• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, December 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ridënimin tim në kampin e Ballshit, ma përgatitën operativi i burgut, Gjergji Stefa, kriminel dhe njeri pa moral nga Drenova e Korçës, me hetuesin Enriko Anastasi, të cilët…”/ Dëshmia e rrallë e Urim Elezit

“Urim Elezi nga Korça, djali më i nurshëm e më i fuqishëm në kampet e burgjet e politike, mbeti ulok i përjetshëm, pasi policët donin të provonin rezistencën…” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut
“Nevzat Haznedari shkoi në shtëpinë e një prej të burgosurve dhe realizoi aty një akt imoral me gruan e tij dhe kur ai fatkeqi e mësoi këtë gjë…”! / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Burrelit, për “Gjeneralin e zi”
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   

Nga URIM ELEZI

Pjesa e gjashtë

                                                       Parathënie

Memorie.al / Urim Elezi, lindur më 18.10.1941 në Floq të Korçës, hyn te të dënuarit dy herë nga regjimi komunist me shumë vite vuajtjeje. Ai u burgos më 26.10.1963 dhe doli që andej më 10.2.1989. hyri në 22 vjeç dhe doli 48 vjeç, madje i verbuar. Në moshën 18-vjeçare kreu shkollën e Instruksionit në Gjirokastër, ku gradohet nënoficer. Në dënimin e parë ishte ushtar në Repartin Nr.9357 Gjirokastër. Herën e parë u akuzua në bazë të nenit 64, në kombinim me nenet 10 e 14 të Kodit Penal. Ishte me shërbim ushtarak, së bashku me shokun e tij Hekuran Shyti, në Gjirokastër. Sipas gjykatës, i kish propozuar Hekuranit të arratiseshin sepse bëhej jetë e mirë në vendet kapitaliste e sidomos në SHBA. Hekurani lirohet më parë nga ushtria dhe gjatë kësaj kohe gjen personat e tjerë, me të cilët do kryenin arratisjen. Hekurani i nis një telegram Urimit në Gjirokastër, me kërkesën që të të niset se nëna ishte sëmurë.

Kësisoj Urimi bashkohet me shokët e tij, Hekuran Shyti, Durim Shyti dhe Robert Morava. Të pa orientuar mirë, të spiunuar nga një banori i zonës, ata u kapën nga forcat e kufirit në postën kufitare të Nikolicës në rrethin e Korçës. Gjykata Ushtarake Tiranë me vendimin nr.21, datë 27.2.1964, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, heqjen e të drejtës zgjedhore për 4 vjet dhe të gradës së rreshterit. U la në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.3.1964 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Për herë të dytë u arrestua më 19.2.1980. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal me artikulime shumë rënduese. Dega e Punëve të Brendshme Fier, me shkresën nr.112, datë 15.1.1980, i kërkoi Drejtorisë së Hetuesisë miratimin e arrestimeve për tre shtetas, midis të cilët edhe i përmenduri Urim Elezi. Ishte marrë në përpunim aktiv më 17.5.1979 se zhvillonte propagandë në radhët e të dënuarve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nevzat Haznedari shkoi në shtëpinë e një prej të burgosurve dhe realizoi aty një akt imoral me gruan e tij dhe kur ai fatkeqi e mësoi këtë gjë…”! / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Burrelit, për “Gjeneralin e zi”

“Petrit Dume na mbajti për kafe, pasi ai ishte në dijeni të skenarit për Teme Sejkon dhe na tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral-lejitnant Rrahman Parllakut, për ish-Kundëradmiralin e Flotës Detare

Raportonin për të “I penduari” dhe “Tekniku”. Për të thuhej të ishte shprehur: “Sigurimi i ka lyer duart me gjakun e këtij populli. Kanë bërë krimet më të shëmtuara që mund të ketë në histori, Sigurimi është sjellë me popullin dhe me njerëzit, më keq se ç’janë sjellë fashistët dhe nazistët..! Nuk ka më të poshtër se komunistët. Unë quaj komunistë të gjithë ata që kanë yllin në ballë si një domate, pavarësisht nëse besojnë mjekrën e Marksit apo mustaqet e Stalinit…! Krimet më monstruoze në Shqipëri, janë bërë në kohën kur kanë ardhur në fuqi komunistët! Jeta te ne është burg”. Gjykata e Rrethit Fier e drejtuar nga Sokrat Dautaj, me pjesëmarrjen e prokurorit Kiço Koçi, me vendimin nr.94, datë 18.4.1980, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. I bindur në kotësinë e vendimeve komuniste, Urim Elezi nuk e ankimoi vendimin. Pasi i kishte dërguar një letër Enver Hoxhës, ku e cilësonte “përbindësh të pangjyrë, të sëmurë me mani persekutimi”, më 6.12.1981, u rrah nga policët e Burgut të Burrelit, deri sa u verbua. U lirua më 10.2.1989, nga Reparti nr.305 Përparim, i rrethit të Sarandës.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Ri dënimi në Repartin nr. 309 Ballsh

Arrestimi

Më datën 16 shkurt 1980, kisha takim me vëllanë tim Bilbilin, i cili kishte erdhur për të disatën herë për të marrë vesh ditën e lirimit tim, pas rreth 17 viteve burg. Mes telit të madh me gjemba që nuk na linte mundësinë të prekeshim fizikisht, vëllai im kërkonte me ngulm të ditën të vërtetën se kur do të lirohesha, se nuk i zihej besë atij sistemi. Aty afër nesh qe kartelisti Safet Liçka nga Vlora. Vëllai më lutet ta pyes për t’u siguruar që a do të dilja vërtet në datën e caktuar. Edhe ai na siguroi që ditën që ishte në kartelë do të dilja, duke ja dhënë me shkrim në një kartushkë të vogël ditën e lirimit vëllait tim. Me vëllanë e lamë që në datën 3 mars 1980, të flinte në Ballsh, që në datën 4 mars kur do lirohesha, të vinte të më priste.

Në 19 shkurt 1980, gjatë kohës kur po hanim bukë, vjen një djalë i ri, polic Fadil…! Ai më kërkon që të shkarkoja qymyrin, po me shqetësim të madh. Dua të përmend që për të shkarkuar makinën me qymyr, kishte dy rrethime, ndaj atë e shkarkonin vetëm ata që ishin në prag të lirimit. Derisa mbarova bukë, Fadili po qëndronte aty, sikur po më ruante dhe po më priste në të njëjtën kohë. Mbaroj bukë, dal nga porta e rrethimit të parë dhe dhjetë hapa majtas qe sheshi ku ndodheshin makinat. Sa dal  aty shoh që nuk kishte asnjë makinë. Fadili sikur “avulloi” në këtë moment, nuk dukej gjëkundi. Ai nuk qe, por ishin gjashtë persona, katër policë dhe dy civilë me hekura në duar. Njëri qe operative i burgut, Gjergji Stefa, kriminel dhe njeri pa moral nga Drenova e Korçës dhe tjetri qe Enriko Anastasi (e mësova në Hetuesi, kush qe ky).

Në këtë kohë i them Gjergjit:- “Ç’janë këto hekura”?! – “Patriot, ktheu mbrapa, mos bëj marrëzi” – më thotë Enriko Anastasi. Shtanga dhe mu mbushën sytë. Menjëherë shikoj vëngër Gjergji Stefën, i cili që në fillim u drejtua ngacmua me një nervozizëm dhe urrejtje të paparë. Katër policët e tjerë, vijnë më rrethojnë, dy prej tyre ua mbaj mend emrat: njëri quhej Papi nga Dibra, ndërsa tjetri ishte egjiptian Petriti nga Tirana. Kthej duart e mi vendos prangat duke mi shtrënguar fort Gjergji Stefa. – “Mos ja shtrëngo kaq shumë, shoku operativ”, – thotë Enriko Anastasi. -“Sot do të t’i shtrëngoj fort Urim, sa dua unë, e mbas dhjetë vitesh kur të dalësh, unë do të jem kryetar Dege në Korçë dhe prapë do të të arrestoj”, – më thotë Gjergji Stefa. (Mu ngjeth trupi).

Më marrin dhe më hipin në shtatë-vendesh, “Karpat” i thoshin, shumë i lartë. Anash kishte disa stola prej hekuri të salduara, ku qëndronin ata që do të pushkatonin, ndërsa në mes qëndronte i burgosuri për pushkatim. I ndërtuar në mënyrë të tillë, për të udhëtuar në vende të egra të natyrës, në të cilat bëhej pushkatimi. Shoqërohesha nga katër policët. Udhëtuam gjatë. Na del papritur një veturë ngjyrë gri përpara. Dalin prej saj dy policë që mbanin përkrahu një tjetër të burgosur me duar të lidhura. Ndalon shtatë-vendëshi dhe policët komunikojnë me njëri-tjetrin. Enriko Anastasi në këtë moment del nga makina tjetër e ulet përballë meje. Niset “Karpat”-i për në Ballsh, për të qëndruar në Fier.

Rrugës vërej që vetura gri po na shoqëronte, duke qëndruar pothuajse ngjitur me “Karpat”-in. Mbërrijmë në Fier, në Degën e Brendshme të Fierit. Aty vendi gumëzhinte nga policët dhe civilët. Fill pas nesh ndalon dhe vetura gri. Personi që solli vetura gri qe Nikoll Përleci, Mirditë, Rrëshen, kryetar kooperative, sekretar partie, anëtar plenumi i rrethit etj. E dallova sepse burgu ynë që “ata” e quanin “kampi i punës”, ishte më pak se 1 km. larg nga Ballshi. Më zë për krahu Enriko Anastasi dhe më fut brenda në zyrë, ndërsa Nikoll Përlecin vjen e merr dikush tjetër.

Hetuesia

Në zyrë në hetuesi, ulem në një karrige në tavolinë e përballë meje ulet Enriko Anastasi, i cili nxjerr nga sirtari një fletë. E merr dhe ma lexon mua. Teksti qe ky: “Sot në datë 16 shkurt 1980, hetuesia e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori në shqyrtim dosjen e të pandehurit Urim Elezi, i cili ka kryer krimin ‘agjitacion e propagandë’, dhe tentimin që në bashkëpunim me 28 veta të tjerë revizionistë, me terror të rrëzonte pushtetin…! Kryetar i grupit hetimor, Llambi Gegeni, nënkryetar Gravosh Andoni!

Shoh në sy Enriko Anastasin dhe i them: -“Më zgjidh duart ta firmos”. -“Do ta firmosësh vërtet”? – më thotë ai. “Po” -i them. (Ai më zgjidh duart e unë sa marr letrën e gris në copa të vogla. Në këtë moment, vijnë në dritaren e zyrës disa policë). Pasi zverdhet në fytyrë Enriko Anastasi më thotë: -“Patriot ç’bërë kështu. Nuk e shikon që oborri është i mbushur me ushtarë? – “Dëgjo, unë tani që ma bëtë kështu, nuk lëviz që këtu pa larë hesapet me ju”,- i them. Rreth dy minuta Enrikoja filloi të vinte rreth e rrotull zyrës, e dukej që e kishte humbur toruan. Kur ulet i them: – “Dëgjo, shkruaj: nëse do konsideroni ndokënd armik, të parin më vini mua”! Mendja po më vinte tek nëna ime, të cilën duket që nuk do e takoja.

Mu mbushën sytë, kur në takimin e fundit nëna më tha që nuk do i dilte shpirti, pa më takuar mua. – “Mblidh mendjen patriot, që mos dënohesh shumë, por gjashtë vjet”. Shkruaj: – “Për këto që do deponoj këtu, mos kërkoni burimet dhe një pyetje dy herë mos e bëni! Dhe ju të mos humbisni kohë me mua dhe unë mos rri në ankth çdo më bëni ju, se të tëra i pres! Më torturoni, bëni ç’të doni. Mos humbisni kohë me torturat që m’i keni bërë më parë, se me ato nuk keni gjë, por më bëni të tjera”. Heq duart nga makina e shkrimit, duke rënkuar e ngrihet në këmbë. –“Patriot, të lutem  mjaft tani, firmos këtë e shko qetësohu në birucë”. Shumë i nervozuar zgjat duart dhe i them: – “Jo, unë nuk firmos, ti ulu e shkruaj”.

“I bëj thirrje zotit kryeministër Mehmet Shehut, se më kanë  thënë shokët e mi dhe armiqtë e tij, se ai është kriminel por,  është trim dhe trimëria është virtyt i virtyteve”. – “Të lutem  patriot, unë s’mund ta prish fletën e arrestit, por mos e vër që ke thënë kriminel”. (Unë ngul këmbë dhe ai e ve). – “Atëherë si ka mundësi, – vazhdoj unë, – që një njeri i tillë të udhëhiqet nga një përbindësh i pangjyrë, një binosex dhe i sëmurë me mani persekutimi…”?! – “Të lutem Urim, unë këto nuk i shkruaj, mos e torturo më shumë veten. Të lutem më dëgjo, se unë po bëj me ty një bisedë jashtë natyrës sime. Mos më vër në një pozitë të tillë që të shkruaj këto që thua ti, të të hap punë ty dhe të shkel vijën e Partisë”.

Firmos unë, ai më kap përkrahu, zgjidhur pa hekura dhe më çon në qeli. Në qelinë nr 15, qëndrova rreth një muaj. Pas një muaji, më thërret në hetuesi shefi i Hetuesisë Fier, Shkëlzen Bajraktari, njeri shumë i rregullt, i cili nuk më fyeu kurrë. Fillon hetuesia. Pasi i them të njëjtat gjëra që i potencova më parë edhe Enriko Anastasit, më thotë: – “Urim, ne po e shohim që ti i rënke çekanit vetëm në një vend, po nuk e ke mirë kështu. Në vend që të dënoheshe gjashtë) vjet, do të dënohesh dhjetë vjet. E po vazhdove më tej, do marrësh dënim kapital”. Më tej vazhdoi hetuesia me shefin e Hetuesisë Shkëlzen Bajraktari, prokurorin e rrethit të Fierit, Zija Shahinin dhe Rapi Mino, Prokuror i Përgjithshëm i Republikës. Në qeli, një hetues Dule Dule i theshin, më futi pesë veta ordinerë që të më vrisnin. Nga këta të pestë, dy nuk i harroj kurrë: Luan Lutaj nga Hekali, shofer në ushtri; Kristaq Siku nga Zvërneci, që punonte me traktorë. Këta të dy më provokojnë:

– “Ore, ç’mendim ke për Mehmet Shehun”? – “Unë atij i kam bërë  një telegram në 1969, me 25 fjalë, ku i thosha, ato që të them  dhe ty tani…! Ai është kriminel, por është trim. Ai duhet të jetë kryetar shteti”! – “Kujdes Urim” – më thonë këta të dy. – “Do të provokojnë, se këtë qëllim na kanë vënë. Ti vetëm mos fol se po të vunë dorë këta, e dimë ne ç’të bëjnë”. – “Kam dëgjuar dhe lexuar për njerëz spiunë dhe perversë…”! – “Në do të dish ligësitë dhe njerëzit më të poshtër në botë, shko në prapavijat e të burgosurve”. (Charls Dikens në librin David Cooperfiled. Po të ishte Urjaipi, para Jonuz Trocit Dibër, intrigantit, -trilluesit dhe shtytësit tek të tjerët …do të ishte engjëlli).

Vendimi

Këto ishin fjalët më të pështira, me të cilat nisi vendimi dytë i Gjykatës Popullore të Rrethit Fier. Tashmë, unë isha mësuar   me gjithë intrigat e sistemit komunist. Gjithçka prisja! Ama kësaj here, prisja ndonjë të padëgjuar, ndoshta një vdekje, por jo nga ato të zakonshmet apo të dëgjuarat! Se përse u dënova… nuk dua ta zgjas më shumë, por po ju paraqes vendimin e dytë, i cili duket qartë. Kaq vetëm do ju them: “Agjitacion e Propagandë në burg”! Dënohem 10 vite me heqje lirie dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. 18 mars 1980, Gjykata Popullore e Rrethit Fier: Kryetar i Seancës Gjyqësore: Sokrat Dautaj, Gjyqtar Nevrese Saliaj, Nëngjyqtar Lulo Duraj.

Dua vetëm t’ju përmend disa momente të Vendimit: “U qëndron besnik mendimeve të mëparshme, për të cilat ka qëndruar rreth 17 vjet në burg. Mallkohem nga nënat, motrat dhe bijtë e bijat e Partisë, që mbrojnë kufijtë e paprekshëm. Nuk heq dorë nga veprimtaria kriminale. U është kundërvënë masave revolucionare për edukimin e të dënuarve të tjerë, duke i quajtur ata dallkaukë, servilë dhe spiunë. Është e pamundur ta futë partia në gjirin e saj. Vjell vrer ndaj pushtetit popullor dhe lëvdon sistemin kapitalist të SHBA-së. Neni 36 i Kodit Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë, e dënon me dhjetë vjet heqje të lirisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet”.

Përsëri Burrel, ballafaqimi i dytë

Pasi më mbajnë rreth një muaj në burgun e Tiranës, më çojnë në Burrel. Aty, që ditët e para filluan të më bënin kontrolle të shumta dhe provokime nga më të ndryshmet, “ata që kishte futur partia, me dhe pa rrobë”. Veçoj Ismail Shahaj, Ismaili i qenit. Dhoma katër, Burrel. Nuk ja vlen të zgjatem më, sepse tashmë dhe ju jeni mësuar me llojet e provokimeve dhe torturave që ishin “të shtëpisë”. Kur u ktheva, në dhomë nga tridhjetë vetat që ishin, njihja vetëm Adem Allçin, pavarësisht se mes tyre kishte dhe shumë njerëz të mirë, si p.sh.: Eduart Vata –Shkodër Gaspër Gaspri – Gurëz-Kurbin, Manol Qirici- Përmet. Këta i mbaj mend fort mirë, sepse gatuanim gjithmonë bashkë.

Pas pak ditësh, ashtu siç bënin gjithmonë, komanda na bën ndërrim dhomash, duke shpërndarë kështu të burgosurit. Në dhomën tonë, sollën një ditë një të burgosur të vjetër që e njihja që në Laç, në vitet ‘64-’65, Mersin Vlashi nga Burreli. Kujtoj që me Mersinin sollën edhe Rrok Bitukun, Bërdicë-Shkodër; Gjergj Peçin nga Tirana e njihja në Ballsh e, ky u dënua përsëri në Fier edhe 10 vjet heqje lirie; Demir Pojani etj. Pas shumë provokimesh, në datën 5 dhjetor 1981, i bëj letër të mallkuarit, Enver Hoxhës. Teksti qe ky: “Përbindësh i pangjyrë, binosex i sëmurë me mani persekutimi”…! Këtë ja lexova Mersin Vlashit dhe Rrok Bitukut. Rrok Bituku më thotë që t’i bëjë edhe ai një letër Ramiz Alisë, sepse ishte i mbushur shumë nga provokimet.

Rroku kërkonte që tekstin t’ja qëndisja unë. Më tregoi një histori (ndodhinë e një kali, të një nuseje dhe të një viçi, të cilin nuk mund ta them). Kjo histori do ishte tema e letrës. Ja bëj përmbajtjen e letrës dhe ja jap Rrokut. Në këtë moment, Mersin Vlashi më kërkon një palë  çorape leshi dhe më tregon një poezi që kishte bërë ai për të mallkuarin. Me atë poezi Mersini  hante plumbin. Ai kishte bërë më shumë se 20 vjet burg dhe kishte për të bërë edhe 75 vite të tjerë. Në orën 16.00, të tre i hedhim letrat në postë. Pasi u bë Apeli në orën        7 mëngjesit, në orën 8 hapet dera e qelisë dhe hyjnë policët: Xhemal Varani, Met Varani, Mustafa Lika, Ramazan Lika, Agim Kërtuka dhe Abaz….!

Kërkojnë të parin Mersin Vlashin. Mersini ngre dorën lart dhe ju thotë: – “e di që do më vrisni, po ti Xhemal dhe ti Met, mos gaboni të bëni ndonjë gjë, se jemi strehë më strehë në fshat dhe do keni punë me njerëzit e mi”. Pa mbaruar fjalët, i hidhen sipër. Dy prej policëve i heqin pantallonat dhe fillojnë ta godasin. Dëgjohet zëri i Mersinit: -“bini o cubat e Enverit,  bini”. (E tërheqin zvarrë për në korridor). “Rrok Bituku”!-thërrasin. Pa dalë nga dera, njëri nga policët e kap Rrokun për zverku dhe e përplas përdhe. Filluan ta godasin…!

Verbimi im…!

Pas 4-5 minutave hapet dera dhe hyn Mustafa Lika. – “Urim Elezi, dil shpejt”- thotë  ai. Përballë meje qe Thoma Bejo. E humba fare. – “Mblidh mendjen o Urim, ç’bëre kështu”!-më thotë Thomai dhe më vesh një pallto të tijën, në mënyrë që mos ndjeja shumë dhimbje, kur të më godisnin. Dal në korridor, por nuk shoh as Mersinin dhe as Rrok Bitukun. Mustafa Lika hap derën e hekurt dhe heq një çelës për vete. Dal në oborr dhe shkoj tek dera tjetër prej hekuri. Aty, në dhomën si bunker, që të ulërish sa të duash dhe zëri mos të të dalë jashtë, hyj unë bashkë me Mustafa Likën dhe Agim Kërtukën. Brenda na prisnin Xhemal Varani, Met Varani, Ramazan Lika, Ismaili i qenit, Abaz…dhe një tjetër Velo…! Zhvishu dhe hidhi rrobat atje: thonë Mustafa Lika, Agim Kërtuka dhe Ismaili i qenit.

(Hoqa rrobat dhe po rrija me rrobat e brendshme). – “Hiqi mo krejt rrobat shpejt”, – më bërtasin Ismaili i qenit dhe Mustafa Lika. Në këtë moment erdhi polic Nikollë Skana. Sa i hodha sytë  që të shihja kush erdhi, që të gjithë policët mu hodhën sipër  dhe me dru e shkopinj gome, më godasin aq fort sa humbas ndjenjat. U përmenda dhe shoh që po më shtynin me shkelma duke më detyruar të çohesha. Çohem dhe më pyet Xhemal Varani, i cili mesa duket qe i udhëzuar:

– “Me kë e ke bërë letrën”?

– “Vetë e kam bërë”, – ia kthej unë.

– “E lexove në dhomë”?

(S’dija ç’përgjigje të ktheja, sepse merrja në qafë të tjerët). – “Folë” – thotë Agim Kërtuka, duke më fyer e duke u matur me shkopin e gomës, për të më rënë. Më godet Ramzan Lika dhe unë e kap me dorën time të majtë në kyçin e dorës së tij të djathtë. Menjëherë më urdhëron Ramazan Lika që ta lëshoja. Të gjithë u sulën dhe filluan të më bien pa pushim në kokë. Për Zotin e madh, koka kërciste dhe sytë po më lëshonin xixa. Përballë, Agim Kërtuka kishte hapur krahun për të më goditur përsëri me dru. Met Varani ja kap dorën, ndërkohë që të tjerët po vazhdonin të më godisnin me shkelma dhe grushte.

Mu duk për një moment, sikur rashë poshtë në një furnelë galerie dhe po tentoja të mbahesha nëpër trupa, por në të vërtetë kishte dhe të lagur të zi. Balta nuk më mbante dot dhe unë po fluturoja poshtë. Bërtita me gjithë shpirt; “ndihmë”! Nuk kuptova ç’ndodhi më tej…! Pas disa muajsh Dhori Gërnjoti më thotë që Agim Kërtuka dhe Ramazan Lika më godisnin që të dy me shkopinj gome, dru, zinxhirë, në kokë. Në datën 8 dhjetor 1981, ora 9: Hap sytë, gjithçka ishte errësirë! Nuk shihja nga sytë, isha verbuar! / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me 29 qershor 1946, Prizreni i bukur kishte ditë zie, pasi para trupit gjykues u ulën 27 shqiptarë, të cilët...”/ Ana e panjohur e procesit të Marie Shllakut, ku u pushkatua Gjergj Martini nga Shkodra

Artikuj të ngjashëm

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Dossier

“Nevzat Haznedari shkoi në shtëpinë e një prej të burgosurve dhe realizoi aty një akt imoral me gruan e tij dhe kur ai fatkeqi e mësoi këtë gjë…”! / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Burrelit, për “Gjeneralin e zi”

December 21, 2025
“Nasho G., ishte figura më e diskretituar e komunitetit arumun, personifikimi i së keqes, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që veç çamëve, kishte marrë më qafë edhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Petrit Dume na mbajti për kafe, pasi ai ishte në dijeni të skenarit për Teme Sejkon dhe na tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral-lejitnant Rrahman Parllakut, për ish-Kundëradmiralin e Flotës Detare

December 20, 2025
“Në hetuesinë e Tepelenës, më sollën gruan e dajos, Lutfijen, e cila filloi të thoshte se; unë, i kërkoja Hamdiu që të arratiseshim sa më parë dhe…”/ Ditari i ish-të dënuarit politik
Dossier

“Në Laç vranë Mark Cufin nga Shkodra, sepse tentoi të arratisej dhe e lanë dy ditë e dy net në mes të kampit të zhveshur, ku kolonel Hazbi Lamçe, me dorën e tij…”/ Dëshmia e tropojanit që vuajti 25 vite burg

December 19, 2025
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja
Dossier

“Pas i vranë në bregun e Bunës duke kaluar kufirin, kufomat e copëtuara të Dodë Franit e Gjon Kumbullakut, i ekspozuan para maternitetit në Shkodër, ku një nënë e re…”/ Historia e tragjike e vitit 1989

December 19, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Dossier

“Kryetari i Degës Jani Naska, me Petro Tasellarin, pasi më lajkatuan se unë isha familje e lidhur me luftën, më propozuan që të fusja në kurth Hysen Mullajn…”/ Dëshmia e tropojanit që vuajti 25 vite burg

December 18, 2025
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Për evidencimin e elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore për kohë lufte, si; njerëz të deklasuar, ish-çifligarë, bejlerë, agallarë, etj…”/ Zbulohet dokumenti si hartoheshin listat e vdekjes

December 18, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme