuk mund të mbulohej krimi i kryer, ekzekutimet dhe burgosjet e klerikëve katolikë justifikoheshin se ishin armiq të pushtetit dhe se kishin qenë të drejta, të domosdoshme dhe me vend.

Sipas komunistëve, kleriku i parë katolik shqiptar që ishte edhe tradhtari i parë, ishte Imzot Prenk Doçi, abati i Mirditës i cili konsiderohej si krye-agjenti i Austro-Hungarisë në vend në fundin e shekullit XIX-të dhe fillim të shekullit XX-të në Shqipërinë e veriut. Parulla e tij; “për fe e për atdhe”, për komunistët shqiptarë ishte thjesht maskimi i ngatërresave që bënte.

Problemi i madh që pushteti kishte me katolikët siç na njofton ky raport i vitit 1949, ishte se Kleri Katolik ishte shumë më i kulturuar dhe i organizuar se dy klerët e tjerë shqiptarë të marrë së bashku. Një tjetër problem të cilin komunistët shqiptarë nuk e përdornin dot kundër Klerit, ishin edhe predikimet në kishë. Me porosi të imzot Ernest Çobës, klerikët duhet vetëm të flisnin dhe të luteshin për paqen në të gjithë predikimet e tyre.

Një tjetër rrugë që përdori pushteti komunist për gjunjëzuar Klerin Katolik dhe për ta shkëputur nga Vatikani, ishte edhe përdorimi i shtypit zyrtar. Gjatë hulumtimit kam gjetur tituj të artikujve kundër Klerit Katolik, si ai i vitit 1951, me titull “Shkëputja nga Vatikani, një ngjarje me rëndësi për Kishën Katolike Shqiptare”. Artikulli në fjalë ishte shkruar në zyrat e Komitetit Qendror dhe bënte fjalë për aktivitetin reaksionar të Vatikanit, si aleat i klasave sunduese.

Një tjetër raport i përpiluar me shkrim dore nga dy komunistë katolikë, Tonin Jakova dhe Mark Ndoja shkruajnë se “marrëdhëniet tona si shtet me Klerin Katolik kanë ngecë në një pikë të vdekur. Kjo ka sjellë një qëndrim armiqësor të Klerit Katolik kundrejt Republikës tonë popullore”.

Tek ky raport vihet në dukje se me gjithë sulmet, Kleri Katolik edhe pse u ishin prerë të gjitha burimet, përsëri nuk i kishte kërkuar shtetit shqiptar, asnjë lloj ndihme financiare. Organizimi i Kishës Katolike të Shqipërisë, nuk kishte asnjë ndryshim me organizimin e Kishës Katolike Universale, si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe në atë administrative dhe mbështetej në bazën e kodit kanonik.

Qëndresa e Klerit Katolik solli një valë të re arrestimesh, me autorizimin direkt të ministrit të Punëve të Brendshme Mehmet Shehu. Vuajtjet vijuan edhe dy vjet të tjera, derisa më në fund shteti komunist bëri kompromis me Kishën Katolike të Shqipërisë. Në Tiranë, më 30 korrik 1951, me vendim nr. 1332, Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë, aprovoi Statutin e Kishës Katolike Shqiptare.

Neni 1, ishte fitorja më domethënëse e kësaj qëndrese të përgjakshme të Klerit Katolik shqiptar. Ky nen pjesë e këtij statuti thoshte:

“Kisha Katolike e Shqipërisë, ka karakter nacional, është person juridik dhe përfshinë në gjirin e saj të gjithë besimtarët katolikë në Shqipëri. Ajo frymëzohet nga parimet fetare të Kishës Katolike botërore që është themeluar nga Jezu Krishti, ndën kryesinë fetare të Papës, pasardhës i apostullit Pjetër. Ajo nuk mban me Papën asnjë marrëdhënie organizative, ekonomike ose politike”.

Ishte një fitore e shkëlqyer dhe një humbje e madhe për komunistët. Papa ishte pranuar si kryetari fetar i Kishës Katolike të Shqipërisë. Komunistët nuk ia kishin dalë dot ta shkëputnin fenë katolike në Shqipëri nga qendra botërore e këtij besimi. Sikur për t’ia shtuar më shumë zemërimin Mehmet Shehut, vetë Imzot Bernardin Shllaku, i dërgon një telegram falënderimi për këtë “arritje”.

Kultura komuniste shqiptare vs. kulturës katolike

Nga shfrytëzimi i materialeve arkivore që po prezantoj për herë të parë, ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, ishte zelli suprem i ndonjë intelektuali që dikur fliste me superlativë për kulturën katolike dhe për hir të karrierës, nuk hezitonte të sulmonte edhe kolegët e tij, vetëm nëse kishin ndonjë shkrim që lavdëronte punën kulturore të priftërinjve katolikë.

Ishte e pabesueshme tek shfletoja fletë pafund të dosjeve dhe lexoja sesi sulmoheshin anëtarë të rëndësishëm partie si Sejfulla Malëshova, për qëndrime jo parimore partie. Njerëzit e arsimuar e ndjenin se për të bërë karrierë në art e shkencë, patjetër duhet t’i shërbenin me vendosmëri regjimit, madje edhe duke sulmuar kolegët e tyre.

Që të bëjë karrierë, duhej me “skrupolozitet shkencor” dhe “akademik”, të sulmoje edhe me shpifje figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare, ku më të shumtët ishin padyshim klerikët dhe laikët katolikë. Kush mund të guxonte të thoshte qoftë edhe një gjysmë fjale të mirë për klerikët katolikë, që i kishin dhënë aq shumë kulturës shqiptare, padyshim që do të etiketohej armik dhe aq më tepër nëse do të kishte në komisione shkencore katolikë, ata duheshin sulmuar menjëherë.

Më 5 qershor 1948, në Tiranë mbahet një mbledhje e rëndësishme e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ku ndër të tjera diskutohet edhe për klerin reaksionar katolik dhe ndikimin e tij. Shkrimtarët katolikë do të ishin jashtë çdo lloj dyshimi në shënjestrën e diktaturës, për të përmbysur ndikimin e tyre në kulturën shqiptare.

Në projekt-vendimin e Komitetit Qendror (pa datë) të vitit 1949, u synua krijimi i një letërsie në formë nacionale me përmbajtje socialiste. Ky projekt, vendim synonte t’i jepte një shtysë të re letërsisë së re të realizmit socialist dhe evidentonte punën e dobët në luftën ideologjike ndaj shovinizmit letrar dhe mbeturinave të tjera borgjeze. Sipas Komitetit Qendror, kritika letrare e drejtë, parimore dhe konstruktive kishte munguar. / Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ju tregoj listën me 63 emrat e klerikëve katolikë që u pushkatuan apo vuajtën në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia, pasi...”/ Studimi i historianit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ju tregoj listën me 63 emrat e klerikëve katolikë që u pushkatuan apo vuajtën në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia, pasi…”/ Studimi i historianit të njohur

April 6, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Dossier

“Përpjekja e PKSH-së për të lidhur aleancë me katolikët në Shkodër dështoi, pasi Kleri Katolik kishte refuzuar madje edhe kërkesën e Sejfulla Malëshovës për…”/ Refleksionet e historianit të njohur

April 6, 2026
“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës
Dossier

“Bajram Curri nuk është i komprometuar nga dosjet sekrete serbe, por ana e errët në karakterin e tij është interesi i tij i tmerrshëm personal, lakmia për para e…”/ Letra e panjohur nga arkivi i Austrisë

April 4, 2026
Misteri i zhdukjes i shqiptaro-amerikanit Thoma Sotiri në ’78-ën, ish-nënkryetar i “Vatrës”, pas arrestimit nga Sigurimi dhe denoncimit të dy kamerierëve të Hotel “Dajtit”, Kiços dhe Janit, nga Leskoviku
Dossier

“Turistja suedeze që erdhi me firmën jugosllave ‘Atllas’, u paralajmërua që në Pikën Kufitare në Hot të hiqte minifundin, por në Hotel ‘Dajti’ e veshi përsëri dhe…”/ Zbulohet raporti Sigurimit i 15 gushtit ‘69

April 3, 2026
“Prof. Idriz Ajeti, Mehmet Hoxha dhe Ali Rexha, u japin mësimin e gjuhës shqipe, oficerëve që po përgatit UDB-ja me rrëzu Enver Hoxhën, kurse Martin Camaj, ata e…”! / Kujtimet e panjohura të Xhafer Devës
Dossier

“Në Ballkan, i vetmi popull anti-sllav ishin shqiptarët trima e të besës, dhe gjermanët këto cilësi i gjetën në fytyrën e Xhafer Devës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua në moshën 96 vjeçare, në SHBA-ës

April 2, 2026
“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës
Dossier

“Zogu s’ka dorë në vrasjen e Bajram Currit, një patrioti të admiruar, madje ai dërgoi xhandarët ta merrte në dorëzim, por e vranë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit që u shua 96 vjeç në SHBA-ës

April 3, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme