• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, September 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pas vdekjes së gruas dhe vajzës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, por Kupeliani e vazhdoi korrupsionin në të gjithë administratën…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez  

“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri
“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri
“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri
“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri
“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri
“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri

Nga Avni Dani

Pjesa e dytë

Memorie.al /  Ai kishte jetuar si një Pasha e qeveritar osman i fesë katolike. Kishte ndërruar jetë shumë larg vendit që e deshi aq shumë, e për të cilin pati shkruar një nga poezitë aq të bukura, saqë nuk kishte asnjë bashkëkombas që të mos e dinte. Fati i kishte rezervuar Vaso Pashës, 86 vjet pas vdekjes, që të kthehej në vendlindje në një “varr pa kryq”. Në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit regjimi i komunist në fuqi, pas shumë përpjekjesh e peripecish, do ta kthente “atin e shqiptarizmës” në Shkodër, aty ku kishte lindur, duke e rivarrosur sipas mënyrës së vet. Në dy rrëfimet e mëposhtme tregohet aventura e kthimit të eshtrave të Vaso Pashës në Atdhe, në vitin e largët 1978. Protagonistët e rrëfimeve janë një diplomat shqiptar dhe një gazetar nga Libani. Dalan Buxheli, e ka treguar ngjarjen në një intervistë të dhënë shumë vite më vonë për një gazetë shqiptare. Ndërsa Melhem Mubarak, e ka shkruar vetë historinë e kthimit të eshtrave në Buletini Katolik Shqiptar, që botohej në SHBA-ës në vitet 1980-’90-të. 

                                                              Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

  1. RRËFIMI I DYTË

Kthimi i eshtrave të Pashko Vasës në Shkodër

Melhem M. Mobarak

Rruga nga Bejruti në Hazmieh kalon nëpër kodra të mbushura me limonë e portokalle dhe pemë të tjera që e mbushin peizazhin plot me ngjyra. Këtë 31 maj të vitit 1978, në varrezën e Hazmieh, e njohur edhe si varreza e Pashallarëve, zhvillohet një ceremoni zyrtare.

Ambasadori shqiptar Sulejman Tomcini buzëqesh: pas 86 vitesh mërgim të imponuar, trupi i Pashko Vasa Shkodranit së bashku me atë të gruas së tij të dytë, Katerine dhe vajzës së tij Marie, së shpejti do të kthehen në vendin e tij të lindjes. Më 1883, ky patriot i madh shqiptar, autori i poemës luftarake “Oh moj Shqypni”, u emërua guvernatori i katërt i Libanit, një post që mbahej për dhjetë vjet.

Për të garantuar autonominë e Libanit dhe qytetarëve të tij të krishterë, shtatë Fuqitë e Mëdha (Perandoria Osmane, Franca, Anglia, Prusia, Austria, Rusia dhe Italia) kishin nënshkruar një marrëveshje të posaçme që përcaktonte se guvernatori ose “mutesarifi” i Libanit duhej të ishte i krishterë katolik dhe me kombësi osmane.

Me njohuri të plota të gjuhës arabe, poeti i talentuar, intelektuali dhe poligloti Pashko Vasa, shërbeu në këtë post deri në vdekje të tij. Edhe jeta e tij familjare gjithashtu qe e trishtuar. Pasi humbi gruan e tij të parë, pak para emërimit të tij në Liban, ai u martua me Katerine Bonatin, një grua e re greke.

Kjo zonjë e përgjegjshme u kujdes për vajzën e tij të vetme nga martesa e parë. Për fat të keq, tre ose katër vjet më vonë, Katerina vdiq nga kanceri. Ky pikëllim u pasua edhe nga tjetër humbje shumë e dhimbshme. Më 1887, vdes edhe vajza e tij e bukur, Marie.

Falë reputacionit politik të babait të saj, Maria ishte martuar me një manjat financiar armen me emrin Kupelian. Me lëvizjet e mençura të tij, si dhe metodave të paskrupullta financiare dhe ryshfeteve, Kupeliani arriti të institucionalizojë mbretërinë e tij të vogël në Liban, gjatë gjithë kohës që vjehrri i tij ishte në pushtet.

Situata e shpjegueshme e dobësisë dhe vetmisë, pas vdekjes së gruas dhe vajzës së tij, bëri që Pashko Vasa ta gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, duke ju dhënë atyre, natyrisht shumë dashuri prej babai e gjyshi. Duke shfrytëzuar këtë dobësi Kupelian, dhëndri i Pashait, e shtriu mashtrimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e administratës.

Pavarësisht këtij dështimi, gjatë qeverisjes së guvernatorit Pashko Vasa, Libani gëzoi paqe, përparim ekonomik dhe zhvillim artistik. U ndërtuan disa rrjete të mëdha rrugore dhe ura. U ndërtuan shumë ndërtesa të rëndësishme qeveritare dhe spitale.

Guvernatori gjithashtu ndërtoi Shtypshkronjën Shtetërore dhe inkurajoi gërmimet arkeologjike. Një herë, siç shkruan një gazetë franceze, shkoi në ceremonitë e organizuara nga studentët e Kolegjit Jezuit në ditën e tyre të diplomimit.

Shumë pak i njohur është fakti se Ismail Qemali, babai i pavarësisë shqiptare, u emërua Veli i Bejrutit më 1891. Pashko Vasa i kalonte dimrat e tij në atë qytet, dhe sigurisht që ata u takuan shpesh atje.

Në atë kohë, me insistimin e mikut të tij Monsignor Piavi, Pashko Vasa, për të lehtësuar vetminë, ra dakord të martohej me një grua të re franceze, e cila kishte qenë kujdestarja e dy mbesave të tij. Ajo i dha atij dy djem, më i madhi prej të cilëve u quajt Mikel.

Në qershor të vitit 1892, Pashko Vasa vdes, një vit përpara përfundimit të mandatit të tij dhjetëvjeçar si Guvernator i Libanit. Akush më mirë se Ismail Qemali, me një rrëfim disi të çuditshëm, nuk i ka përshkruar ditët e fundit të jetës së Pashko Vasës.

Kujtimet e Ismail Qemalit për Pashko Vasën

“Gjatë qëndrimit tim në Bejrut, bashkatdhetari im, Pashko Vasa, Guvernatori i Libanit, vdiq. Ai vuante nga probleme të zemrës dhe gjendja e tij u përkeqësua shpejt, duke mos lënë hapësirë për shpresë.

Meqë funksioni i Guvernatorit të Libanit ishte i rëndësishëm, dhe meqë mund të kishte shumë probleme lokale nëse ai post mbetej vakant, mendova se më së miri, pasi u këshillova më parë me mjekun, t’i shkruaja rreth këtyre fakteve Portës së Lartë.

Për habinë time, Veziri i Madh, në vend që ta trajtonte komunikimin tim si konfidencial, u lidh me Pashko Vasën, duke e pyetur se si ishte me shëndet, dhe pastaj më informoi se ai kishte marrë një përgjigje nga Guvernatori, që i kishte thënë se po përmirësohej!

Një ose dy ditë më vonë, ai vdiq. Porta më besoi qeverisjen e përkohshme të krahinës së Libanit, në drejtimin e Këshillit Administrativ. Por meqenëse Këshilli përbëhej nga presidenti dhe dhjetë anëtarë, në mesin e tyre u krijua një konflikt i cili i bllokoi efektivisht të gjitha vendimet administrative. Më kërkuan të ndërmjetësoja, dhe më pas arrita në një formulë të kënaqshme për të dyja palët”.

Funerali u bë në Kishën e Kapelës në Bejrut dhe trupi i tij u vendos në varrezat fetare në Hazmieh. Ky fshat i vogël, nën diellin mesdhetar dhe mes pemëve të ullirit dhe qiparisave, që të kujtonte peizazhin shqiptar, qe një vend pushimi për të.

Kohët rrodhën…

Në vitin 1967, përpjekjet e para për kthimin e trupit të Pashko Vasës në Shqipëri, i ka bërë Dalan Buxheli (në atë kohë atasheu tregtar i Shqipërisë në Kajro). Në atë kohë, një urdhër administrativ, i lëshuar bazuar në rregulloren e varrezës “Vakëf” në Hazmieh, e bllokoi kërkesën e tij. Për më tepër, në atë kohë Libani nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.

Në vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, qeveria shqiptare vendos t’u drejtohet autoriteteve libaneze edhe një herë, me një kërkesë për të kthyer eshtrat e Vaso Pashës në Atdheun e tij. Gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri, në mars të vitit 1978, dy profesorët, Aleks Buda dhe Vehbi Bala, më pyetën nëse unë mund të ndihmoja në këtë çështje.

Pas kthimit tim në Liban, u takova me ministrin e Punëve të Jashtme, Fouad Boutros. Ai më premtoi se sapo të arrijë kërkesa zyrtare shqiptare do të merrte hapat e nevojshëm për të shkurtuar burokracitë dhe për të dhënë përgjigje pozitive për kërkesën shqiptare./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ne kemi mësuar shumë nga xhaxha Nashoja dhe Papa Viktori, dy emblema të serenatave korçare, perla të cilat...”/ Dëshmia e rrallë e Devi Becollit, artistit që bën krenar zonën e Devollit

Next Post

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

Artikuj të ngjashëm

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN
Personazh

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN

September 18, 2026
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
Personazh

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

September 11, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Personazh

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

September 11, 2026
“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela
Personazh

“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela

September 18, 2026
“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950
Personazh

“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950

September 6, 2026
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
Personazh

“Ndërsa kortezhi vërshonte nëpër varrezat e vjetra të Prishtinës të zënë nga shkurre e bimë të egra, Zija Mulhaxha, kryetari 80-vjeçar i Organizatës së Veteranëve, tha…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 5, 2026
Next Post
“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme