• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur unë me Sulo Tragjasin ecnim në krah të njëri tjetrit, Kasem Trebeshina disa hapa prapa nesh, e qëlloi në kokë dhe Sulo u rrëzua i vdekur…”/ Deklarata e rrallë për hetuesin e Sigurimit, në 1982-in

Memorie.al
Memorie.al
Fotografi me pamje nga Fieri
Fotografi me pamje nga Fieri
Raporti sekret i Mine Gurit për Komitetin Qendror: Ja kuadrot e Sigurimit të Shtetit që janë të implikuar në akte imoraliteti dhe…
Raporti sekret i Mine Gurit për Komitetin Qendror: Ja kuadrot e Sigurimit të Shtetit që janë të implikuar në akte imoraliteti dhe…
“Kur unë me Sulo Tragjasin ecnim në krah të njëri tjetrit, Kasem Trebeshina disa hapa prapa nesh, e qëlloi në kokë dhe Sulo u rrëzua i vdekur…”/ Deklarata e rrallë për hetuesin e Sigurimit, në 1982-in
“Kur unë me Sulo Tragjasin ecnim në krah të njëri tjetrit, Kasem Trebeshina disa hapa prapa nesh, e qëlloi në kokë dhe Sulo u rrëzua i vdekur…”/ Deklarata e rrallë për hetuesin e Sigurimit, në 1982-in

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Ashtu si të gjitha luftërat, kudo dhe kurdo që kanë ndodhur ato, edhe ajo që njihet tashmë si “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare” në vitet 1939-1944, ka edhe anën e saj të errët. Që nga ajo periudhë kohë e më pas, por kryesisht pas viteve ’90-të me shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit së tij Rami Alia, ka pasur shumë dëshmi, si dhe kanë dalë me qindra dokumente arkivore që hedhin dritë mbi shumë ngjarje të panjohura, ku pjesa më e madhe e tyre përbën atë që konsiderohet tashmë nga shumë studiues e historianë, si anët e errëta të “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”!  Si p.sh. vrasja e disa prej emrave më të spikatur, personalitete të njohur të Lëvizjes Antifashiste si; Qemal Stafa, Vojo Kushi, Ali Demi, Raqi Qirinxhi, Ramiz Aranitasi, Jorgo Plaku, Mustafa Gjinishi, Fejzo Gjomema, etj., ku pjesa më e madhe e tyre ishin komunistë që mbajnë titullin e lartë “Hero i Popullit”, për të cilat ka shumë kontestime për mënyrën dhe rrethanat në të cilat ata u vranë, apo u zhdukën pa gjurmë. Siç është rasti i “Dëshmorit të Atdheut”, Raqi Qirinxhi, nga qyteti i Korçës, ish-itendent partizan i Shtabit Operativ të Qarkut, që në çastin e zhdukjes, kishte me vete financat (floririn) e njësisë partizane ku bënte pjesë.

Ndërsa vrasja e Qirinxhiut mbetet e mbuluar ende me mister, pothuaj për pjesën më të madhe të emrave të sipërcituar apo dhe për shumë e shumë të tjerë, ka akuza dhe dëshmitë me emra dhe fakte konkrete, si dhe dokumente arkivore të zbuluara pas viteve ’90-të, që hedhin hije dyshimi mbi vrasjet e tyre, si; “larje hesapesh”, “grabitje”, “hakmarrje personale”, “luftë për pushtet” e, deri për “histori rozë”, apo dhe shkaqe të tjera banale nga më të ndryshmet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me urdhër direkt të Myzafer Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

Një nga këto vrasje, për të cilat është folur pas viteve ’90-të, është dhe ajo e Sulo Tragjasit me origjinë nga Vlora, (“Dëshmor i Atdheut”), i cili u vra nga Kasem Trebeshina, ish-pjesëtuar i njësitit gueril të rrethit të Fierit e, më pas partizan me funksione në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare (zv. komisar i Brigadës së XII-të Sulmuese), i cili pas mbarimit të Luftës, pasi shërbeu disa vjet në radhët e Sigurimit të Shtetit me gradën e Kapitenit, shkoi më studime në Bashkimin Sovjetik dhe pas kthimit në atdhe, punoi për një kohë të gjatë si aktor në Tetarin Popullor dhe më pas si shkrimtar në profesion të lirë, deri sa u arrestua dhe u dënua me burg, në vitin 1954 dhe u lirua në 1955.

Pas lirimit nga burgu, ai u internua për vite me radhë, duke vuajtur shumë fshatrave të largët, deri sa u arrestua përsëri në vitin 1980 dhe u dënua me 8 vjet burg për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Vrasjen e Sulo Tragjasit, shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina e ka pranuar vetë, madje e ka trajtuar me detaje në disa nga librat e botuar pas viteve ’90-të, duke dhënë versionin e tij për atë vrasje, që thuhet se e vuajti shumë, madje me një tronditje të rëndë shpirtërore, deri në fund të jetës së tij.

Ndërsa të gjitha këto sa më sipër tashmë janë mjaft të njohura, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku ndodhen disa dëshmitë të personave nga rrethi i Fierit, ish-pjesëtarë dhe veteranë të Luftës Antifashiste, të dhëna për hetuesit e Sigurimit të Shtetit, në vitet 1982-1983, ku flitet jo vetëm për vrasjen e bërë nga Kasem Trebeshina, por edhe për shumë vrasje dhe atentate të tjera të bërë në rrethin e Fierit në vitet 1942-1944, ku gjithnjë sipas dokumente në fjalë, si urdhërues i tyre, del se ka qenë Myzafer Trebeshina, drejtues politik i atij rrethi në atë kohë, ndërsa pas mbarimit të Luftës e, deri në fillimin e viteve ’80-të, si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë dhe kryetar Komiteti Ekzekutiv në disa rrethe.

Këto dëshmitë të marra asokohe (1982-1983), kur Kasem Trebeshina ndodhej i arrestuar në qelitë e Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit (Burgu 313) në Tiranë, kurse i vëllai Myzafer Trebeshin, në funksionin e Kryetarit të Frontit Demokratik të rrethit të Fierit, përbëjnë një nga tre proceset e vetme hetimore që regjimi komunist i Enver Hoxhës, hapi për ngjarje të periudhës së Luftës, pas asaj të vrasjes së Qemal Stafës dhe Këshilltarëve të Hekalit. Dosje të cilat u mbyllën me vetëm shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës e pasardhësit të tij Ramiz Alia, pa ndonjë rezultat konkret.

Periudha kohore kur zhvillohet procesi hetimor për zbardhjen e vrasjes së “Dëshmorit të Atdheut”, Sulo Tragjasi, është ajo pas ngjarjes së “vetëvrasjes” së kryeministrit Mehmet Shehu dhe akuza ndaj Trebeshinës, apo më saktë hapja e asaj dosje pikërisht në atë kohë, hedh hije dyshimi se ajo bëhet edhe për shkak se ai (Kasemi), ishte kushëri i parë me Fiqret Sanxhaktari Shehun, bashkëshortes së kryeministrit të vdekur, e cila në atë kohë gjithashtu ndodhej e arrestuar në qelitë e hetuesisë (Burgut 313), bashkë me dy djemtë e saj, Skënderin dhe Bashkimin.

Por edhe ky version, parqet përsëri dyshime, pasi arrestimi i Kasem Trebeshinës, ishte bërë që në vitin 1980, kur kryeministri Mehmet Shehu ishte në kulmin e pushtetit. Ndërsa lidhur me këto etj. rreth kësaj çështje, ka vend për shumë hulumtime dhe analiza, në këtë shkrim po botojmë dokumentet arkivore në fjalë, (ku siç theksuam edhe në krye të këtij shkrimi, hedhin dritë mbi disa nga anët më të errëta të “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

                                                Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME DEKLARATËN E LONI KRISTO ÇUKO NGA FSHATI FRASHËR I FIERIT, DHËNË PUNËTORIT OPERATIV TË SIGURIMIT GJERGJI STEFO, LIDHUR ME VRASJEN E DËSHMORIT SULO TRAGJASI, NGA KASEM TREBESHINA, NË PREZENCË TË TIJ, 

                                                                                                   Frashër, 25 12.1982

                                                         DEKLARATË

Unë Loni Çuko, i biri i Kristos dhe i Patres, i datëlindjes 1920, lindur dhe banues në fshatin Frashër, i paorganizuar, me arsim fillor, i martuar, me fëmijë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, deklaroj nën përgjegjësinë time si më poshtë:

Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, shtëpia ime ka qenë bazë e lëvizjes ku strehoheshin dhe furnizoheshin me ushqime, partizanët. Në shtëpinë time ka ardhur dhe dëshmori Sulo Tragjasi. Për rrethanat e vrasjes së tij, do të shpjegoj këto gjëra:

Mbaj mënd se ka qenë dimër në vitin 1943, duhet të ketë qenë muaji shkurt. Në shtëpinë time në kohë darkë, erdhën tre partizanë, Kasem Trebeshina, Sulo Tragjasi (Dukati), dhe një partizan tjetër që sa më kujtohet mua, duhet të ishte Gramoz Zaloshnja.

Mbasi hëngrën bukë tek unë këta partizanë, më thanë se do të shkojmë në Fier. Unë mbasi gjeta varkën, i mora këta të tre partizanë, dhe u nisëm për tek vendi ku ndodhej varka.

Unë me Sulo Tragjasin ecnim në krah të njëri tjetrit, ndërsa Kasem Trebeshina dhe Gramoz Zaloshnja, disa hapa prapa nesh. Në këtë moment unë pashë se Kasemi u ul për të lidhur këpucën dhe u afrua përsëri me Gramozin disa hapa (2-3 hapa), prapa nesh. Në këto çaste unë dëgjova një krismë të fortë pushke që vinte pas nesh, që më shurdhoi veshët.

Në këtë moment pashë se Sulo Tragjasi u rrëzua i vrarë, pa nxjerrë asnjë llaf nga goja. Unë u ktheva dhe pashë se dy tre hapa, ishin Kasem Trebeshina dhe Gramoz Zaloshnja, të cilët nuk mbaj mënd se ku i kishin armët, në sup, apo në dorë.

Unë ju drejtova atyre duke ju thënë se çfarë bëtë kështu?! Kasemi m’u përgjigj: “Ah i shkreti Sulo, që u rrëzua dhe ju zbraz pushka, prandaj u vra”? Unë i thashë se Sulo nuk u pengua, se ai ishte në krah tim! Kasemi tha që; ai u pengua, u pengua, por ti nuk pe gjë. Por tani merre Sulon dhe varrose këtu.

Unë mbaj mënd se vendi ku u vra Sulo Tragjasi, quhet Gropa e Rahes. Unë pashë se Sulo kishte një plagë prapa kohës, vendi ku kishte hyrë plumbi dhe pjesë të trurit, ranë dhe për tokë. Kasem Trebeshina me Gramoz Zaloshnjën, pasi e çarmatosën Sulon, i morën armët me vete dhe u larguan në drejtim të fshatit.

Unë menjëherë u ktheva në shtëpi dhe takova Vangjel Dime. Atij i tregova gjithë ngjarjen që shpjegova më sipër dhe të dy bashkë dhe varrosëm Sulo Tragjasin, në vendin e quajtur Gropa e Rahes dhe u kthyem në shtëpi, në mbrëmjen e asaj nate.

Dua të theksoj, se Sulo Tragjasin e vrau Kasem Trebeshina me Gramoz Zaloshnjën, por se kush qëlloi nga këta, nuk e pashë në atë moment, pasi këta ishin 2-3 hapa pas nesh (mua dhe Sulos).

Më kujtohet se rreth vitit 1970, në Frashër erdhën disa të afërm të Sulo Tragjasit dhe ju tregova vendin ku e kishim varrosur këtë partizan. Aty u bënë punime dhe u gjetën disa eshtra dhe i morëm me vete.

Shpjegimet e bëra më lart janë të vërteta dhe mbaj përgjegjësi. Mbasi më lexuan deklaratën, nuk kam vërejtje, e firmos. Memorie.al

 PUNËTORI OPERATIV                                                  Deklaruesi

   Gjergji Stefo                                                                  Loni Çuka

                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016                         

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator...”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

Artikuj të ngjashëm

“Me urdhër direkt të Myzafer Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
Dossier

“Me urdhër direkt të Myzafer Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

November 22, 2025
“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it
Dossier

“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

November 21, 2025
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
Dossier

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

November 20, 2025
“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it
Dossier

“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

November 20, 2025
“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in

November 19, 2025
“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin
Dossier

“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin

November 19, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme