• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, January 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dr. Adhamidhi kërkon Shqipërinë e 1913-ës, po Vlorën, t’a mbajë Italia për pakë kohë, etj….dhe propozon një këmbim kufie në krahinë të Gjinokastrës, për fitim të grekut…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas

“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin
“Fatkeqësi e Shqipërisë që ka rënë në duart e bashtos së Gjirokastrës, një përbindësh, kumarxhi, që ne ja dimë të gjitha, pasi në Francë…”/ Zbulohet letra e vëllait të Musine Kokalarit, nëntor 1944
“Nuk mbante në duar byzylykë, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu dhe ajo ishte shqiptarka…”/ Historia e tragjike e vajzës që studioi në “Robert College”
“Nuk mbante në duar byzylykë, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu dhe ajo ishte shqiptarka…”/ Historia e tragjike e vajzës që studioi në “Robert College”
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin

Nga Nini Mano

Pjesa e dytë

Memorie.al / Sotir Kolea në janar 1920, i kërkonte Parashqevi Qiriazit të ndikonte tek Presidenti amerikan, për mbrojtjen e çështjes kombëtare: “Puna e jonë ka mbetur ndër duart e Amerikës m’u porsi puna e Fjumesë”. Kur çështja shqiptare në Konferencën e Parisit në fillim-shekullin e XX-të ishte në rrezik nga interesat shoviniste të fqinjëve, përpjekjet e një grupi patriotësh, që nuk ishin pjesë e delegacionit shqiptar, ishin të mëdha. Ata synuan gjetjen e përkrahësve të fortë për çështjen kombëtare në kancelaritë më të mëdha, ndërsa publicistika e penave shqiptare në gazetat dhe revistat, që botoheshin nga patriotët në emigracion, godiste fortë. Por për fatin e keq të kombit, për këto përpjekje, dallon gati si një mallkim fakti, që qysh para një shekulli, krahët politikë shqiptarë jo rrallë, punonin nën rrogoz kundër çështjes kombëtare.  

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ashtu i jepte dorë z. Bahri Omarit, por tashti ky zotni u zhduk nga ‘Dielli’ dhe nuk besoj të ketë mbirë ndonjë tjetër kërpudhë si ay…”! / Letra e panjohur e Sotir Koleas e vitit 1920, për Parashqevi Qirjazin

“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë…”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?

“Të huajtë vërtet na kanë rënë në qafë, por unë do të them: në qafë na paçin ata shqiptarë, të cilët e kanë bërë kabull të bëhen veglat e atyre, që duan të vënë Shqipërinë nën zgjedhë”, – i shkruante në 1 shkurt 1920 nga SHBA-ës Parashqevi Qiriazi, miqve të saj Sotir Kolea dhe Hilmi Këlcyra, që aso kohe drejtonin revistën “L’Albanie” në Lozanë:

“Zotërinjve S. Kolea dhe H. Këlcyra, të nderuar zotërinj dhe atdhetarë të shquar,

Letrën e z/ suaj që më 9 të muajit që kaloi bashkë me kopjet e 11 shkresave që patët mirësinë të më dërgoni, i mora dhe ju faleminderit. Ajo që më gëzoi më fort është se në këto kohëra kaq kritike dhe kaq të rrezikshme, lipset medoemos që të gjithë kombëtarët e vërtetë, që kanë duart e lara, shpirtin e kulluar, ballin e hapët për me i dalë gjithkujt pa frikë, të mblidhen, ose të bëjnë radhitjet e duhura për letërkëmbim të rregullt dhe marrëveshje të plotë.

Kombëtarët e vërtetë çmojnë pa masë veprat e zotërisë suaj dhe kthjellësisht po ju them se këto vepra u kanë forcuar ndjenjat dhe u kanë dhënë fuqi të re të qëndrojnë të patundur në programin kombëtar.

U siguroj të nderuar vëllezër, se si gjer tani, kështu edhe pastaj, nuk do të rresht së bëri detyrën time me sa mundet kundrejt atdheut të dashur, të cilit sikundër të gjithë kombëtarët e vërtetë, edhe unë i kam falur jetën. Është e ditur se të gjitha kombet kanë partira, shoqërira, ndryshim mendimesh, etj, por taksirati i Shqipërisë më duket se është shumë më i madh.

Tetë muaj në Paris u përpoqa me ditë e me natë me sa mundej, por ato që panë sytë e mi edhe sa dëgjuan veshët e mi, edhe çfarë pune u bë, mbetet në fletët e historisë.

Puna e delegatëve tanë në Paris gjer sa isha unë atje, ishte një utter failure, siç e thotë amerikani. Po përse? Sepse sa delegatë ishin, kaq programe të ndryshme kishin, edhe katër lloj shkresash dërgoheshin në Konferencë. Gjer sa një ditë, ardhi një duman nga Konferenca, e cila thoshte: “ç’është kjo që po bëni juve shqiptarët. Të gjitha kombet na dërgojnë nga një shkresë, por nga ju marrim katër të ndryshme. Kujt t’i zëmë besë? etj.

Të huajtë vërtet na kanë rënë në qafë, por unë do të them: në qafë na paçin ata shqiptarë, të cilët e kanë bërë kabull të bëhen veglat e atyre, që duan të vënë Shqipërinë nën zgjedhë. S’kam asnjë dyshim se Zotëria juaj kini patur raste kur të huajt kanë dashur t’u përdorin si vegla për të mbushur qëllimet e tyre, por patriotizma juaj, burrëria juaj s’e ka bërë kabull, se jeni besnikë e bij të kombit.

Ku mund të rri e t’u tregoj sa janë munduar të huajt të na vënë në dorë. Po jo, kurrë nuk do të bëhem shkak të hynjë Shqipëria nën një tjetër zgjedhë. Italia kurrë, nuk ja ka dashur shëndetin Shqipërisë dhe hidhërimi i gjithë kombëtarëve është pa kufi, kur shohin edhe njerëz të ditur, që bëhen vegla të saj.

Sikundër thoni edhe Z-ria juaj, sot vetëm këtu në Amerikë mund të bëhet gjësendi edhe pas fuqisë që kemi, asnjë rast nuku kemi lënë të na shpëtonjë. Por qysh të shohim pemët e këtyre përpjekjeve, kur një ndërton, dhe tjatri prish? Dy organizatat, si ‘Vatra’ dhe Partia Politike, duheshe ta tundnin Amerikën me çështjen tonë, se është një çështje patethike dhe kështu do të fitonin zemrat dhe simpathinë e amerikanëve.

Mirë po qysh bëhet kjo, kur ‘Vatra’ është nën urdhrat italiane? ‘Dielli’ dollarët nuku i ka prishur të kundërshtojë politikën greke dhe italiane edhe serbe, por ka pesë vjet që pa reshtur lufton kombëtarët e vërtetë. Ky ishte shkaku që u organizua Partia Politike, që të mbrojë të drejtat e Shqipërisë.

Edhe për pak kohë vate shumë mirë, më vonë sekretari ra krejt nën influencën e zotit Çekrezi, i cili ka qenë gjithmonë përkrahës i politikës italiane edhe kështu ardhën ngatërrime të papritura, por prapë kemi shpresë për të rregulluar. Kryetari shkruante protestimet, etj. Sekretari kur i dërgonte, i këmbente.

Nevoja është e madhe që të kemi një kombëtar të vërtetë në Washington. Fatkeqësisht gjer më sot, s’është bërë gjë. Herë pas here kur zoti Dako, kur unë në Washington shkonim dhe po t’ja kishim volinë, do rrinte një prej nesh atje tërë kohën. Unë për së shpejti kam ndërmend të shkoj dhe ndë pastë ndonjë gjë me rëndësi, do t’u lajmëroj.

Këto të para që shkrova në këtë letër, sido që mund të na hidhërojnë, lipset kurrë të mos na dëshpërojnë. Mbetet një gjë për të bërë, të gjithë kombëtarët e vërtetë, të lirë nga propagandat e huaja, të vinë në një marrëveshje,të bëjnë një fuqi. Z-ria juaj besoj se më lehtë mund të merreni vesh me kombëtarët që ndodhen brenda në Shqipëri. Unë këtu do të vë tërë fuqinë time të bënj atë që mundet.

Nuku di nëse jeni në marrëveshje me Dr. Adhamidhin që gjendet në Gjenevë. Përpara ca kohe, Z.ria e tij kish dërguar një qarkore në gjuhën anglisht nëpër amerikanë të rendit të lartë. Një kopje e asaj qarkëtore, i ra në dorë Zotit Dako konfidencialisht. Konkluzioni parashtron një projekt për të pritmen e Shqipërisë, midis të tjerave, kërkon Shqipërinë e 1913, po Vlorën, thotë, t’a mbajë Italia për pakë kohë, etj….dhe propozon një këmbim kufie në krahinë të Gjinokastrës, për fitim të Grekëve!.

Mbetem me nderime, P.D. Kyriaz

Ndikimin dhe rolin që kanë sot politikanët, nuk do të duhet më një shekull për të mësuar se sa mëkatarë janë mes tyre, duke shitur interesat e kombit për përfitime personale dhe politike.

Parashqevi Qiriazi, Master që në 1913-ën në SHBA-ës

Revista “The Oberlin Review“ e datës 13 janar 1922, duke njoftuar për emërimin e Kristo Dakos në zyrën e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, më 7 dhjetor 1921, mes tjerash rikujton, se Parashqevi Qiriazi ka marrë gradën akademike master në vitin 1913 në Departamentin e Edukimit të Universitetit të Oberlinit.

Teza e masterit e Parashqevi Qiriazit ishte: “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal i arsimit për Shqipëri”, e përgatitur si tezë për marrjen e gradës akademike, master i edukimit (Parashqevi Qiriazi ka marrë gradën akademike A. M. në vitin 1913. Teza e masterit u mbrojt në qershor të vitit 1913 në Fakultetin e Pedagogjisë të Universitetit të Oberlinit në Ohio të SHBA – ve.

Për herë të parë është botuar në gjuhën angleze, në Boston, në vitin 1919, në kuadër të librit të Kristo Dakos, (‘Shqipëria, çelës i enigmës për Lindjen e Afërt’), si pjesë shtojcës E, dhe atë nga faqja 248 deri në faqen 266. Përkthimi në gjuhën shqipe gjendet në veprën e Shefik Osmanit: “Trashëgimi social-pedagogjike”.

Ndërkohë Parashqevi Qiriazi në SHBA-ës hartoi edhe programin arsimor të Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit. Shkroi dhe botoi në Çikago veprën “Shkolla e vashave – Korçë” (The School for Girl – Kortcha, Albania).

Në temën e saj të diplomës vihet re se ajo ka projektuar një sistem arsimor për Shqipërinë. Parashqevia parasheh që: “Çdo qytet të ketë shkolla elementare dhe të dyta, në kryeqytet të themelohet një universitet. Nëpër fshatarët të hapet vetëm shkollë elementare, edhe në katundet sipas nevojës”.

Pastaj; “Çdo qytet me gjithë krahinë, të ketë një pleqësi, përgjegjëse përpara Ministrit të Arsimit. Një nga anëtarët e kësaj pleqësie të jetë inspektor. Inspektori lipset të ketë stërvitje të veçantë për punë të tij”.

Ajo citon Stochtonin të ketë thënë: “Një njeri që nuku ka stërvitje në qëllimet e vërteta të arsimit, kurrë nuku bën të emërohet inspektor”. Më tutje ajo vazhdon: “Një njeri që të jetë i zoti për këtë vent, lipset të ketë dije të gjërë në biologji, sociologji, psikologji, edhe pedagogji; përveç kësaj duhet të jetë i zoti të përdornjë gjykim për të radhiturit e kurseve të mësimit”.

Qiriazi parasheh edhe një ministër të Arsimit si kryetar i një komisioni arsimtar, përgjegjës përpara Parlamentit. Ajo e shtrinë rrjetin e saj arsimor përtej kufijve të zakonshëm arsimor të kohës. “Për të përmirësuarit të shoqërisë, sistemi shkollar lipset të përmbledhë edhe shkolla të veçanta për sakatërit”. Me “sakatër” ajo nënkupton “të verbëtit, të shurdhrit dhe memecët”.

Në bazë të edukimit dhe mësimit të tyre, ajo vendos “mësimet e punës së dorës”, pa përjashtuar dhe një kurs të shkurtër lëndësh të ndryshme që ata “të kenë rast të zhvillojnë mendjen e tyre edhe të shijojnë nga thesaret e diturisë”. Sistemi ideal i arsimit sipas Parashqevi Qiriazit duhet të përfshijë:

1. Kopshtet e fëmijëve (Kindergarten ose Montessori);
2. Shkolla elementare (fillore);
3. Shkollat e dyta (të mesme);
4. Arsimi i lartë (universiteti);
5. Shkolla normale;
6. Shkolla speciale (për sakatërit).

Për këtë të fundit ajo thekson se përveç studimit të “Filozofinë e zhvillimit të mendjes së foshnjës” të ketë “Shkolla për sakatërit (speciale) – E nisur nga qëllime humanitare dhe pedagogjike”.

Pak fjalë nga jeta e veprimtaria e Parashqevi Qiriazit

Më 2 qershor në Manastir u lind Parashqevi Qiriazi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme e vazhdoi në në Manastir. Më 1900-n studioi në Kolegjin Amerikan për Vajza në Stamboll, në degën e letërsisë. Më 1904 pas diplomimit, filloi punën si mësuese dhe më vonë drejtuese në Shkollën Shqipe të Vashave në Korçë.

Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Alfabetit në Manastir. Më 1909, ndër të tjera hartoi dhe botoi në Manastir tekstin “Abetare – për shkollat e para”. Më 1910 për nder të Kongresit të Manastirit dhe alfabetit të gjuhës shqipe, përpiloi dhe publikoi “Himnin e alfabetit kombëtar”, që u këndua më 14 shkurt në Mitingun e Shkronjave Shqipe në Korçë.

Më 1913 përfundoi me sukses studimet postdiplomike master në Fakultetin e Pedagogjisë (Edukimit) të Universitetit të Oberlinit në Ohio – SHBA. Më 1914 për shkak të fillimit të Luftës I-rë Botërore, largohet nga Shqipëria. Më 1917-1920 në Boston të SHBA-ve, nxori revistën “Yll`i Mëngjesit”. Më 1919, Parashqevia ishte delegate në Konferencën e Paqes në Paris, si e vetmja delegate femër nga të gjitha vendet e asaj Konference.

Më 1922 shkolla e Korçës shpërngulet në Tiranë, riemërohet Instituti “Qiriazi” (“Kyrias”) dhe Parashqevia emërohet drejtore. Më 1933 mbyllet Instituti Arsimor “Qiriazi” (“Kyrias”). Më 1943, më 15 tetor, Sevastia dhe Parashqevia, së bashku me anëtarët tjerë të familjes, arrestohen nga forcat nazifashiste dhe dërgohen në Kampin e Përqendrimit të Banjicës afër Beogradit në Serbi.

Më 1944 në tetor të këtij viti, me të internuarit lirohet dhe arrin e gjallë në Shqipëri, por ndërtesa e Institutit “Qiriazi” shtetëzohet. Lihet shumë vite në harresë dhe më 1970, Parashqevia vdes në Tiranë. Vetëm në 1987, ajo rikujtohet e dekorohet “Post Mortem”, me titullin “Mësuese e Popullit”, etj./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango...”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit  

Artikuj të ngjashëm

“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën
Dossier

“Ashtu i jepte dorë z. Bahri Omarit, por tashti ky zotni u zhduk nga ‘Dielli’ dhe nuk besoj të ketë mbirë ndonjë tjetër kërpudhë si ay…”! / Letra e panjohur e Sotir Koleas e vitit 1920, për Parashqevi Qirjazin

December 31, 2025
“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë…”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?
Dossier

“Ju parashtroj me gëzim se dhoma e karantinës, kulla e sahatit dhe posto-blloku i skelës së qytetit të Durrësit, janë…”/ Ku ishte dhe si u zhduk objekti kryesor i qytetit bregdetar në 1907-ën?

December 29, 2025
“Plazhi i Durrësit ishte i shkretë dhe kishte pamjen e kohës së Monarkisë, por kreu i Komitetit të Partisë, dha urdhër që çamët të largoheshin prej andej, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit nga Çamëria
Dossier

“Durrësi në çdo pikëpamje asht’ nana i gjithë vendeve shqiptare, e meritume me pas randësin e nji vendit Avropjan. se…”/ Letra e parisë së qytetit bregdetar e 1919-ës, që ai të mbetej kryeqytet i Shqipërisë

December 28, 2025
“Në Shqipëri, s’ishin të lejuara raportet e marrëdhëniet jashtëmartesore, ato quheshin prostitucion dhe dënoheshin me punën të detyruar, por te Hotel ‘Dajti’, pashë…”/ Kujtimet e italianit Canciani
Dossier

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e…”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

December 26, 2025
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën

December 26, 2025
“Ndalohet të botohen në shtyp, të shpallen në radio, të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me burimet minerare…”/ Udhëzimi i kryeministrit Mehmet Shehu, për ruajtjen e sekretit shtetëror, 14 dhjetor 1961
Dossier

“Kur Mehmet Shehu erdhi në burgun e Burrelit dhe i tha At Pjetër Mëshkallës; kush është më i keq, ne apo djalli, ai u përgjigj…”/ Historia e trishtë e Urim Elezit nga Korça, që vuajti 26 vite burg

December 25, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme