• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

Memorie.al
Memorie.al
Fotografi me pamje nga Fieri
Fotografi me pamje nga Fieri
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
“Kur Nezir Muzhaqi, u informua për plaçkitjen e fshatit Polis nga Brigada e Parë, u del para në Qafë Dardhë dhe i thotë Mehmet Shehut…”/ Ana e panjohur e “Luftës Nacionalçlirimtare” në Librazhd
“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al / Ashtu si të gjitha luftërat, kudo dhe kurdo që kanë ndodhur ato, edhe ajo që njihet tashmë si “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare” në vitet 1939-1944, ka edhe anën e saj të errët. Që nga ajo periudhë kohë e më pas, por kryesisht pas viteve ’90-të me shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit së tij Ramiz Alia, ka pasur shumë dëshmi, si dhe kanë dalë me qindra dokumente arkivore që hedhin dritë mbi shumë ngjarje të panjohura, ku pjesa më e madhe e tyre përbën atë që konsiderohet tashmë nga shumë studiues e historianë, si anët e errëta të “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”!  Si p.sh. vrasja e disa prej emrave më të spikatur, personalitete të njohur të Lëvizjes Antifashiste si; Qemal Stafa, Vojo Kushi, Ali Demi, Raqi Qirinxhi, Ramiz Aranitasi, Jorgo Plaku, Mustafa Gjinishi, Fejzo Gjomema, etj., ku pjesa më e madhe e tyre ishin komunistë që mbajnë titullin e lartë “Hero i Popullit”, për të cilat ka shumë kontestime për mënyrën dhe rrethanat në të cilat ata u vranë, apo u zhdukën pa gjurmë. Siç është rasti i “Dëshmorit të Atdheut”, Raqi Qirinxhi, nga qyteti i Korçës, ish-intendent partizan i Shtabit Operativ të Qarkut, që në çastin e zhdukjes, kishte me vete financat (floririn) e njësisë partizane ku bënte pjesë.

Ndërsa vrasja e Qirinxhiut mbetet e mbuluar ende me mister, pothuaj për pjesën më të madhe të emrave të sipërcituar apo dhe për shumë e shumë të tjerë, ka akuza dhe dëshmitë me emra dhe fakte konkrete, si dhe dokumente arkivore të zbuluara pas viteve ’90-të, që hedhin hije dyshimi mbi vrasjet e tyre, si; “larje hesapesh”, “grabitje”, “hakmarrje personale”, “luftë për pushtet” e, deri për “histori rozë”, apo dhe shkaqe të tjera banale nga më të ndryshmet. Një nga këto vrasje, për të cilat është folur pas viteve ’90-të, është dhe ajo e Sulo Tragjasit me origjinë nga Vlora, (“Dëshmor i Atdheut”), i cili u vra nga Kasem Trebeshina, ish-pjesëtar i njësitit gueril të rrethit të Fierit e, më pas partizan me funksione në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare (zv.komisar i Brigadës së XII-të Sulmuese), i cili pas mbarimit të Luftës, pasi shërbeu disa vjet në radhët e Sigurimit të Shtetit me gradën e Kapitenit, shkoi më studime në Bashkimin Sovjetik dhe pas kthimit në atdhe, punoi për një kohë të gjatë si aktor në Tetarin Popullor dhe më pas si shkrimtar në profesion të lirë, deri sa u arrestua dhe u dënua me burg, në vitin 1954 dhe u lirua në 1955.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

Pas lirimit nga burgu, ai u internua për vite me radhë, duke vuajtur shumë fshatrave të largët, deri sa u arrestua përsëri në vitin 1979 dhe u dënua me 8 vjet burg për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Vrasjen e Sulo Tragjasit, shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina e ka pranuar vetë, madje e ka trajtuar me detaje në disa nga librat e botuar pas viteve ’90-të, duke dhënë versionin e tij për atë vrasje, që thuhet se e vuajti shumë, madje me një tronditje të rëndë shpirtërore, deri në fund të jetës së tij.

Ndërsa të gjitha këto sa më sipër tashmë janë mjaft të njohura, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku ndodhen disa dëshmi të personave nga rrethi i Fierit, ish-pjesëtarë dhe veteranë të Luftës Antifashiste, të dhëna për hetuesit e Sigurimit të Shtetit, në vitet 1982-1983, ku flitet jo vetëm për vrasjen e bërë nga Kasem Trebeshina, por edhe për shumë vrasje dhe atentate të tjera të bërë në rrethin e Fierit në vitet 1942-1944, ku gjithnjë sipas dokumente në fjalë, si urdhërues i tyre, del se ka qenë Myzafer Trebeshina, drejtues politik i atij rrethi në atë kohë, ndërsa pas mbarimit të Luftës e, deri në fillimin e viteve ’80-të, si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë dhe kryetar Komiteti Ekzekutiv në disa rrethe.

Këto dëshmitë të marra asokohe (1982-1983), kur Kasem Trebeshina ndodhej i arrestuar në qelitë e Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit (Burgu 313) në Tiranë, kurse i vëllai Myzafer Trebeshin, në funksionin e Kryetarit të Frontit Demokratik të rrethit të Fierit, përbëjnë një nga tre proceset e vetme hetimore që regjimi komunist i Enver Hoxhës, hapi për ngjarje të periudhës së Luftës, pas asaj të vrasjes së Qemal Stafës dhe Këshilltarëve të Hekalit. Dosje të cilat u mbyllën me vetëm shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës e pasardhësit të tij Ramiz Alia, pa ndonjë rezultat konkret.

Periudha kohore kur zhvillohet procesi hetimor për zbardhjen e vrasjes së “Dëshmorit të Atdheut”, Sulo Tragjasi, është ajo pas ngjarjes së “vetëvrasjes” së kryeministrit Mehmet Shehu dhe akuza ndaj Trebeshinës, apo më saktë hapja e asaj dosje pikërisht në atë kohë, hedh hije dyshimi se ajo bëhet edhe për shkak se ai (Kasemi), ishte kushëri i parë me Fiqret Sanxhaktari Shehun, bashkëshortes së kryeministrit të vdekur, e cila në atë kohë gjithashtu ndodhej e arrestuar në qelitë e hetuesisë (Burgut 313), bashkë me dy djemtë e saj, Skënderin dhe Bashkimin.

Por edhe ky version, parqet përsëri dyshime, pasi arrestimi i Kasem Trebeshinës, ishte bërë që në vitin 1989, kur kryeministri Mehmet Shehu ishte në kulmin e pushtetit. Ndërsa lidhur me këto etj. rreth kësaj çështje, ka vend për shumë hulumtime dhe analiza, në këtë shkrim po botojmë dokumentet arkivore në fjalë, (ku siç theksuam edhe në krye të këtij shkrimi, hedhin dritë mbi disa nga anët më të errëta të “Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

DEKLARATA E TAJAR ASLLANIT NGA FSHATI HEKAL I RRETHIT TË FIERIT, ISH-PJESËTAR I NJËSITIT GUERIL TË ATIJ RRETHE NË VITET 1941-1944, DHËNË OFICERIT TË SIGURIMIT KOLI SALLAKU, LIDHUR ME ATENTATET DHE VRASJET E BËRA ME URDHËR TË KASEM TREBESHINËS

                                                                D e k l a r a t ë

Unë i nënshkruari Tajar Asllani, i biri i Musait dhe i Bukurisë, i datëlindjes 1920, lindur në Hekal të rrethit Fier dhe banues në qytetin e Fierit, me arsim 7-vjeçar, pensionist, i martuar me fëmijë, i organizuar A.P., me origjinë fshatar i varfër, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, deklaroj si më poshtë:

Jam lidhur me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare nga fundi i muajit nëntor 1942 dhe më 4 shkurt 1943, kam bërë pjesë në “Çetën Plakë” të Mallakastrës e më vonë në “Batalionin Ismail Klosi”. Në shtator të vitit 1943, me orientim të Partisë erdha në njësitin gueril të Fierit. Në këtë njësit bënin pesë edhe shokët Shefit Hekali, që ishte përgjegjës njësiti, Xoxi Andoni, Naun Kaçaku, Polikron Kotini, Kasem Trebeshina, Luto Sadiku, Jorgo Greku, unë dhe më vonë ka ardhur edhe Sulo Dukati (Xhelili).

Për punët e Partisë drejtoheshim nga Fieri dhe konkretisht nga shoku Myzafer Trebeshina. Më kujtohet se Sulo Xhelili ka ardhur në njësitin tonë nga fundi i vitit 1943, të cilin ma ka prezantuar Bilbil Klosi, duke më thënë se; është një shok trim dhe guximtar, prandaj mbajeni afër për veprimet që do të kryeni. Kur erdhi Sulo në njësitin tonë, i tha Shefit Hekalit se unë do të qëndroj bashkë me Tajarin dhe se çdo veprim, do ta kryejë bashkë me të.

Para se të shkonim në fshatin Sheqishtë, një natë më parë Sulo Xhelili më tha se; ne të dy do të shkojmë nesër në darkë te shtëpia e Qemal Vrionit, t’i marrim paratë, se e ka rregulluar me shërbyesen e tij, që të na lërë portën hapur. Unë, Tajari, i thashë Sulos, se; ky veprim nuk më duket i drejtë, pasi është në kundërshtim me orientimet e Partisë tonë, këto gjëra i bëjnë vetëm ballistët. Këtë bisedë me Sulon, e kemi bërë në shtëpinë e Petraq Ndreut, vëllai i të cilit, ndodhej jashtë shtetit, në Angli.

Me gjithë që unë ja kundërshtova mendimin Sulos, përsëri ai insistonte t’i merrnim paratë Qemal Vrionit, duke thënë se; ai është armik. Pas kësaj bisede, të nesërmen unë dhe Sulua shkuam në fshatin Sheqishtë, ku gjetëm Myzafer Trebeshinë, Shefit Hekalin dhe disa shokë të tjerë të njësitit tonë. Para se të merrshim detyrat nga njësiti, unë bisedova me Shefit Hekalin dhe e informova për mendimet që më kishte thënë Sulo Xhelili, lidhur me grabitjen e parave në shtëpinë e Qemal Vrionit, gjë për të cilin, përgjegjësi i njësitit, vuri në dijeni edhe Myzaferin, si ngarkuar për punët e Partisë. Për këtë veprim që donte të kryente Sulua, Myzaferi dha mendimin që Sulo Xhelilin, me dy tre shokë të tjerë, t’i transferonte për në Mallakastër .

Përgjegjësi i njësitit, mblodhi njësitin dhe komunikon vendimin e marrë për ndarjen e shokëve në detyra. Në këtë moment Sulua kundërshtoj urdhrin e përgjegjësit të njësitit për të shkuar në Mallakastër dhe kërkoj më këmbëngulje që të vinte në Fier. Këtu ndërhyri Myzaferi dhe i thotë; përse nuk shkon në Mallakastër, por do të shkosh në Fier? Ndërsa Sulua iu përgjigj se; unë nuk shkoj në Mallakastër. Pas këtij debati, Shefit Hekali mblodhi komunistët e njësitit, që ishte vetë ai, unë Tajari, dhe Polikron Kotini.

Në diskutimet që bëmë, më kujtohet se u vendos që Sulo të çarmatosej dhe të arrestohej për kundërshtim të urdhrit të njësitit për të shkuar në Mallakastër. Por, duke parë se çarmatosja e Sulos ishte e vështirë, u konkludua që Sulua të qëndronte në Fier dhe unë, Tajari, me dy shokë të tjerë, që tani nuk më kujtohen, por më duket se njëri prej tyre ishte Xox Andoni, të shkonim në Mallakastër dhe kështu u veprua.

Unë nisem më përpara nga shokët, kurse ata qëndruan aty në vend, deri sa të errësohej. Mbas dy tre ditësh kthehem nga Mallakastra e, vij përsëri te shokët e njësitit dhe Shefiti më thotë se Sulua u vra aksidentalisht. Pas kësaj, nuk di më që të jetë diskutuar problemi i vrasjes së Sulo Xhelilit.

Në kohën që ishte ministër i Drejtësisë Bilbil Klosi, ka ardhur në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Fier dhe së bashku me Myzafer Trebeshinën që ishte kryetar Komiteti Ekzekutiv, më thirrën mua, Tajarin dhe më thanë se çfarë aktiviteti ka patur gjatë luftës Sulo Xhelili, për kohën që ka qenë së bashku me mua në njësitin gueril të qytetit Fier.

Unë i shpjegova thëniet e mësipërme, duke shtuar se Sulua ka qenë trim e guximtar, ka kryer disa veprime, si zënien gjallë të kriminelit Faslli Toska, bashkë me Gjon Banushin e tjera, prandaj ju dhashë mendimin që më kërkuan për shpalljen e Sulos dëshmor, që ai të cilësohej dëshmor.

Veç sa shpjegova më sipër, nuk di rrethana e fakte të tjera për vrasjen e Sulo Xhelilit, prandaj duke parë se thëniet e mija janë shkruar drejt, i nënshkruaj. 

Fier, më 7.II.1983                                                                    D E K L A R U E S I

                                                                                                    Tajar Asllani

DOKUMENTI SEKRET ME SHËNIMIN OPERATIV TË OFICERËVE TË SIGURIMIT TË SHTETIT GJERGJI STEFO DHE KOLI SOLLAKU, ME DËSHMITË E THOMA BUFIT NGA QYTETI I FIERIT, PËR VRASJET E BËRË GJATË PERIUDHËS SË LUFTËS NGA NJËSITI GUERIL DHE KASEM TREBESHINA 

                                         “S e k r e t”

                                        Ekzemplar i vetëm

                                        Fier, më 15.2.1983

SHËNIM OPERATIV

Duke marrë shkas nga një bisedë që bëmë me shokun Thoma Bufi në Fier, më datën 10.10.1982, mbi disa veprime të Myzafer Trebeshinës gjatë Luftës, për të cilin bëmë shënimin operativ bashkë me shokun Enver Zeneli, më datën 23.10.1982, në qytetin e Fierit takova dhe bisedova me qytetarin Vasil Bare, i cili midis të tjerave më tha dhe këto gjëra:

Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, unë Vasili, Kasem Trebeshina (tani në burg), Naun Kaçaku dhe Sherif Fetiu nga Hekali (të dy të vrarë nga reaksioni gjatë Luftës) dhe Gramoz Zaloshnja me banim në Fier, përbënim një njësit gueril të lëvizjes në Fier, dhe kishim lidhje dhe drejtoheshim direkt nga Myzafer Trebeshina, që në atë kohë nga ne njihej si përgjegjës për punët e Partisë në Fier.

Njësiti ynë merrej kryesisht me bërjen e atentateve ndaj njerëzve të reaksionit e që luftonin kundër Luftës Nacionalçlirimtare. Pothuaj të gjitha atentatet dhe vrasjet e këtyre njerëzve, ne i kemi bërë me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, i cili na thoshte se; me vendim të Partisë, do vrisni këtë apo atë person dhe në këtë mënyrë ne kemi vrarë rreth 12 persona, në qytetin dhe rrethin e Fierit. Midis atyre që kemi vrarë apo kemi qenë të urdhëruar nga Myzafer Trebeshina që t’i vrisnim, ka patur dhe persona që ishin të lidhur me Partinë dhe që bënin pjesë në celulë me Myzafer Trebeshinën.

Kështu p.sh. – vazhdon Vasili – Kasem Trebeshina, duke qenë bashkë me mua në fushën e katundit Sheqishtë, ka vrarë Sulo Tragjasin, njeri aktiv dhe i lidhur me lëvizjen, për të cilin na kish urdhëruar vetë Myzafer Trebeshina. Ne kishim konstatuar se Sulo Tragjasi grindesh dhe nuk shkonte mirë me Myzafer Trebeshinën, dhe nga kjo kuptuam se Myzaferi na urdhëroi të vrisnim Sulon vetëm për këtë shkak.

Unë Vasili dhe shokë të tjerë si unë, në atë kohë kishim kuptuar se Myzafer Trebeshina nuk donte të kish njeri mbi vete dhe kjo shpjegohej me kapadaillëkun dhe përkrahjen që ai kish nga udhëheqës më të mëdhenj të lëvizjes lart nga Mallakastra, siç e quanim ne në atë kohë.

Mbas vrasjes së Sulo Tragjasit, unë kam qenë prezent kur shoku Gjon Banushi dhe Josif Pogaçe, të dy shokë me përgjegjësi në Parti, i folën rëndë Myzaferi Trebeshinës, për vrasjen e Sulos, duke i thënë; ç’po bën kështu, Sulua ishte njeriu i jonë (i Lëvizjes), dhe ke bërë gabim që e keni vrarë. Më vonë kam marrë vesh se Sulo Tragjasi, megjithëse u vra nga ne me urdhër të Partisë, (Myzafer Trebeshinës), është cilësuar dëshmor. Familja tani banon në Tiranë.

Në vazhdim të bisedës Vasil Bare tha: “Unë Vasili në një rast tjetër, duke qenë vetëm për vetëm me Myzafer Trebeshinën, ky më ngarkoi detyrën që të vrisja partizanin dhe komunistin Rakip Kryeziu, që bënte pjesë në një celulë me Myzaferin dhe shokë të tjerë. Më bëri përshtypje të madhe kjo porosi e Myzaferit dhe mbaj mënd se si i thashë: “Si ore të vras Rakipin, ai është partizan dhe komunist trim e besnik, si edhe ti, përse ta vrasim”?!

Por Myzaferi më tha: “Ti nuk i di të gjitha gjërat, Rakipi është i rrezikshëm, njeri me dy surrate, për atë Partia lart ka marrë vendim që ai të vritet dhe po nuk e vrave ti, do ta vrasi dikush tjetër”! Unë Vasili u binda dhe u besova fjalëve të Myzaferit, pranova dhe mora përsipër vrasjen në befasi të Rakipt. Shkova në bazat ku rrinte dhe e gjeta Rakip Kryeziun, i cili dukej i mërzitur, por nuk ma tregoi shkakun se përse. I propozova dhe i mbusha mendjen Rakipit, që të shkonim bashkë deri në Marinëz afër Roskovecit, për një punë që më ishte ngarkuar mua, pa i treguar se çfarë dhe ai erdhi me mua.

Kur mbërritëm në fushën afër Marinzës, ku unë kisha porosi nga Myzaferi që ta vrisja, nga që nuk isha shumë i bindur se Rakipi duhej vrarë, pasi jo vetëm që ai më dukej një partizan trim dhe besnik, por edhe njeri shumë i dashur dhe i sjellshëm me shokët dhe popullin, vendosa të mos e vrisja. E lashë atje në vend dhe u ndava duke i thënë se deri këtu kisha nevojë të më shoqëroje, tani unë do të shkoj në një punë që më kanë ngarkuar dhe ika.

Kur u ktheva në Fier, – vazhdon Vasili – takova Myzaferin dhe i thashë se nuk ma mori terezia ta vrisja Rakipin. E pashë se nuk i erdhi mirë Myzaferit, por nuk më tha as mirë, as keq. Unë Vasili kisha dëgjuar nga shokë të tjerë, por edhe vetë e kisha konstatuar se Myzafer Trebeshina edhe Rakipin nuk e donte dhe nuk shkonin mirë, por se për ç’arsye, nuk më kujtohet, veç di të them se Rakipi kishte më shumë simpati dhe dashuri nga shokët e lëvizjes dhe populli, në krahasim me Myzafer Trebeshinën, që njihej si djalë çifligari dhe bashkë me Ramadan Sanxhaktarin, kishin çifliqet e tyre në Frashër dhe Sheqishtë të Fierit, ndërsa Rakipi ishte nga shtresë e këputur, proletar.

Mbasi kaluan jo më shumë se dy muaj, mora vesh se Rakip Kryeziu dhe Andon Profka u vranë nga ballistët në një bazë në Grecalli, ku bashkë me ta kishte qenë dhe partizani Llazi Suku (Babi), nga qyteti i Fierit, por ky nuk pësoi asgjë dhe sot është shëndoshë e mirë. Mbaj mënd se në atë kohë u fol që Rakip Kryeziu, Andon Profka dhe Llazi Suku, mësuan se ishin të rrethuar nga forcat e Ballit dhe të gjermanit në shtëpinë e një arsimtari në Grecalli, dhe kishin vendosur që të sulmonin dhe të çanin rrethimin, Llazi Suku kishte orientuar Rakipin dhe Andonin, që të dilnin nga baza në një drejtim të caktuar, që në fakt ishte zënë nga ballistët dhe gjermanët dhe ata kështu vepruan.

Andon Profka u vra sapo doli nga baza, ndërsa Rakipi mundi që të çajë rrethimin e plagosur dhe në një fshat më pak se një orë larg, u vra nga ballistët, kurse vetë Llazi Suku doli nga baza në një drejtim tjetër, që nuk ishte i bllokuar dhe kështu shpëtoi nga vrasja. Shtoi se Llazi Suku nu kishte automatik, por as që qëlloi kundër forcave të Ballit që i kishin rrethuar, kurse Rakipi dhe Andoni, kishin revolverë.

Ky veprim i Llazi Sukut – tha Vasil Bare, na la dyshim të madh në atë kohë, duke ditur se Llazi kishte shoqëri dhe marrëdhënie shumë të ngushta me Myzafer Trebeshinën, të cilën e ruajë edhe sot, u mendua dhe u fol se Rakipin dhe Andonin i vuri në kurth Llazi Suku me porosi të Myzafer Trebeshinës. Bile unë kam qenë i pranishëm kur mbas kësaj ngjarje, pjesëtari i njësitit tonë, Shefit Fetiu nga Hekali, i cili më vonë u vra në Rrogozhinë nga reaksioni, e kërcënoi Llazi Sukun duke i thënë se: “Ti i more më qafë Rakipin dhe Andonin”.

Ngjarjen e Rakip Kryeziut dhe Andon Profkës, e di shumë mirë dhe Gramoz Zaloshnja, me banim në Fier, i cili ka qenë në njësitin tonë, por nëse ua thotë apo jo, nuk e di, mbasi njihet për njeri indiferent, dhe nuk para do që t’i hapë telashe vetes”, – përfundoi Vasil Bare. Duke përmendur emrat e disa armiqve që kish marrë pjesë në vrasjen e tyre, Vasil Bare tha: “Njësiti ynë, mbaj mënd se me iniciativën e tij e pa urdhër, në katundin Sheqishtë, vrau dhe një person nga fisi i Fiqret dhe Ramadan Sanxhaktarit, që rrinin në çifligun e tyre në Frashër-Sheqishtë dhe rripnin bujqit e varfër, i cili spiunonte partizanët dhe bazat e tyre.

Këtë pasi e vramë, i premë dhe një vesh dhe i vumë një letër të shkruar mbi trup, me këto fjalë: “Ata që veprojnë si ky, kështu e pësojnë”! Ky kishte të bënte dhe me Myzafer Trebeshinën, por mua nuk më kujtohet që Myzaferi të më ketë folur gjë për vrasjen  e tij, në qoftë se i ka folur ndonjë tjetri, nuk e di, por kam bindje se për të Myzaferit, do t’i ketë ardhur keq e ndoshta dhe vrasjen e Rakip Kryeziut dhe Sulo Tragjasit, mund t’i ketë organizuar dhe nxitur për hakmarrje”.

Për verifikimin dhe thellimin e çështjeve që ngriti shoku Vasil Bare, mendoj të merren këto masa:

  1. Të merret kontakt me shokët Gjon Banushi dhe Josif Pogaçe, me banim në Tiranë, dhe të bisedohet për çështjet e mësipërme, që sipas Vasil Bares, ata dinë hollësira.
  2. Të verifikojmë familjen e dëshmorit Sulo Tragjasi këtu në Tiranë, dhe me ndonjërin nga pjesëtarët e familjes së tij të bisedojmë se ç’dinë ata për rrethanat dhe arsyet e vrasjes së Sulos.
  3. Të merret kontakt me pensionistin Gramoz Zaloshnja në qytetin e Fierit dhe të bisedohet me të, për rrethanat dhe arsyen e vrasjes së Rakip Kryeziut dhe Andon Profkës.
  4. Të kontaktojmë dhe të bisedojmë gjithashtu, edhe me motrën e dëshmorit Rakip Kryeziu në Fier, për të mësuar nëse i ka folur gjë Rakipi, për grindje dhe mosmarrëveshje me persona të veçantë gjatë luftës dhe për kë konkretisht? / Memorie.al

  datë 28.10.1982

 PUNËTORI OPERATIV                                                        PUNËTORI OPERATIV

    Gjegji Stefo                                                                            Koli Sollaku

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016                                  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it
Dossier

“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

November 21, 2025
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
Dossier

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

November 20, 2025
“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it
Dossier

“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

November 20, 2025
“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in

November 19, 2025
“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin
Dossier

“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin

November 19, 2025
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

November 20, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme