• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën

“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën
“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën
“Nuk mund të krahasohen Enveri e Mehmeti me Stalinin, ata janë më kasapë, ata ja presin kokën atij që flet, siç bënë me…”/ Biseda gjatë një darke në Yevksinograd të Bullgarisë, në ’62-in
“Në ’46-ën kur isha në kampin e Santa-Farës, me sugjerimin e Toliatit, i bëra letër Stalinit, ku për Enverin i shkruaja…”/ Dëshmia e rrallë e ballistit të arratisur
“Kur kryetari i gjykatës e akuzoi Kadri Hazbiun se kishte pasur plane të vriste Enver Hoxhën, ai i’u përgjigj…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Pas vitit 1949, kur Shqipëria komuniste prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos për t’u lidhur ngushtë me “Baba Stalinin”, nisi epoka e emrave rusë. Gjatë “viteve të mjaltit” me Moskën (1949–1961), shumë familje shqiptare – kryesisht ato me “partishmëri të lartë” ose me fëmijë që studionin në Bashkimin Sovjetik – filluan t’i pagëzonin fëmijët me emra si; Molotov, Vishinsk, Zhukov apo Tamara. Adhurimi për Kremlinin arriti deri në atë pikë sa, kur Stalini vdiq më 5 mars 1953, një familje në një fshat të Vlorës (i njohur atëherë si “Moska e vogël”) hapi dyert e mortit. Djali i shtëpisë, aviator i shkolluar në Bashkimin Sovjetik, ishte martuar me një ruse. Gratë e fshatit, të mbuluara me të zeza, e qanë udhëheqësin sovjetik me ligje: “Derzeza o Stalin / jeshe shok me djalën tim”! Megjithatë, dashuria u kthye në makth në vitin 1961. Kur Enver Hoxha e shpalli Nikita Hrushovin “revizionist” dhe “të shitur për pesë aspra te imperializmi”, familjet me fëmijë me emra rusë u ndjenë në rrezik. Shumë prej tyre vrapuan drejt Gjendjes Civile për t’i ndryshuar ose shkurtuar emrat: Molotovi u bë “Malo”, Vishinski “Visho” dhe Tamara thjesht “Mara”.

Por, si për ironi të fatit, një ngjarje e pabesueshme do të ndodhte në vitin 1969 – kohë kur Tirana zyrtare kishte denoncuar “Traktatin e Varshavës” pas pushtimit të Pragës nga tanket ruse dhe Radio-Tirana buçiste nga kënga e grupit të burrave të fshatit Vranisht të Vlorës, ku thuhej: “Sup më sup të na gjej dallga / ne nuk bënemi si Praga”! Në Iballë të Pukës, një 39-vjeçar guxoi t’i vendoste djalit të tij të porsalindur, emrin: Brezhnjev. Ky veprim shkaktoi alarm të menjëhershëm. Çështja kaloi kufijtë e Pukës dhe përfundoi në tavolinën e Hysni Kapos në Komitetin Qendror të PPSH-së. Ishte e pashpjegueshme: si mundet që një njeri me “biografi të mirë”, dhe shumë i besuar, madje i paisur me armë, si roje stallash, duke bërë dhe zborin në Degën e Brendshme, të pagëzonte të birin me emrin e armikut numër një të Shqipërisë Socialiste?

Po nëpunësi i Gjendjes Civile, si “uli vigjilencën” dhe pranoi ta firmoste atë akt-lindjeje? Çfarë e shtyu fshatarin nga Iballa drejt këtij “provokimi”? Si reagoi fshati dhe çfarë ndodhi me fatin e tij, pasi dosja përfundoi në duart e udhëheqjes së lartë të PPSH-së? Lidhur me këtë dhe të tjera, na njohin dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Brendshme që publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, të cilat zbardhin këtë ngjarje të rrallë të ndodhur 57 vite më parë.

Gjithashtu mund të lexoni

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

KOMUNIKATA OPERATIVE “TEPËR SEKRETE” E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 30 PRILL 1969, KU NJOFTOHET SE NËPUNËSI I GJENDJES CIVILE TË LOKALITETIT IBALLË E PUKËS, KA PRANUAR NJË AKT-LINDJE ME EMRIN “BREZHNJEV”

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                     “Tepër sekret”

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                   Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                            Tiranë, më 30.4.1969 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 101

DREJTORIA E POLICISË

Ditët e fundit është informuar se nëpunësi i Gjendjes Civile të lokalitetit Iballë, ka pranuar të marrë një akt-lindje me emrin Brezhnjev. Ndaj nëpunësit u muarr masë duke e hequr nga puna. Për këtë çështje, Dega e Punëve të Brendshme Pukë, nuk ka njoftuar Drejtorinë e Policisë.

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                          PETRIT HAKANI

SHËNIMI I SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, HYSNI KAPO, NË KOMUNIKATËN OPERATIVE KU ËSHTË RAPORTUAR PËR FSHATARIN NGA LOKALITETI IBALLË E PUKËS, QË I KISHTE VËNË DJALIT TË TIJ, EMRIN “BREZHNJEV”

 Mirë këto, po ndaj tij që ka vënë emër Brezhnjev, ç’u bë?! Ku e gjen këtë kurajo ky?!

Hysni Kapo

DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET, ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 15 MAJ 1969, KU JEPEN SQARIME MBI MASAT E MARRA PËR FSHATARIN NGA IBALLA E PUKËS, FRAN UKA, I CILI I VURI DJALIT TË TIJ, EMRIN BREZHNJEV

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                   “Tepër Sekret”

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                    Tiranë, më 15.5.1969

                                                  KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 113

SHËNIM

Lidhur me njoftimin e bërë nga Drejtoria e Policisë në Komunikatën Operative Nr. 101 të datës 30.4.1969, mbi pushimin e nëpunësit të Gjendjes Civile të lokalitetit Iballë, që ka pranuar të marrë një akt-lindje me emrin “Brezhnjev”, ku Ju bëni shënimin: “Po ndaj atij që ka vënë emrin Brezhnjev, ç’u bë?! Ku e gjeti këtë kurajo ky”?

Dega e Brendshme e Pukës në shkresën Nr.83, dt. 10.4.1969, drejtuar Degës së Parë, njofton se prindi që i vuri emrin fëmijës “Brezhnjev”, quhet Fran Has Uka, vjeç 39, nga dhe me banim në Iballë të Pukës, anëtar i G.B.V., dhe i bronjuar si rezervist pranë Degës së Pukës, me punë roje në Ndërmarrjen e Farnave.

Më parë nga ana e Degës, nuk dihej ndonjë gjë negative për këtë person. Ai u thirr nga Dega dhe pretendon se nuk dinte një gjë të tillë, se nuk duhej t’i vinte fëmijës këtë emër. U vu në dijeni Komiteti i Partisë dhe në demaskimin që i u bë para fshatarëve, dolli se Fran Uka është intrigant, dhe paraqitet në fshat sikur ka lidhje me njerëz të mëdhenj.

Në mbledhjen e popullit, një fshatar i tij gjatë demaskimit i tha se; ti ja ke vënë emrin djalit Brezhnjev, sepse ke mendime që në Shqipëri të vij Brezhnjevi në fuqi dhe atëhere ta kesh mirë e të marrësh post prej tij.

Mbas demaskimit Frano është alarmuar dhe u morën masa për çdo të papritur. Mbas demaskimit iu hoq arma dhe çështja ndiqet nëse ka pasur qëllim në vendosjen e këtij emri.

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                              PETRIT HAKANI

SHËNIMI I SEKRETARIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, HYSNI KAPO, NË KOMUNIKATËN OPERATIVE, PAS DEMASKIMIT QË I ËSHTË BËRË PARA POPULLIT FSHATRIT FRAN HAS UKA, PËR EMRIN BREZHNJEV, QË I KISHTE VËNË DJALIT TË TIJ

 Boll kaq. Çfarë qëllimi kërkoni? Po të ishte armik i tillë, nuk i vinte emrin dhe ta regjistronte! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti...” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta

Next Post

Kalendari 29 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 14, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 14, 2026
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve
Dossier

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

September 12, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 29 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme