• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 27, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!

“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!
Memorie.al
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Kur Mbreti Zog i I-rë donte të blinte për 10 milionë paund, gazetën me të madhe britanike ‘The Times’, por…”/ Historia e panjohur e Mbretit të Shqiptarëve në gjysmën e Europës, pas largimit nga vëndi!
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
Dasma e Zogut

Nga Ferdinand Dervishi

Memorie.al / Me 26 prill të vitit 1938, ditën kur u mbajt ceremonia e martesës së mbretit Zog të Shqipërisë me konteshën Geraldine të Hungarisë, një automobil i lartë e anormalisht i gjatë, me një ngjyre të kuqe të ndezur, që vezullonte në diell si një xhevahir, u rreshtua pranë një karroce me katër kuaj të bardhe. Ishte një “Mercedes–Benz” (“Grosser”, më i madh) i porsadalë nga fabrika, njëra nga dhuratat më të shtrenjta të dasmës, e firmosur pikërisht nga Adolf Hitler, diktatori gjerman që më pas do të kujtohej për keq, për gjithë pjesën e mbetur të historisë së njerëzimit. 

Ai solli për Mbretin e vendit të vogël ballkanik, një makinë që më pas do të kishte një histori krejt aventurore, herë duke i rrezikuar, e herë duke i shpëtuar kokën Monarkut të shqiptareve, teksa arratisej nga njëri shtet në tjetrin, i ndjekur nga pas prej hijes së fashisteve italianë, që e përzunë me dhunë nga froni me 7 prill 1939, pothuaj një vit pas martesës.

Pikërisht makina është e madhe 8 cilindershe e dhuruar nga Hitleri, aleati më i fortë i italianeve në atë kohe, do t’i shërbente çiftit mbretëror në dy vjet të tjera, si një shtëpizë e përhershme përgjatë zhvendosjes së tyre nëpër rrugët e Evropës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

Ditën e pushtimit italian të Shqipërisë, Mbreti Zog me gjithë oborrtarët e vet, të sistemuar në një autokolone makinash që mbartnin edhe një pjese të thesarit të shtetit, kaloi kufirin me Greqinë në zonën e Korçës. “Benz”-i gjigant i dhuruar nga Hitleri, ishte i pari që shkeli me kakarimë rrugët e pluhurosura të Follorinës, një ditë më pas, me 8 prill 1939, duke frenuar gjithë zhurmë në portën e një hoteli.

Por brenda pak orësh një oficer grek u shfaq dhe urdhëroi Zogun të linte vendin. Pa shijuar qoftë një orë të vetme gjumin e trazuar, Mbreti “shaloi” sërish “Benzi-n” e dhuruar nga Hitleri për t’u nisur e rehatuar për në Selanik. Gjeneralit Metaksa, që ishte kryeministër i Greqisë në atë kohe, nuk ia kishte qejfi t’i linte Musolinit ndonjë shkas për t’i bërë ultimatum vendit të tij.

Pak jave me pas, më 2 maj 1939, e njëjta makinë do të dërgonte çiftin mbretëror në Stamboll, ku guvernatori i qytetit e priti Zogun, siç i kishte hije një Mbreti, e qarkoi me të gjitha nderet përkatëse e mbi të gjitha i foli me një ton antiitalian. Madje presidenti turk Inonu, e priti Zogun në një audience private. Por edhe në Turqi Mbreti Zog nuk ndihej i sigurt. Mendja i thoshte së të sigurta ishin vetëm superfuqitë evropiane të vendosura dukshëm kundër fashizmit, si Franca e Anglia.

Me 1 korrik, familja mbretërore bashke me “Mercedez”-in dinjitoz, u ngarkuan në një avullore që i çoi në Kostancë të Rumanisë. Duke qenë së Zogu ndërkohë kishte marrë garancinë anglo-franceze, mbreti Karol i lejoi ata të qëndronin në Kështjellën e Peleshit. Paradoksalisht, rrëzimi nga froni e kishte bërë Zogun një mik më se të pëlqyeshëm, për disa krerë të huaj shtetesh, pra tashmë ai ishte kthyer në një viktimë simbolike e Boshtit Berlin – Romë – Tokio.

Ai u mundua t’ia mbushte mendjen Karolit, se rrezikun më të madh për Rumaninë e përbenin Hitleri dhe Musolini dhe jo Stalini. Në Evropë, sipas tij, asokohe ekzistonin dy njerëz të çmendur, ose dy budallenj që flinin gjumë: Çamberlein dhe Daladje, përpara ekspansionit fashist, kuptohet.

Katër ditë më pas, rrugëtimi i madh filloi përsëri me destinacion të radhës Poloninë. Por me të mbërritur në Varshavë, Zogu u përfshi në një aksident automobilistik, ku gati humbi jetën, duke u përpjekur të shmangte një turmë polakësh jo dashamirës.

“Benz”-i madh i shpëtoi kokën, por vetë makina e rrallë përfundoi në një autoservis, e dëmtuar pjesërisht. Duke parë se nuk ndodhi asgjë serioze, Zogu vendos të endej nëpër qytet dhe të vizitonte muzeumet. Më pas mori me qira disa makina me të cilat udhëtoi për në Lituani, Letoni dhe Estoni, për të shuar kuriozitetin e tij për këto tre shtete të vogla.

Në 17 korrik, shpura mbretërore sërish e hipur në “Benz”-in e stërmadh, tashmë të riparuar, u largua nga Riga për të shkuar në Suedi. Në Stokholm ai dha edhe konferencën e tij të parë për shtyp, që pas dëbimit nga Shqipëria. I ulur pas një tavoline ku shquhej qartë flamuri shqiptar, i veshur mirë si rrallë ndonjëherë, Zogu deklaroi se çdo shqiptar e kishte për detyrë të përpiqej për lirinë e vendit të vet. Nga Suedia familja mbretërore udhëtoi për në Kopenhagen e, mandej në Anvers të Belgjikës. Në France familja mblodh përfundimisht në Versajë, me 8 gusht 1939.

Në Francë Ahmet Zogu u mundua të dominonte faktorin shqiptar, si dhe të influenconte mbi fuqitë e mëdha, për të organizuar një front anti-italian në Shqipëri. Madje pati tratativa për aleance me greket, por askush nuk e kishte mendjen te Shqipëria e vogël dhe Mbreti i saj i arratisur, historitë e të cilit në media silleshin me shumë rreth sasisë së të hollave, florinjve dhe xhevahireve që kishte me vete.

Para se të pranonte azilin për Mbretin Zog, “Ministria e Jashtme e Anglisë, zbuloi se ai kishte të paktën 50.000 paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në një banke në Manhatan (USA), me të cilat ai mund t’i lejonte vetes të shpenzonte deri në 12.000 paund në vit. Veç kësaj, shpenzimet e shumta gjatë dëbimit të tij, tregonin se pasuria e Zogut shkonte shumë më tepër se kaq. Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin nën survejim të vazhdueshëm.

Ato përmbanin shufra ari, të cilat “u bënë legjendë” në shtypin e kohës, aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej i pa veçuar nga valixhet misterioze, të cilat thuhej se mbanin thesare të mëdhenj, duke përfshirë edhe gurët e çmuar të Kurorës Mbretërore, që vlenin më tepër se 1. milion paund. Raportet e llogarive bankare në bankat franceze dhe zvicerane, përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner i “krimbur” në sterlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij, nga 4, deri në 6 milion paund…”!

Por me e habitshmja për të gjithë gazetarët hamendesues, vjen më pas, kur Zogu i strehuar në Angli tenton të blejë për 10 milionë paund, gazetën më të madhe britanike, “The Times”. Një tentativë që rrëfeu se pasuria e tij ishte ku e ku më shumë se sa hamendësonin gazetarët. Më 10 maj 1940, Gjermania Naziste sulmoi Francën. Dyert e Parisit u kapën aq shpejt, sa që një pjesë e mirë e anglezëve të kategorisë VIP, nuk munden të imbarkoheshin për në ishull.

Kështu një autokolone gjigante u drejtua për në jug të Francës, në disa qytete nga portet e të cilëve po vazhdohej evakuimi. Mes këtij karvani të përberë kryesisht nga makina luksoze të markave “Bentley” e “Rolls Roice”, ecte kokëpërpjetë edhe “Mercedez”-i kuqalash i Zogut. Porse prioritet për t’u imbarkuar në anijet kishin britanikët si dhe polakët, që në atë kohë konsideroheshin si martirë të luftës.

Kur u bombardua Bordoja, Zogu zbriti më në jug, në Bajon, sipas këshillës së Marinës Britanike. Megjithëse nuk ia kishte shumë qejfi të braktiste shtetet aleate, ai mendonte se Spanja do të mund t’u siguronte viza motrave të tij. Por administrata e Frankos, refuzoi.

Gjeneral Petain iu dorëzua gjermanëve më 22 qershor dhe italianëve dy ditë më pas. Atë dite, ikanakët shqiptare mësuan se disa anije tregtare, ishin duke evakuar trupat polake dhe qytetarë anglez, në St. Jean de Luz. Nisen me urgjencë. Por rrugës për aty, avionë bombardues gjermane “vizituan” disa herë karvanin me makina. Në një rast kur ata u afruan shumë, Zogu nuk lëvizi nga makina, duke u përpjekur të qetësonte Geraldinën sipas një mentaliteti që tek shqiptaret duket se qenka i vjetër: “Mos u frikëso, asnjë ushtar gjerman, nuk do të qëllonte njerëz mbi një makine si e Hitlerit”.

Ishte ngrysur dhe anija e fundit ishte pothuajse e mbushur plot, kur oficerët e Marinës Britanike dëgjuan zhurmën e një makine të afrohej. Ishte një “Mercedez” gjigant, që mbartte familjen Mbretërore Shqiptare. Por nuk ishte e lehtë të gjeje vend në anijen e fundit. Të gjitha tratativat dështojnë me sukses dhe vetëm në fund të tyre, oficerët britanikë hapin zemrën dhe bëjnë pak vend në këmbë, për familjen Mbretërore. Ishte koha kur më e shtrenjtë se gjithçka, ishte koka.

Kështu “Benz”-i i dhuruar nga Hitleri, mbeti në rërë bashkë me thesarin e shtetit shqiptar. Fatmirësisht, anija nuk lundroi deri në agim, për shkak të frikës pas një sinjalizimi për një sulm të mundshëm nga ajri. Kjo e lejoi shoferin hungarez të Zogut, të bashkonte thesarin me Mbretin. Në mëngjes anija ndezi motorët dhe u nis. “Benzi” i kuq filloi të zvogëlohej në breg, si një krijese me shpirt që shqiptonte “lamtumirën” pas një misioni të përmbushur.

Dhuratat për martesën

Ishin katër personazhet VIP, që dërguan dhurata të shtrenjta për dasmën e Mbretit Zog. Kështu, veç “Benz”-it të dërguar nga Hitleri, në radhë ishte edhe një karrocë e tërhequr nga katër kuaj të bardhë ‘Lipizzaner’, dhuratë e admiralit Horthy, Regjent i Hungarisë, një statuje kali-dragua në bronz e dërguar nga Mbreti Viktor Emanuel i Tretë i Italisë, si dhe disa qeramika të dërguara nga Musolini.

Poseduesit VIP të Grosser Mercedes-it

Pothuaj të gjithë krerët e Boshtit (Gjermani-Itali–Japoni) porositën ose morën në formë dhurate, nga një apo me shumë auto-vetura 7.7 litërshe, “Mercedes-770K”, të sapo prodhuara nga fabrika në Mynih. Perandori Hirohito i Japonisë, porositi shtate copë të blinduara, një e porositi mbreti Boris i Bullgarisë, Mbreti Faruk i Egjiptit, gjenerali Franko i Spanjës, kryeministri Vidkun Kuisling i Norvegjisë, Admirali Horthy i Hungarisë si dhe ish-kajzeri Vilhelm II-të i Gjermanisë, ndërkohë që Mbretit Zog të Shqiptarëve, një e tillë i’u dhurua.

Herman Goering ka poseduar një të tillë dhe Hitleri është parë të shfaqej shpesh me 770K-në e tij, që kishte një pajisje speciale në dysheme me pesë gradime, për t’u dukur më i lartë. Kjo lloj makine ishte aq e famshme, saqë kur një e tillë u gjet në vitin 1944 e braktisur nga gjermanet në një qytet pranë Parisit, menjëherë i’u bë dhuratë gjeneralit De Gol.

Të dhëna për makinën

“Grosser-Mercedes”-i i dhuruar nga Hitleri për Mbretin Zog, ishte një autoveturë e stërmadhe e kompletuar me të gjitha opsionet. Ajo kishte një motor benzine me 8. cilindra 7655 kubikësh, shpejtësi normale 170 kilometra në orë, me 3200 xhiro në minutë, pesë marshe para dhe një pas, dhe me peshë totale 3600 kilogramë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku...”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm

Next Post

“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi...”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës

Artikuj të ngjashëm

“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm
Personazh

“Në ’78-ën kur erdhi nipi i Samiut, më thirrën te Hotel ‘Dajti’, por biseda jonë u përgjua nga Sigurimi e, më çuan në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e pinjollit të fundit të frashërllinjëve të famshëm

August 25, 2025
“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920
Personazh

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

August 22, 2025
“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin
Personazh

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

August 21, 2025
“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?
Personazh

“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?

August 20, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 19, 2025
“Kur shoferi i habitur i tha babës; Si mundem me të lanë vetëm në kamion, gjithë natën, ti nji burrë plak, me nji vajzë të re?! – ne shkuam te shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, me familjen “armike të popullit”!
Personazh

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo…”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

August 19, 2025
Next Post
“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi…”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës

“Agjentët britanikë e dërguar në Shqipëri e Ukrainë për të organizuar kryengritje anti-komuniste pas luftës, u kapën të gjithë, pasi Kim Filbi...”! / Libri më i ri për agjentin e famshëm në shërbim të Moskës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme