• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, February 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë
“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë
“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë
“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë
“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

Nga Harallamb Fandi

                                                       : In memoriam, Dionis Qirzidhi!

Memorie.al / Trishtim i thellë: Dionis Qirzidhi e mbylli odisenë e tij. Lajmi erdhi nga Athina së pari nga Dr. Eduard Skufi: “Nuk do të doja të isha unë lajmëtar i një të hidhure që e prisnim, po nuk po e besonim: Shpirti i Nisit tonë të dashur, na përshëndet sot nga qielli. Erdhi më në fund dhe epilogu i maratonës së një njeriu të pathyer”. Dionisi u nda nga jeta pas 17 vitesh dergjur në shtrat nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Ai ishte më shumë se një njeri. Qyteti i tij i lindjes, për arritjet e shumanshme si mësues, shkrimtar, poet, studiues i mirëfilltë i historisë dhe letërsisë, gazetar e veprimtar i palodhur për përhapjen e kulturës, e ka nderuar me titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës”. Dionisi ishte i dashur dhe i lartësuar si personalitet poliedrik, jo vetëm për shokët e miqtë në Vlorë, po dhe anembanë Shqipërisë.

Të panumërt e plot dhimbje janë shqiptarët emigrantë në Greqi, që ai në shumë raste i ka ndihmuar si të ishin pjesëtarë të familjes së tij. Ne që jemi rritur me të e kemi patur Dionisin gjallërinë e përhershme të shoqërisë e rrezatues të rrallë mirësie. Spontaniteti energjizues i tij u bë shpejt proverbial. Dionisi u veçua fillimisht për talentin e tij, sidomos në reportazhet e bëra në çdo cep të Shqipërisë, po dhe jashtë saj dhe do të mbetej vit pas viti në kujtesën e të gjithëve për shumë veprimtari promovuese të letërsisë e historisë sonë në Greqi e Itali.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi…”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

Befasitë e bukura të tij në këto raste, ishin përherë të mirëpritura, por edhe dëshmuese të kërkimeve të paprera prej një njeriu, figura e të cilit dallohet veçanërisht për shkëndijimet e saj. Nuk harrohen përpjekjet e Dionisit për një letërsi e art pa kufizime. Poezia e tij, nga që ishte e lirë dhe për lirinë, në kushtet e rënda të diktaturës u vu në shënjestër të plenumeve famëkeqe të PPSH-së.

“…Kur filloi gjuetia ndaj gjithë kulturës e sidomos poezisë, – ka shkruar poeti e miku i ngushtë i Dionisit Hiqmet Meçaj – krahas me goditjet kundër meje e Shefqet Tiganit për krijime revizioniste, u godit edhe Dionisi për poezinë ‘Jam gjaku i një zarigoge’. Po temperamenti i tij e bënte të mos dorëzohej, duke ndikuar edhe te ne me gjallërinë dhe entuziazmin karakteristik, për të na shkundur çdo plogështi.

Ai qe mik i ngushtë i shumë artisteve, që shiheshin me dyshim dhe ishin në shënjestër të Partisë dhe Sigurimit të Shtetit, si Skender Kamberi, Nestor Jonuzi, Aleksander Babe, Avduraman Meçaj, Astrit Xhaferri, Faslli Haliti etj. Që në rininë e tij të hershme, Dionisi rrinte pranë e mbeti i pandarë tërë jetën me shokët e fëmijërisë, Nestor Jonuzin, pikturën e të cilit e admironte pa masë si dhe me shkrimtarin Aleksandër Babe, që përsëriste vazhdimisht: Nisi ishte dhe mbeti pjesë e shpirtit tim të trazuar. Për këdo që e njohu dhe e kuptoi, ai ishte një meteor…”!

Është vështirë t’ia numërosh shokët dhe miqtë, që i shtonte vazhdimisht me lidhjet e tij, sidomos me ata që i lidhte veprimtaria e tij e shumanshme. Në librin plot dashuri e vlera me 550 faqe, “Vëllai im Dionisi”, të shkruar nga Spiro Qirzidhi, përmenden shumë emra miqsh, shqiptarë dhe të huaj. Vetëm emrat e shokëve të fëmijërisë dhe të rinisë së tij, zënë mbi një faqe libri, po gjatë leximit spikatin edhe shumë të tjerë, shumica personalitete të shquara shqiptare dhe te huaja.

Gjithsesi, “Piktorin e Popullit” Nestor Jonuzin, Dionisi e kishte “pikë të dobët”. Për të ai u bë shpeshherë edhe nxitës e organizator i ekspozitave tepër të suksesshme në Shqipëri e në Greqi. Vlen të theksohet edhe që streha e përhershme, ku bëheshin diskutime të zjarrta artistike e letrare mes shokësh të besuar, ishte për Dionisin si dhe për dhjetëra të tjerë nga ne, papafingoja e shtëpisë së të paharruarit Aleksandër Babe.

Dionisi ishte ndër të parët që iu bashkua lëvizjes demokratike, për përmbysjen e diktaturës. Lapidare mbetet përgjigjja e tij kur e pyetën se përse u fut në grevën e minatorëve, që ngriti në këmbë gjithë vendin! “Sikur të mos isha pjesëtar në të, gjithë artikujt që kam shkruar për minatorët, do të ishin hipokrizi” – u shpreh ai në ato ditë të stuhishme. Pa asnjë dyshim, Dionisi u bë për të gjithë që e njohën, personifikim i një pishtari maratonomak.

Ky cilësim, që s’na duket aspak i tepruar, mbështetet dhe te citimet e shumë përfaqësuesve të letrave dhe të kulturës së Shqipërisë, po dhe të vendeve fqinjë, nga të cilat po publikojmë vetëm me disa prej tyre: Luan Çipi, shkrimtar dhe biograf i shumë personaliteteve të shquara e sidomos i miqve të tij të jetës, në librin “Portrete miqsh”, shkruan:

“Dionis Qirizidhi, i lindur në vitin 1943, ishte djali më i madh i Koço Zengjinit, një shofer kamioni, ardhur prej kohësh nga Janina në Vlorë, ku mori një emër të mirë dhe u dallua sidomos për profesionalizmin, burrërinë dhe karakterin e tij. “Zengjini” ishte nofka e vendosur për të nga vlonjatët, për të shprehur pasurinë e shpirtit të tij bujar e paqësor”. Shtëpia e Qirzidhëve në Vlorë ishte ‘pa dyer’.

Ajo ishte e hapur për të gjithë, sidomos për shokët e shumtë të djemve: Dionisit, Spiros që, si ai, u bë shkrimtar dhe piktor i pasionuar, Vangjelit, mjeshtrit gjithnjë buzagaz të riparimit të televizorëve, djali i të cilit, Kristi, falë shembullit të Dionisit, u bë violinist, po ashtu dhe Thanasit, solistit të mrekullueshëm të oboes, më pas Profesor i muzikës në Liceun e Pireut, me një bandë muzikore që gjallëronte festat e gjithë Athinës.

“Dionisi, – vazhdon Luan Çipi,- qysh në të ri ‘më bëri për vete’ brenda një kohe të shkurtër, kur të dy punonim në Fermën e Llakatundit dhe udhëtonim çdo ditë për atje nga Vlora, në të njëjtin autobus. Megjithëse mësues dhe intelektual i mirëfilltë, Dionisin shpesh mund ta gjeje në mes të komunitetit të punëtorëve, të pleksur pa ndrojë me shtresat më të varfra e më të pazhvilluara, duke kontribuar për emancipimin dhe zhvillimin shoqëror, kulturor e sportiv të tyre.

Si përgjegjës i veprimtarive kulturore ai u bë programuesi dhe drejtuesi i një sërë shfaqjeve teatrale, korale, gjimnastikore e futbollistike, që e vendosën Fermën e Llakatundit në ballë të disa konkurseve të kohës edhe në shkallë vendi…! Pas përmbysjes së diktaturës, duke e pasur edhe gruan minoritare, Dionisi emigron ndër të parët në Greqi.

Gjatë një vizite pune, në maj të vitit 1993, në një takim që organizohej prej Bashkisë së Qytetit Grek Trikalla, shoh Dionisin në sallë me dorën të ngritur lart që kërkonte me insistim të merrte fjalën. Ai foli gjatë, në një greqishte të pastër, të rrjedhshme e plot pathos: Kishte ardhur i malluar nga Kallabaka posaçërisht, sepse kishte marrë vesh për ne, vlonjatët e tij.

Në fund deklamoi edhe një poezi të bukur malli, të përgatitur shpejt e shpejt për këtë rast, ku siç pritej, fliste për bukuritë, dashurinë për Vlorën e mrekullueshme bregdetare, qytetin e tij të lindjes, si dhe për Shqipërinë, atdheun e tij të shtrenjtë, tashmë të munguar prej disa vjetësh. Dionisi, burrë i pjekur dhe i rrahur me vështirësitë e jetës, ishte bërë edhe më i njohur, jo vetëm për vlonjatët, po edhe për shqiptarët e tjerë emigrantë në Greqi, njëherësh edhe për studiues e personalitete të shumta.

Kohën e lirë ai e kalonte në sallat e bibliotekave dhe të arkivave, sa në Janinë, në Athinë e në Selanik, e më së gjati te Biblioteka e famshme amerikane ‘Gennadius Library’, në gjurmim të lashtësisë së Shqiptarëve, të lidhjeve të hershme më grekët, të kontributit të tyre për çlirimin e Greqisë dhe të Shqipërisë nga zgjedha pesqindvjeçare otomane. Zbulon kështu të dhëna historike të panjohura deri tani nga Historiografia Shqiptare, fakte të reja për veprimtaritë e arvanitasve të shquar në luftën për pavarësinë e Greqisë, për Ali Pashë Tepelenën, për shtegtarin e lirisë, Lord Bajronin, për Ismail Qemalin dhe për Fan Nolin.

Dionisi, hulumton e shkruan për ta, si një shqiptar i vërtetë, me dashuri dhe me besim e shpresë se po kontribuonte për shtimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe të miqësisë së mirë midis dy popujve më të vjetër të Ballkanit”.

Nuk janë rastësi vlerësimet e bëra për punën e frytshme të Dionisit nga akademikë, shkrimtarë dhe artistë në zë.
Profesori i merituar Marios Byron Raizis, Presidenti i Shoqërisë Helenike të Bajronistëve dhe Bashkë-president në Këshillin Ndërkombëtar, ka thënë për veprën e Dionis Qirizidhit: “Pavarësisht madhësisë së tij (350 faqe), libri “Lord Bajron-Shtegtari i Lirisë”, i Dionis Qirzidhit do t’i dhurojë kënaqësi lexuesit shqiptar dhe, nëse përkthehet në anglisht, vendi i tij në bibliografinë gjigante të Bajronit do të jetë i pakrahasueshëm”.

Poetë nga më të njohurit e Greqisë, si Patriqios, Vajenas, Liontaqis, Kesmeti etj., që u bënë brenda një kohe të shkurtër miq të afërt me Dionisin, e çmonin atë si studiues e poet të talentuar, të ngrohtë, të shqetësuar e energjik, të mbushur me një ndjenjë dhimbsurie e energjie pasionante.

Akademiku shqiptar Prof. Dr. Kristo Frashëri ka shkruar: “Me librin ‘Shtegtari i Lirisë’ Dionis Qirzidhi më riktheu të Bajroni, më rifreskoi dhe më plotësoi ato që kisha shkruar para 50 vjetësh në një trajtesë të shkurtër për të.

Veprimtaria dhe krijimtaria letrare e Bajronit, kanë qenë pak të njohura në opinionin shqiptar, po me këtë vepër thellësisht të dokumentuar Dionis Qirzidhi e ka ndriçuar me objektivitet jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë letrare të këtij ‘shtegtari romantik të pavdekshëm’ si dhe formimin kulturor që ai kishte në kohën kur vizitoi Shqipërinë. Në libër ndriçohet edhe kontributi i Bajronit në Revolucionin çlirimtar grek, si dhe vendi që vepra letrare e tij zë në universin europian”.

Poeti dhe studiuesi Dr. Moikom Zeqo, është shprehur për dy nga librat voluminozë të Dionis Qirizidhit ku, ndër të tjera, thotë: “Pata shkruar për librin ‘Pasqyrat e Afërditës’, se ishte sui generis e i çuditshëm, ndërsa për librin ‘Shtegtari i Lirisë’ mbi Bajronin, shpreh vlerësimet e mia të merituara, për punën substanciale shumë të rëndësishme të kryer prej tij”.

Në vitet e fundit të jetës, kur ishte duke përfunduar biografinë e Ismail Qemalit, si dhe një vëllim tjetër me poezitë e tij, që krahas me mbi 800 reportazhe i kishte të shpërndara, do ta gjeje shpesh në Sarandë te poeti-mik Agim Mato, që bashkë me Xhoxhi Vasilin, ishin botuesit e tij. Po ai vinte edhe më shpesh në Tiranë, për t’u takuar e për të diskutuar për librat me shkrimtarin Pandeli Koçi, shok i ngushtë i tij që nga fëmijëria, me Timo Fllokon, “shok armësh” në poezi e në arte, njëherësh dhe kushëri, me të madhin poet Fatos Arapi e sidomos me atë që e quante “vërtet vëlla” jete e poezie, Xhevair Spahiun.

Dionisi nuk ikte nga Tirana pa pirë kafe te bari pranë Galerisë së Arteve, ku do të gjente grupin e madh të shokëve të vjetër vlonjatë, që mblidheshin pranë vendit të punës së të paharruarit Petraq Karaja. Aty ai ishte si në shtëpinë e tij e diskutonte shpesh e gjithnjë me entuziazmin që e karakterizonte edhe për librat e tij. Ne gëzoheshim pa masë bashkë me të, kur lexonim në shtyp e në libra vlerësimet për gjithçka që ai kishte bërë e shkruar. Ja disa prej tyre:

Nestor Jonuzi: “Dionisi ishte mes nesh si një qenie me shpirt poetik të kompletuar, me një pasion të jashtëzakonshëm për të filluar e mbaruar një punë që ai kurdoherë e dashuron me gjithë fuqinë e shpirtit. Sa e bukur dhe me kuptim të lartë është jeta kur lufton për të qenë njeri! Ja kjo është mrekullia e dallueshme dhe vazhdueshme e Nisit”.

Fatos Arapi: “Libri ‘Pasqyrat e Afërditës’ është një nga dhuratë shumë e çmuar për mua dhe rrezaton bukuri sa herë më venë sytë dhe e shoh me kënaqësi te biblioteka ime”.

Aleksandër Babe: “Dionisi është pjesë e kurmit tim. Gjatë gjithë jetës sonë i kemi dhënë e marrë njëri-tjetrit atë çka na duhej, pa asnjë lëkundje. Për mua dhe për cilindo që e kuptonte, ai ishte një meteor”.

Timo Flloko: “Kur isha i sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë, nuk dija asnjë fjalë shqip. Dionisi kishte durimin që të merrej me mua si të ishte vëllai imi madh, me ato pak gjëra që mund të komunikonin në fillim kur shkoja në shtëpinë e tij. Më pas unë e mora veten dhe bashkë me shokët e mi të vegjël, krijuam edhe teatrin tonë në lagje. Dionisi jo vetëm që nuk ishte indiferent, po erdhi dhe u bashkua në një nga shfaqjet tona, duke i rënë fizarmonikës…! Tani që po shkruaj poezi, them me bindje se ai ndikoi te unë katërcipërisht për formimin tim kreativ poetik”.

Petrit Stefa: “Dionisi ishte një brilant qe e njohin shumë pak. Sepse ai ka bërë shumë punë dhe vepra të shquara. Miqësia për atë ishte vlerë njerëzore dhe zemra e Nisit kishte gjithnjë vend për miqësi të reja, pa ua zënë vendin të vjetrave”.

Nestor Nepravishta: “Libri ‘Pasqyrat e Afërditës’ i nxënësit tim nga më të dashurit, është një mozaik mjaft interesant. Në të gjen gjithçka për mitet, por autori derdh në faqet e librit edhe një mori përshtypjesh, kujtimesh, përjetimesh, ndjenjash, parandjenjash, dëshmish, citimesh e përkthimesh, që e habisin lexuesin me shumëllojshmërinë dhe shumanshmërinë e tyre”.

Dionis Qirzidhi ishte personifikim i inkandeshencës. Kushdo që do të lexojë shkrime nga Dionisi, do të bjerë pa kuptuar në valët e emocioneve të përcjella prej tij, do të zbulojë një dendësi informacionesh, do të gjejë shumë dashuri, gëzime po dhe dhimbje për fatin e tij të keq.

Duke lexuar gjithçka që ka shkruar, cilido ndjen të bëhet si pa kuptuar mik edhe me miqtë e Dionisit, duke e zgjeruar kështu rrethin shoqëror me njerëz që i do dhe me siguri do të të duan, sepse ai që t’i bënte të njohur e të dashur, nuk ishte kurrë një njeri i vetëm. Dionisi “ishte shuma” e atyre për të cilët fliste. Vëllezërit i kishte shokë, shokët vëllezër, ndërsa miqtë nuk ia numëroje e nuk ia numëron dot. Dhe të gjithë vazhdojnë të thonë e do të thonë përherë: “I paharrueshëm je, Dionisi ynë”!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet...”/ Refleksionet e studiueses së njohur

Next Post

“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai...”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Art & Kulture

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

February 4, 2026
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Art & Kulture

“Ata njerëz të mirë, tani rrinin pas dyerve të gjyqeve, dhe nën zë thuhej: Vlora e mençur ishte zhdukur nga faqja e dheut, kishte mbetur vetëm ajo e marra, pasi…”/ Refleksione për librin e Ani Wilms

February 1, 2026
“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?
Art & Kulture

“Libri i ‘Akuza që ulërijnë’, i cili përmban protestën ndaj Evropës, që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të tyre, ndodhet në…”/ “Golgotha Shqiptare, si u gjet libri i holokaustit?

February 2, 2026
“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”
Art & Kulture

“Nga sekretar i Akademisë, në ‘vullnetar’ në bazë: Profili i panjohur i Prof. Bedri Dedjes dhe ‘ravat’ e jetës së tij.”

January 30, 2026
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
Art & Kulture

“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço

January 27, 2026
“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!
Art & Kulture

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

January 21, 2026
Next Post
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai...”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme