• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Rolin e Shpëtimit te ‘Në fillim të verës’, ma besoi as/regjisori Esat Musliu dhe fitova nga dhjetë kinoprova, por regjizori Erebara, donte të ma hiqte…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit të njohur të kinematografisë

“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë
“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë
“Jo komunistët, por unë i hodha në erë depot e Rradhimës që i’u bë filmi ‘Në fillim të verës’ dhe pas aksionit, Hysni Kapo më tha…”/ Dëshmia e ballistit të riatdhesuar
“Jo komunistët, por unë i hodha në erë depot e Rradhimës që i’u bë filmi ‘Në fillim të verës’ dhe pas aksionit, Hysni Kapo më tha…”/ Dëshmia e ballistit të riatdhesuar
“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë
“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë

Nga Leonard Veizi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Me mbi 80 role si aktor në teatër e kinema, ai është dhe regjisor i 25 premierave në teatër dhe estrade, autor komedie, drame i dhjetëra skeçeve. Astrit Çerma thotë se gjithsesi: “ia ka bërë ‘hallall’ Teatrit “Skampa” gjithçka: rolet, regjtë, shkrimet, sukseset, por edhe dështimet e marrëzitë”. Ndërsa për tetë vitet kur ishte drejtori i tij, thotë se e mbajti gjalle atë teatër. “Unë e di ç’kam hequr për 8 vite. Edhe skenograf, dramaturg, balet maestro, punëtor skene, sherrxhi, llafazan, jam zënë grushte, edhe shtëpinë e braktisa, për atë teatër… Megjithatë, teatrin “Skampa”e kam dashur dhe e dua”. Kjo eshët gjithçka mund të thotë një njeri që ia ka kushtuar jetën teatrit. Për më tej, në një interviste me plot të papritura, Astrit Çerma rrëfen ekskluzivisht në këtë shkrim.

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja

“Në gushtin e ’59-ës, një mik i imi që punonte në polici, më njoftoi se do më arrestonin dhe unë shkova te një ish-shok i burgut, të cilit i kërkova që…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

Fama e Astrit Çermës, me rolin e Shpëtimit

Tanimë është kthyer në legjendë roli i Shpëtimit tek “Në fillim të verës”. Dhe ja çfarë kujton Astrit Çerma nga xhirimet përkrah të mëdhenjve: Sandër Prosi, Demir Hyskja, Ndrek Luca etj:

“Propozimi për mua në rolin e Shpëtimit, u bë nga Esat Mysliu që ishte as/regjisor. U bënë 10 kinoprova para meje, fitova unë i 11-ti. Megjithëse (e çuditshme) regjisori i filmit Gëzim Erebara, dhe gjatë xhirimit edhe mbasi mbaroi filmi, ishte pishman që më zgjodhi mua. Madje edhe në fundin e filmit ku sakrifikohem, donte të më ndërronte me Sandrin.

Pothuajse do të bëhej ky ndërrim, po të mos ndërhynte fillimisht Demiri dhe operatori Faruk Basha e me pas, me ta marr vesh, skenaristi i filmit Peçi Dado. Unë fillimisht, përveç Demirit që e kisha shokun e teatrit, kur u ndodha befas midis tërë atyre aktorëve të shquar, e pata vështirë t’u afrohesha sepse, me dukej sikur nuk “do më qasnin”, por më vonë kur më rrethuan ata njerëz të mëdhenj, e pata vështirë t’u largohesha sepse nuk “më shtynin”.

Nuk e harroj xhirimin e episodit të fundit. Sipas skenarit teknik, kamera fillonte thuajse gjithmonë me portretin e Ndrekës. Ai sapo u filmua plani i parë, kërceu përpjetë siç dinte ai të “kërcente”- “Ç’a Zotin, o Gëzim!… Plani duhet me fillu e duhet mbaru me djalin more, ky është heroi jo unë…?! Unë jam ‘hija e tij’!

Mbasi filmi mbaroi, dhe u pa “bruto”, doli i domosdoshëm edhe portreti kur mbas arrestimit, xha Jaho e shokët largohen dhe unë mbetem. E xhiruam diku në Kinostudio. A e dini? E kishte marrë vesh Sandri edhe erdhi enkas të më ndihmonte.

Më qëndronte përballë dhe përpiqej me të gjitha ndjenjat të ndillte sa më pranë asaj gjendje që duhej për çastin. Eh, ata ishin jo vetëm artistë të mëdhenj por, edhe njerëz të mëdhenj…! Artistë bujar…! Nuk e di por në atë film, sikur u mblodhën me dorë të gjitha gjërat e bukura.

Në festivalin e parë të filmit fitoi kupën, ndërsa ne aktorët medaljonet, që përkonin me çmimet e para. Çuditërisht, vetëm një, dhe ndoshta edhe një nga vlerat e pa diskutueshme të filmit; muzika e Kujtim Laros, as çmim nuk mori dhe as u përmend! Nga filmi më ka mbetur emri i dytë: Shpëtim. Shumë kështu më quajnë dhe unë edhe sot e kësaj dite nuk ua prish.

Natyrisht që koha me “hesapet” e veta ndryshon shume vlera; shpesh i ç’vlerëson, por shpesh dhe i flak tutje, sepse për të bëhen të rrezikshme, por.. çuditërisht edhe sot e kësaj dite filmi pëlqehet edhe shihet me nostalgji nga të gjithë. Natyrisht ka edhe “analistë” që çoç thonë. Shpesh më vjen t’i kap për veshi e t’u thërras: “Ejjj… Shpëtimi i ‘Fillimit të verës’ s’është ai ‘komunisti’ që llomotitni ju.

Shpëtimi i ‘Fillimit të verës’, është ‘Heroi i Popullit’ i Luftës Nacionalçlirimtare, Shyqyri Alimerko, djali i Vlorës heroike, djali i rrugëve, shesheve dhe i luftës se saj. Djali që bëri të gjëmonin tre ditë e net tunelet e ushtrisë pushtuese. Që vari një gjeneral dhe pushkatoi 3 oficerë e 20 ushtarë armiq.

Në se ka shenjtëri në historinë e atdheut tonë, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, është brenda kurorës se saj dhe ‘komunistë’ si Shyqyri Alimerko (Çudi: – Shyqyri më thërriste edhe nëna e tij…) janë margaritarët e saj…”! S’ka pasur për mua as një “çak” xhirimi pa vërejtjet, sugjerimet e përgëzimet e atyre aktorëve të mëdhenj

Në teatrin “Skampa”?

“Atmosfera në Teatrin “Skampa” ishte e shkëlqyer! Si në të gjithë teatrot edhe tek ne punohej. Kishte plan që duhej realizuar në numër premierash, shfaqjesh, në të ardhurat, plan për shfaqje fshati, për koncerte. Kishte disiplinë zyrtare edhe artistike.

Punohej… është e vërtetë se institucionet artistike janë folur e përfolur për “sherre e grindje”, dhe atje-këtu edhe ka pasur, por e them me plot gojë që në teatrin tonë kemi pasur një harmonin të plotë. Dhe s’kishte si të ishte ndryshe.

Ishte teatri i qytetit të Elbasanit, qyteti i arsimit, kulturës dhe artit, rrjedhimisht qyteti i harmonisë dhe mirëkuptimit. Por, edhe nga që secili aktor/e në një fare mase ishte në vendin e vet, brenda karakterit të papërsëritshëm vetjak.

“Artisti i Merituar”, aktori i shquar i humorit elbasanas, Hysen Biza, kur “kërciste debati” për vlerat e njërit apo tjetrit e “mbyllte muhabetin”, me dy fjale: “Hof – Të shof”.

Teksti dhe nënteksti ishte i qarte: “Hip në skenë, (Hof) interpretojë atë që “tjerr teorikisht” (Të shof) pastaj të jap “karatin’ sa e ke”. Por, ne kishim edhe “Artistin e Popullit” Demirin-strumbullari e harmonisë në shumë drejtime dhe shumë hallka delikate.

Unë këtë taban, të shtruar në krijim e teatrit profesionist nga regjisori i parë i tij, i madhi Lec Shllaku gjeta, me të jetova dhe punova dhe me Spiro Dunin dhe atë u mundova të le pas kur ika me ’98-ën.

Mirëpo… “Qëkur ike o Astrit, kafe-teatri ‘Skampa’ ka mbetur pa aktorë, pa regjisorë, nuk ka teatër, s’ka estrade, po ama festival ndërkombëtar ka. Para bashkia, për të paguar një trupë profesioniste nuk ka, por para për të paguar 7 marangozë, 7 fonista, 7 elektricistë, 7 kompjuteristë, 7 oksigjenista, 7 roje, ka.

Vjet ishte 50 vjetori i teatrit. Nuk u festua. E vetmia përgjigje që m’u dha (gojarisht- kështu që mund të mohohet), është ajo e drejtorit të qendrës kulturore, z. Bashkim Paheshti. “Nuk do të bëjmë gjë, sepse s’kemi fonde”!

Puna me regjisorë?

“Regjisori im i parë ka qenë operatori i kinemasë së Cërrikut, ku jetoja, Dilaver Beribati. Njeri i dashuruar me profesionin e tij dhe artin skenik. Në vitin 1962, me rastin e 50 vjetorit te Pavarësisë, me ne nxënësit e shkollës 7 vjeçare, vuri dramën “Abetaria”. Ndoshta këtu filloi rruga ime.

Me 1968, fillova Institutin Lartë të Arteve, dega dramë. Udhëheqësi artistik i kursit, ishte i madhi Kujtim Spahivogli. Pedagogë të mjeshtërisë, Bujar Kapexhiu, Vladimir Prifti, Petrit Llanaj, Bexhet Nelku. Këta ishin “ustallarët” e parë. Në vitin e tretë për arsye ekonomike, vendosa të braktis shkollën për një vit. Me gjithë kundërshtimet e drejtorit Tefik Çaushi dhe të Kujtimit, ika në mes të shtatorit e fillova punë në fonderinë e uzinës mekanike të Cërrikut, ku kisha punuar më parë por, u ktheva prapë në dhjetor, sepse ata të dy më “gjetën” punë në Tiranë.

U emërova në teatrin e “Të rinjve”, që krijoi Kujtim Spahivogli në Institutin e Arteve. Në atë teatër, që kur e dënuan Kujtimin, e shpallen si një nga “levat e luftës se brezave”, ka bërë pjesë fillimisht edhe Vaçe Zela, ishin Bert Ndrenika, Timo Flloko, Gëzim Kame, Nand Radi, Bashkim Rada, etj.

Spahivogli ishte pra edhe regjisori im i parë e i rolit të parë në aktivitetin tim si profesionist, tek drama e Kiço Blushit, “Midis dy njerëzve”. Ishte një dramë tepër e veçante, me regji tepër moderne, me skenografi po aq moderne nga Ali Oseku e muzikë të mrekullueshme nga Shpëtim Kushta.

Pastaj ne teatrin e Elbasanit, kam punuar me regjisoret Xhelal Bilali e Tomorr Shishani, deri sa erdhi Spiro Duni. Spirua ishte dhe është shtrati i florinjtë për prehjen e shume krijimeve. Ai e ribëri teatrin “Skampa”, në të gjitha dimensionet. Kujtimi i shkollës, Spirua i teatrit, Kristaq Dhamo i filmave. Këta janë më të mirët.

Afër dhe larg Hollivudit?

Kur largohesh nga vendi yt, ke një arsye, një ëndërr, ose një shpresë, por si mund të quhesh “emigrant”, kur shteti ku shkon të fton vetë dhe ti pranon ftesën? Sa për vështirësitë… eh. Ndërron shtëpinë nga një lagje në tjetrën dhe ke vështirësi, jo me nga një shtet në tjetrin.

Vështirësitë ishin e janë të panumërta, sepse shumë mundësi janë të pamundura për profesionin tim. E di. Edhe unë kam lexuar shumë intervista nga artistë të ardhur nga Shqipëria, që “kanë bërë namin” këtu në Amerikë.

Jo vetëm kanë sulmuar Hollivudin por, edhe e kanë pushtuar. Unë për vete, megjithëse jetova një vit vetëm 5 minuta larg Hollivudit, nuk qullosa gjë. Ndoshta kam qëlluar ky që jam: humbameno dhe i pa talentuar, por siç duket jam dhe budalla që them të vërtetën, sepse si shtrenjtë shiten gënjeshtrat, në vendin tonë.

Nejse…! Unë jetoi në një shtet që, ligjërisht njeriun e respekton si njeri, pastaj të tjerat varen nga karakteri dhe përgatitja e secilit. Ne fund të fundit: “Te jetosh në vend te huaj si i huaj, s’është çudi! Ama, të jetosh në vendin tënd si i huaj, nuk është vështirësi, është ndyrësi, pavarësisht se ne ç’begati apo në ç’varfëri jeton”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Reshat Leskaj më arrestoi se kisha sharë Enver Hoxhën dhe më torturonte në qelitë e Degës së Korçës, vuajta 9 vjet në Spaç, gruaja komuniste më divorcoi, sepse...”/ Dëshmia e rrallë e korçarit rebel

Next Post

“Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, pasi...”/ Refleksionet e historianes së njohur

Artikuj të ngjashëm

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja
Intervista

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë…”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja

January 20, 2026
Një skuadër pushkatimi për Nikaj – Mërturin
Intervista

“Në gushtin e ’59-ës, një mik i imi që punonte në polici, më njoftoi se do më arrestonin dhe unë shkova te një ish-shok i burgut, të cilit i kërkova që…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

January 9, 2026
“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut
Intervista

“Edhe në kampet e burgjet komuniste, ka pas ‘qënie njerëzore’, siç ishte reshter Jonuzi nga Berati dhe nji kapter nga Vlora, të cilët, kur ne ishim në qeli…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit nga SHBA-ja

January 10, 2026
“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur
Intervista

“Marrëdhëniet me Enver Hoxhën babai i ka shprehur shumë qartë në librin e tij, pasi ka pasur kushëri, e ka njohur gaztor dhe hokatar në Liceun e Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së përkthyesit të njohur

January 2, 2026
“Kur ‘Gazi’ dhe ‘Ifa’ lanë xhadenë dhe u futën në rrugën e baltosur të Ardenicës, më kapi makthi: mos sjellja e butë e shefit të Degës Brendshme, ishte kurth, pasi…”!/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Intervista

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

December 27, 2025
“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Intervista

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

December 14, 2025
Next Post
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

“Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, pasi...”/ Refleksionet e historianes së njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme