• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, February 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol…”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu

“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços

“Më zgjoi kërkëllima e derës së qelisë dhe disa gardianë që hynë brenda, më hoqën zinxhirët e skafandrën, ndërsa skuadra e pushkatimit…”/ Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut
“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços
“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços

Nga Gëzim Kabashi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Nikolla Velçoja nuk do ta harrojë kurrë fundjavën e tretë të dhjetorit 1981. Ishte 26 vjeç, i diplomuar disa muaj më parë në Institutin e Lartë të Arteve si violonçelist,  dhe të dielën e 20 dhjetorit, do të bëhej dhëndër. Martohej me një bashkëqytetare, nga një familje shumë e mirë, me të cilën ishin lidhur që kur ajo ishte adoleshente. I gjatë e simpatik, me një portret mjaft të qetë, Nikoja, siç thirrej prej shokëve, duhet të kishte qenë në ëndrrat e plot vajzave durrsake, pse jo edhe tiranase, sidomos pas një ngjarjeje, që vuri familjen Velço në qendër të vëmendjes në Durrës, qytetin ku ata banonin. Vajza e vogël e familjes, Marjeta Velço, ende pa mbushur 15 vjeç, ishte bërë nusja e Bashkim Shehut, pinjollit të fundit të kryeministrit të asokohshëm të Shqipërisë, njeriut që konsiderohej si pasardhësi i natyrshëm i diktatorit Enver Hoxha.

                                                        Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi…”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest

“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços

“JU KENI NJË ÇADËR TË MADHE QË JU MBRON”

“Ju keni një çadër të madhe që ju mbron. Këto qenë fjalët e para që Aishja na tha, duke parë me sy nga qielli. Më pas me zë të ulët shtoi: Këta që e gatuan gjithë këtë histori e kanë një fund. Këta do të shemben”! Kjo qe profecia e Aishes, që u ktheu besimin dy të rinjve që kishin lidhur jetën dhe hallet në të njëjtën dashuri të madhe.

“U kapëm pas atyre fjalëve, duke kërkuar dritë në fund të tunelit”, – thotë Nikolla, që dëshmon se ka qenë përsëri në shtëpinë e së motrës në vitin 1996, disa muaj para se Aishja të vdiste nga një sëmundje e rëndë. “Nuk e mbante mend rastin tonë, (plot njerëz me pushtet apo krejt të zakonshëm kishin shkuar tek ajo), por pak a shumë ruante në kujtesë situatën e asaj kohe, kur kishin kaluar gati 15 vjet”.

BUZËQESHJA

Jeta e Anulës dhe Nikollës ka marrë një kuptim tjetër në vitet 1984 dhe 1985, kur njeri pas tjetrit mbërritën Aleni dhe Arminda, djali dhe vajza, që rikthyen përsëri buzëqeshjen në shtëpinë e Velçove në Durrës. “Kthehesha nga puna dhe fëmijët në gjoks më jepnin një lumturi të pa treguar -tregon Nikolla. – Bashkë me Anulën, po mësoheshim me atë që bënim përditë.

Herë pas here shkonim të shikonim Marjetën, e cila brenda pak vitesh ndërroi disa vende internimi: Belsh, Shijak, Kryevidh, Cërrik, për t’u rikthyer në Durrës vetëm në vitin 1989. Kur Ertgreni, djali i motrës, u bë 7 vjeç, Niko u përpoq ta regjistrojë në Shkollën e Muzikës në Durrës, por kjo u bë shkak që Marjetën ta dërgonin në Cërrik, atje ku edhe fëmija trajtohej si armik”.

RIKTHIMI

Vitet kalonin dhe Nikoja tashmë e kishte harruar formimin e tij profesional, e aq më tepër violonçelin, instrumentin ku kishte mbërritur rastësisht në vitin e largët 1963. Ishte në klasën e dytë fillore në shkollën “Maliq Muço” të Durrësit, kur një mësuese e re, Vitori Zaho, filloi me të mësimet e para të violonçelit jashtë mësimit.

Kur mbaroi ciklin 8-vjeçar, Nikolla Velço kishte vendosur t’i kushtohej gjimnazit, por një tjetër mësuese, mjaft serioze këtë herë, Lida Radoja, e riktheu te violonçeli. Edhe më shumë: e ndërgjegjësoi për rrugën artistike. Bashkë me të, edhe një shok i përhershëm e i pandryshuar në vite, Mon Kuriçi, i lidhën fantazitë e të ardhmes me muzikën.

EUROSONG-U I VITIT 1976

Nikolla Velço mbërrin në Institutin e Arteve, pas konkurrimit, me një vit vonesë, e një vit tjetër e humbet për një motiv absurd. Shkak u bë regjistrimi në një magnetofon i disa këngëve nga Eurosong-u i vitit 1976. “Shiritat filluam t’i dëgjonim në Institut në grupe të vogla, deri sa na thirrën fillimisht në dekanat dhe më pas në … hetuesi.

Një muaj radhazi Nikolla, i cili kishte regjistruar këngët e shkëputura nga radiot e huaja, duhet të tregonte se kush ia kishte dhënë aparatin regjistrues, ku i kishte gjetur shiritat, cilët ishin dëgjuesit e “këngëve të ndaluara” e mbi të gjitha çfarë thoshin profesorët për të gjithë këtë…?!

“Lefter Zhulla dhe Nikoja u përjashtuan nga Instituti”, – kujton Moni, i cili ishte pjesë e grupit që kishte “mëkatuar” duke dëgjuar “helmin e huaj”! Bashkë me Monin, edhe Nikoja kujton pedagogët e violonçelit në shkollën e lartë: Gjergj Antoniun, përherë i heshtur e i trishtuar; si dhe bashkëshortët Ymer dhe Ludmilla Skënderi, apo “zonja”, siç e quanin studentët.

ABSURD TRANZICIONI

Të gjitha këto kujtime për Nikollën po zinin koren e harresës, dhe përpjekjet për mbijetesë ia kishin zënë vendin me kohë muzikës dhe artit. Një pjesë e parashikimit të fallxhores Aishe, do të realizohej 10 vjet pas ngjarjes që shkaktoi “tërmetin” në familjen Velço, dy ditë para një dasme të parealizuar, mungesa e së cilës i bashkoi edhe më shumë dy protagonistët e saj: Nikolla Velçon dhe Anula Afezollin. Në vitin 1992, me shpresën e rikthyer, ata do të ndesheshin me absurdet e tranzicionit.

“Nga N.I. ‘Goma’, më dërguan të punoj në Shijak, si masovik në Pallatin e Kulturës, por ky nuk ishte profesioni im” -shprehet Nikolla për ditët e para të tij jashtë kafazit, ku e vunë për vite me radhë. “Kur dirigjenti Vullnet Sabahu, së bashku me një koleg gjerman, mblodhën orkestrën e qytetit, mora edhe një herë në dorë violonçelin. Nuk mund t’ua shpjegoj përjetimin, ashtu si edhe kur pas një turneu me veprat e Vivaldit në Italinë jugore, më thanë se violonçeli duhet të kthehej në Shqipëri”.

NË PRINCIPATËN E MONAKOS

Nikolla Velço, përkundrazi, menjëherë pas turneut, që e ndau nga edhe një herë nga instrumenti i tij, po nisej për të kërkuar fatin e ri: këtë herë në Gjermani. Familja mbërriti më vonë dhe befasia ishte violonçeli: “Anula e kishte blerë instrumentin tim, që kishte qenë në pronësi të Pallatit të Kulturës”-tregon Niko. Në vitin 1994, familja e Nikolla Velços transferohet në Francë. Fillimisht në Lë Mans, e më pas në Nicë dhe në rrethinat.

Aftësitë e Anulës, gjuhët e huaja, puna e përkushtuar, e fëmijët e mbarë, i bënë Velçot të ndjehen mirë në bregdetin francez. Madje, pak kohë më parë, ata kanë marrë një vendim të rëndësishëm: së bashku me djalin, Alenin, menaxhojnë një dyqan suveniresh në Principatën e Monakos. Kjo është arsyeja, që Niko ato ditë gushti, kishte ardhur vetëm në Durrës. Anula dhe fëmijët nuk e prisnin të kthehej si herët e tjera, por krejt ndryshe.

“KAM FRIKË TA PREK”

“Florian Vlashi, i cili vjen shpesh në apartamentin e vet në Nicë, në një nga mbrëmjet e përbashkëta më pyeti për violonçelin që qëndronte në qoshe të dhomës”, tregonte Niko. – “Kam frikë ta prek”, – ka qenë përgjigja e tij, që njihej me Florianin, që kur ai ende fëmijë frekuentonte shkollën e Muzikës në Durrës. “Përse duhet të kesh frikë.

Mjafton t’i hapësh një nga një ‘sirtarët’ dhe çdo gjë do të vijë natyrshëm”, – kishte këmbëngulur Floriani në atë mbrëmje miqsh, në verën e disa viteve më parë. Kaq u desh dhe disa ditë më vonë Anula dhe vajza, Arminda, kanë sjellë në shtëpi një dhuratë të veçantë: disqet me Gjashtë Suitat e Bahut, nën interpretimin e violonçelistit Jean Queras, një nga më të mirët në Francë. –

“Mbaj mend se më 28 nëntor të 2011-tës, me këmbënguljen e Anulës e mora edhe një herë në dorë violonçelin e harruar në qoshe të dhomës”, – kujtonte Nikoja. Kishin kaluar gati 31 vjet nga martesa e tyre. Nikolla tregonte se kishte rifilluar si të ishte nxënës në klasën e parë; “Kisha harruar edhe solfezhin, që e kisha ruajtur në kokë për disa dekada”.

PA KTHIM

Por tani gjithçka ishte pa kthim. Florian Vlashi i kishte propozuar të luante në orkestër në edicionin e Bienales 2013. Sfida ishte e madhe. Dhimbjet që ndiente kur ushtronte “vibratot” në tastierën e violonçelit, e kanë detyruar Nikon të shkojë te mjeku. “Artrozë në gishtat e dorës”, – ishte diagnoza e specialistit, i cili e kishte inkurajuar violonçelistin rishtar: “vazhdoji ushtrimet, pasi janë terapia më e mirë e mundshme”!…

Tre ditë më parë, Nikolla Velço ishte ulur në pultin e violonçelave të orkestrës “Aleksandër Moisiu”, bashkë me mësuesen e tij Lida Radoja dhe shokun e tij të ngushtë, Moni Kuriçi. Askush në sallë nuk e dinte, se çfarë ndodhte në shpirtin e instrumentistit Nikolla Velço, që po rikthehej para publikut të Durrësit, pas tre dekadave.

Përballë tij mbi lexhio partiturat e Vivaldit dhe brenda tij përgjegjësia e madhe dhe emocioni i një fillestari me shkollë të lartë. “Po më merrej fryma dhe nuk dija nëse do t’ia arrija”.

Këto ishin fjalët me të cilat Nikolla Velço, bashkënxënës i imi në shkollë dhe shok pune në N.I. Goma, violonçelist i diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë vitin 1981, më shpjegoi gjendjen e tij në Koncertin e Katedrales “Shën Luçia” të Durrësit.

Në vendin e shenjtë profecitë e fallxhores u bënë përfundimisht realitet. Nikolla Velço iu rikthye violonçelit, instrumentit me të cilin tani bashkëbisedon çdo ditë nga 2-3 orë në shtëpinë e tij, në kodrat pranë Nicës. Duke e kthyer kokën pas, gjithnjë e më pak!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi...”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest

Artikuj të ngjashëm

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi…”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest

February 14, 2026
“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços
Dossier

“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços

February 14, 2026
“Vangjeli dorëzoi në Mitropolinë e Beratit në 1957-ën, Kodikun e Manastirit të Shën Kozmait, i njohur ndryshe edhe si Kodiku i Fierit, pasi…”/ Historia e panjohur e Sotir Bitrit dhe Vangjel Lules, dy intelektualëve fierakë

“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Asllani Lici duke ec topall e, mbas tij me kapadaillëk Pali Melyshi, iu drejtuen priftnve të lidhun; ecni, more këlysh të Papës, se tash…”/ Si i mbytën në gropën e nevojtores dy klerikët e njohur, në 1948-ën

February 12, 2026
“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme