• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Në Macukull të Matit, u zhvillua beteja e parë e forcave antikomuniste, kundra brigadës partizane të Shefqet Peçit, ku Bilal Kola, Sali dhe Xhemal Vata…”/ Si u fshi nga historia, lufta e korrikut ’44…?!
“Nga 1934-a, Philby ishte agjent i rusëve, ai pengoi një kryengritje antikomuniste në Shqipëri dhe mbulonte spiunazhin sovjetik në çështjet atomike në Washington…”/ Gazeta gjermane “Die Zeit”, në 1969-ën
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
Luke Gjon Palaj, heroina e bjeshkëve të Dukagjinit që vuajti 18 vite burg, pasi kishte strehuar në shtëpinë e saj grupin e Lazër Palit, që i ndiqte kolonel Hilmi Seiti

Nga Armand Plaka

Pjesa e dytë

Memorie.al / Shumëkush ka dëgjuar të flitet për romanin e famshëm të Karl May-it, “Udhëtim në vendin e shqiptarëve” e, madje ka shumë të tjerë që, megjithëse nuk e njohin gjermanishten, e njohin shumë mirë titullin e romanit të tij të famshëm në gjermanisht “Durch das Land der Skipetaren”. Për sa i përket kësaj vepre (shkruar në vitin 1892), ajo në fakt është vetëm një pjesë e një cikli, që i përket të ashtuquajturave “Tregime udhëtimesh”. Por ajo që ne na intereson në këtë shkrim, është të sjellim një aspekt shumë pozitiv e, që njihet si një meritë e veçantë e Karl May-it.

                                                           Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

Përpjekja e pabazuar shumë në shkencë, dhe as në përdorimin e të folmes popullore, për ta shpjeguar nocionin “Schkypetaren” vetëm me fiset shqiptare në veri të vendit, duket shumë e veçantë. Ai e cilëson librin e Karl May-it, si motiv të interesave të tij rreth Shqipërisë dhe shkruan më tej:

“Sipas mendimit tim, ndikimin e Karl May-it, që e shndërroi emërtimin “Schkypetaren” në një nocion shumë popullor – të cilin ai nuk mund ta ketë shpikur vetë – nuk duhet ta nënvlerësojmë, dhe që sigurisht se ishte ai i pari, që e futi atë në Evropë, e prej andej, ai u shpërnda më pas në të gjithë botën letrare anglosaksone”.

Klishetë e përcjella nga Karl May

Autori i studimit në fjalë, më tej na fton të hyjmë më thellë në veprën e Karl May-it e, të zbulojmë një aspekt kritik mbi përcjelljen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve nga Karl May, i cili ka ndikuar në shumë raste sipas tij – edhe negativisht – në ngulitjen e klisheve jorealiste mbi popullin tonë.

Kështu, më tej, studiuesi gjerman thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Valther Peinsipp, në një pjesë të monografisë së tij. “Për sa i përket rrëmbimit të nuseve – shkruan kritiku – ai nuk di të thotë shumë, pasi pohon se nuk ka pasur mundësi të jetë atje aq shpesh i pranishëm, “sa ç‘të krijohet përshtypja kur lexon rreshtat e romanit të Karl May-it”.

Kjo është jashtëzakonisht domethënëse për një pjesë të konceptimit të veprës së May-it: të gjitha klishetë, që mund të lexohen diku, d.m.th., që mund të hasen në kinema apo TV, lidhen katërcipërisht dhe në mënyrë të pashmangshme me veprën e May-it. Pasi në asnjë vend në veprën e May-it, nuk bëhet ndonjëherë fjalë për rrëmbim të nuseve ndër shqiptarë.

“Skipëtarët” e Karl May-it, hasen ngado

Edhe në vitin 1986 – megjithëse me pak dyshim – në parathënien e një guide turistike të botuar nga Shoqata e Miqësisë Gjermani-Shqipëri citohet: “Kujt nuk i vjen ndër mend menjëherë Karl May, kur bie fjala për shqiptarët”? Apo në vitin 1989, kur një artikull i shkurtër në një libër udhëtimesh, që përmblidhte me pak fjalë imazhin e shqiptarëve në botë, duke u titulluar: “Dhe sërish ‘Në vendin e shqiptarëve’”!

Përpos këtyre që përmendëm më lart, në mesin e viteve ‘80-të, në Austri botohet një reportazh me titull “Reportazh nga vendi i shqiptarëve”, i Paul Lendvai dhe një libër me përmbajtje informative gjeografike plot ilustrime, nga Norbert Stanek e që titullohej: “Albanien – Land der Skipetaren” (Shqipëria – vend i shqiptarëve) dhe në Gjermani ndërkohë një libër turistik nga Gerhard Gärsch, titulli i të cilit ishte, le të themi, në kundër kohë me veprën e May-it, pasi nxirrte në pah mjetet moderne të qarkullimit: “Mit Bus und Bahn durchs Land der Skipetaren” (Me autobus dhe tren nëpër vendin e shqiptarëve).

Edhe historianët e artit e arkeologët duket se nuk ia dalin dot pa u mbështetur te përcaktimi tashmë mitik, i bërë më shumë se një shekull më parë nga Karl May: kështu për shembull, një ekspozitë e çelur në vitin 1988 e, që për herë të parë tregonte në detaje objekte të thesareve të rralla arkeologjike shqiptare në Gjermani, titullohej “Albanien – SchÄtze aus dem Land der Skipetaren” (ose në shqip: Shqipëria – thesare nga vendi i shqiptarëve).

Dhe historiani i artit Guntram Kochs, u paraqit në një ekspozitë tjetër me informacione mbi Shqipërinë, duke e titulluar atë “Arti dhe kultura në vendin e shqiptarëve” (Në gjermanisht: Kunst und Kultur im Land der Skipetaren). E në këtë vazhdë, nuk po përmendim – thotë autori i kritikës në fjalë – artikujt e panumërt të gazetave e revistave, që citojnë pjesë apo i referohen titullit të veprës së Karl May-it.

Letërsia, May dhe Shqipëria

“Por, sigurisht, në një pjesë shumë të madhe, është pikërisht lëmi i letërsisë, ai që është prekur më shumë nga përcaktimet, përshkrimet apo emërtimet që ka bërë Karl May dikur, kur bie fjala për Shqipërinë e shqiptarët”, shkruan kritiku gjerman, një njohës shumë i mirë edhe i historisë, kulturës e mentalitetit shqiptar.

Ata (në më të shumtën e rasteve me të drejtë) arrijnë në përfundimin se tregimet e Karl May-it, është libri i vetëm që shumica e lexuesve gjermanë kanë pasur në dorë.

“Durch das Land der Skipetaren”, u shkrua në 1892

Përmbajtja e librit në sytë e botuesve gjermanë

“Durch das Land der Skipetaren”, të cilin Karl May e shkroi në vitin 1892, bën pjesë në “Ciklin e Orientit” me gjashtë vëllime (më konkretisht, vëllimi 5), shkruar prej tij në dy dekadat e fundit të shekullit të 19-të. Më tej, në këtë seri bëjnë pjesë edhe “Nëpër shkretëtirë” (Vëllimi I), “Në Kurdistanin e egër” (Vëllimi 2), “Nga Bagdadi në Stamboll” (Vëllimi 3), “Në shpellat e Ballkanit” (Vëllimi 4), “Shyti” (Vëllimi 6).

Shumica e skenave të tij, kësisoj sigurisht, vendosen në rajonet e Azisë së Vogël, Afrikës Veriore, ndërkohë që Ballkani apo Evropa Juglindore (d.m.th., pjesa evropiane e ish-Perandorisë Osmane, asokohe), zë një vend relativisht më të vogël.

Konkretisht, vëllimi i pestë i këtij cikli me tregime, është ai që i kushtohet ekskluzivisht Shqipërisë e shqiptarëve (por gjithashtu edhe vëllimi pasardhës), megjithëse autori nuk shkeli kurrë vetë në ato zona dhe pikërisht kjo ka bërë që shumë kritikë, me të drejtë, edhe ta akuzojnë për fantazi të tepruar e larg realitetit.

Në njërën nga shpjegimet që i bën përmbajtjes së veprës së Karl May-it, “Në vendin e shqiptarëve”, një botues gjerman thotë, ndër të tjera: Në vendin e shqiptarëve, zona që sot i përket Maqedonisë – jugut të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, udhëtarëve u duhet të kalojnë shumë rreziqe.

Kara Ben Nemsi, Haxhei Halef Omar dhe shoqëruesit e tyre vihen në ndjekje të Shytit, prijësit mistik të një bande kaçakësh shqiptarë, që i ka kallur frikë e tmerr tërë Ballkanit. Çurak, një i besuar i Shytit, josh me ndihmën e të arratisurit për herë të dytë Mubarek, Kara Ben Nemsin dhe dy shoqëruesit e tij, duke i futur në grackë në një shpellë. Ai ia del që të çlirohet sërish, ku pas kësaj Çurak vritet dhe Mubareku mbetet i plagosur.

Por, ata ndiqen nga mirditorët, pjesëtarët e njërit prej fiseve më të njohura e më trima ndër arnautët, siç quheshin asokohe shqiptarët nën Turqi. Është i vëllai i Çurak, që ndjek kësisoj Kara Ben Nemsin, për të marrë gjakun e të vëllait të vrarë. Por Kara Ben Nemsi e mund kundërshtarin e vet në dyluftim dhe ia fal më pas atij jetën me zemërgjerësi. Si shenjë të asaj që gjakmarrja pra, mes tyre duhet të marrë fund, mirditori i dhuron atij taksën e gjakut.

Pak pas kësaj, të pajtuarit futen në grackë të re, krijuar nga një spiun i Shytit, nga e cila ia dalin me shumë zgjuarsi të lirohen. Jo shumë larg nga rajoni malor i Shar-Dagut, ku ata mendojnë se e ka dhe vendndodhjen Shyti, ata ia dalin të marrin vesh në detaje mbi jetën e bëmat e këtij prijësi mistik kaçakësh, të cilin deri më atëherë, askush nuk kishte guxuar ta shihte në fytyrë.

Kush ishte Karl May?

  • Ai shkroi në ndihmë të popujve të shtypur –

Karl May është padyshim shkrimtari i romaneve me udhëtime më i lexuar në hapësirën gjerman-folëse dhe vepra e tij ndoshta më e lexuara pas Biblës së Martin Luther-it. Megjithëse ai shkroi më shumë se 150 vjet më parë, për gjeneratat e reja, librat e tij vazhdojnë të jenë shumë të dashur. Shumë nga romanet e tij kanë gjetur dhe rrugën e ekranizimit dhe skenën e teatrove, duke tërhequr shumë vëmendje, sidomos gjatë viteve ‘50-’60-të të shekullit të shkuar.

Karl May lindi më 25 shkurt 1842, si i pesti ndër 14 fëmijët e një familjeje tejet të varfër, nga një zonë në afërsi të qytetit të Dresdenit, në lindje të Gjermanisë. Ai punoi si mësues qysh në moshën 19-vjeçare, por e humbi sërish vendin e tij të punës vetëm pak javë më pas. Nga vështirësitë e jetës, ai u desh të vuante edhe tetë vjet burg, si pasojë e zgjedhjes së gabuar që bëri ato vite, duke kryer akte ordinere si vjedhje, rrahje etj.

Pas lirimit nga burgu në vitin 1874, May i hyri profesionit të shkrimtarit, pasi zbuloi se kishte talent për këtë punë. Në fillim ai shkroi disa novela të shkurtra dhe më pas disa romane anonime. Por fama e tij erdhi kur ai shkroi “Tregime me udhëtime”, që i botoi për herë të parë në vitin 1892. May, duke folur në vetën e parë, rrëfen për aventurat e bëmat e heroit të vet në vende ekzotike, para së gjithash në “Perëndimin e egër” të Amerikës Veriore dhe në orient.

Ai ia doli që këto raporte fiktive (pasi ai nuk kishte shkelur vetë në ato vende, në të cilat zhvilloheshin ngjarjet e veprës së tij) të përcilleshin në mënyrë shumë sugjestionuese te lexuesit, dhe rajonet gjeografike ku jetonin popuj të ndryshëm, në libër të shfaqeshin plot fantazi me aq shumë ngjyra, saqë tregimet “Winnetou”, “Old Surehand”, “Në shkretëtirë” – megjithëse vlerat e tyre letrare për shumë kritikë janë të debatueshme – për gjeneratat e sotme vlerësohen si shumë informative, interesante dhe plot jetë.

Edhe tendenca humane në librat e tij dhe ndikimi që ata patën në ndihmën për popujt e shtypur asokohe (siç ishin indianët e Amerikës, sidomos dhe kurdët për shembull) e bënë atë të gëzonte epitete të tilla si “Shekspiri i të rinjve” e një nam pozitiv ndër shumë lexues në një shtrirje kohore që e tejkalon disa herë epokën në të cilën ai shkroi.

Veprat e tij njohin edhe shumë ekranizime të nisura qysh në vitet ‘20 të shekullit të shkuar, e vazhdojnë deri në vitet ‘-të në formën e serialeve TV apo të filmave për kinema. Vdiq në vitin 1912, në Radebeul, pranë qytetit të Dresdenit. Një shoqatë edhe një muze(ngritur qysh në vitin 1927), prej kohësh mbajnë emrin e tij, për të nderuar veprën që ai la pas./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Next Post

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi...”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

Artikuj të ngjashëm

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
Personazh

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

September 12, 2025
“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen
Personazh

“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

September 5, 2025
“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!
Personazh

“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

September 5, 2025
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Personazh

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

September 5, 2025
“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
Personazh

“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm

September 2, 2025
“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!
Personazh

“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!

August 26, 2025
Next Post
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi...”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme