• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij…”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake

“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij…”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake
“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij…”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake
“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij…”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake
“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij…”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake
“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij…”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake

Nga Jetmira Delia-Kaci

Memorie.al / Me pasaportën në xhep sot çdo turist i huaj mund të vizitojë Shqipërinë, por në kohën e regjimit komunist, kjo nuk mjaftonte. Turistët priteshin në pikat kufitare nga berberë dhe rrobaqepës, që ua ndalonin hyrjen atyre që kishin pamje që regjimi i cilësonte “shfaqje të huaja”. Flokët e gjatë apo veshjet e papërshtatshme nuk lejoheshin. Më pas niste mbikëqyrja dhe përgjimi. Me këtë bum turistik që po përjeton Shqipëria prej disa vitesh, dy pedagoge dhe eksperte të këtij sektori, kanë hapur një ekspozitë-muze “Turistë të përgjuar”, që qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e huaj të njihen me turizmin në Shqipërinë komuniste.

Pushime nën vëzhgim gjatë komunizmit

Brunilda Liçaj, pedagoge në degën e Turizmit në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, thotë se gjatë punës, ka gjetur goxha informacion për turizmin ndërkombëtar në periudha të ndryshme, porse përshtypje i ka bërë fakti që për turizmin vendas në kohën e komunizmit, kishte shumë pak informacion.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në raportin e plenumit 9-të të PKSH-së, Enver Hoxha deklaroi: thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por ata ishin…”/ Ana e errët e “Luftës Nacionalçlirimtare”

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

Ndër qindra dokumentet që arriti të siguronte në Arkivin e Shtetit dhe në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kuptoi se përgjimi i turistëve të huaj, është një histori për të cilën dihet pak ose aspak.

Për këtë arsye, para disa vitesh ajo hapi një ekspozitë të veçantë brenda muzeut “Shtëpia me gjethe” në Tiranë, që ka qenë qendra e hetuesisë gjatë regjimit komunist. Më pas e organizoi edhe në disa qytete të vendit, por duke parë interesimin e lartë për të, së bashku me kolegen e saj, Arjana Isaku, gjetën mundësinë ta rikthejnë tashmë në një mënyrë tjetër. Për to është e rëndësishme që e kaluara të mos harrohet dhe qytetarët shqiptarë e turistë të huaj, ta njohin edhe këtë pjesë që lidhet me vizitorët e huaj.

Kur nisi turizmi në Shqipëri?

Liçaj tregon se turizmi nga të huajt ka nisur që nga viti 1956, vit kur Shqipërinë e vizituan rreth 250 turistë. “Ndërsa në vitet ’90-të kemi mbërritur në 15 mijë turistë. Në vitet e fundit, ka të dhëna se përdoreshin për të tërhequr valutën e huaj.

Kjo ishte arsye pse u shtua numri i autobusëve të ndërmarrjes shtetërore ‘Albturist’, dhe në një farë mënyrë pati një lloj liberalizimi të vizave, jepeshin më lehtë”, – thekson ajo, duke treguar se vite më parë në Gjermani takoi drejtorin e Muzeut Teknik të Berlinit, i cili kishte qenë për 20 vjet ciceron në Shqipëri, që shoqëronte grupet gjermane.

“Ai më tha se kishte grupe turistësh që edhe darkën e ndërrimit të viteve e kalonin në hotel ‘Adriatik’ në Durrës, ku konsumonin mish thëllëze apo fazani, pije si konjak etj. Kujtojmë që në atë kohë qytetarët vuanin për bukë dhe ushqime, që jepeshin me tollona (në bazë të anëtarëve të familjes caktohej sasia e ushqimeve) e madje zinin radhën që herët në mëngjes, pasi rrezikonin të mbeteshin pa to”, tregon Liçaj për Radio Evropa e Lirë. Ajo shton se ky kontrast e nxiti të kërkonte më shumë informacion në institucionet shqiptare dhe disa prej dokumenteve t’i ekspozonte.

Berberë dhe rrobaqepës prisnin turistët e huaj

Dy pedagoget tregojnë se në pikat kufitare, në kohën e komunizmit, turistët e huaj i prisnin berberë dhe rrobaqepës. Pos kontrollit të dokumentacionit, ata u nënshtroheshin kontrolleve të rrepta mbi dukjen, që ‘shfaqjet e huaja’ të mos hynin në Shqipëri.

“Turistët priteshin nga berberë dhe rrobaqepës. Nëse burrat i kishin flokët e gjata, që në vend konsiderohej ‘shfaqje e huaj’, duhet të kalonin te berberi dhe të qetheshin. Nëse mbanin veshur pantallona ‘kauboj’, duhet të kalonin te rrobaqepësi dhe t’i ngushtonin. Nëse vajzat kishin veshur minifunde, ato detyroheshin të vishnin edhe pantallona poshtë tyre, apo të blinin rroba në dyqanet e saj kohe”, – thotë Arjana Isaku, për Radion “Evropa e Lirë”.

Por, nuk mbaronte me kaq. Ndër tjerash turistët ishin të detyruar të ishin të shoqëruar nga staf shqiptar gjatë pushimeve. Atyre u ndalohej të fotografonin apo të filmonin pranë zonave të veçanta, të përcaktuara në rregullore. Brunilda Liçaj thotë se grupet e turistëve informoheshin paraprakisht se çfarë nuk lejohej në Shqipëri, por kishte edhe nga ata që i thyenin rregullat.

“Ka pasur raste që janë sekuestruar kamera. Është rasti i një austriaku që kishte filmuar aty ku nuk lejohej, dhe ka bërë padi ndërkombëtare për shtetin shqiptar. Një rast tjetër, një suedezi nuk i është lejuar të kalojë në kufi, sepse mbante Biblën me vete”, – thotë Liçaj.

Ajo tregon se ka pasur mjaft raste që Shqipëria ka refuzuar kërkesat për viza turistike nga SHBA-ja apo nga Johanesburgu, sepse mendohej se mund të vinin persona të lidhur me ish-Mbretin Zog, familja e të cilit jetonte atje dhe kishte dyshime se mund të përpiqeshin të merrnin pushtetin.

Edhe kosovarët nën përgjim, Shqipërinë e vizituan edhe njerëz të famshëm

Liçaj thotë se jo të gjithë përgjoheshin. Bazuar në dokumente, në mesin e 350 turistëve që hynë në Shqipëri në vitin 1979, kishte edhe kosovarë, 30 prej të cilëve u vunë nën vëzhgim. “Kosovarët, që vinin kryesisht nga Prizreni dhe Prishtina,- tregon Liçaj, – vëzhgoheshin nga Sigurimi i Shtetit që të mos takonin të afërm që vinin nga familje që kishin pjesëtarë të tyre të arratisur.

Ka dyshime se edhe figura të njohura publike, si Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, apo familja e Donika Gërvallës, janë vëzhguar. E kam kërkuar këtë informacion pranë Autoritetit të Dosjeve, por ende nuk kam marrë përgjigje”, – thotë ajo duke treguar se ka kontaktuar me shkrimtarin Rexhep Qosja, por ai nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Që një turist i huaj të vinte në Shqipëri duhet t’i drejtohej me një kërkesë agjencisë “Albturist”, e cila edhe mund të refuzohej kur kishte dyshime. Por, duke u bazuar në të dhënat e ambasadave shqiptare në këto vende, ose atyre nga Shërbimi Informativ, një pjesë e mirë e turistëve vendoseshin nën mbikëqyrje. Sipas gjetjeve, thotë Isaku, një pjesë e punonjësve të “Albturist”, ishin punonjës ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe kishin për detyrë t’i vëzhgojnë turistët e huaj.

“Ne kemi në ekspozitë një audio-regjistrues, ku ruheshin bisedat e përgjuara. Përgjues të vegjël apo siç quheshin ‘çimka’ që vendoseshin në dhomat e hoteleve, në tavllat e duhanit, apo pipat e duhanit”, – sqaron ajo. Shqipëria qëmoti kishte tërhequr për ta vizituar edhe njerëz të famshëm të kohës, sikurse aktori Bud Spencer, por edhe gazetarë.

“Rreth viteve ’80-të, [Spencer] ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse filmat e tij transmetoheshin aq shpesh në komunizëm. Por, edhe gazetarë apo guida turistësh e kanë vizituar Shqipërinë, madje një prej tyre ka bërë një nga guidat më të mira për Shqipërinë, e para në gjuhën angleze”, -tregon bashkëbiseduesja Liçaj për REL-in, duke theksuar faktin se në atë kohë i është kushtuar rëndësi marketingut.

“Guidat bëheshin në shtatë gjuhë të botës, ka pasur kontrolle të rrepta të redaktimit gjuhësor. Cilësia e letrës ishte shumë e mirë. Ka pasur kartolina, harta, ishte hartuar libri i turistit, etj.”, – thotë ajo. “Shumë prej tyre, – shprehet Liçaj, – nuk gjenden më sepse janë blerë në ebay nga ata që kanë vizituar dikur Shqipërinë”.

Dy epoka të ndërthurura në një shtëpi

Rrugëtimi i projektit të dy zonjave për turizmin në kohën e komunizmit, Isaku dhe Liçaj, një kohë mbeti pezull. Por, pasioni dhe dëshira për ta kthyer në një atraksion turistik, i shtyu ato ta hapnin këtë ekspozitë në qytetin e Durrësit. “…Donim që të kaluarën komuniste ta vinim në shërbim të turizmit edhe në Durrës”.

Pasi hulumtuan zonën, ato gjetën një shtëpi të vjetër durrsake ku jeton një çift në moshë i familjes Mima. Në oborrin e saj gjendet edhe një vendstrehim nga bombat dhe ato menduan se ky ishte një element tjetër që do ta bënte më interesante ekspozitën. Isaku shpjegon se shtëpia ka një lidhje me disa atraksione të tjera në qytetin bregdetar, si me mozaikun “Bukuroshja e Durrësit” i shekullit të 4-3 para erës së re, me banjat romake etj.

“Ekspozita përfshin një dhomë që ka objekte të asaj periudhe, të cilat thuajse çdo shqiptar i kishte njësoj nëpër shtëpi: karriget, bufetë, tavolinat, qelqurinat. Raftet me vepra të diktatorit Enver Hoxha. Mulliri i kafesë… Shishja e qumështit, me të cilën prindërit tanë ngriheshin herët për të zënë radhën”, – rrëfen ajo.

Duke folur për ekspozitën, Isaku tregon se interesimi i turistëve të huaj për ta vizituar atë është i lartë, e sidomos i atyre polakë: “Gjejnë ngjashmëri te punimet artistike në enët prej qelqi, por edhe te radha për të marrë ushqime. Por, thonë se komunizmi ka qenë më i egër në Shqipëri. Vizitorët shqiptarë që vijnë sjellin objekte të asaj kohe pasi e shohin se këtu marrin vlerën e duhur”.

E kaluara me vend-strehimin, dhomën tipike shqiptare dhe ekspozitën për turistët e huaj, të përgjuar – ndërthuret me të tashmen. Turistët priten me karamelet “Zana” që kanë qenë thuajse të vetmet të prodhuara në vend nën regjimin komunist. Arjana Isaku dhe Brunilda Liçaj kanë arritur t’i gjejnë me shijen origjinale, në një punishte në Shkodër.

Më pas, turistët pasi njihen me regjimin komunist, mund të shijojnë produktet shqiptare të përgatitura nga çifti Mima. Ata kultivojnë në kopshtin e tyre fruta dhe perime të stinës, si dhe bëjnë gliko me të cilat presin e përcjellin turistët e huaj, tashmë jo të përgjuar.

Ekspozita “Turistë të përgjuar” që u hap në muajin korrik, do të presë vizitorë për katër muaj. Arjana Isaku dhe Brunilda Liçaj dëshirojnë që ta vazhdojnë rrugëtimin e ekspozitës në të tjera qytete, por për ta realizuar këtë presin mbështetje financiare. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por...”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

Artikuj të ngjashëm

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          
Dossier

“Në raportin e plenumit 9-të të PKSH-së, Enver Hoxha deklaroi: thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por ata ishin…”/ Ana e errët e “Luftës Nacionalçlirimtare”

November 8, 2025
“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43
Dossier

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43

November 7, 2025
“Kur ish-ministri Abdurrahman Dibra, mik i ngushtë i Zogut, i kishte thënë atij se; Luigj Gurakuqi po të shan dhe të përflet, Zogu i përgjigj…”/ Refleksionet e publicisti të njohur, ish-ambasador në Vatikan
Dossier

“Kur ish-ministri Abdurrahman Dibra, mik i ngushtë i Zogut, i kishte thënë atij se; Luigj Gurakuqi po të shan dhe të përflet, Zogu i përgjigj…”/ Refleksionet e publicisti të njohur, ish-ambasador në Vatikan

November 7, 2025
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
Dossier

“Komisioni vendosi qitjen jashtë Tirane dhe të kihet kujdes që asnjë anëtar i këtyre familjeve…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946

November 6, 2025
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës

November 5, 2025
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
Dossier

“Kur nëna dhe gruaja me djalin dy vjeçar, u nxorrën jashtë pa marrë asnjë plaçkë, partizanët i vunë zjarrin kullës trekatëshe, por Muharremi që ishte afër…”/ Historia e trishtë e familjes Sallaku nga Librazhdi

November 3, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme