• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, January 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm

“Shërbimin shëndetësor dhe higjienën”, pas epidemisë së kolerës në Itali dhe kufijtë e Ballkanit…
“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
“Pasi mori ‘Medalje Ari’ në Napoli dhe ajo i’u dorëzua nga Mbreti Viktor Emanueli III-të, shërbeu në Oborrin e Mbretit Zog, por s’mundi të shëronte…”/ Historia e panjohur e mjekut nga Kavaja
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941

Nga Sajmir Kadiu

Memorie.al / Më datën 26 nëntor 2012, familja Cimbi, në Tiranë, humbi përgjithnjë njeriun e saj të dashur, Emilin; bashkëpunëtorët, mikun e tyre të pazëvendësueshëm;  pacientët e vegjël, mjekun e aftë dhe të palodhur; kultura shqiptare një përfaqësues të rrallë, poliedrik dhe poliglot. Gjithmonë do ta kujtojmë Prof. Emilin, ashtu siç ishte: burrë elegant dhe gjithmonë fisnik, në kuptim e plotë të fjalës; me një  buzëqeshje të sinqertë, që përbuzte çdo lloj autoritarizmi. Brenda saj kishte disa tinguj të çiltër, të qeshur e miqësor, nga ata që kanë vetëm fëmijët, të cilët i trajtonte me aq dashuri, prindi e mjeku.

Përkushtimi i tij ndaj detyrës, përmbante një “ilaç çudibërës”, që shkrinte çdo pengesë, në lidhjet njerëzore. Ai sfidonte të gjitha nyjet, ngërçet, ku ngecnin e gërshetoheshin aq shpesh, zgjidhjet e problemeve të vështira të mjekësisë.

Ai ishte ithtar i të mundshmes, i pozitives, ndaj çdo sfide. Nuk ishte thjesht i mirë, por ishte mirësia vetë. Nuk ishte thjesht i zoti, kompetent, por ishte zotësia vetë dhe modestia vetë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 21 janar 1920, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, ku midis 50 përfaqësuesve, ai…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit, që vdiq në burgun e Burrelit, në 1949-ën

Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes

Prof. Dr. Emil Cimbi kishte lindur në Poliçan të Gjirokastrës, më 7 janar 1928. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën greke, ndërsa arsimin e mesëm e filloi në Liceun e Korçës, e vazhdoi në atë të Tiranës dhe e përfundoi në Gjimnazin e njohur të Shkodrës.

Në vitin 1948, menjëherë pas marrjes së dëftesës së pjekurisë, iu dha bursa për të ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, në Bukuresht të Rumanisë, të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm, në vitin 1953.

Pas mbarimit të studimeve të larta, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu mjek, pranë Spitalit të Përgjithshëm Civil të Tiranës, në pavijonin e Pediatrisë, shef i të cilit ka qenë Prof. Selaudin Bekteshi.

Nga ky, ai mori mësimet e para të shërbimit mjekësor ndaj fëmijëve, fushë ku më pas do të shkëlqente, duke u bërë një nga figurat më të njohura të Pediatrisë, në Shqipëri. Gjatë tërë jetës, Dr. Emili u shqua për shkallën e lartë të profesionalizmit. Ai, gjithashtu, dallohej për vlerat njerëzore, me të cilat u shërbente të sëmurëve të vegjël.

Në vitin 1958, Dr. Emil Cimbi u caktua në detyrën e drejtorit te Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor të Tiranës, ku shërbeu pesë vjet radhazi. Me dijet e tij të thella, në fushën e profilaksisë e të higjienës dhe një organizator i aftë, e kualifikoi dhe e forcoi shërbimin mjekësor, në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat e kryeqytetit. Në vitin 1963, me kërkesën e tij, u rikthye në Spitalin e Fëmijëve të Tiranës.

Me vullnetin dhe këmbënguljen e tij, iu fut me mish e me shpirt studimeve në këtë fushë dhe mjaft shpejt u bë një mjek pediatër shumë i formuar dhe i njohur, në Shqipëri. Për vlerat që mbarte Dr. Emili, Prof. Bekteshi, në atë kohë drejtor i Pediatrisë, e mbante atë si kolegun dhe bashkëpunëtorin më të afërt, në zgjidhjen e shumë rasteve të ndërlikuara, te pacientët e vegjël.

Për meritat e tij, në vitin 1970, Dr. Emili u ftua të ishte pjesë e stafit të Institutit të sapohapur të Studimeve Pedagogjike. Aty punoi shtatë vjet, me profesionalizëm të lartë, bashkëpunëtor shkencor në fushën e higjienës mendore të nxënësve. Janë të shumta botimet shkencore dhe monografitë e tij, në këtë fushë.

Për këtë gjë, dëshmon më së miri edhe skedari i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Në ato vite, ai dha një ndihmesë të vyer në fushën e pedagogjisë dhe  psikologjisë. Botoi rregullisht edhe në shtypin arsimor e pedagogjik të kohës, si në “Revistën Pedagogjike” dhe gazetën “Mësuesi”. Shumë nga botimet e tij kanë qenë pjesë e rëndësishme e teksteve shkollorë.

Në vitin 1978, Dr. Emili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Konsultoreve “Nëna dhe Fëmija”, në Shqipëri. Me punën e palodhur të tij, e ktheu këtë institucion në një qendër të rëndësishme kombëtare profilaktike-kurative, për nënat e reja.

Dr. Emil Cimbi ka qenë për 15 vjet, pedagog i Katedrës së Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Aty dha ndihmesën e çmuar të tij në përgatitjen dhe aftësimin teorik e praktik të mjekëve të rinj, të cilët do të shërbenin, më pas, në atë fushë të mjekësisë.

Me punën e palodhur kërkimore e studimore, Dr. Emili ka fituar tituj të rëndësishëm shkencorë, deri në atë “Profesor”. Gjatë jetës së tij, ai ka qenë i përfshirë në shoqata të ndryshme shkencore. Ndër të tjera, ishte nënkryetar i Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë, të cilën e drejtonte Akademiku Bedri Dedja, si dhe sekretar i Shoqatës “Mjekësia, Letërsia, Arti”.

Në jetën e tij, Dr. Emili ishte, gjithashtu, një letrar i njohur dhe i pasionuar, anëtar i denjë i “armatës së Çehovit”. Prandaj, duke shfrytëzuar prirjet e tij letrare, ishte mjaft aktiv në këtë fushë të krijimtarisë. Ai ka qenë vazhdimisht i pranishëm në shtypin e kohës, me botime të tij, në gjini të ndryshme, si: tregime, poezi e poema, të cilat më vonë i ka përmbledhur në vëllime më vete.

Dr. Emili njihet, gjithashtu, edhe si një përkthyes i talentuar. Janë të shumta shqipërimet e tij, nga disa gjuhë të botës. Për këtë gjë, e ndihmonte njohja e mirë e gjashtë gjuhëve të huaja (frëngjisht, rumanisht, rusisht, greqisht, italisht, latinisht), duke e bërë atë një poliglot të kohës.

Pas zhvillimeve demokratike në Shqipëri të vitit 1990, falë vlerave, që ai përfaqësonte, u ftua të punonte në shërbimin diplomatik.  Në vitin 1992, u emërua atashe kulturor dhe Konsull i Shqipërisë, në Bukuresht të Rumanisë.

Ndër të tjera, atje përvetësoi më tej artin e mjekësisë, të diagnostikimit dhe mjekimit të sëmundjeve. Dashurinë për atë qytet dhe për kulturën rumune, e shprehu pa rezerva, gjatë gjithë jetës së tij. Disa vepra të autorëve rumunë u përkthyen në gjuhën shqipe, nga Profesor Emili.

Dashurinë e madhe për mjekësinë, dr.Emil Cimbi e kishte të pandarë  nga  dashuria për kulturën. Mahniteshim për njohuritë e tij të gjëra dhe të pafundme, që i vinin dhe nga leximet e shumta.

Në një bisedë të lirë me të, kalonin si në një parade personalitete të kulturës dhe letërsisë rumune, si Iliade, Stanesku Soresku, Ana Baldiana ose Jon Karamitro; të letërsisë greke, si Seferis ose Elitis; asaj italiane, si Buxati ose Montale, e gjithë letërsia klasike frënge dhe ajo ruse, por edhe poetët amerikanë të shekullit 20-të, që nga Tomas Eliot e deri tek Alan Ginsberg.

Dr. Cimbi, në mjekësi e zgjodhi specialitet pediatrinë, jo rastësisht. Vdekshmëria foshnjore e ajo fëminore dhe e nënave përbënin  plagën më të rëndë të shëndetësisë sonë, në vitet ‘50-’60-të të shekullit të kaluar. Intelektual i formuar dhe me prirje të hapura perëndimore, ai e dinte mirë se shëndeti i fëmijëve është fusha e betejës mbizotëruese, për nderin ose turpin e shëndetësisë, madje, edhe të shoqërisë së një vendi, pasi është beteja për të ardhmen.

Treguesit e tyre, në krahasim me vendet e zhvilluara, ishin katastrofikisht shumë herë më të larta, në kohën, kur ai dhe kolegët e tij e nisën ëndrrën sfiduese.

Ndërsa sot, Shqipëria është futur në listën njëshifrore të këtij treguesi, duke e bërë realitet ëndrrën e Prof. Dr. Emil Cimbit dhe kolegëve të tij të shquar të mjekësisë, rilindës të vërtetë. Ata sakrifikuan një pjesë të madhe të jetës së tyre, për jetën e shëndetshme të ardhmërisë së Kombit Shqiptar.

Në qoftë se në këtë periudhë festive të përvjetorit të Pavarësisë, jemi dëshmitarë të nderimit të atdhetarëve, që e themeluan shtetin e parë shqiptar, më 28 Nëntor 1912, njëkohësisht, duhet të nderojmë të gjithë mjekët e shquar, që u kujdesën për shëndetin e popullsisë shqiptare, duke filluar çdo gjë nga pothuajse zeroja.

Këtë gjë e themi pa mëdyshje edhe për Prof. Dr. Emil Cimbin. Famën dhe emrin e mirë të tij nuk e përbëjnë vetëm librat, përkthimet, monografitë, publicistika, studimet psikologjike e pedagogjike, por në radhë të parë, jetët njerëzore të shpëtuara, sëmundjet e shëruara, foshnjat e lindura shendosh, lehonat e lumtura dhe të moshuarit e mjekuar me aftësi të lartë profesionale.

Dr. Emili ka qenë edhe një familjar shembullor, bashkëshort ideal, në krah të gruas së tij, Engjëllushes, që e donte dhe e respektonte aq shumë. Po kështu, ishte prind i dhembshur dhe i kujdesshëm për fëmijët e tij, Mondin dhe Irenën, duke iu përkushtuar atyre tërë jetën, që të bëheshin sa më të denjë për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Mbi të gjitha, ai ka qenë një gjysh i mrekullueshëm, për nipërit dhe mbesat e tij. U ka shërbyer atyre me përkushtimin e mjekut, pedagogut dhe gjyshit, që në lindje dhe në vegjëlinë e tyre. Dashurinë e pakufishme ndaj tyre, Dr. Emili e ka hedhur në vargje, duke krijuar poema të mrekullueshme për Fionën, Frankën, Ralfin dhe Kristin, të cilët janë pjesë e botimeve të fundit të tij.

Këto vargje, të thurura me dashuri nga gjysh Emili, do te mbeten një kujtim i pashlyer në zemrat e tyre. Se janë dhe testament i gjyshit, që ata të ecin në gjurmët e tij dhe të bëhen njerëz me vlera, në shoqërinë tonë, ashtu siç ishte ai, deri në fundin e jetës.

Si të gjithë profesionistët e njerëzit fisnikë, ai zbatoi parimin, se; “ai që jep, nuk mban mend, nuk përmend, nuk shënon, nuk kërkon, nuk pretendon”. Është detyra e atyre, që marrin dhe e shoqërisë, në tërësi, të nderohen e kujtohen, të jenë mirënjohës. Dhe, Prof. Dr. Emil Cimbi, ishte nga ata fisnikë, i cili do të nderohet e kujtohet, përgjithmonë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Organizatat e minoritetit grek në Shqipëri, bënë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, në prill 2001, pasi...”/ Shkrimi i panjohur i studiuesit gjerman, Dr. Konrad Clewing, nga Mynihu

Next Post

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku...”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

Artikuj të ngjashëm

“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
Personazh

“Më 21 janar 1920, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, ku midis 50 përfaqësuesve, ai…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit, që vdiq në burgun e Burrelit, në 1949-ën

January 17, 2026
Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes
Personazh

Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes

January 17, 2026
“Mbreti Zog, i këshilluar nga Dr. Jani Basho, fillojë të ftojë profesorë e mjekë, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria, të cilët…”/ Historia e panjohur e mjekëve hebrenj në Shqipëri në vitet ’30-të
Personazh

“Mbreti Zog, i këshilluar nga Dr. Jani Basho, fillojë të ftojë profesorë e mjekë, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria, të cilët…”/ Historia e panjohur e mjekëve hebrenj në Shqipëri në vitet ’30-të

January 17, 2026
“Katër personalitetet e fundit që sunduan në Bukuresht, ishin nga familja Gjika, me origjinë nga Zëreci i Përmetit, të cilët u vendosën në…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë
Personazh

“Katër personalitetet e fundit që sunduan në Bukuresht, ishin nga familja Gjika, me origjinë nga Zëreci i Përmetit, të cilët u vendosën në…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

January 15, 2026
Gazeta ‘Dielli’ në Boston: “Një zagar n’Itali, laro i Fan Nolit, Peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…”/ Shkrimi i vitit 1926
Personazh

“Pas vizitave që iu bënë Mbretit Zog nga mjekët më të mirë austriakë, si Prof. Dr. Hollznecht-i, Dr. Basho i tha Mbretit për pasaportën e Anshtajnit…”/ Misteri i ardhjes në Shqipëri të shkencëtarit të famshëm  

January 15, 2026
“Albert dhe Elena Gjika, dy prej figurave të mëdha të familjes, Elena ose Dora D’Istria, një ndër personalitetet më të rëndësishme në Bukuresht…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë
Personazh

“Albert dhe Elena Gjika, dy prej figurave të mëdha të familjes, Elena ose Dora D’Istria, një ndër personalitetet më të rëndësishme në Bukuresht…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

January 16, 2026
Next Post
“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku…”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

“Në 1975-ën në Frankfurt, UDB-ja, në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit shqiptar, zhvilloi një operacion të sofistikuar spiunazhi, ku...”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së nga Shkupi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme