• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, December 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në vitet 1993-‘94, Ismail Kadare u bëri thirrje shqiptarëve që nga Franca, ashtu siç u kishte bërë thirrje gati njëqind vjet më parë Faik Konica, që…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“Në librin ‘Historia e Letërsisë Shqiptare’, gjenden shumë të pavërteta, shpifje e fyerje për Faik Konicën, duke e etiketuar si; ‘reaksionar’, ‘i paskrupull’, ‘mistik’, etj.  …”! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh…”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër
“Babai vuajti 20 vjet në burgun e Burrelit dhe e liruan se u diagnostikua me kancer, por vdiq 4 orë pas operacionit, sepse…”! / Dëshmia e dhimbshme e 90 vjeçarit, me 7 të burgosur nga rrethi familjar
Kalendari Historik 15 Mars
Telegrami i zv/ministrit Reis Malile: “Sekretares së Nolit, mos i ktheni përgjigje, lëreni në heshtje dhe…”/ Korrespodenca ‘Tepër sekrete’ në ’73-in me misionin shqiptar në OKB-së
“Noli mëndje cekët e shpuri vendin buzë varrit, Zogu, fisnik e me karakter, fati e kish shënjuar për Shqipërinë…”/ Shkrimi i Konicës në ’26-ën te gazeta “Dielli”

Nga Prof. As. Dr. Thanas, L. Gjika

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në historinë e popullit shqiptar nuk është kuptuar dhe as është vlerësuar si duhet akti i pagëzimit të djaloshit Faik bej Konica, i cili u konvertua në besimin e krishterë katolik, me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta në Dizhon (Dijon) të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi. Ky djalosh mori mësimet e para në sarajet atërore në Konicë, ku u njoh me qytetërimin persian e arab gjatë mësimit të arabishtes, persishtes dhe turqishtes prej një hoxhe të shkolluar, kurse italishten nisi ta mësonte prej një mësuesi privat. Duke parë zgjuarsinë e tij të veçantë, prindërve të tij iu sugjerua ta dërgonin për studime në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër, ku ai shkoi e jetoi dy vjet.

                                                             Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“As atdhetarët tanë nuk i kushtuan vëmendje, sepse Luigj Gurakuqi tha: katolikët shqiptarë, s’fituan ndonjë gjë të madhe nga pagëzimi i Faik Konicës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm

  1. Pas vitit 1992, populli i thjeshtë iu fut rrugës për një shpëlarje shpirtërore, filloi një proces i rikthimit te besimi fetar. U rihapën kishat, xhamitë e teqetë dhe populli filloi t’i frekuentonte ato për të treguar se nuk e kishte dëshiruar mbylljen dhe prishjen e tyre të vitit 1967.

Filloi një fushatë pagëzimesh e ri pagëzimesh. Krahas pagëzimit të ish-besimtarëve të krishterë e bijve të tyre, pati edhe shumë pagëzime të shqiptarëve ish-myslimanë në të krishterë, sidomos në të krishterë protestantë, por asnjë shqiptar ish i krishterë, nuk u konvertua në mysliman.

  1. Pas vitit 1992, botimi i veprave të Pjetër Pepës, At Zef Pëllumbit, Lek Pervizit etj., ku përshkruheshin përndjekjet, torturat dhe vuajtjet e klerikëve, sidomos të atyre katolikë gjatë regjimit komunist, e forcuan më tej respektin dhe dashurinë ndaj fesë së krishtere.
  2. Shkrimtari i talentuar shqiptar, Ismail Kadare, edhe pse ishte ateist për nga bindjet fetare, u bëri thirrje shqiptarëve në vitet 1993-‘94, pikërisht që nga Franca, prej ku u kishte bërë të njëjtën thirrje gati një qind vjet më parë Faik Konica, që të ktheheshin në fenë e të parëve, duke u pagëzuar si të krishterë katolikë. Kësaj thirrjeje në kushtet e reja iu përgjigjën mjaft intelektualë dhe njerëz të thjeshtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
  3. Intelektuali dhe udhëheqësi i shquar i popullit shqiptar të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, gjeti një nga nxitjet dhe frymëzimet kryesore për pavarësinë e Kosovës te jeta dhe vepra e priftit katolik Pjetër Bogdani dhe në bëmat e mirësisë së Nënë Terezës.
  4. Sot, mjaft të rinj e të reja, që shkojnë për të punuar a studiuar në vendet e krishtera të Europës ose Amerikës, po pagëzohen si të krishterë, ndoshta të detyruar nga rrethanat konkrete, por ndoshta edhe nga bindjet e reja fetare që përvetësojnë aty.

Ky fenomen po shtrihet sidomos te fëmijët që lindin në ato vende. Mesa duket, prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre në këto vende të mos jenë të ndryshëm për nga formimi kulturor e fetar në krahasim me fëmijët vendas.

Ky proces, me thënë të vërtetën, ndikon në asimilimin e shpejtë të shqiptarëve të diasporës së sotme, prandaj prindërit, si dhe shteti shqiptar duhet të ndihmojnë që fëmijët e diasporës sonë të re ta mësojnë gjuhën shqipe me të folur e me të shkruar, të mësojnë historinë dhe kulturën shqiptare.

  1. Sa më shumë kulturohen shqiptarët, sa më shumë shtetet ku ata jetojnë (Shqipëria, Kosova e Maqedonia) u afrohen Europës e Amerikës; sa më shumë vajzat shqiptare pëlqejnë të vishen me minifunde e dekolte; sa më shumë ato marrin pjesë në jetën shoqërore, kulturore, politike të vendit, aq më shumë ato dhe bashkë me to e gjithë shoqëria, i largohet mendësisë myslimane…

Shkurt mund të themi se shumica e popullit shqiptar gjatë kohës së sundimit osman, e ndikuar prej mendësisë sunduese myslimane dhe presioneve asimiluese të kishës greke e asaj serbe, u detyrua të ndërronte besimin nga i krishterë në mysliman. Në atë kohë u krijua mendësia se nuk ishte diçka për t’u mburrur të qenët i krishterë, por se ishte më mirë të ishe mysliman, të ishe i një feje me sunduesin.

Ndërsa gjatë viteve të shtetit shqiptar të pavarur, gjatë kohës së diktaturës dhe sidomos sot, kur synimi kryesor mbetet bashkimi me shtetet europiane, ku sundon besimi i krishterë, dashur pa dashur, shqiptarët po jetojnë procesin e rikthimit te feja e të parëve, pra rikrishterizimin e tyre, atë proces që e hapi 115 vjet më parë djaloshi vizionar, njëzetvjeçari Faik Konica.

Duke parë ecurinë e mendësisë fetare të shqiptarëve gjatë këtyre 115 vjetëve të kaluara, mund të kuptojmë kahun e ecjes për 100 vjetët e ardhshëm. Natyrisht që nuk mendojmë se do të shkohet te zhdukja e besimit mysliman midis shqiptarëve, por te ndryshimi i raportit midis besimit mysliman e atij të krishterë.

Shqiptarë myslimanë ka për të pasur sado që të shtohen radhët e të krishterëve dhe të afetarëve, për shkak të forcës së zakonit, për shkak të lidhjeve dhe interesave të ndryshme, si dhe për shkak të interesimit dhe investimit të vijueshëm që tregojnë disa qarqe myslimane botërore, të cilat urojmë të mos kenë qëllime të këqija prapa investimeve të tyre.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se shqiptarët myslimanë, duke përbërë shumicën e kombit, ndiejnë për detyrë që të forcohet karakteri kombëtar i kishës së krishterë, sidomos i asaj ortodokse. Këtë fakt e tregoi ndërhyrja energjike e Uran Butkës me shokë më 1992-shin, gjatë ceremonisë për emërimin e Peshkopit grek Anastas Janullatos, si Kryepeshkop të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare.

Duke ditur se pjesa kryesore e kishës nuk janë muret e godinës, por anëtarët që bëjnë jetën fetare në të, mendojmë se po të ketë çdo kishë orthodokse në Shqipëri, shumicën e anëtarëve shqiptarë atdhetarë, kjo shumicë e detyron klerikun e kishës dhe krye-klerikun, që të mbajë edhe mesha të veçanta për probleme që forcojnë lidhjet shpirtërore të kombit tonë.

Të tilla mesha mund të mbahen për viktimat e shqiptarëve të Çamërisë, si dhe për çdo shqiptar që vritet sot padrejtësisht në emigracion etj. Forcimi i karakterit kombëtar e autoqefal të kishës sonë ortodokse ka nevojë për shtimin e radhëve të besimtarëve me shqiptarë atdhetarë. Për këtë arsye konvertimi i shqiptarëve myslimanë në ortodoksë është një veprim ku mund të shfaqet e duhet të shfaqet atdhetarizmi i tyre.

Në Kosovë e Maqedoninë Perëndimore, po të arrihet që kishat orthodokse të mbushen me shumicë besimtarësh shqiptarë atdhetarë, këta do të nxjerrin nga radhët e tyre klerikët e vet dhe do të fillojnë ta mbajnë meshën në gjuhën shqipe.

Me këtë rrugë dalëngadalë kishat orthodokse në këto vende mund të ri shqiptarizohen dhe të kthehen në origjinën e tyre si ishin para pushtimit serbo-bullgar e atij osman. Ndër mësimet themelore që dalin nga ky vështrim i shkurtër mbi ecurinë e besimit fetar të shqiptarëve, mund të përmendim disa:

  1. Sikur shqiptarët ta kishin vlerësuar e dëgjuar Faik Konicën dhe të kishin filluar qoftë dhe ngadalë procesin e rikrishterizimit të tyre që në vitet e Rilindjes, ata dhe trojet e tyre do të kishin pasur një fat më të mirë në vitin 1913, vitin e ndarjes së kufijve.
  2. 2. Ecuria drejt europianizimit të Shqipërisë e drejtuar prej Mbretit Zog, do të kishte qenë më e fuqishme dhe më rezultative.
  3. Diktatura shqiptare do të kishte qenë më tolerante dhe shkërmoqja e diktaturës do të kishte qenë e shoqëruar me pendesë e katarsis, ndoshta si në Poloni.
  4. Shumë të rinj e të reja që sot nuk ushqejnë asnjë ndjenjë pozitive për edukatën fetare dhe mburren që nuk shkojnë as në xhami e as në kishë, do të kishin marrë një edukatë të mirë fetare dhe do të kishin ndihmuar në forcimin e karakterit kombëtar të kishës shqiptare ortodokse, që po merr ngjyra greke dhe të xhamisë shqiptare që po merr ngjyra arabe, ngjyra që ato nuk i kanë pasur më parë.
  5. Udhëheqësit e tranzicionit nga të dyja palët do të kishin pasur një edukatë më qytetare dhe nuk do të luftonin aq egërsisht midis tyre për pushtet, por do të kishin luftuar për demokratizimin e jetës, për rritjen e mirëqenies së popullit dhe do të ishin ata që do ta kishin paraprirë e shpejtuar procesin e evropianizimit të shqiptarëve.
  6. Intelektualë të shquar si Ismail Kadare dhe Ibrahim Rugova, nuk do të kishin bërë vetëm deklarata për rikrishterizimin tonë, por do të ishin pagëzuar vetë me fëmijët e tyre.
  7. Shqiptarët, të cilët kanë qenë e janë tolerantë ndaj besimit fetar, po ta kishin dëgjuar Faik Konicën, do ta kishin përqafuar më shpejt e më masivisht procesin e ndërrimit të besimit fetar për një ardhmëri më të mirë kombëtare europiane.
  8. Përqafimi i sinqertë i krishterimit do ta ndihmonte popullin shqiptar të çlirohej nga disa ndjenja të tepruara egoizmi e kapadaillëku dhe do ta kishte bërë më tolerant e më dashamirës ndaj njëri-tjetrit.

Si përfundim mund të themi se ndërrimi i fesë nuk i ka armiqësuar shqiptarët midis tyre dhe nuk i armiqëson as sot. Armiqësinë fetare ndër shqiptarët e nxisin vetëm disa qarqe të huaja shoviniste ose fundamentaliste, që nuk ia kanë dashur e nuk ia duan të mirën kombit tonë, por përpiqen ta kthejnë atë në mish për top.

Sot shqiptarët mund të marrin një qytetari të dytë, atë amerikane, greke, italiane, gjermane, kanadeze etj., sipas vendit ku jetojnë, por nuk duhet të ndërrojnë përkatësinë kombëtare, pasi ky ndërrim ka pasoja shumë të rënda, që shpejt a vonë i shpie në armiqësi me bashkëkombësit e vet. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ylvi Dibra i ka shkruar një letër shokut Ramiz Alia, me fjalë denigruese për ish-sekretarin e parë të Shkodrës, e shoqja solli nga Franca një kone dhe e ushqen me...”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, shkurt 1990

Next Post

“Më e vështira ishte kur më zhytnin kokën në një si lava-pjatë dhe me dorë më shtrëngonin testikujt, aq sa vreri më dilte jo nga goja, por...” Dëshmia e rrallë tropojanit që vuajti 25 vjet në burgjet komuniste

Artikuj të ngjashëm

“Babai vuajti 20 vjet në burgun e Burrelit dhe e liruan se u diagnostikua me kancer, por vdiq 4 orë pas operacionit, sepse…”! / Dëshmia e dhimbshme e 90 vjeçarit, me 7 të burgosur nga rrethi familjar
Personazh

“As atdhetarët tanë nuk i kushtuan vëmendje, sepse Luigj Gurakuqi tha: katolikët shqiptarë, s’fituan ndonjë gjë të madhe nga pagëzimi i Faik Konicës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

December 18, 2025
“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm
Personazh

“Përveç drejtuesit të Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, Daut Boriçi ka hartuar edhe fjalorin turqisht-shqip, i cili ruhet në Arkivin e…”/ Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të famshëm

December 13, 2025
“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo
Personazh

“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo

December 11, 2025
“Gjatë një pushimi në burg, Dom Shtjefën Kurti në intimitet, i tha: Vlla Lazër, nuk kam mbajt mesh, ma emocionale e ma t’devotshme, se ajo e 24 dhjetorit…”/ Historia e panjohur e Lazër Radit
Personazh

“Teksa po ndaheshim, nana m’tha; ikni, ikni bir, s’e n’kët vend s’ban hajër kërkush, veç horrave! Boll vuejtët ju nji gjysë shekulli prej nesh…! Mos i leni fëmijët tuej me…”! / Dëshmia e rrallë e Jozef Radit

December 11, 2025
“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë…”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist
Personazh

“Në 1878-ën, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër, kishte piano dhe fëmijët e tij studionin në konservatorët e Italisë…”! / Historia e panjohur e familjes aristokrate, që u persekutua nga regjimi komunist

December 10, 2025
“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez   
Personazh

“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez  

December 9, 2025
Next Post
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën

“Më e vështira ishte kur më zhytnin kokën në një si lava-pjatë dhe me dorë më shtrëngonin testikujt, aq sa vreri më dilte jo nga goja, por...” Dëshmia e rrallë tropojanit që vuajti 25 vjet në burgjet komuniste

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme