• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!
“Ja njerëzit që hyjnë e dalin në shtëpi dhe zyrën e Tukut, kurse shoferi e kuzhinieri i tij, thonë…”/ Denoncimi i Gac Mazit dhe raporti i Zv/Drejtorit të Sigurimit, Zoi Themeli
“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!
“Nga përzgjedhja e kandidatëve, te lëndët dhe praktika mësimore në Degët e Brendshme…”/ Historia e panjohur e Shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme
“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

Nga Spiro Nakuçi

Memorie.al / Për herë të parë, “Shkolla e Agjenturës”,  (kursi i Zbulimit) me afat 3-vjeçar, u hap me Urdhrin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, gjeneral – leitnant Kadri Hazbiu, Nr. 229, datë 6. 8. 1965. Sipas përllogaritjeve përkatëse financiare, ky kurs 3-vjeçar, për përgatitjen e 35 kuadrove të rinj zbulues, me një trajtim financiar si oficerë të kategorisë së V-të në atë kohë, veshmbathje civile e sportive, ushqim, bazë materiale didaktike dhe mbështetje teknike e logjistike etj., kapte shumën totale prej 12.236.610 lekë…,e përcaktuar kjo, në pasqyrën përmbledhëse të shpenzimeve për këtë kurs 3-vjeçar të firmosur nga kreu i shërbimeve të fshehta të Zbulimit të Jashtëm Politik në atë kohë, gjeneral -leitnant, Zoi Themeli, më 5. 8. 1965.

Urdhri i gjeneral -leitnant, Zoi Themelit, për përgatitjen e kuadrove të rinj zbulues

“Sot, Zbulimi i Shtetit, politik apo ushtarak të ristrukturuar, ka të tjera synime dhe objektiva…! Ajo ç’ka mbetet ende edhe sot e pandryshuar, është objektivi dhe qëllimi i lartë i këtij shërbimi, për mbrojtjen me çdo kusht të integritetit, sovranitetit, tërësisë territoriale dhe kufijve të Republikës së Shqipërisë, nga synimet e vjetra shoviniste për copëtimin e saj”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

Përgatitja e kuadrove

Më 29.10.1965, Zoi Themeli nxjerr urdhrin mbi organizimin e këtij kursi, nga Drejtoria e Zbulimit Politik, me përmbajtjen si më poshtë:

                                                                       URDHËR

Me qëllim që përgatitja e kursantëve që do të marrin pjesë në kursin special trevjeçar të Zbulimit, të bëhet në naltësinë e duhur dhe për të plotësuar programin mësimor të këtij kursi,

                           Urdhëroj:

1) Për të realizuar me sukses programin mësimor me kursantët e paralelit të Zbulimit, kuadrot kryesore të Drejtorisë t’i kushtojnë rëndësi të veçantë rritjes së kualitetit të punës mësimore dhe edukative me kursantët, duke e parë këtë si një problem të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrit të ri për këtë Drejtori.

2) Për trajtimin e problemeve mësimore dhe çështje të tjera në këtë kurs, të krijohet komisioni për kursin e Zbulimit si vijon:

  1. Kolonel D.R., kryetar
  2. Kolonel Gj.Dh., anëtar
  3. N/Kolonel H.R., anëtar
  4. N/Kolonel M.G., anëtar
  5. Kapiten B.A., anëtar

3) Komisioni i shkollës të mblidhet një herë në tre muaj, ku shqyrton gjendjen e punës mësimore, problemet që dalin dhe temat që sot të referohen në kurs. Mbasi shqyrton temat, bën vërejtjet dhe korrigjimet dhe jep aprovimin për çdo temë. Tema duhet të jetë e firmosur nga kryetari i komisionit. Ndalohet kategorikisht referimi i temave të pashqyrtuara në komision, me përjashtim të temave që janë të aprovuara.

4) Dy herë në vit të merret në analizë nga shtabi i Drejtorisë dhe shkolla e Bashkuar (e Ministrisë së Punëve të Brendshme, -shënimi im), gjendja e kursit dhe problemet mësimore.

5) Të punohet me përgjegjësi dhe me insistim nga ana e kryetarëve të degëve, për përpilimin brenda afateve të caktuara të temave dhe detyrave operativo-agjenturiale, që janë planifikuar të bëhen nga ata vetë apo vartësit e tyre.

Për këtë të ndihmohen me aksion vartësit, që këto materiale të dalin sa më të plota, me shembuj konkretë, pozitivë dhe negativë nga puna dhe detyrat tona, pa bërë dekonspirimin dhe brenda afateve të caktuara.

Temat të jenë të daktilografuara mirë dhe pastër në letër të bardhë dhe në letër dylli. Përpara se këto t’i jepen komisionit, të kontrollohen nga kryetari i degës përkatëse, vartësi i së cilës harton temën.

6) Kryetarët e degëve dhe kuadrot kryesore të Drejtorisë të njihen nga afër me kuadrin e ri, në mënyrë që më vonë të jenë në gjendje të përcaktojnë drejt, në përshtatje me aftësitë e secilit, vendet ku ata mendojnë t’i emërojnë në punë në mbarim të kursit, sipas profileve dhe gjuhëve të huaja.

7) Instruktorët e kursit të përpilojnë planin tematik të temave dhe urdhrave të veçanta se kush do të përgatisë, afatin e përgatitjes dhe kush do të referojë. Në bazë të aprovimit që kanë dhënë, të kontrollohet nga kryetarët e Degëve zbatimi i tyre me kualitet dhe në afate të caktuara.

8) Për kontrollin dhe mbarëvajtjen e mësimeve në kurset e gjuhëve të huaja, ngarkoj shokët e poshtëshënuar, që një herë në tre muaj, të kontrollojnë këtë kurs, të bëjnë vërejtjet e tyre dhe të më raportohet për konstatimet që do të kenë.

  1. Për kursin e Anglishtes, kapiten B.S.
  2. Për kursin e Frëngjishtes, kapiten K.H.
  3. Për kursin e Jugosllavishtes, n/kolonel H.R.
  4. Për kursin e Italishtes, n/kolonel G.Xh.
  5. Për kursin e Greqishtes, major D.A.

9) Për organizimin e mësimeve praktike të disiplinës speciale Kryetarët e Degëve dhe Shefat e Seksioneve, të japin ndihmën e nevojshme, duke vënë në dispozicion të kursit, shokët që do të kërkohen për të ndihmuar në këtë praktikë.

10) Sektori i administratës së Drejtorisë të ndihmojë instruktorët e kursit për problemet e tyre lidhur me sigurimin e bazës materiale për funksionimin normal të kursit.

11) Për çdo muaj, në datën 5-7, instruktori i kursit të vijë në takim tek unë dhe të më raportojë gjendjen e paralelit të zbulimit, e programit dhe urdhrave që kam dhënë.

12) Ngarkoj kolonel Gj.Dh. për të drejtuar dhe kontrolluar në mënyrë të përditshme funksionimin dhe realizimin e programit në kurs, si dhe për problemet e tyre që dalin.

Në këtë urdhër, përveç kryetarëve të degëve, të njihen edhe shefat e seksioneve.

Drejtori i Drejtorisë I-rë

                           Gjeneral Leitnant

Zoi Themeli

                                  d.v.

Programi i shkollës

E gjithë tematika e miratuar sipas urdhrit të mësipërm të ish-kreut të shërbimeve të fshehta të Zbulimit Politik; si pjesa teorike ashtu edhe pjesa praktike, përmblidhte në vetvete jo vetëm përvojën teorike dhe praktike, tashmë të pasur e të fituar në vite në këtë fushë, por edhe përvojën, format dhe metodat e praktikën e shërbimeve të fshehta të vendeve të tjera e të shkollave të tyre agjenturore, të lindjes apo të perëndimit…!

Në vitin e parë të këtij kursi, kjo tematikë fillonte me njohuritë që jepeshin mbi historikun e lindjes dhe zhvillimit të Zbulimit, për të vijuar më pas me:

Organizimin e zbulimit të shtetit socialist dhe atij kapitalist;

Konspiracioni dhe vigjilenca në zbulimin agjenturor, figura morale, politike e punëtorit operativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zbulimi dhe Kundërzbulimi;

Llojet e zbulimit dhe objektet e penetrimit (bazat e punës agjenturoro-operative); rekrutimi agjenturor brenda dhe jashtë shtetit;

Ndërlidhja agjenturore në zbulim, survejimi i Kundërzbulimit; metodat e shtënies në dorë të informatave, përpunimi dhe analizimi i tyre; elementët e regjimit të brendshëm;

Njohuri mbi emigracionin shqiptar jashtë, si dhe shfrytëzimi i burimeve legale…!

Në vitin e dytë të këtij kursi, tematika e miratuar përqendrohej në dhënien e njohurive mbi:

Udhëheqjen e agjenturës në zbulim, e cila zinte sasinë më të madhe të orëve të programit;

Organizimi dhe kryerja e operacioneve agjenturore ilegale nëpërmjet kufirit;

Mënyrat dhe format që përdoren për studimin e objekteve të zbulimit dhe penetrimi i agjenturës tonë në këto objekte;

Hedhja dhe ilegalizimi i zbuluesve në shtetin objekt zbulimi; organizimi i zbulimit dhe kundërzbulimit amerikan, grek, jugosllav, italian, turk, francez, anglez, gjerman, austriak, etj…dhe pas dhënies së këtyre njohurive, parashikohej provim vjetor.

Në vijim, trajtoheshin temat si: kombi, nocionet agjenturore dhe veprimtaria krijuese e zbulimit e më pas, historiku i formimit të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, taktika dhe strategjia e Zbulimit tonë; Rezidenturat Legale, etj. Në të gjithë këtë program trevjeçar, natyrshëm që parashikoheshin edhe veprime praktike dhe zgjidhje detyrash konkrete, sipas situatave dhe legjendave të ndryshme…!

Viti 1965, për vetë zhvillimet dhe situatën politike ndërkombëtare të asaj kohe, situatën brenda vendit, nevojën për të pasur një informacion cilësor agjenturor mbi zhvillimet e kohës, sidomos për shtetet objekt zbulimi, rritjen e kualitetit profesional të kuadrove të rinj të shërbimeve të fshehta të Zbulimit Politik dhe perspektivën e tyre, përvojën e fituar në luftën e fshehtë, sukseset e arritura, por dhe disfatat që kishin pësuar shërbimet e fshehta të zbulimit politik në veprimtarinë e tyre etj., diktuan edhe nevojën e krijimit të shkollës shqiptare të Zbulimit Politik, ashtu si të gjitha shtetet e tjera…!

Është viti kur sektori i agjenturës së Drejtorisë së II të Zbulimit Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore u aneksua nga Ministria e Punëve të Brendshme (?!…)./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Prof. Luarasi, ishte figurë e pastër dhe me bagazh të madh njohurish e një aftësi mahnitëse të treguari, saqë Eqrem Çabej thoshte: i vetmi njeri që ta ha kohën...”/ Dëshmia e përkthyesit të famshëm!

Next Post

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, - ai, pa iu trembur syri, ia kthehu...”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

Artikuj të ngjashëm

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s   
Dossier

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 29, 2025
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut
Dossier

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

September 30, 2025
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

September 28, 2025
“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

September 29, 2025
Next Post
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, - ai, pa iu trembur syri, ia kthehu...”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme