• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, December 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in

“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960
“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka

Nga Vehbi Bajrami

Pjesa e dytë

Memorie.al / Më 13 prill 2022 ndërroi jetë biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar, Zef Balaj. Ai ishte për disa dekada pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit tonë. Mbështetës i vendosur i “Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane”, i Federatës “Vatra” i Kishës Katolike Shqiptare në New York si dhe i gazetës “Illyria”. Me këtë rast po ribotojmë këtë pjesë kushtuar atij dhe familjes së tij në librin “Shqiptarët e Amerikës”, me autor Vehbi Bajramin, botuesi i gazetës “Illyria”, në New York. Fotografitë në bardhezi janë pjesë e librit dhuruar nga vetë i ndjeri.

                                                           Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka

NEW YORK

Natën e 30 qershorit 1951, familja gjashtëantarëshe Balaj la shtëpinë dhe gjithçka tjetër që kishin e mori rrugën e arratisë. Duke ditur se forcat e Sigurimit tashmë i kishin vënë nën përgjim, Balajt, në vend që të shkonin në Vaun e Dardhës, siç vepronin të gjithë ata që linin vendlindjen, vajtën në Bjeshkët e Dardhës. Pas dy javësh, ushqimi që kishin marrë me vete u mbarua. Ata tani duhej të luftonin edhe me urinë. Tri ditë e tri net qëndruan pa futur gjë në gojë.

Më në fund, pasi gjetën ushqim sa për të mbajtur shpirtin, u nisën drejt Vaut të Dardhës. Aty morën edhe një familje tjetër me vete dhe u furnizuan me ushqim. Duke udhëtuar natën e duke u fshehur ditën, kaluan Drinin e dolën te Qafa e Zogajve të Malësisë së Gjakovës. Zefi me nënën, motrën, dy vëllezërit e kunatën qëndroi 10 vjet në Kosovë. Asnjëherë nuk u ndjenë të qetë e të sigurtë gjatë kohës sa jetuan në Mejë e Novoselë të Gjakovës, Pozhoran e Kabash të Vitisë dhe në Binçë ku banuan më gjatë.

Pasi kreu shkollën fillore, Zefi vijoi mësimet në gjimnazin e Prishtinës bashkë me Gjin Lekë Buçajn, Zef Përnocën, Ali Çelën, Sejdi Bitiçin, Zenun e Hamdi Nezajn e, shumë të tjerë, të cilët, shumë vjet më vonë, do t’i takojë përsëri në kampe refugjatësh në Itali e në Amerikën e largët. Më 1959 Balajt, përveç Zefit, i transferuan në kampin e Gerovës. Disa muaj më vonë shkoi edhe ai atje me synim për të kaluar në Botën e Lirë. Por ajo nuk ishte e lehtë të arrihej.

Kish qenë e shkruar që Balajt, pasi kishin kaluar njëherë kufirin më 1951 dhe, falë Zotit, kishin shpëtuar, tani duhej të ndërmerrnin hapin tjetër, po aq të rrezikshëm: të kapërcenin kufirin jugosllav, për të arritur në Itali. Dhe një ditë, pasi dolën me shumë mundime nga kampi, bashkë me familjen Përpepaj e xhaxhain e Linës, Pren Kurajn, u nisën. Diku, mbi Rijekë, organet jugosllave u ranë në gjurmë, i kapën dhe kthyen sërish në kamp. Pushteti u hakmor. Të gjithë burrat i mbajti 30 ditë në qeli.

Pasi u liruan vendosën që sërish të mësynin rrugën e pasigurtë drejt Italisë. Kësaj here udhëtimi doli me sukses. Kaluan kufirin dhe dolën në Trieste. Këto dy familje qenë ndër të parat që u arratisën nga kampi. Më vonë prej tyre morën shembull edhe të tjerat dhe vepruan si ato. Kështu, në Trieste u bënë bashkë rreth 20 familje. Vërshimi i refugjatëve në Itali u bë shkak që të acaroheshin marrëdhëniet me Jugosllavinë. Kufirin nuk e kalonin vetëm shqiptarët, por edhe jugosllavët, të cilët Italia i kthente nga kishin ardhur.

Ajo e akuzoi Jugosllavinë se nuk kishte qenë e aftë të siguronte kufirin e vet, për të mos ndodhur gjithë ato shkelje. Me të arratisurit nga Shqipëria, Italia, në fillim, nuk dinte si të vepronte, se ata nuk i pranonte as Jugosllavia, meqë nuk kishin shtetësinë e këtij vendi. Me muaj e me vite, Italia as nuk i strehonte në vende të sigurta e, as nuk i kthente. Më në fund, pas dy vitesh, familjes Balaj iu lejua emigrimi në Amerikë, në vendin e lirisë e të shpresës që i kishte humbur në vendin e vet.

Më 2 mars 2002, familja Balaj kremtoi 40 vjetorin e ardhjes në kontinentin e ri. Kur një ditë Zefi i përmalluar për vendlindjen u tha të afërmve se u bënë katër dekada që erdhëm në Amerikë, njëri prej fëmijëve i propozoi të bënin një “party”. Ky përvjetor e vlen të përjetohet me gëzim. Mendimin e tij e aprovuan të gjithë. Rezervuan restorantin, sollën edhe grupin muzikor të Raif Hysenit e Merita Halilit, me të cilët Zefi njihej për një kohë të gjatë dhe kish respekt për ta, se në festa kombëtare shpeshherë argëtonin mërgimtarët tanë, pa asnjë kompensim. 45 anëtarë të familjes, shumica e tyre të lindur në Amerikë, u mblodhën bashkë dhe me sofrën e shtruar plot me ushqime e pije, falënderuan edhe njëherë Amerikën e shenjtë ku ata kanë krijuar një jetë të mirë ku nuk u mungon asgjë, veç mallit për vendlindjen.

Deri më 1990, Balajt nuk i panë të afërmit e tyre që kishin lënë atje, të cilët e kaluan jetën nën vuajtje. Pushteti komunist i trajtoi keq të gjitha familjet e të arratisurve. I futi në burg e në punë të detyrueshme. Ata që emigruan në botën e lirë, krijuan mirëqenie materiale, po shpirtërisht mbetën të thyer. U thyen edhe më keq kur shkuan atje pasi perëndoi komunizmi. Vendin e gjetën më keq se ç’e ishin parafytyruar. Sa shumë kishte vuajtur ai popull nën diktaturë. Do të duhen dekada të tëra për të shëruar plagët që mori nga ai sistem ogurzi.

Kundër atij regjimi emigrantët nga Shqipëria punuan që nga koha kur erdhën në Amerikë. Bënë demonstrata, shkruan letra e peticione në adresë të politikanëve e institucioneve të Amerikës. Zefi ka qenë njëri prej tyre. Sido që të jetë, edhe pse ai dhe mërgimtarët e tjerë kishin urrejtje ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ata e deshën Shqipërinë. Kur të huajt, në rastin konkret grekët, kanë kërkuar që Shqipëria e Jugut t’i grabitej Shqipërisë, shqiptarët janë bashkuar e kanë dalë kundër tyre.

Më 1962, po atë vit që Zefi erdhi në Amerikë, para Kombeve të Bashkuara u organizua një demonstratë antikomuniste. Ajo përkonte me fjalimin e Mehmet Shehut në OKB. Po atë ditë, grekët në anën tjetër po demonstronin, jo kundër Mehmet Shehut po kundër Shqipërisë. Kërkonin të ashtuquajturin “Vorio Epir”. Shqiptarët “harruan” Mehmet Shehun dhe e kthyen demonstratën në një manifestim anti-grek. Filloi përleshja fizike ndërmjet grekëve e shqiptarëve, ku fitues dolën këta të fundit.

Edhe pse ishin më pak në numër, Zefi, Pren Kuraj, Gjokë Dragusha, Bibë Gjoka, Prel Përpepaj etj., ishin më të rinj dhe u treguan më të rreptë me kundërshtarët. Konflikti u pasqyrua edhe në faqet e para të gazetave amerikane siç ishte “Daily Neës”.

– “Kam dëgjuar se Mehmet Shehu, më vonë, kishte deklaruar për ne: tradhtarë, tradhtarë, por shqiptari kur është në pyetje atdheu i vet, e tregon veten”, – tregon Zefi.

Ai e ka zhvilluar aktivitetin e vet në dy fronte: kundër komunizmit në Shqipëri dhe kundër regjimit shtypës të Beogradit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë me rrethinë. Në demonstrata e në mbledhje, kurdoherë ai ka qenë i gatshëm të japë ndihmën e tij. Kur e pyesin se nga cilin vend është, Zefi përgjigjet: “I lindur në Mzi të Shqipërisë, rritur në Kosovë e mplakur në Amerikë”.

Sot ai aktivizohet në Federatën Pan Shqiptare “Vatra”, ku është anëtar i kryesisë dhe në “Ligën Qytetare Shqiptaro – Amerikane”, ku bën pjesë në bordin drejtues. – “Atë që bëri ‘Vatra’ për Shqipërinë, në fillimet e shekullit të kaluar, e bëri Liga për Kosovën shumë vjet më vonë. Si ato nuk ka pasur asnjëherë organizata në komunitet që të zhvillojnë aktivitet të frytshëm për çështjen kombëtare”, – thotë Zefi, i cili është edhe një nga nismëtarët për themelimin e Kishës Katolike shqiptare në New York.

Atë ai e ka përkrahur gjatë gjithë kohës moralisht e materialisht, siç ka përkrahur aktivitetet e shumta për Shqipërinë e Kosovën. Ai ndihmoi, përmes “Vatra”-s edhe Kishën Orthodokse Shqiptare “Shën Mëria” në Elbasan, që drejtohej nga at Nikollë Marku. Zefi është treguar dashamirës edhe ndaj librit shqip. Vitin e kaluar, bashkë me të vëllanë Pjetrin, sponsorizoi librin e historianit Beqir Meta, mbi marrëdhëniet shqiptaro – greke. Zefi emigroi këtu bashkë me vëllezërit dhe nuk u nda kurrë prej tyre.

Ai u është mirënjohës atyre që kur vendosën të arratisen jashtë vendit, nuk ia kthyen shpinën, siç ndodhi me shumë të tjerë, por e morën me vete dhe e mësuan si të ecte i sigurtë në monopatet e vështira të jetës. Zef e Lina Balaj, sot janë biznesmenë të suksesshëm në New York. Kompania e tyre “Balaj Realty”, e vendosur në Bronx, merret me pasurinë e patundshme.

– “Shqiptarët në Amerikë kanë pasur suksese kryesisht në dy biznese: në pasurinë e patundshme (real estate) dhe në fushën e restoranteve. Këtu kanë filluar punë, duke larë pjata e duke pastruar ndërtesat dhe, shkallë – shkallë kanë arritur aty ku janë sot: biznesmenë të njohur në gjithë New York-un”, – thotë ai dhe niset për të takuar mikun e tij të vjetër, Sejdi Bitiçin në restorantin e tij të bukur në Manhattan.

Zefi e Lina u kanë kushtuar kujdes të veçantë shkollimit të fëmijëve. I madhi, Davidi, kreu fakultetin në “Fordham University” dhe mori doktoraturën në degën e pasurisë së patundshme; e dyta Gjeraldina në “Pace University”; i treti, Danieli pasi u diplomua në “Manhattan College”, vazhdoi studimet dhe u bë mësues i certifikuar, ndërsa i katërti, Joseph -i po ashtu u diplomua në “Pace University”. Bashkëshortja e Davidit, Maria, bija e Gjon Zadrimës nga Ulqinit është avokate. Në mars 2000 Zoti u fali binjakë: Lukin dhe Natalinë. Zef e Lina Balaj u bënë gjyshër. Kohën e lirë e kalojnë me mbesën dhe nipin. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë i Sanxhakut, prandaj serbët...”/ Zbulohet dokumenti i rrallë arkivor i vitit 1935, mbi origjinën e familjes Mbretërore serbe Karagjorgjeviç

Next Post

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se...”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

Artikuj të ngjashëm

“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Personazh

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

December 2, 2025
“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka
Personazh

“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka

December 3, 2025
“Faik Ballanca vizatonte mjeshtërisht me ‘penel’ realitetin dhe krejt ambientin shqiptar të atyre viteve ‘70–të, por ndryshe nga kolegët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për “mjeshtrin” e tregimit

November 30, 2025
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Personazh

“Përpjekjet e Qeverisë së Vlorës, s’mund të kishin sukses pa një figurë me ndikim diplomatik që drejtonte delegacionin shqiptar, siç ishte Princi i Egjiptit, pasi…”/ Historia e panjohur e patriotit Sotir Kolea

November 27, 2025
“Rrethi çiklistik i Shqipërisë i 1925-ës që ai organizoi, ishte i pari në Europë për amatorët dhe ‘Gazeta Sporti’ e Shkodrës e komentoi…”/ Si u ”harrua” nga komunistët Palok Nika, që vdiq në Azilin e Pleqve?!

November 26, 2025
“Në mbrëmjen e 6 majit 1976, kur Haki Beleri, po drejtohej nga studioja e transmetimi të lajmeve, u ndalua nga polici rojës, duke…”! / Historia e trishtë e legjendës së mikrofonit të Radio-Tiranës
Personazh

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

November 25, 2025
Next Post
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se...”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme