• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Jam sot i arrestuar dhe i pandehur, sepse në këtë lëmsh të mirë-thurur, është vetë partia, sekretari, zv.ministri, që kërkojnë të më varrosin, se vajza që më akuzon…”/ Historia e trishtë e mësuesit Astrit Rizai

“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
“Ana e panjohur e bashkëvuajtësve të mi; nga klerikët katolikë, Dom Lec Sahatçija dhe Mikel Koloqi, te ushtaraku akademist, Zef Ashta, të cilët në Spaç…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik nga Kukësit
Historia e trishtë e ish-ballistit, që vuajti 43 vite burg:”Kur një bashkëvuajtës në Spaç, i tha: ‘mos fol me zë të lartë, se të dëgjojnë’, Samiu ia ktheu: ‘prandaj po flas me zë të lartë, që të…”!
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
“Kur ‘Gazi’ dhe ‘Ifa’ lanë xhadenë dhe u futën në rrugën e baltosur të Ardenicës, më kapi makthi: mos sjellja e butë e shefit të Degës Brendshme, ishte kurth, pasi…”!/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Nga Petraq J. PALI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Kishte plot 68 ditë që hetuesi ushtronte një hetuesi të tmerrshme, duke përdorur çdo lloj metode për t’a nënshtruar plotësisht të pandehurin, të cilin e akuzonin për marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë. Ai, ishte përpjekur dhe ishte munduar maksimalisht me të gjitha “metodat” dhe “format”, si të fjalës së urtë e dialogut, ashtu edhe të dhunës e hurit, por “fatkeqësisht” nuk i kishte nxjerrë asnjë fjalë. Provat ishin të pa mjaftueshme. Dhuna e ushtruar mbi të s’kishte bërë asnjë efekt. Kjo bërë që vete kryeprokurorja e rrethit që ishte një grua e bukur, autoritare shumë serioze dhe e sertë, duke pare se duheshin edhe vetëm katër ditë të përfundonte afati i hetimit, sipas ligjeve në fuqi dhe i pandehuri po nuk u thye, do të dilte i pafajshëm.

                                                             Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie… me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai…”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

Te unë nuk ishte ardhur asnjëherë, se nuk ishte e ftuar nga ana ime. Jo pse isha cingun apo qibar, por nuk desha që më pas të kisha probleme, që mund të më bllokonin transferimin tim për në qytet, atë që dhe ëndërroja atëhere, mbasi kisha vetëm një nënë, pa baba dhe pa motër e vëlla, isha fillikat. Deri atëhere çdo gjë shkonte në rregull, kur një ditë Suzi zbriti nga makina që ishim të gjithë arsimtarët dhe të tjerë sa mbërritëm në qytet, më futi krahun dhe më tha me plot gojën..!

– ‘Prof Astriti, sot do vij tek ju dhe tek mamaja juaj, të kaloj fundjavën, tek të gjithë kam qenë e ju, nuk e betë kabull të më ftoni njëherë si e huaj që jam, s’ka ngelur shok, shoqe e fshatarë, të gjithë më kanë respektuar, ndërsa ju, nuk e kuptoj çfarë tipi që jeni?! Siç duket jeni mendjemadh…’?!

– ‘Suzana të lutem, ç’janë këto fjalë që më thoni, me kënaqësi mund të vini tek ne, mamaja do të gëzohet pa masë, por unë u jam ruajtur fjalëve dhe kam qëndruar në distancë, jo pse nuk ju vlerësoj, por për hir të vetë natyrës, që në fshat sjellje dhe veprime të tilla, sikur stonojnë me kohën…! Gjithsesi jeni të mirëpritur, me kënaqësi të vini tek ne’.

Erdhi vajza, e priti ime më, e nderoi dhe ajo u befasua nga sjellja dhe mikpritja jonë, jo pse bëmë diçka të veçantë, por sikur ajo natë e kishte hipnotizuar kaq shumë, si me magji, sa unë me gjithë “frikën’ që kisha më parë, u ngjita me të. Suzana ishte e veçantë! Kishte një veçanti dhe ishte një femër për ta dashuruar. Epo thashë, të dali ku të dali, ky ishte fati im…do ta marr për grua…pikë mbaroi.

U shoqërova me të pa kurrfarë ndrojtje, bile pa u fejuar, të gjithë e dinin ose e mësuan, se Suzana e Astriti do të martohen.

Kaluan muaj dhe ne po thuaj nuk ndaheshim, kudo bashkë, si në shkollë, edhe më pas në mbrëmjet që organizonte shkolla me rininë kooperativiste, ne bibliotekë të kooperativës, në kinema…ekskursione, vizita….e kudo. Nuk di sa kohë kisha në afinitet me të, deri sa një ditë Suzi më thotë se kishte ngelur shatë-zanë…!

Lajmi sinqerisht më tronditi, as unë as ajo nuk e deshëm një gjë të tillë…! Por siç thotë populli; “ai stan, atë bulmet ka”.

‘Në rregull i them, s’ka as më të voglin problem, ne na dinë të tërë se jemi si të fejuar…’!

– ‘Jo – tha ajo- kurën e kurës nuk do ta pranoja një gjë të tillë…! Më duhet ta abortoj domosdo. Unë kam të tjera ëndrra…ja dhe kjo më duhej tani’?

– ‘Kategorikisht jo, – këmbëngula unë… – çfarë ëndrra ju mundojnë, ky ishte fati jonë…! Në asnjë mënyrë, deri sa duhemi, ky është edhe fryti i dashurisë…të lutem mos e bëj këtë veprim…lëre të dalë filizi…’!

– ‘Të lutem, – këmbënguli ajo…sa është shpejt, duhet të veprojmë e, aq më keq që nuk dua ta marrë vesh asnjeri…! O vepron dhe më ndihmon për çka ju them, ose nuk kemi gjë bashkë…’!

U trondita…! ‘Me gjithë mënd e thua e dashur?! Pa mendohu për ç’ka flet…! Ju do të bëheni nënë dhe unë do të jem babai i fëmijës suaj…! Pikë’!

Dhashë e mora për gati dy tre javë, ishte e pa mundur të behej ndryshe, ajo kishte vendosur të hidhte fëmijën…! U mërzita me të, kur ajo arbitrarisht i kërkoi leje drejtoreshës, të ikte disa dite në vendlindjen e saj, mbasi kishte të atin ‘sëmurë’.

Bëri një javë atje dhe kur erdhi, as më foli fare, të gjithë u çuditën…! Një ngrirje e akullt.

U përmbys gjithçka…..ajo më braktisi. Ditën tjetër si erdhi nga qyteti i saj, në një orë të vonë të natës….me vjen miku dhe shoku im, doktori i fshatit, në dhomë, i cili më tronditi duke më thënë:

‘Astrit, Suzana me sa shikoj, jo vetë që ka ngelë shtatë-zanë, por edhe është çmendur, këtë ta them me bindje dhe me përgjegjësi, jemi miq kaq vjet dhe nuk dua të të ha në besë…!

Unë u hoqa sikur nuk dija gjë dhe u përpoqa t’i mbush mendjen doktorit për këtë, por ishte çdo gjë e kotë, ajo i kishte thënë gjithçka…atij, bile deri sa i ishte lutur që ta ndihmonte në abort dhe doktori të bënte ç’të donte me të…!

Doktori ishte tronditur dhe ishte tmerruar…! Më betohej…se sikur të ishte një tip tjetër…! Kjo më çmendi fare…! Suzana? E pa mundur thashë me vete! U mendova u trondita, nuk doja ta besoja…por fatkeqësisht isha para një fakti…ajo shkatërroi gjithçka, por edhe mund të rrezikonte veten dhe unë automatikisht do të bëhesha ‘bashkëfajtor’!

E këshillova doktorin të distancohej nga ky problem dhe të mos merrte pjesë në këtë tronditje psikike të saj…! Doktori më këmbëngulje më kërkonte të dinte pas kësaj, a do të kisha marrëdhënie me Suzin? Po ose jo….! E kuptova që doktori ishte dorëzuar para saj…! Ai kishte shfrytëzuar rastin…! I hoqa vërejtje…ai m’u betua që jo…! Por shtoi se: ‘po qe se ti nuk do shkosh më me të…unë të bëj punën time…’!

Unë i premtova atij, se; unë kurrë nuk do të shkëpus marrëdhëniet me Suzin, të cilën tashti e dashuroj. Iku doktori mendueshëm…dhe i mërzitur nga përgjigja ime…! Ai priste që nga inati me të, të thosha të kundërtën…! Që nuk do kisha marrëdhënie…! Por unë e desha atë!

Unë u transferova në qytet dhe më pas si mora vesh, doktori dhe një miku i tij që ishte edhe komunist, por edhe brigadier i blegtorisë, e përdorën Suzin si deshën, ajo u lëshua pa përgjegjësi.

Ajo, për mua u degjenerua, mbasi kishte hequr edhe fëmijën!

Si doktori dhe “komunisti’, nuk më folën mua më pas, as unë nuk desha lidhje më me ta. U distancova nga çdo muhabet i vjetër, me gjithë dhimbjen dhe dashurinë që nëna ime dhe unë ndienim për Suzin, më pas unë krijova familjen time, ku punoja dhe jetoja me nder, duke u gëzuar nënës, gruas dhe dy vajzave të mia, gjithçka me gjithë shpirt. Por historia nuk mbaroi me kaq!

Ndërsa Suzin e transferuan në rrethin e saj, por këtë radhë jo në fshat, por në qytet, ajo, nga që i shkonte lëkura, se ngeli gjithmonë e bukur, nuk vonoi të dashurohej me një oficer të ri, që ishte edhe nënkryetar i Degës Brendshme të atij qyteti, por edhe shef i zhdukjes së krimeve.

I dashuruar çmendurisht pas Suzit të bukur, oficeri i ri nuk pyeti shumë për historinë e saj, dhe e mori për grua. Ai u ngrit në pozitë më pas dhe sot është zv. ministër në profesionin e tij!

Një karrierist i tërbuar dhe i fëlliqur, me sa kam dëgjuar të flitet për të.

As unë, Astrit Rizaj, nuk pyeta më për të, deri sa një ditë mësova nga një shok, se doktorin, ‘ish’ mikun tim të dikurshëm, e kishin internuar në një fshat të largët, se kishte ndihmuar dikur një nënë të abortonte, i kishin bërë një gjyq shembullor dhe me disa ‘pseudo dëshmitarë’, e kishin dënuar me pesë vjet internim.

Sinqerisht u trondita dhe thashë me vete; le të shpresojmë se ajo ‘nëna’ nuk do të ishte Suzi, se edhe unë mund të kisha telashe. Por jo, edhe ish-komunistin brigadier që komprometonte me mish këdo, e kishin përjashtuar nga Partia dhe kërkonin të ndiqej penalisht nga gjykata, për abuzime në detyrë.

Kjo ndikoi më pas, që unë të bëhesha i vëmendshëm dhe i kujdesshëm, duke ditur forcën e gjithëpushtetshme të zv. ministrit. Punoja në shkollë natë e ditë, si një mësues dhe prind model, njëkohësisht shpresoja se çdo gjë rreth meje dhe ‘atyre’ kishte marrë fund, por fatkeqësisht u gabova!

Deri sa një ditë një miku im më paralajmëroi, se në gjimnazin ku unë punoja, erdhi si sekretar partie baxhanaku i zv. ministrit, me pak fjalë burri i motrës së Suzanës…! E lidha ardhjen e tij me ndonjë kurth të mundshëm, por sidoqoftë besoja se Suzi nuk do të më hakmerrej, se me të isha sjellë në rregull. Dhe me të vërtetë kam bindje, se Suzi nuk është pjesëmarrëse e këtyre kurtheve të ndyra….!

Jam sot i arrestuar dhe i pandehur zonja prokurore, se në këtë lëmsh të mirë-thurur, është vetë partia është vetë sekretari është vetë zv. ministri, që kërkojnë të më varrosin pa të drejtë…vajza që më akuzon, është vajza e një polici burgu…besnik dhe fanatik i eprorëve….dëshmitarët bij spiunësh dhe fatkeqësisht po ju them me prindër të degjeneruar…shikoni dosjen e tyre….!

Kjo është e tëra zonja prokurore….verifikoni këto që ju them dhe do të bindeni….! Xheloxia dhe intriga janë bërë një në këto gjyqe e hetime të montuara. Unë si çdo i ri u dashurova, si çdo i ri kisha ëndrra, si çdo i ri kërkoj lirinë e fjalës…dhe si njeri që nuk kam kryer asnjë akt të turpshëm e, ngre zërin për drejtësi…!

Këtu ju duhet të kishit përpara….zv. ministrin…sekretarin e Partisë ‘baxhanakun”, i cili u transferua nga s’di se ku, për të marrë ‘hak’…! Policin e burgut që imponoi vajzës së tij këto fëlliqësira….pa asnjë bazë…duke e bërë një femër dhe vajzë apo nxënëse, shpifëse…dhe me turp!

Kjo është e tërë historia znj. kryeprokurore….verifikoje dhe më pas më sillni një laps e letër të firmos akt-akuzën në të bardhë, se në këtë shtet kurrë nuk ka drejtësi”.

Ajo: – “Mbaruat….mos flisni më kështu i pandehur…”!

Ai: – “Mbarova”.

Ajo: – “Pse nuk ja ke thënë kështu historinë hetuesit…”?!

Ai: – “Sepse këto janë hamendësitë e mia dhe të paprovuara, me gjithë që janë plotësisht të vërteta ai, nuk më kuptoi asnjëherë, ai këmbëngul vetë të firmos fajësinë…unë i thashë…dhe i dhashë të nënkuptonte…por ai fatkeqësisht nuk më kupton…”!

Ajo: – “Në rregull. E mbyllim për sot”.

Ai: – “Nesër nuk kam për të thënë gjë, më më sillni të firmos…”!

Ajo: – “Për historinë që më rrëfyet…”?

Ai: – “Jo, që të pranoj fajësinë”!

Epilog!

Kryeprokurorja u bind plotësisht dhe si një specialiste e plotfuqishme dhe me personalitet, shkoi për gjithë natën tek Ministri i Drejtësisë, të konsultohej për këtë rast të veçantë dhe i kërkon atij, lirimin pa kusht për të pandehurin Astrit Rizaj, duke përfituar çdo të drejtë. Mbasi ishte bindur plotësisht në thëniet e tij.

Ministri si “ujk” i vjetër, i sugjeroi kryeprokurores që të merrte një takim kokë më kokë, me të shoqen e zv. ministrit dhe të pyeste me çiltërsinë dhe dinakërinë e femrës, a ishte në dijeni të këtij “kurthi baxhanakësh” të veshur me pushtet…? Në rast se jo, i pandehuri të dilte i pa fajshëm, në rast se ajo kishte dijeni…i pandehuri duhej të dënohej, se fjala do merrte dhenë dhe do akuzoheshin njerëzit e partisë për shpifje….!

Kryeprokurorja e pranoi sugjerimin e tij dhe afroi për një kafe me Suzin, duke i kërkuar asaj gjithë historinë…! Suzi u çudit që i shoqi kishte hetuar me vite “rinin e lavdishme” të saj…!

Ajo, me një mirësjellje fisnike, mbasi i tregoi të gjithë historinë, siç ja pat thënë Astrit Rizaj, i kërkoi të bëhej çfarë të jetë e mundur…të shpëtoheshin nga kjo intrigë e pa skurpullt e, “ish dashnorëve” të saj…Astriti, doktori dhe brigadieri…!

Mbasi u përshëndetën me njëra tjetrën….ajo sërish shkoi i raportoi ministrit të Drejtësisë, bisedën me të. Ndenjën orë te tëra të dy bashkë, duke sugjeruar anët e mira që do të kishte lirimi i tyre…por edhe anët e këqija…qoftë individualisht, qoftë edhe në opinion…sa dëmtim do kishte në imazhin e saj …xhelozia e zv. ministrit…apo poshtërsia e tij…?! Sa dëm do t’i sillej Partisë dhe Pushtetit.

Konkluzioni: Astrit Rizaj duhej të dënohej domosdo, mbasi thëniet e tij ishin të “pa baza”.

Te nesërmen ajo çoi tek i pandehuri një laps dhe një letër, duke i thënë të firmoste mbasi ishte plotësisht fajtor…! Astrit Rizaj i përplasi në fytyrë një pështymë kryeprokurores dhe i tha; “Ju lumtë, kjo është hetuesia juaj”. Kryeprokurorja nuk foli asnjë fjalë…nxori shaminë dhe fshiu fytyrën….u fye tej mase, po nuk e hapi gojën! S’kishte s’i ndodhte ndryshe. Institucioni i saj duhet edhe këtë herë të dilte “triumfator”!

Astrit Rizaj doli në një gjyq me dyer të mbyllura dhe u dënua me tete vjet heqje lirie dhe pesë vjet internim…! Nuk vonoi dy tre vjet mbas dënimit të Astritit, u muar vesh se Suzana…shumë e revoltuar dhe e indinjuar apo për probleme të tjera bashkëshortore, por gjithmonë kryeneçe, ndoshta edhe me fëmijë, kërkoi divorc, prishi familjen dhe u nda nga bashkëshorti i saj, karrieristi i fëlliqur…i cili atëhere pat rëne nga kali….gjë që më pas bëri bujë në të gjithë vendin dhe kushdo mësoi historinë, se profesorit të matematikës, Astrit Rizaj, ju bë kurth dhe ai ishte i pa fajshëm….!

Ndërsa sekretarin e partisë së shkollës e çuan instruktor kooperative në fshatin D. Mbasi kreu dënimin….Astrit Rizaj ecën kokë ulur në qytet dhe pi kafen i vetmuar, si rezultat i një shoqërie të diskredituar! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 11 Mars 2026

Next Post

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur...”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

Artikuj të ngjashëm

“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Kur kryeprokurorja bukuroshe e pyeti; i pandehur, fol shkurt e saktë, a e keni kryer dhunimin dhe marrëdhënie… me nxënësen tuaj, që ju akuzon, ai…”/ Historia e padëgjuar me mësuesin Astrit Rizaj!

March 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

March 9, 2026
“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967
Dossier

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

March 7, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

March 6, 2026
“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe
Dossier

“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

March 5, 2026
“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973
Dossier

“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
Next Post
“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur...”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme