• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, September 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki ‘Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin…”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit

“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki  ‘Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin…”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
“Mikun gjerman e gostitëm me verë, raki  ‘Moskat’ që pinte Enveri, por në vilën e tij, ai më tha; Ore Belul, kush të tha ta shoqëroje Shtrausin…”?! / Dëshmia e rrallë e ish-kryetarit të Komitetit të Pogradecit

Nga Bardhyl Berberi

Memorie.al / Ish-kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit, Belul Lufo, pak kohë para se të ndahej nga jeta tregon ekskluzivisht për herë të parë mbi vizitën e Shtrausit në Pogradec dhe refuzimi që i bëri Enveri takimit me Shtrausin! Rrallë herë mundi të flas për të kaluarën e tij si kryetar komiteti dhe më pas si sekretar i parë i komitetit të Partisë së rrethit dhe për tre legjislatura si deputet i Mokrës në Kuvendin e Shqipërisë. Por befasisht, ish -kryetari i Komitetit Ekzekutiv Belul Lufo, duke pirë kafen e mëngjesit, do të na tregonte një brengë nga koha e diktaturës dhe konkretisht mbi vizitën e papritur të kryeministrit të Bavarisë, Franz Josef Shtraussit, atë ditë të nxehtë të verës të vitit 1984, kur ai erdhi me avionin e tij (çarter) enkas në Pogradec, që të takonte Enver Hoxhën i cili ndodhej me pushime në rezidencën e tij në Pogradec

Ndonëse kanë kaluar 40 vjet, Belul Lufo, ish-kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Pogradecit asokohe, vizitën e Shtrausit e ruan të freskët, që nga moment i zbritjes së tij me avionin e tij çarter.

 Dëshmia e Belul Lufo:

Gjithashtu mund të lexoni

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

“Ai shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile dhe persona të tjerë zyrtarë të dorës së dytë. Avioni çarter zbriti në stadiumin e qytetit të Pogradecit, rreth orës 10 të mëngjesit dhe pas një pushimi të shkurtër tek hotel Turizmi “Enkelana”, mësuam se Shtrausi kishte ardhur në Pogradec për të takuar Enver Hoxhën, i cili ishte me pushime në Pogradec .

Pas pak vjen aty Sulo Gradeci dhe i kërkuam që të komunikojë me Enver Hoxhën, për një takim të shkurtër privat me kryeministrin e Bavarisë, Jozef Shtraus, pasi kjo kërkesë ishte nga vetë Shtrausi. Por shumë shpejt vjen përgjigjja nga Enveri nëpërmjet Sulo Gradecit se ky takim nuk ishte i planifikuar dhe ishte jashtë protokollit, kështu që Enver Hoxha nuk mund t`a priste kryeministrin e Bavarisë Shtraus.

Sapo iu komunikua lajmi që ishte e pamundur të takonte Enver Hoxhën, ai nuk e bëri veten, por e pamë që nuk i ardhi mirë dhe na propozoj neve të shëtisnim nëpër qytetin e Pogradecit dhe siç tha ai, desh t`a njohi këtë perlë, e cila që nga avioni e kishte mahnitur nga kaltërsia e liqenit dhe brigjet e tij. Së bashku me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Reis Malile dhe disa zyrtare të tjerë, dolëm në shëtitoren buzë liqenit, duke ecur në drejtim të qendrës së qytetit.

Shtrausi u mrekullua nga bukuritë e liqenit dhe klithi: – ‘Oh, këtu është një mrekulli’. Krijoj vërtet një atmosferë të këndshme. Duket se gradualisht shija e keqe që i la mos takimi me Enver Hoxhën, po i fashitej gradualisht. Ne, kishim porositur disa shishe verë dhe raki ‘Perlë’ dhe ‘Muskat’ dhe llokumet e famshme me arra, që prodhonte atëhere ndërmarrja Ushqimore e qytetit. I pëlqeu në veçanti vera ‘Gemc’ që filloj t`a pinte si ujë dhe rakia ‘Perlë’ dhe ‘Muskat’ i dhamë nga ajo që konsumonte Enveri.

Pas dy orësh qëndrimi në Pogradec, Shtrausi dhe grupi i Ministrisë së Jashtme që e shoqëronte, me avionin e tij u nis për në Gjirokastër. Sapo shkuam në zyrë, njoftohem se së bashku me sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë të asaj kohe, Myfit Troqen, do të shkonim në vilat se na kërkonte shoku Enver Hoxha.

Sapo shkuam në rezidencën e tij buzë liqenit, Enveri ishte duke pushuar poshtë mështeknës, një vend shumë i preferuar për të. Pasi i raportuam siç ishte bërë zakon sa herë na thërriste, mbi realizimin e planit në ndërmarrjet ekonomike dhe në kooperativat bujqësore, për masat që kishim marrë ne për fushatën e korrje shirjeve, menjëherë biseda shkoj tek Shtrausi.

– ‘Hë – shtoj Enveri, sot kishit një mysafir gjerman në qytet, – pa na thoni, ku shkoj Shtrausi gjatë kohës që qëndroj në Pogradec’. Ndërkohë që sekretari i Parë i Komitetit të Partisë Myfit Troqia, i thotë: – ‘Shoku Enver, Beluli e shoqëroj atë dhe mund të na thotë më hollësisht’. Befas, Enveri u kthye drejt nga unë dhe më thotë: – ‘Ore Belul, kush të tha që të shoqëroje kryeministrin Bavarez’.

Unë ngela, vetëm mbaj mend që i thashë; por ai shoqërohej nga Ministri i Jashtëm shoku Enver, ai e tundi kokën dhe fatmirësisht e kaloj bisedën tek problemet e tjera. ‘Kështu që’ – vazhdoj Enveri, – nuk na i japin reparacionet e Luftës (dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, që shteti ynë i kërkoj Gjermanisë, 1 miliard dollarë).

‘E kështu – vazhdoj Enveri, që ishte informuar nga takimi në Tiranë i Shtrausit deri në detaje, – duan të na japin ndihma dhe kredi ë vetëm 20 milion doç marka, t`i shlyejmë për 40 vjet … që ne të shkelim Kushtetutën, ku thuhet se Shqipëria Socialiste nuk pranon kredi dhe ndihma nga jashtë’.

Ndërkohë që hidhet Nexhmia, e cila ishte në takim dhe thotë: ‘Shoku Enver’ dëmet e luftës nuk na i japin dot’ se i ka ndaluar Konferenca e Londrës e vitit 1953, midis SHBA-së dhe Francës e Anglisë, që ishin në atë kohë tutorë të Gjermanisë Perëndimore’.

– ‘E di e di’- ia preu Enveri ftohtë…!

– ‘E s`ka rëndësi – theksoi më pas ftohtë Enveri – një vizitë private ishte kjo’. Ndërkohë që ishte koha që ishim prishur marrëdhëniet me Kinën dhe Enveri ishte i sëmurë, kjo ishte vera e fundit që ai erdhi të pushonte në Pogradec, pas vera tjetër e vitit 1985, nuk do t`a gjente, pasi vdiq në prill të ’85-ës.

Po qëndroja si mbi gjemba, pasi kisha frikë se mos hapej përsëri ajo biseda që e kisha shoqëruar Shtrausin pa lejë.…! Por të them të drejtën Shtrausi, me gjithë ambientin e ngrohtë që ne i krijuam herë pas here, i trishtuar tundte kokën dhe pëshpëriste; Hë nuk është planifikuar takimi…?! Kjo ishte historia e vizitës disa orësh e Shtrausit në Pogradec”.

Kush ishte Franc Josef Shtraus?

I lindur më 6 shtator 1915. Në vitin 1949, zgjidhet deputet i Bshkimit Kristian Social Demokrat. Nga viti 1953 -1955, emërohet ministër i Punëve Sociale. Në vitin 1955, ministër i Energjitikës. Në vitet 1956-1962, ishte në postin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1962, zgjidhet Kryetar i Bashkimit Kristian Demokrat. Nga viti 1966 -1978, zgjidhet ministër i Thesarit. Në vitin 1978 – 1988, si kryeministër i Bavarisë, deri sa ndërroi jetë më 3 tetor 1988, pas një ataku në zemër. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Motoskafi i kufirit ndaloi 500 metra afër meje, nuk më diktoi, vazhdova të notoj deri në agim, kur një vapor turistik i huaj më pa dhe...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të “Zëri Amerikës” që u arratis në ’85-ën!

Next Post

“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili...”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”

Artikuj të ngjashëm

“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
Personazh

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

September 11, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Personazh

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

September 11, 2026
“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela
Personazh

“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela

September 9, 2026
“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950
Personazh

“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950

September 6, 2026
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
Personazh

“Ndërsa kortezhi vërshonte nëpër varrezat e vjetra të Prishtinës të zënë nga shkurre e bimë të egra, Zija Mulhaxha, kryetari 80-vjeçar i Organizatës së Veteranëve, tha…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 5, 2026
“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës
Personazh

“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 6, 2026
Next Post
“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili…”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”

“Ram Kurti, që kishte shpëtuar njerëz nga arrestimi, hyri garant për Abdulla Hunçin, i cili qëndronte në arrati, i spiunuar tek Sigurimi, nga kushëriri i tij R. Hunçi, i cili...”/ Historia e trishtë e familjes “kulake”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme