• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, October 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Si mik me Konicën, i lindi kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh…”/ Historia tragjike e piktorit të famshëm Paul Nocquet, ku punët e tij si “Gratë e Sulit”, etj., janë në Luvër

Nga Efthim Dodona

Pjesa e parë

Memorie.al / Vepra madhore e Faik Konicës “Albania”, përbën monumentin më të madh kulturor kur ajo shkruhej (1897 – 1909), duke përfshirë fusha të ndryshme të saj: folklor, vjersha, tregime, kritikë letrare, sprova të ndryshme për poetë e shkrimtarë, gjuhëtarë, kompozitorë, histori, pasqyra të shtypit dhe ngjarjet kalendarike rrjedhëse. Në këtë revistë flitet për ekspozita piktorësh të huaj, që paraqesin pamje nga Shqipëria, siç është ajo e hapur në Mynih më 1900, apo piktura “Gratë e Sulit”, e piktorit Ari Shefer, që ndodhet në muzeun e Luvrit në Paris. Këta piktorë janë trajtuar gjerësisht nga Profesor Ferit Hudhri, në vepra të ndryshme të tij.

NJË TRIM MALËSOR

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse…”! / Refleksionet e studiueses së njohur

“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Faik Konica, duke qenë pjesë e elitës kulturore të vendeve ku punonte: Belgjikë, Francë, Rumani, Angli, Amerikë, njihej me shumë figura të spikatura, siç është miqësia e tij e ngushtë me poetin francez, Apoliner.

Kur botonte në Belgjikë revistën e tij “Albania”, pasi mbaroi vëllimin e parë A (mars 1897-prill 1898) dhe filloi vëllimin e dytë B (qershor – dhjetor 1898), Konica shkruan: “Krye fytyra e korës na rrëfen një trim malësor, qi mposhtet mi një bibël e, mi fytyrën e të madhit Skënder-bek; e dielli i ri i çkëlqen mi kokë, si një dëftim që zu të ndritet edhe Shqipëria”.

Në pjesën frëngjisht shton: “stemën familjare të të cilit e shohim që del në pah, në një qoshe muri: një shqiponjë me dy kokë të rrethuara si me kurorë, në një fushë të artë, që ka sipër një stemë të vogël në formë trekëndëshi me yll. Poshtë shkruhet Gjergj Kastrioti i thanun ‘SKANDERBEG’.

Origjinali i kësaj balline është një tablo e bukur e punuar në vaj, riprodhimi i hershëm i së cilës në zinko-gravurë ka pakësuar, madje, ka zhdukur disa hollësi. Pas botimit të disa numrave, ballinat tona do t’i gdhendim në një ndërmarrje të Londrës”.

Më poshtë shpjegon se ky piktor është Pol Nokeja (Paul Nocquet) i cili zbukuron koren dhe faqen e parë të së përkohshmes dhe që është një prej mjeshtërve më të njohur të Belgjikës, i cili punon mbi kriprë (bakër) e mbi gur fytyra njeriu. Megjithëse i ri, 22 vjeç, shumë shpejt Pol Noke bëhet i njohur në Belgjikë, madje ka fituar çmimin e madh të Akademisë të Mjeshtërive të Bukura të Brukselit. Duke qenë mik me Faik Konicën, atij i lind kureshtja për të vizituar Shqipërinë dhe për të nxjerrë disa tipa shqiptarësh.

Piktura e sjellë këtu nga lënda që përmban dhe hollësi të veçanta të historisë të Shqipërisë, është kryer nën ndikimin e Faik Konicës. Konica, vërtet nuk ka qene piktor, megjithëse e kuptonte mirë atë, sikundër muzikën dhe artet e tjera, por pikërisht këto piktura të sjella këtu, janë përshkruar prej tij me hollësitë dhe gjykimin e një njohësi të mirë të kësaj gjinie.

MBJELLËSI I FARËS

Piktura tjetër që ndodhet në faqen e parë, “na rrëfen një bujk të ri qi mbjell farën e mirë në tokë, si mëmëdhetari i vërtetë mbjell qëllimin e shëntëruar në mënde të vëllezërve tij”, kurse për lexuesin në gjuhën frënge, Konica jep një shpjegim më të plotë: “Ballina e faqes së parë paraqet një mbjellës, lëvizja madhështore e të cilit zgjerohet sipër brazdave; format e trupit janë të ashpra, por tiparet e fytyrës janë të hijshme dhe koka ka peshën melankolike të mendimtarit;

Sepse, nëse toka ia shtrëngon muskujt për të bërë një punë të vështirë që s’kërkon shumë hijeshi, nga ana tjetër, ai zbulon gjithë madhështinë e kursyer të peizazhit ku ai lëviz dhe, po kështu, edhe bukurinë e dobishme të punës së tij dhe, lëvizja e tij e harmonishme duket sikur i jep ritëm një ëndrre… Ky është një simbol që do t’u pëlqejë të gjithë shqiptarëve të dëshiruar e që shqetësohen për të mbjellë në tokën e lindjes pak paqe, dituri dhe mirëqenie”.

MIKUT TIM…

Edhe kjo pikturë është vizatuar nga piktori Pol Noke, emri i të cilit duket qartë në cepin e majtë të saj P. Nocquet, ndërsa në të djathtë me dorën e tij shkruan: “A mon ami Faïk beg Konitza”, (mikut tim Faik bej Konicës). Pra “mikut tim”, tregon që ata njiheshin dhe ishin miq, bashkëmoshatarë, Faiku i datëlindjes 1876, Nokeja i 1877-ës dhe në vitin që kryhet piktura më 1899, janë 23-22 vjeçarë.

Për të dy është fillimi i një rruge të madhe artistike. Të dyja pikturat e paraqitura janë fryt i bashkëpunimit të ndërsjelltë ku njëri hidhte idenë, përshkruante hollësitë e ngjarjes (F. Konica), kurse Nokeja i pikturonte ato me frymëzim, duke i ngritur me art idetë e Konicës.

JETA E PIKTORIT NOKE

Pol Nokeja lindi më 1877, në Ukle pranë Brukselit. Ai rridhte nga një familje me origjinë frënge. Në moshën 17 vjeçare, hyri në shkollën e Arteve të Bukura të Brukselit. Më 1900 fitoi konkursin për skulpturë dhe mori një çmim me vlerë 10 mijë franga, që jepen çdo vit, dhe që e lejonte të qëndronte në Paris.

Në vitet 1901-1902, hapi një ekspozitë të vetën në sallonin e Parisit dhe u zgjodh anëtar i tij i përhershëm, që do të thotë se juria detyrohej të pranonte të ekspozonte veprat e tij. Pa mbushur ende 25 vjeç, emri i tij u bë shumë i njohur.

Në vitin 1903 shkoi në Nju Jork, për të bërë ca vepra të porositura, zuri atje shumë miq ndër të cilët dhe presidentin Ruzvelt dhe vendosi të qëndrojë aty përfundimisht. “Një nga kohëshkimet më të dashura të Nokesë, ishte fluturimi në erë me balonë. Kishte bërë shpesh fluturime të guximshme, shumë të përfolura nga gazetat”.

Fluturimi i fundit me balonë, do të ishte fatal! Më 3 prill të vitit 1906, u ngrit nga Nju Jorku në drejtim të ishullit Long Island, një udhëtim i çuditshëm…! Mjerisht kur zbriti ishte natë dhe duke ecur këmba dorazi për të arritur në qendrën më të afërme ku dukeshin dritat, humbi dhe vdiq nga lodhja, duke kërkuar rrugët nëpër të çarat e shkëmbinjve anës detit, më 4 prill 1906″.

HUMBJA

U shua një jetë e re 29 vjeçare e një njeriu me talent, e një karakteri të veçantë që ishte mik i Faik Konicës dhe dashamirës i Shqipërisë. Vdekja shkaktoi jehonë të madhe. Shtypi i kohës i Nju Jorkut, Belgjikës, i kushtuan vëmendje të veçantë kësaj vdekjeje sa tragjike, aq dhe madhështore.

Këtë jehonë tragjizmi dhe karakteri e sjell Faik Konica në revistën e tij “Albania”, duke shkruar një sërë artikujsh në shqip dhe frëngjisht. Pikërisht nga nekrologjia e Nokesë, mësohen shumë hollësi të jetës së tij si dhe të marrëdhënieve të ngushta që kanë patur midis tyre.

KONICA DHE LAMTUMIRA

Në kryeartikullin e shkruar në gjuhën shqipe nga Londra më 4 prill 1907, Faik Konica thotë: “Sot, 4 prill 1907, u bënë dymbëdhjetë muaj që kur vdiq i shtrenjti im mik, i çkëlqyeri skulptor Pol Noké. Me që shumë Shqiptarë e njohën e me që krye-fytyra e ‘ALBANIËS’ e tanishmia, si edhe më e përparëshmia është vepër e tija, marr këtë shkak për të përmendur te e Përkohëshmja jetën e këtij artisti zëmër lartë, të cilin e njoha po thua që nga djalëria”.

Dhe më poshtë shton: “Me karakterin e dreqtë dhe të lartë që kish, nuk është çudi që të gjithëve sa e kishin njohur, i u-vajtua zemra. Gazetat thoshin se, kur e shpunë në varr, lot rridhnin nga syt’ e të gjithëve. Më 24 të prillit 1906, një komitet nënë kryesië të nderit të Presidentit Rusvelt, të Z. Zhuseran, ambasadorit të Fransës, edhe të baronit Monshër, bailozit të Bëlgiës, përmblodhi 57 nga veprat e tija, për një dëftesë të botëshme.

Është për të vënë ’re se në letër të funtme që më dërgoi, të shkruar në Nju Jork, më 16 të marsit 1906 (pra 19 ditë para vdekjes-ed), i mjeri im mik fliste gjer’ e gjatë përmi vdekjen, e cila, për ’të, nuk ish larg”.

Pra vdekja nuk ishte larg…! E dinte që do të vdiste…! Në trupin e tij u gjet testamenti ku shkruhej: “Emri im është Pol Noke, me profesion skulptor” dhe i lutet kunatit të tij, që të lajmërojë mëmën e cila jetonte në Bruksel, se gjithçka i “përket asaj dhe motrës sime, që jeton me të”.

Në artikullin e shkruar nga Londra më 5 prill 1907 në gjuhën frënge, Konica thotë: “U mbush një vit nga dita kur vdekja tragjike i dha fund, më 4 prill 1906, jetës plot gjallëri dhe të shkëlqyer të skulptorit të ri Pol Noke. Nuk më takon mua që të vlerësoj këtu artistin, i admiruar nga disa dhe i sulmuar nga të tjerët, por që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Unë do të flas vetëm për njeriun.

Një miqësi e gjatë, që ka filluar gati që nga fëmijëria, më kishte bërë deri në çastin e tij të fundit njeriun e besueshëm të mendimeve të tij vetjake; përveç kësaj ‘ALBANIA’ i është borxhli Nokesë, për ballinat e ndryshme me të cilat ajo është zbukuruar herëpashere, dhe për këtë arsye mund të themi që ai ishte një nga bashkëpunëtorët e parë të kësaj reviste; me një fjalë, shumë nga lexuesit e mi kanë patur rastin ta njohin Nokenë. Kemi plot arsye që përligjin futjen te ‘ALBANIA’ të këtyre shënimeve, të shkruara shpejt e shpejt në këtë përvjetor që na shkakton aq shumë hidhërim.

Karakteri i Nokesë nuk ishte nga ata që në fillim të joshin dhe kur i studion më mirë nuk i pëlqen më. Me të është pikërisht e kundërta. Pamja e jashtme e karakterit të tij mund të kishte diçka të neveritshme; por me të kapërcyer pragun, habiteshe kur gjeje një pjesë të brendshme që kontrastonte shumë me fasadën.

Thënë copë, një mendje e mprehtë, vrazhdësi, njëfarë cinizmi të shtirë, mospërfillje për rregullat, përbuzje për dinjitetin e rremë dhe për ata njerëz hijerëndë që kujtojnë se janë seriozë nga që janë solemnë: ja Nokea, ashtu siç u duket atyre që e njohin vetëm në sipërfaqe.

Por ata që kanë studiuar thelbin e karakterin e tij, kanë dëshmuar për cilësitë e tij të mrekullueshme nga të cilat më shumë binin në sy drejtësia e lartë dhe një bujari që mund t’i bënte ballë çdo gjëje. Ndihmonte artistët e varfër, madje edhe pse vetë gjendej në luftë me vështirësitë materiale. Ai nuk e kishte njohur kurrë ndjenjën meskine të smirës profesionale.

Dihet që artistët shpesh s’kanë kulturë letrare. Pol Noke ishte një përjashtim fatlum nga rregulli. Midis gjithë poetëve, ai deshte me zjarr Shellin. Dhe meqë ra fjala për këtë admirim të veçantë, është e çuditshme kur vë re se vdekja e poetit anglez dhe e tij, që erdhën papritmas pikërisht në të njëjtën moshë, shëmbëllejnë shumë përsa u përket rrethanave.

Bashkë me skermën dhe golfin, fluturimi me aerostat ishte çlodhja që i pëlqente më tepër Nokesë. Por fluturimi me aerostat (ballon), fillimisht një zbavitje për të kaluar kohën, arriti të bëhej për të një subjekt studimi pasionant. Shpirti i guximshëm dhe temperamenti i hedhur i Nokesë, gjenin kënaqësi në këtë lojë të rrezikshme.

“Përse, – më shkruante ai në përgjigje të një letre, ku unë e këshilloja të tregohej më i matur, përse fantazma e vdekjes të vijë të më helmojë gëzimin që provoj kur hip në balon?… Vdes si në rrugë ashtu edhe në ajër; dhe sido që ta marrësh, për deri sa më në fund vdes, mua më pëlqen më shumë ana tragjike e vdekjes me ballon, se sa të vdesësh ngadalë në një shtrat në mes të tymrave të neveritshëm të ilaçeve”! Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Emin Biçaku nga Qarrishta, në 1944-ën, orientoi Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, por pas mbarimit të Luftës, ata...”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste

Artikuj të ngjashëm

“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse…”! / Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

October 13, 2025
“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
Personazh

“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

October 12, 2025
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

October 9, 2025
“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

October 8, 2025
“Nga Fejziu, ministri Zogut që u pushkatua me ‘Gjyqin Special’, te i biri, Rizai, i diplomuar në Oksford, që e varën në litar në Kuçovë dhe…”/ Historia tragjike e sagës Alizoti
Personazh

“Regjimi i Zogut e burgosi Fiqriun si komunist, kurse regjimi komunist e dënoi me 25 vite burg si fashist, kurse në të vërtetë, ai ishte…”/ Historia  publicistit të famshëm, i diplomuar në Sorbonë

October 4, 2025
“Kur në Durrës inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër, Petriti e mbrojti hapur, duke rrezikuar veten e familjen…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit nga Shijaku, që vdiq në aksident në Itali

October 2, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme