• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, October 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur
“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur
“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur
“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

  – Analiza e detajuar e Selami Zallit, mbi dosjen e Martin Camajt dhe manipulimin e dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit –

Memorie.al/ Gjatë një simpoziumi me temë “Martin Camaj, 100 vjetori në kujtesën kolektive”, të mbajtur para pak ditësh (9 tetor 2025) në Hang-Art (ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”), nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, e drejtuar nga znj, Alda Bardhyli, ndërmjet pesë lektorëve që referuan kumtesat e tyre, (Lira Pipa, Enkeleida Kapia dhe Altin Hoxha), ishte dhe z. Selami Zalli, drejtori i Drejtorisë së Informacionit, pranë institucionit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili në cilësinë e studiuesit të lirë, paraqiti një analizë të thelluar, mbi disa aspekte të manipulimit të dosjes së Martin Camajt, duke e vendosur këtë rast në një kornizë më të gjerë të funksionimit të mekanizmave të Sigurimit të Shtetit, në periudhën 1944–1990.

Në fillim të kumtesës së tij, z. Selami Zalli (jurist dhe historian, magjistër i Shkencave Politiko-Juridike, Universiteti i Prishtinës), theksoi ekzistencën e tre linjave të mendimi lidhur me çështjen nëse Martin Camaj ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, duke bërë prezente ekzistencën e tre linjave mendimi:

  1. Martin Camaj ka qenë bashkëpunëtor(B.p.).
  2. Ka qenë dhe nuk ka qenë. Një qëndrim i paqartë, i kamufluar përmes shprehjes: “Ai ikte dhe nuk i përgjigjej Sigurimit? Kjo linjë vlerësohet nga z. Zalli, si më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja, pasi përpiqet të vendosë e mbajë brenda kufijve të legjitimitetit, veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit;
  3. Martin Camaj nuk ka qenë bashkëpunëtor dhe dosja e tij ka qenë e manipuluar.Për këtë linjë, ai zhvilloi një paraqitje të zgjeruar dhe të mbështetur në argumente, me qëllimin për të hedhur dritë mbi këtë qëndrim, duke u mbështetur në analiza të natyrës dokumentare, procedurale dhe historike.

E veçanta e këtij prezantimi ishte qartësimi i akuzave dytësore të anashkaluara në diskutimin e derisotëm, por të rëndësishme dhe më të rënda, që figurojnë në dosjen e ish‐Sigurimit të Shtetit, ku Martin Camaj, paraqitet edhe si poli-agjent. Më konkretisht si; “agjent jugosllav”, “agjent gjerman” dhe “agjent amerikan”. Gjithashtu trajtoi një fakt që nuk ishte analizuar më parë dhe nuk ishte bërë publik: ekzistenca e dy pseudonimeve kontradiktore që i atribuohen Martin Camajt, të cilat janë “Bregu i Kuq” dhe “Miloti”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë  

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

Qasja e Z. Zalli, dalloi për një analizë të thelluar dhe të strukturuar të kuadrit institucional dhe rregullator, duke mos u kufizuar në një lexim të thjeshtë të dokumenteve, por duke i shqyrtuar ato në dritën e kontekstit politik dhe ideologjik të kohës. Sipas tij, për të kuptuar drejt natyrën e akuzave ndaj Martin Camajt dhe karakterin e dosjes së tij, është e domosdoshme të merren parasysh disa faktorë themelorë:

  • Mangësitë ligjore dhe institucionale që karakterizuan periudhën 1944–1948;
  • Ndikimet e drejtpërdrejta të shërbimeve jugosllave OZNA-UDB në ndërtimin dhe funksionimin e aparatit të Sigurimit të Shtetit;
  • Procesi i formalizmit të këtij aparati pas vitit 1948, përmes Platformave Politike dhe Organizative të miratuara nga PPSH-ja, që e vendosnin nën kontroll të rreptë të organeve më të larta të Partisë.

Pas një përshkrimi të shkurtër të situatës politike dhe legjislacionit të kohës, ai kaloi në analizën e Platformave dhe Rregulloreve të OSSH-së, me fokus të veçantë te procedurat për marrjen në përpunim të individëve (duke përfshirë ndryshimin e statusit nga “brenda” në “jashtë”), si bashkëpunëtorë (B.p.), mënyrën e arrestimeve, cilësinë e të pandehurit dhe veprime të tjera operative.

Sipas z. Zalli, përfundimet e Plenumit të XI-të të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare dhe Kongresit të I-rë të PKSH-së në nëntor 1948, evidentuan jo vetëm gjendjen dhe gabimet brenda këtij sektori, por edhe faktin se shumë prej akteve, kryesisht për shkak të përdorimit të formave dhe metodave të papërshtatshme të punës, sipas modelit jugosllav.

Këto faktorë kontribuuan në transformimin e shtetit në një shtet policor, çka reflekton se dosjet dhe akuzat, përfshirë edhe rastin e Martin Camajt, nuk mund të kuptohen dhe vlerësohen drejt pa u marrë parasysh konteksti i gjerë, i manipulimeve dhe shkeljeve sistematike që karakterizuan atë periudhë e në vijim.

Duke u bazuar në këtë analizë të boshllëqeve dhe mangësive në periudhën 1944-1948, z. Zalli kalon më pas në prezantimin e Platformave Politike dhe Organizative të Sigurimit të Shtetit, të miratuara në vitet 1948 dhe 1958. Këto platforma theksojnë rolin e PPSH-së si forcë e vetme udhëheqëse, si dhe detyrimin për dokumentimin e veprimeve të Organeve të Sigurimit të Shtetit, përmes raporteve dhe administrimit të bashkëpunëtorëve.

Një element kyç i këtyre platformave ishte edhe kontrolli i rreptë dhe centralizimi i veprimtarisë së Sigurimit, vetëm në organet më të larta të Partisë: Komitetin Qendror, Sekretariatin e Komitetit Qendror dhe Byronë Politike. Ky centralizim reflekton përpjekjet për të formalizuar dhe kontrolluar një sistem që siç u theksua më parë, kishte qenë i ndikuar nga praktikat jugosllave dhe kishte shfaqur shkelje dhe abuzime të shumta gjatë periudhës së parë pas luftës.

Të gjitha këto elemente dolën në pah përmes një analize të kujdesshme dhe të strukturuar nga z. Selami Zalli, i cili, veçanërisht në pjesën përmbyllëse të kumtesës së tij, u ndal jo vetëm tek mekanizmat formalë të funksionimit të ish-Sigurimit të Shtetit, por edhe kontekstin politik dhe ideologjik që i përcaktoi ato.

Ajo që e veçon trajtimin e tij është qasja kritike dhe krahasuese ndaj burimeve, duke theksuar se kuadri institucional dhe veprimet konkrete të strukturave të Sigurimit, nuk mund të shkëputen nga linja politike e kohës dhe ndikimet e huaja, sidomos ato jugosllave në fazën fillestare.

Përmes kësaj metodologjie, z. Zalli nuk kufizohet në një përshkrim të thatë dokumentesh, por ndihmon në ndërtimin e një kuptimi më të thelluar mbi mënyrën se si u instalua kontrolli ideologjik dhe institucional, si dhe mbi pasojat afatgjata që ky sistem pati në raport me të drejtat e individit dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Në këtë kuadër, ndalet më tej në trajtimin e strukturës së brendshme të mekanizmit të rekrutimit të bashkëpunëtorëve, duke analizuar me hollësi procedurat, hapat dhe dokumentacionin përkatës. Një ndër elementët e theksuar është nënshkrimi i detyrueshëm i Deklaratës Speciale të Bashkëpunimit dhe Mos dekonspirimit, si një akt që formalizonte lidhjen me strukturat e Sigurimit.

Po ashtu, proceset e seleksionimit apo të asgjësimit të dokumentacionit, me vendim të një Komisioni të Posaçëm dhe shoqëroheshin me proces-verbale dhe lista të veçimit, duke kaluar përmes një zinxhiri të mirëpërcaktuar protokollesh. Theks të veçantë i është dhënë edhe detyrimit të Punëtorit Operativ, për të mbajtur kontakte të rregullta me agjenturën, për të përpiluar raportin përkatës dhe për ta përfshirë atë në dosjen e bashkëpunëtorit, duke e raportuar më pas tek eprori i tij.

Ndërkohë, në aspektin e hetimeve dhe ndalimeve, z. Zalli vë në dukje futjen e elementëve të rinj si; “ndalimi 3-ditor” apo “arresti i fshehtë” dhe kompetencën për kryerjen e tyre. Në këtë mënyrë, Zalli ndërton një kuadër të qartë analitik për të kuptuar jo vetëm natyrën e dosjes së Martin Camajt, por edhe mënyrën se si aparati i Sigurimit funksiononte në kushtet e një shteti që sapo kishte dalë nga lufta dhe po kalonte në një fazë të thellë ideologjizimi dhe centralizimi politik.

Në funksion të zbardhjes së rastit dhe për të vlerësuar autenticitetin e dosjes në fjalë, u theksua se dosja e Martin Camajt, paraqet mungesa të theksuara në përmbajtjen e saj dokumentare. Dokumentacioni standard që, sipas praktikës dhe rregulloreve operative të kohës, duhej të ndodhej në fashikullin përkatës, mungon në mënyrë të pajustifikueshme.

Këto mungesa lidhen me:

Dosje të detyrueshme si: Dosje Kërkimi, Dosje të Arratisurit, Dosje Fashikull (formulare), Dosje Personale, Dosje Pune, etj. Të shoqëruara me kartelën përkatëse tip të regjistruar në kartotekë. Në mungesë të këtyre, duhej të ekzistonin dokumente justifikuese si: Vendim veçimi, Proces-verbal asgjësimi (trajtë bibliografie). Por edhe këto mungojnë. Këto boshllëqe strukturore dhe dokumentare, janë indikatorë të parë të mungesës së autenticitetit të dosjes dhe ngrenë dyshime serioze për manipulim të mëvonshëm të saj.

Shqyrtimi i vetmi disa akteve konkrete dhe mospërputhjeve në dosje

Pas analizës së kuadrit dokumentar të pritshëm, vëmendja u përqendrua te disa elementë konkretë në dosjen ekzistuese të Martin Camajt, të cilët dëshmojnë për parregullsi procedurale dhe juridike.

Proces-verbali i pyetjes si i pandehur

  • Nuk ka çështje penale të regjistruar;
  • Nuk ekziston “letër rreshtimi” (vendim arresti);
  • Personi cilësohet “i pandehur”, pa ndonjë vendim, propozim apo ekzekutim të dokumentuar;
  • Mungon urdhri i lirimit.

Parregullsi formale:

  • Cilësimi i paqartë i subjekteve;
  • Nënshkrime të munguar ose të vendosura në mënyrë jo të rregullt;
  • Proces-verbali që duhet të konsiderohej si material detyrues, nuk ndodhet në dosjen personale përkatëse;
  • Përmbajtja e dokumenteve nuk përputhet me fabulën e ndërtuar në dosje dhe me figurat e përmendura, si Gjon Destanishta, pas arratisjes.

Përpjekja për krijimin e një vijimësie artificiale të dokumentacionit

Në aspektin kohor, dokumentet marrin një farë rregulli vetëm pas vitit 1958, ku mund të identifikohen:

  • Kërkesë për verifikim në kartotekë: 10.11.1958, (rezulton negativ)
  • Vërtetim dhe riverifikim në kartotekë: 11 dhe 19.11.1958, (përsëri negative)
  • Vendim për hapjen e dosjes: 10.11.1958,
  • Miratime të ndryshme nga drejtuesit e degëve përkatëse (1959),
  • Vendim për marrje në përpunim 2A: 15.01.1972,
  • Vendim për arkivim: 14.01.1992.

Kjo vijimësi, ndonëse formale, nuk mund të mbulojë boshllëqet e periudhës pararendëse dhe as të justifikojë mungesën e dokumenteve themelore me theks të veçantë tek ato dokumente që mungojnë në 1958-ën dhe tani figuron se qenkan krijuar në 1948-ën…?!.

Nëpërmjet ilustrimit të dokumenteve të paraqitura si “thelbësore”: nënshkrimeve dhe një ballafaqimit me letërkëmbime private, në kushte normale e jetësore. Vend të veçantë në analizë zë shqyrtimi dhe përballja e dokumenteve që pretendohet të provojnë lidhjet me Sigurimin:

Deklarata të supozuara 

Deklarata e B.p., Formular (me vlerën e kartelës), Proces-verbali i pyetjes si i pandehur, Letërkëmbimi me Rexhep Krasniqin (1971–1986), Letërkëmbimi me Mustafa Krujën (1954), Artikulli që konsideron shkrimin e Camajt si, “vijë melodike – në fakt xhaz (thepa, thepa)”. Edhe këto elementë janë të fragmentarizuar, të papërputhshëm në aspektin kohor dhe përmbajtësor me pjesën tjetër. Për të vazhduar me zbërthimin e akuzave si poli-agjent;

Analizë e akuzës si agjent jugosllav

  • Largimi dhe divorci nga Jugosllavia me mundësinë e parë,
  • Moslejim vizitash në Kosovë,
  • Pengim i veprës, “Shenjzat” në Jugosllavi (censura),
  • Përmbajta e veprës e krijimtarisë në rrafshin kombëtar,
  • Lidhjet me inteligjencën dhe investimi për shkollim të elementit shqiptar,
  • Shkollimi dhe pushimet për studentët emigrant në gjithë kampin socialist.

Analizë e akuzës si agjent gjerman

  • Përgjigja e autoritetit Gjerman të Dosjeve,

Analizë e akuzës si agjent amerikan;

  • Raporti i informatorit nga Anglia (i pa sprovuar …?!)
  • Vetëm pak faqe më pas merret, trajtohet e sërviret si i vërtetë kjo informatë.

Ekzistenca e dy pseudonimeve

  • “Bregu i Kuq” & “Miloti” në faqen (55) pa titull.

Trajtimi i B.p., sidomos i atyre “tradhtar”;

  • Djegie,
  • Mbajtje në lidhje formale,
  • Ndëshkim,
  • Dekonspirimi (demaskim publik si B.p) në asnjë rast, çështje besimi në Rregullore.
  • Fotoja dyshe në dosje…?!
  • Foto të subjektit e marrë nga gazeta në vitin 1973, e cila nuk përkon me kohën e pretenduar të themelimit të dosjes?!

Parregullsitë në inventarët

  • Inventari dhe lista e punëtorëve operativ, pa datë dhe pa respektuar rregullat për mbajtjen e Evidencës,

Konstatohet shkëputje e gjatë kohore e informacionit, …, figurojnë 2 punëtorë operativë, … kemi më tepër se dy lloje të kali-grafive?!,

Shkrime të njëkohshme, ndërkohë që shkrimet (shënimet) në inventarë dhe evidence, rregullisht duhet të ishin bërë menjëherë etj.

  • Ndonëse dosja ka inventar dhe faqet mbajnë nga 2 numra(20-23…, nuk figuron në dosje ndonjë vendim veçimi, seleksionimi e proces-verbal asgjësimi.

Pasaktësitë në emra vendesh e njerëzish (të vetë subjektit)

Duke e mbyllur me një ekspoze dhe konstatim se kjo nuk është dosja e vetme e manipuluar, duke sjellë e bërë prezente disa mënyra të manipulimit të dosjeve tej këtij rasti;

  • Me një shënim duke shkruar emrin në regjistër agjenture,
  • Me ndërtimin e një kartele,
  • Me një kapak dosje, duke e emërtuar dosje “pune” ose “personale” për të kulmuar me pasqyrim në kapak të emërtimit, dosje “pune dhe personale” së bashku (rasti “N…”), si dhe nëpërmjet shënimit në kapak për dosje ndjekje, pseudonimin e ndjekjes të shoqëruar me emrin e personit që ndiqet, e cila duke mos u lexuar e kuptuar thelbin e saj, krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me bashkëpunëtor rasti “C….”, etj.

Përmbledhje analitike dhe Përfundim mbi dosjen e Martin Camajt

Analiza e dosjes së Martin Camajt, nxjerr në pah mungesa të theksuara dokumentare dhe parregullsi serioze procedurale, që e vënë në dyshim autenticitetin e saj. Mungojnë dosje bazë si ajo personale e punës, kartela, regjistri, dosja e kërkimit dhe e të arratisurit, si dhe dokumente justifikuese për mungesën e tyre.

Po ashtu, dokumentet ekzistuese paraqesin inkoherencë, nënshkrime të dyshimta, dhe akte që nuk përputhen me rregullat ligjore të kohës në vijimësi. Akuzat për bashkëpunim me shërbime të huaja, janë të pambështetura dhe shpesh nga burime dokumentare të dyshimta. Ndërhyrjet e mëvonshme në dosje vërehen në formën e ndryshimeve të kaligrafisë, përdorimit të pseudonimeve të paqarta dhe përfshirjes së materialeve jashtë kontekstit kohor.

Përfundim:

Dosja e Martin Camajt nuk mund të konsiderohet autentike dhe e besueshme. Ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim ndërtimin e një narrative të rreme për ta etiketuar si bashkëpunëtor. Ky rast dëshmon për praktikat e përbaltjes, censurës dhe frikës ideologjike që regjimi i kohës ushtronte ndaj figurave të rëndësishme të kulturës shqiptare, të cilat në sajë të kapacitetit e asaj që përfaqësonin i konsideronte rrezik për pushtetin.

“Censura dhe përbaltja janë shprehje të frikës”. Ky konstatim sintetizon më së miri thelbin e rastit Camaj dhe shumë të tjerëve si ai. Sa më sipër, pasqyruam në këtë shkrim, sipas z. Selami Zalli, kumtesa e tij në këtë simpozium, ishte vetëm një trajtë e shkurtuar, (aq sa lejonte minutazhi i përcaktuar nga stafi organizues), pasi në ditët në vijim, ai do bëjë publike një studim të gjatë dhe shumë të zgjeruar lidhur me të ashtuquajturën “dosje të Sigurimit të Martin Camajt”, me një analizë të thellë e të plotë, me të gjitha rastet, në një monografi, për të cilën ka punuar prej vitesh / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe...”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi

Next Post

“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse...”! / Refleksionet e studiueses së njohur

Artikuj të ngjashëm

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë   
Art & Kulture

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë  

October 10, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

October 6, 2025
“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato   
Art & Kulture

“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato  

October 4, 2025
“Disa varre të vjetër, me krye-shkrime greqishte, na vërtetojnë se popullsisa serbe e Prizrenit, është në realitet, një popullsi shqiptare-rumune…”/ Reportazhi i panjohur i Mitrush Kutelit, në 1943-in
Art & Kulture

“Disa varre të vjetër, me krye-shkrime greqishte, na vërtetojnë se popullsisa serbe e Prizrenit, është në realitet, një popullsi shqiptare-rumune…”/ Reportazhi i panjohur i Mitrush Kutelit, në 1943-in

October 5, 2025
“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe   
Art & Kulture

“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe  

October 3, 2025
“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka
Art & Kulture

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka

September 26, 2025
Next Post
“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse…”! / Refleksionet e studiueses së njohur

“Kur pashë se atij lëmshi aq të ngatërruar psikologjikisht, pasi shkruante se; ‘Fishta e mërzit si poet’, apo ‘Çabejt i ka mbetur ora në Vjenë’, etj., nuk iu përgjigja, sepse...”! / Refleksionet e studiueses së njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme