• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, January 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Tina Marleci, kushrina e Dom Ndreut, me vajtimin e saj kishte çu peshë mbarë zemrat e të pranishmëve, pasi duke i zbërthye veladonin në fyt, kishte pa…”/ Refleksionet e publicistit të njohur Frano Kulli

“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Tina Marleci, kushrina e Dom Ndreut, me vajtimin e saj kishte çu peshë mbarë zemrat e të pranishmëve, pasi duke i zbërthye veladonin në fyt, kishte pa…”/ Refleksionet e publicistit të njohur Frano Kulli
Si u bë e mundër botimi i “Lahuta e Malcis” dhe fjala e panjohur e prof. Aleksandër Xhuvanit në ceremoninë e varrimit të Fishtës më 31 dhjetor 1940
“Shoku Enver, po na e prishin kishën ku asht Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë, prandaj ju…”/ Letra e Ipeshkvit të Shkodrës, në ’66-ën
“Mark Çunin e lidhën me duar mbrapa dhe shefi i Degës, në mënyrë shtazarake e qëllonte me grushte e shkelme stomakut, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit nga Shkodra
“Mark Çunin e lidhën me duar mbrapa dhe shefi i Degës, në mënyrë shtazarake e qëllonte me grushte e shkelme stomakut, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit nga Shkodra

Nga Frano Kulli

                                  Dom Ndre Zadeja, pezmi i Zija Vukës dhe Padër Anton Harapi pa varr –

Memorie.al / Ftesa e para do ditëve për pelegrinazhin tek vorri i Dom Ndre Zadejës, më erdhi disi e dyzuar. Ajo e mirëfillta, si edhe ftesat e tjera për tek poetët e shkrimtarët e përndjekur e të dënuar prej regjimit, ishte prej organizatorëve, poetëve Rexhep Shahu e Izet Duraku. Një veprim i bukur, një ndjesi e njerëzishme respekti kjo, që ata ndërmarrin për të shtatën herë nëpër Shqipëri, me mbështetjen e mecenatit të kulturës, zotni Flamur Hoxhës. Një grup bukur i madh poetësh, shkrimtarësh e krijuesish, me ndéje (banim) në Tiranë e shumta, po ardhur prej Kukësi a Tropoje, Berati a Pogradeci, Mirdite e Tepelene, Elbasani, Kavaje a Gjirokastre.

Ndërsa e dyta, ishte një ftesë e pezmatuar e Zija Vukës. Shkrimtari dhe ditunari shkodran, Zijai, që kishte marrë përsipër prijësinë e pelegrinazhit në Shkodër, pezmin e përcjellë në formë të etertë për gjithë miqësinë e tij virtuale, e kishte përftuar në Varrezat e Rr’majit, atë ditë kur kishte shkuar për një vizitë paraprake, në përmbushje të sipërmarrjes së vet vullnemirë prej krijuesi, po edhe të përshpirtëshme e të respektshme gjithashtu, për tek varri i Dom Ndresë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

“Në gusht 1943, te zyra e shtypit komunist në Prefekturën e Beratit, që kontrollohej nga PKSH-ja, më ra në dorë një letër e firmosur nga ‘Shpati’, Enver Hoxha, ku thuhej…”/ Dëshmia e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

Vorri, i strukun disi në qoshe, mbështetë murit perëndimor të varrezës, një vorr ma se modest, i ribamë e i bekuem në fillim vitin ’91, tashti i mbuluem prej barit dhe i rrethuem me pa përkujdesje…! Nji pa përkujdesje trishtuese për poetin, që e kishte prekë thellë Zijanë. Për poetin, dikur i shënuar bukur mirë në panteonin e poetëve të bashkëkohësisë së vet, në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë.

Njëherëshi edhe dramaturg e polemist e, me plot dhunti të tjera. E i thirrun si askush tjetër “Poeti i ambëlcisë”, cilësim ky i përftuar prej veprës së vet letrare, në kohë shkrimin e saj…! Poeti martir, njëri prej të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare e të Shqipërisë.

Pezmi që ka prekë edhe ndjesitë e tua vjen e të shtohet, nëse rasti të ka rá, bie fjala, me u kthye para pak ditësh prej një vizite në katakombet e famshme të Romës. Se ka një qasje historia e origjinës së tyre të përgjakshme, me historinë tonë modeste. Gjithë ajo histori e tyre e famshme martirizimi të skajshëm, ta ndezullon idenë e përvijuar herët se Krishterimi është një fe e martirëve.

Edhe Dom Ndreu ynë edhe martirët tanë, martirë të besimit e “njetit” të vetvetes janë, ma së pari. Porse veçoria e tyre, specifikisht e tyrja ndoshta, ka qenë kushtimi i përjetshëm: për “Fe e Atdhe”. E kumti i mbramë i të gjithëve bash në dekikun e fundit para skuadrës së pushkatimit: “Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnia”!

Dom Ndre Zadeja është ndër nismëtarët e kalvarit të mundimeve të martirizimit, përmbas Dom Lazer Shantojës (1891-5 mars 1945). Viktima të sprovës së parë të regjimit të pasluftës, i cili në themelet që po hidhte, kërkonte sublimimin e gjithsecilit prej atyre, qenia e të cilëve pluskonte dashuri e besim. E shenjtërinë e lirisë për to.

Mbartës të dijeve të përkora, shërbestarë pa kushte të fesë e të kulturës. Të përkundërt në idetë me komunistët, qysh në krye të herës, kur ato ide u importuan për herë të parë në Shqipëri. Njësoj, në të njëjtën sprovë që u vunë edhe njerëzit e qëndresës, të papajtueshmërisë së shprehur me platformën e atij rendi e sistemi të përgjakshëm që po ngrihej…!

U pushkatua më 25 mars 1945. E diel, e diela e Larit, një javë para Pashkëve. I futur “në rreth të kuq”, prej të kuqve, pretekst ishte salikimi (kryerja e ceremonisë fetare e një të vdekuri, te katolikët), që prifti i kishte ba një besimtari të pushkatuar pa gjyq, Tomë Markut, në katundin e Sheldisë, ku Dom Ndreu ishte famullitar.

Tomës, i cili nuk ua kishte treguar ndjekësve të Forcave të Ndjekjes, emrat e bashkëfshatarëve që ende mbanin armë në shtëpi. Për ironi të fatit, fill këtu mbas murit të Varrezave të Rr’majit, ku ai prehet prej aso kohe. U pushkatua vetë i katërmbëdhjeti, me shkodranë e katundarë të katundeve përreth.

Me ta edhe Prek Cali, ai malësori shtatnaltë mbi dy metër e ma burrë, që pati dalë në krye të mbrojtjes së kufijve të dheut tonë; para malazezve me pushkë, po edhe përballë Fuqive të Mëdha me mend e urti. E ia pati dalë…! Se në saje të qëndresës së malësorëve të primë prej tij, Vermoshi e “Bjeshkët e kuqe” mbetën mbrenda kufijve të Shqipërisë, ku kalkulimet e fuqive të mëdha, shtyrë prej lakmisë së shovinistëve sllavë, i kishin taksur të mos ishin.

Për “Poetin e Ambëlcisë”, rasti më qe dhënë të dëgjoja herët, në kohën e regjimit të dhunës së epshme. Ashtu nën za, Prekë Ejlli, njeriu im i familjes që e kishte pasë mik fort të dashtun, e përcillte ndër ne jo rrallë emrin e Dom Ndresë. Sidomos kur biseda vinte për gjëra të mençura dhe gjithherë fliste me zjermi nderimi për të. Përtej frikës që sillnin asokohe përmendje si këto…!

Se të përmendje emrin e një meshtari, ishte njëlloj si të përmendje hebrenjtë tek nazistët. Ani pse meshtarët shqiptarë qenë atdhetarë me vepra dhe shumica, të ditur fort. Po ai e kishte pasë famullitarin e vet, në vitet e adoleshencës dhe qe mëkuar me ambëlsinë e lirikave të tij, të uratave të muzikueme ase katekizmit në vjersha.

Dom Ndreu qe i shquar mes meshtarëve edhe poetë, që e përdoronin një teknikë të tillë vjershërimi, kur lutjet në vargje shkruar prej mjeshtrash, po dhe të thjeshtëzuara, “muzikoheshin”, e kështu përcilleshin ndër besimtarë e në popull. Preka kishte njoftë e shijue faqe për faqe melodramat e tij; ndonjërën syresh kishte pasë rastin edhe me e pa në skenë, si “Ruba e kuqe”, e cila qe shfaqë në Shkodër me 1937.

E kështu, pamja imagjinare e poetit e autorit të shënjuem të melodramave, një gjini letrare fort në modë, asokohe, ishte vizatuar edhe tek unë si butësi e dituni, përzierë me ëmbëlsi e përvujtni. Masandej më vonë, takimet jo të rralla me zotni Lecin, kanë qenë sharmi i kujtimeve për Dom Ndreun-Poet. Rasti i do emocioneve të epërme, ka qenë ai i vitit 1994.

Zotni Leci, po përgadiste për botim një librin e tij për të: “Dom Ndre Zadeja-veprat”. Për të kjo punë do të fillonte si përshpirtje për njeriun e gjakut; zotni Leci ishte nipi i tij. E kështu, bashkë me veprën, do të thërmoheshin në libër edhe grimca jete të martirit…!

Vrasja e Dom Ndreut, qe përcjellë me dhimbje të madhe qytetëse në Shkoder. Aktorë amatorë të shoqnisë “Rozafat”, vijonin provat për shfaqjen e melodramës “Rozafa”, të autorit Zadeja. Lajmi i vrasjes ishte…gongu i mbarimit të shfaqjes, ende pa filluar. Puna u ndërpre. Seminaristi Mark Çuni, në atë frymë hartoi tekstin e nji kange me titull “O male pse s’ushtoni?”, që u kompozue prej seminaristit tjeter, Gjergj Lacaj…!

Autori i tekstit, dy vjet ma vonë do të pasonte fatin e poetit. Kurse autori i këngës, jetoi gjatë e muzikoi gjithashtu. Po elegjinë për Dom Ndreun, s’kishte guxuar ta hidhte në pentagram. Asnjëherë. Për fat, diçka prej saj ishte ende në kujtesën e tij. E atë ditë ajo, kujtesa e tij u vu në sprovë…!

Leci ia kishte mësy me bindje se kënga jetonte ende. Tek autori, ku tjetër…! Rasti më qe dhënë ta përjetoja edhe unë takimin e tyre të përmallshëm e… të përvajshëm. I kam parë të dy, ndonëse në moshë të madhe, të përloteshin si fëmijë. Gjergji, “i zënë në faj”, me vetveten.

– “Nuk kam mujtë me e shkrue kurrë, mor Lec edhe pse me vedi e këndojshe shpesh. Pa za, sigurisht, ma tepër si mërmërimë… Strofën e parë nuk e kam harrue. As refrenin…” – e kështu kanga u rishkrue aty për aty, tekst e muzikë. Edhe si një requiem për shpirtin e tij…!

Një poezi për poetin e pushkatuar, kishte pasë thurë edhe poeti Xhevat Kallajxhiu. Poezia qenka recitue prej vetë atij, dy javë më vonë, me 10 prill të atij viti, gjatë një ceremonie të përshpirtëshm në Kishën e Leuca-s, në Messina në Italinë e Jugut, në kujtim të poetit të vramë.

Kurse vajtojca Tina Marleci, kushrina e poetit, mbas vajtimit që kishte çu peshë mbarë zemrat e të pranishmëve me fjalët e zgjedhuna, të daluna prej dhimbjes së njëmendtë të shpirtit, i kishte zbërthye të vdekunit veladonin tek fyti e, të gjithë sa ishin kishin vërejtë se këmisha e tij, ishte e arnueme, atëherë ajo ka shpërthye në vaj sërish:

“I vorfën si Gurakuqi, Dom Ndre, vlla,/ K’mishen e arnueme me gjak, Dom Ndre vlla”!

Prej Shkodre, në Kishën e sh’na Rrokut në Shirokë. Në kujtim të Pader Anton Harapit, në vendin e të parëve të tij. Jozef Shiroka, aktori, stërnipi i tij, ishte prijësi e pritësi ynë atje. Se Pader Anton Harapit, ende nuk dihet se ku i prehen eshtrat. E nuk ka nji cak të mbramë ku me u lut për shpirtin e tij e, me përcjellë nderimin e meritueshëm për të./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit ...”/ Historia e trishtë e familjes Dosku

Next Post

“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku...”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it

Artikuj të ngjashëm

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës
Personazh

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

January 26, 2026
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Personazh

“Në gusht 1943, te zyra e shtypit komunist në Prefekturën e Beratit, që kontrollohej nga PKSH-ja, më ra në dorë një letër e firmosur nga ‘Shpati’, Enver Hoxha, ku thuhej…”/ Dëshmia e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

January 26, 2026
“Rumenë, shqiptarë, grekë, sllavë, latinë etj., e trajtojnë dhe e respektojnë si bashkëqytetaren e tyre të palodhur Dora d’Istrian, sepse…”/ Historia e panjohur e princeshës së famshme me origjinë shqiptare
Personazh

“Rumenë, shqiptarë, grekë, sllavë, latinë etj., e trajtojnë dhe e respektojnë si bashkëqytetaren e tyre të palodhur Dora d’Istrian, sepse…”/ Historia e panjohur e princeshës së famshme me origjinë shqiptare

January 25, 2026
“Në Berat isha në një klasë me Margarita Tutulanin, ajo ishte shumë e bukur dhe Namik Mehqemeja, Resul Dollani, Vangjel Myzeqarin etj., ishin dashuruar pas saj,…”/ Dëshmia e rrallë e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja
Personazh

“Në Berat isha në një klasë me Margarita Tutulanin, ajo ishte shumë e bukur dhe Namik Mehqemeja, Resul Dollani, Vangjel Myzeqarin etj., ishin dashuruar pas saj,…”/ Dëshmia e rrallë e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

January 25, 2026
“Dora d’Istria është pranuar nga shumë akademi të Europës, Azisë së Vogël, si dhe antare nderi e shoqatës Arkeologjike të…/ Historia e panjohur e princeshës me origjinë shqiptare, në qytetërimin europian
Personazh

“Dora d’Istria është pranuar nga shumë akademi të Europës, Azisë së Vogël, si dhe antare nderi e shoqatës Arkeologjike të…/ Historia e panjohur e princeshës me origjinë shqiptare, në qytetërimin europian

January 25, 2026
“Ndodhej në Vjenë kur i thanë se dy anët e tunelit të Semmeringut nuk ishin takuar, ndoshta nga një lajthitje apo me qëllim e teknikëve…”/ Historia e trishtë e projektuesit të famshëm me origjinë shqiptare
Personazh

“Ndodhej në Vjenë kur i thanë se dy anët e tunelit të Semmeringut nuk ishin takuar, ndoshta nga një lajthitje apo me qëllim e teknikëve…”/ Historia e trishtë e projektuesit të famshëm me origjinë shqiptare

January 22, 2026
Next Post
“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku…”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it

“Në Kosovë diçka po zien, por në çfarë mënyre do shpërthejë, nuk dihet, kurse Fadil Hoxhës i kanë dërguar letra anonime, ku...”/  Zbulohet dokumenti i Sigurimit, 6 muaj para demonstratave të ‘81-it

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme