• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

“Edhe pse në fushë u futën titullarët e Komitetit të Partisë dhe Degës së Brendshme, duke e kërcënuar, Xhelal Juka, s’pranonte të dilte nga loja, pasi…”/ Historia e panjohur e ndeshjes së 15 majit 1951
“Si më ndiqte Sigurimi dhe çfarë më kërkonte hetuesi im,  për ‘celulën antikomuniste’ e cila…”/ Dëshmia e rallë e ish-të burgosurit politik nga Firenze
“Kur Ndrek Luca, shpalli ‘Laureat’ të festivalit, ish-të burgosurin politik, i cili drejtonte grupin e Komunales që zuri vendin e parë për…”/ Historia e panjohur e aktorit dhe regjisorit shkodran, Ndoc Deda
“Nga sportistët e Durrësit, tek ata të ‘Vllaznisë’ së Shkodrës, të cilët bënë epokë e së bashku me tifozeritë e tyre…”/ Refleksionet e gazetarit dhe publicistit të njohur
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

Nga Namik Mehmeti

Memorie.al / Duke kërkuar në Librarinë “Fertrinelli” një libër sportiv në prag të Olimpiadës Botërore të Dimrit që zhvillue në Milano Cotrina, më zuri syri një libër për futbollin, ku titulli i tij “I Pionieri Del Pallone”, më tërhoqi t’i hedh një sy, ku tek faqja e përmbajtjes së lëndës, më zuri syri emrin “Vllaznia –  Scutari”. Emra pa mbarim te klubeve të Futbollit Botëror, ku në mes tyre, 100 “Pionierëve të Topit”, figuronte dhe Klubi Sportiv “Vllaznia” e Shkodrës, çka do të thotë se rreshtimi i saj në mes 100 Klubeve të Futbollit Botëror, ka të bëjë me historikun e formimit të tyre, duke i bërë secilës dhe një biografi suksesesh, në rrugëtimin e tyre shekullor.

Autorët e librit, Maurizio Siviero, Stefano Balzaretti e Alfredo D’Alessandro, në parathënien e tyre të botuar në vitin 2018, midis të tjerash shkruajnë: “Imazhet e ‘Real’ Madrid, ‘Bayern’ Mynih, ‘Barcelona’, ‘Liverpul’, ‘Manchester United’, ‘Inter’, ‘Juventus’ dhe ‘Milan’… kanë tifozë në të gjithë botën dhe të duket e pa mundur, të mos jesh ndjekës i njërës prej tyre.

Ne duam t’u japim zë atyre që e kanë përkundur futbollin në djep, që kanë mundësuar përhapjen e tij, kanë kontribuar në rregullimin dhe në zgjerimin global. I referohemi klubeve më të vjetra te futbollit në botë….! Zanafilla e futbollit pati si motor dëshirën për t’u argëtuar, duke krijuar bashkim. Kjo nuk është e vjetër, është thelbi i futbollit”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango…”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit  

“Me ‘Spartak’-un e Moskës që zbarkoi në Tiranë në prillin e ’46-ës, ishin gjashtë lojtarë me ‘Medaljen e Trimërisë’ për kontributin në Luftën e Dytë Botërore…”/ Libri i panjohur i autorit italian, Mario Curletto

Dhe pikënisja e 200 faqeve, fillon me sinjalin kohor:

“Që nga agimi i kohës, deri në ditët e sotme”.

Fillon me klubin më të vjetër në botë, Sheffield F. C., duke vazhduar në faqen 134, me Klubin e Futbollit “Vllaznia”, e cila është përfshirë në grupin e skuadrave “Europa Gadishull e Mesdhetar”. Autorët e librit e nisin përshkrimin e historisë së “Vllaznisë”, me këto radhë:

Klubi Futbollit “Vllaznia” 1919

Shkodër (Scutari) është një qytet shqiptar që luan një rol thelbësor në historinë e vendit. Që në lashtësi, e njohur si kryeqyteti i Ilirëve, ajo ka vazhduar ndër shekuj të ruaj një pozicion të rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik. Edhe sot konsiderohet djepi i kulturës shqiptare.

Jo vetëm kulturë, por edhe sport: pikërisht këtu lindi klubi më i vjetër i Shqipërisë. Jemi në vitin 1919, ku me kalimin e viteve do të ndryshonte disa herë emri, nga Klubi Sportiv “Bashkimi” Shkodër, deri sa të merrte emrin aktual, Klubi Futbollit “Vllaznia”, 19 shkurt 1919”.

Më poshtë autorët e librit japin dhe statistika të rezervuara për trofetë që ka fituar “Vllaznia”.

“Në historinë e saj shekullore, kuqeblutë kanë fituar 10 kampionate kombëtare dhe 6 Kupa të Shqipërisë, por në mes tyre duhet të theksojmë polemiken që lindi mbi fitimin e titullit të parë, ende sot i panjohur zyrtarisht në vitin 1940, në mes Luftës së Dytë Botërore. Dëshmitë e shumë protagonistëve pohojnë  se në vitet 1939, 1940 dhe 1942, u zhvilluan kampionate të rregullta, pavarësisht vështirësive të dukshme të shkaktuar nga lufta”.

Kjo ka ndodhur për mos ekzistencën të një dokumentacioni të detajuar dhe ndaj Federata Shqiptare e Futbollit ka hezituar për t’i njohur. Është një episod i ndodhur ne vitin 2000, ku është regjistruar në javët e fundit të kampionatit kombëtar të cilët autorët e librit kanë përzgjedhur i të rëndësishëm.

“Blutë e asaj kohe, me një kundërshtim të hapur me një vendim arbitrar, e tërhoqën skuadrën nga fusha. Ky gjest i bujshëm i kushtoi trajnerit Mirel Josa, një dënim prej gjashtë muajsh”. Nuk lihet jashtë vëmendjes fitorja e “Vllaznisë”, ndaj “Austrisë” së Vjenës.

“Klubi i zhvillon ndeshjet në shtëpi në stadiumin ‘Loro Boriçi’ i ndërtuar në vitin 1946, ku në vitin 1978, në debutimin absolut në një kompeticion evropian- Kupën e Kampioneve të asaj kohe- ‘Vllaznia’ fitoi 2-0 ndaj ‘Austrisë’ së Vjenës. Fatkeqësisht në ndeshjen e kthimit në Austri, humbja e rëndë 4-1, vulosi eliminimin”.

Kështu shkruajnë në mes të tjerash autorët e librit për dy ndeshjet e “Vllaznisë” me “Austria” e Vjenës, në vitin 1978, ndeshje të cilat kanë mbetur të pashlyera në memorien e sportdashësve shkodranë.

Dhe ne mbyllje, autorët e librit shprehen: “Ndryshime emri, një konflikt botëror dhe shumë vështirësi të tjera, nuk kanë arritur të ndalojnë pionierët shqiptarë, të cilët vazhdojnë me krenari  të shkruajnë historinë e tyre”.

Dhe për të konkretizuar këtë  vlerësim të autorëve italianë, do të ishte bërja realitet e fitimit të titullit të këtij edicioni, pas 25 viteve, të titullit kampion, ku po pretendohet seriozisht nga djemtë e Edi Martinit dhe të mbështetjes pa kursim te Presidentit Xhaferi. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 1 Mars 2026

Next Post

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango…”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit   
Sport

January 1, 2026
“Me ‘Spartak’-un e Moskës që zbarkoi në Tiranë në prillin e ’46-ës, ishin gjashtë lojtarë me ‘Medaljen e Trimërisë’ për kontributin në Luftën e Dytë Botërore…”/ Libri i panjohur i autorit italian, Mario Curletto
Sport

“Me ‘Spartak’-un e Moskës që zbarkoi në Tiranë në prillin e ’46-ës, ishin gjashtë lojtarë me ‘Medaljen e Trimërisë’ për kontributin në Luftën e Dytë Botërore…”/ Libri i panjohur i autorit italian, Mario Curletto

January 6, 2026
“Shatku ishte lojtar pesëshes parë të ‘Vllaznisë’ dhe kombëtares shqiptare, në vjetin 1960, përfaqësoi Shqipninë në Ballkaniadën që u zhvillue në Bullgari…”/ Kujtimet e Filip Guraziut, për shokun e ekipit

December 30, 2025
“Stadiumi ‘Vojo Kushi’ regjistroi një tjetër rekord spektatorësh nga prania e rekordmenit botëror, kinezit Ni Chin Chin, i cili kishte kërkuar që tifozët…”/ Historia e panjohur e “Loro Boriçit” në 70 vite

December 29, 2025
“Gjatë vallzimit, shoqja e klasës, Ç. R., më tha; Sigurimi i Shtetit, nëpërmjet U.S., më ka ngarkue për me raportu për bisedat tuja dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryebashkiakut të Shkodrës
Sport

“Pjetër Guraziu nga Shkodra, është rekordmeni i parë të atletikës shqiptare, me rezultatin 6.15 metra, më 11 prill 1925 në Bari të Italisë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të sportit shqiptar

December 27, 2025
“Ndërsa prisnim të vinte baba në shtëpi, na erdhi një pusullë, ku shkruhej; ‘Pjerin Guraziu, është pushkatuar si armik i popullit dhe i Partisë’…”/ Dëshmia e trishtë e ish-kryebashkiakut të Shkodrës
Sport

“Shqipëria komuniste është i vetmi vend në Europë, e cila ka pushkatuar tre rekordmenë të saj, në sportin e atletikës së lehtë; Biçaku, Guraziu dhe A. Këllezi…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur sportiv

December 27, 2025
Next Post
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme