• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, February 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në dosjen e Sigurimit për Prof. Çabejn, agjenti ‘Shigjeta’, më 20 tetor 1957, informonte se; ‘Prof. i Universitetit të Tiranës, Q. Turdiu, M. Karajani e Rr. Zojzi, janë…”/ In memoriam për profesorin e famshëm

“Ata janë armiq dhe gjoja mbahen atje, pse janë të mësuar e të ditur, por dituria e njerëzve si Sejfulla Malëshova, Eqrem Çabej, etj., nuk na vlen për në Institut, i cili…”/ Fjala e Enverit në Byro, shkurt 1954
“Kur e Enver Hoxha e thirri Aleks Budën për t’i komunikuar vendimin, profesori i tha: ‘Shoku Enver, ky është gabimi i parë i madh që bën Partia…”/ Dëshmia e rrallë e ish-rektorit të Universitetit të Tiranës
“Kur dola nga burgu pas dhjetë vitesh vuajtjesh e izolimi, takova ministrin Ramiz Alia, ish-nxënësin tim në gjimnazin e Tiranës dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e Arshi Pipës, për studiuesin francez
Dr. Faik Turdiu, kirurgu i njohur tiranas që shërbeu 35 vite në spitalin e Zagrebit dhe u vlerësua nga kolegët e presidenti, Franjo Tuxhman
“Çabej deklarohej hapur pro regjimit fashist, u caktua si Ministër i Arsimit gjatë okupacionit gjerman e, bashkëpunonte me ta, mbronte politikën naziste dhe…”/ Dosja e Sigurimit, për profesorin e famshëm
Raporti për Ramizin në ‘67-ën: Ja dokumentet e rralla, librat, dosjet, reliket dhe fondin e bibliotekave, që i’u sekuestrua religjioneve fetare

Memorie.al / Qazim Turdiu (Tiranë, 7 qershor 1917 – 8 prill, 1989), ka qenë arsimtar, pedagog dhe autor i shquar shqiptar në fushën e matematikës. Për kontributin e tij në lëmin e arsimit, si pjesë e plejadës së arsimtarëve të pas pavarësisë, si Eqrem Çabej e Arshi Pipa dhe në hullinë e teksteve akademike, është nderuar me tituj të shumtë. U lind në gjirin e një familjeje të dëgjuar tiranase, një ndër fëmijët e shumtë të Mahmud Turdiut dhe Nadires së Myslym Llagamit. Pasi kreu Gjimnazin e Tiranës më 1937, vazhdoi studimet e larta për matematikë në Universitetin e Montpellier të Francës, ku u diplomua më 1939, madje me rezultatet më të larta në kursin e tij.

U kthye në Shqipëri pas okupacionit italian (1939), si i dyti shqiptar me shkollim të plotë në matematikë, ku u emërua si pedagog në Gjimnazin e Shkodrës (1940 -1942) dhe më vonë në Gjimnazin e Tiranës, me detyrën e zëvendësdrejtorit (1943).

Si nacionalist apolitik kundërshtoi okupacionin italian dhe përkrahu idenë për Shqipërinë Etnike. U nderua me detyrën e mbartjes së eshtrave të Naim Frashërit, në ceremonitë e rikthimit të tyre në Shqipëri. Ndërhyri te Mëkëmbësi i Mbretit, Jacomoni, për të shpëtuar nga burgu, gjimnazistët komunistë, të arrestuar nga italianët.

Si një nga intelektualët e njohur të kohës, u ftua (me ndërmjetësinë e Abdyl Këllezit) për të marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Refuzoi për shkak të çështjes së Kosovës dhe aleancës së komunistëve shqiptarë me jugosllavët. Me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik (1948), ishte ndër të parët pedagogë të tij dhe po kështu edhe me hapjen e Universitetit të Tiranës (1957), ku punoi deri më 1983.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

Në kushtet e mungesës së arsimit të lartë në Shqipëri, që themelues i mësimdhënies së matematikës në shkollat e larta. Në vitet 1958-1960, kreu studime pasuniversitare në Universitetin Lomonosov të Moskës, nën drejtimin e matematikanit të njohur Kollmogorov.

Gjatë karrierës së tij 44-vjeçare, edukoi me mijëra kuadro dhe fitoi famë për nivelin e komunikimit në auditor dhe objektivitetin në vlerësimin e studentëve. U shqua si didaktist e metodist i matematikës, duke dhënë ndihmesë të madhe në rritjen e nivelit shkencor dhe në kualifikimin profesional të mësuesve të lëndës së matematikës.

Njihet si autor i shumë programeve shkollore, teksteve dhe monografive, duke përfshirë ato mbi metodikën e matematikës, gjeometrinë analitike, analizën matematike, trigonometrinë plane, historinë e matematikës, etj.

U dallua si mbrojtës i traditës së shkollimit perëndimor dhe influencoi në ruajtjen e objektivitetit profesional të shkollës, kundrejt tendencave të sistemit komunist për politizim ekstrem. Niveli i lartë i mësimdhënies në shkencat e sakta, e në përgjithësi profesionalizmi i shkollës shqipe, i detyrohet në një masë të konsiderueshme kontributit të Prof. Qazim Turdiut.

Gjatë periudhës së regjimit komunist, punoi dhe jetoi në kushte politike të vështira, të përgjithshme dhe personale. Pësoi sulme të vazhdueshme nga hallkat e regjimit për shkak të origjinës së tij klasore, prej ish-shtresave të larta dhe dy vëllezërve të tij të “arratisur” (Dr. Faik Turdiu dhe Dr. Ramazan Turdiu).

Në dosjen e Sigurimit të Shtetit, për Prof. Eqrem Çabejn, figuron se agjenti me pseudonimin “Shigjeta”, më 20 tetor 1957, informonte se; “Profesorët e Universitetit të Tiranës Eqrem Çabej, Qazim Turdiu, Minella Karajani e Rrok Zojzi, flasin keq për regjimin në Shqipëri”. Ish ministri i brendshëm, Feçor Shehu, deponoi në hetuesi më 1982, se Qazim Turdiu ishte marrë disa herë nën survejim.

Në vitet 1970, ai pati konflikte të ashpra në universitet, me tendencat për të imituar Revolucionin Kulturor kinez e, më pas me shthurjen e disiplinës dhe kërkimin e llogarisë në kuadrin e “liberalizmit”, të cilat i mbijetoi kryesisht falë prestigjit personal që gëzonte me anëtarë të udhëheqjes së regjimit, që ishin të brezit të tij, apo ish-nxënës të tij, si Ramiz Alia.

Më 1956 u martua me Asime Pipën (1931-1999), nga familja Pipa e Shkodrës dhe pati dy fëmijë (Parid, 1958 dhe Silva, 1961). Fejesa në vitin 1981, e bijës së tij, Silva Turdiu, me birin e kryeministrit Mehmet Shehu, u dënua nga udhëheqësi komunist Enver Hoxha, për arsye të lidhjeve gjinore të familjes së vajzës, me antikomunistë të njohur (Ramazan Turdiu, Myzafer dhe Arshi Pipa, etj.) dhe u bë preteksti për fundin tragjik të familjes Shehu.

Hakmarrja e regjimit përfshiu edhe Prof. Qazim Turdiun e familjen e tij. Më 1983, pas botimit të librit të Enver Hoxhës “Titistët”, ku sulmoheshin familjet Turdiu dhe Pipa, si të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, regjimi e nxori në pension të detyruar. Vdiq në Tiranë, më 8 prill 1989, nga një sëmundje e rëndë (kanceri i mushkërive). Mijëra vetë morën pjesë në varrimin e tij, duke sfiduar stigmën e regjimit.

Nderimet

Prof. Qazim Turdiut idha titulli Docent, që më 1957, grada e Kandidatit të Shkencave, më 1960; iu dha titulli i lartë “Mësues i Merituar”, më 1965; më pas titulli Profesor, më 1972; u dekorua me urdhra dhe medalje të ndryshme, etj. Në vitin 1992, me propozim të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që pati edhe mbështetjen e njëzëshme të instancave përkatëse, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha i dha titullin e lartë “Mësues i Popullit”.

Këshilli Bashkiak i Tiranës, më 1999, vendosi që shkolla e re 8-vjeçare (sot 9-vjeçare) në rrugën “Don Bosko”, të mbante emrin e tij. Më pas u laureua me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë dhe “Qytetar Nderi” i Tiranës. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndryshe nga fotografi i njohur zviceran, Fred Boissonnas, që do të fotografonte Epirin dhe jugun shqiptar, Eugène Pittard vinte në Shqipëri, me...”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur

Next Post

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën ...”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

Artikuj të ngjashëm

“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Personazh

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

February 12, 2026
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm
Personazh

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

February 11, 2026
“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm
Personazh

“Dijetari rumun T. Kapidan, mendonte se; krimi mund të jetë kryer në marrëveshje midis Fanarit dhe Jelldizit, pasi vrasja e Naum Veqilharxhit ndodhi në…”/ Ana e panjohur e vdekjes së patriotit të famshëm

February 9, 2026
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Safet Butka, kur ishte inspektor i Arsimit në Tiranë në vitet 1935-’37, i pajisi shkollat e kryeqytetit me foto të patriotëve të Rilindjes, si Koto Hoxhin dhe…”/ Historia e panjohur e “pionierit” të arsimit

February 8, 2026
“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati
Personazh

“Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, pasi dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat e, dëbuan gratë nga shtëpitë…”/ Historia e panjohur e pashait të famshëm nga Berati

February 6, 2026
“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”
Personazh

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

February 1, 2026
Next Post
“Florian Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje shokut Elham, por ai kish ofenduar shokët Kosta Gazeli dhe Jorgo Çuli…”/ Raporti sekret i Rexhep Kollit, në ’82-in

“Më pyetën një javë rresht, madje një herë më erdhi natën zv. ministri Brendshëm Rexhep Kolli, i cili donte të dinte se ç’mendonte Kadareja për Enver Hoxhën ...”! / Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme