• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, December 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Do të vijë dita…

Do të vijë dita…

“Në shenjë homazhi për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zheji, i cili u nda papritur sot nga jeta. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Në nderim të kontributit të tij të vyer, po risjellim një nga shkrimet e tij.”

Nga Artur Zheji

Takoj dhe shoh shpesh e më shpesh, njerëz të kërrusur apo në kërrusje e sipër, të cilët pasi pështyjnë dhe psherëtijnë, u japin zë ofshamave të tyre të brendshme, që kumbojnë si vullkane të shuara në shpirtrat e tyre, plot gjurmë të dukshme e të padukshme plagësh…

Janë turmat e atyre që nuk bien në sy, ndonëse janë shumica e kësaj bote, femra apo meshkuj, apo qëllon edhe të dyja bashkë njëherësh, që zgjohen për të punuar si ca insekte toke, aspak fluturake mjerisht shumë prej tyre, pa identitet dhe që, kur të vdesin, do të mbeten jashtë Kujtesës së kësaj toke dhe këtij universi…

Gjithashtu mund të lexoni

“Duhet të zëvendësoja mjeshtrin Valentin Rubin, profesorin tim, që e njihnin si ‘rusi i bardhë’, më dukej e pabesueshme, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e “Dashit të Durrësit”, mjeshtrit të saksofonit e klarinetës

“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe…”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti

Janë ata, shumica absolute, që punojnë derrçe dhe që dehen me birra të lira dhe ushqehen e gjejnë shije, në paketimet një apo dy dollarëshe…
Ata pra, të tradhtuarit e shumtë të kësaj toke, të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm, se edhe nëse vdesin apo bien në ndonjë greminë urbane, askush nuk do ta ndjejë mungesën e tyre, pasi që ndoshta janë ca krijesa që nuk lëshojnë as hije, se mbase ata, janë të padukshëm edhe përkundrejt vetë Diellit…

Porse, ashtu sikundër dhe heshtja ka një zë, apo sikundër çdo gjallesë lëshon një tingull, edhe turma e të braktisurve e ka një Zot!

Ose më saktë, Zoti, për aq sa Ai ekziston, në të vërtetë apo në trurin tonë, Ai Zot pra, është Zoti dhe dashnori i kësaj turme që ofshan, dhe i askujt tjetër…

I kësaj turme pra, të të shumtëve që ndjehet e tradhtuar, të vetmuar apo krejtësisht jetime, në ato sekonda jetë, që Universi u ka dhënë borxh për të gjalluar…

“Pse o Zot! Pse o Zot, mbi këtë tokë mbretëron padrejtësia?! Pse o Zot? Pse o Zot, tradhtari përbetohet për besnikëri dhe dashuri, pikërisht kur është në afshin e epsheve të tradhtisë? Përse, hajduti, përbetohet për ndershmëri, ndërkohë që na vjedh, e na zhvat?! Pse?!! Dhe, mbi të gjitha, përse Zoti, Zoti ynë nuk ndërhyn për të ndrequr gjërat? Për të vendosur Peshore Drejtësie?! Për të ndëshkuar fajtorët dhe për të mbrojtur të tradhtuarit, jetimët dhe të pafuqishmit?!”

Dhe janë të shumtë ata që psherëtijnë dhe pështyjnë gjak kësisoj dhe ndjehen të vetmuar dhe të braktisur ata!

Ua lexoj vështrimet, që marrin vrull nga zgavrat e syve, e që ngjiten lart, në atë pikën e panjohur që quhet Zot, si ca re avulli të bardhë…

Dhe, në këtë vetmi të thellë, në këtë braktisje të pashërueshme, ata, gjithmonë e më të shumtë dhe gjithmonë e më të dëshpëruar, ngrenë sytë lart, diku turbull në qiell, në kërkim të një drejtësie hyjnore!

Por, disa shërbëtorë të stërholluar, paguar nga “zhvatësit” dhe gjakpirësit tanë dhe të kësaj bote, u thonë turmave në mënyra të ndryshme se kjo drejtësi, për krimet e kryera mbi ta dhe mbi jetët e tyre, nuk do të mbërrijë kurrë mbi tokë dhe ndër ne!

Sepse, fërshëllejnë si gjarpri ata, për t’ju helmuar e vrarë çdo shpresë në drejtësi dhe nder, “thjesht Zoti nuk është!” dhe “Drejtësia është një shpikje e mendjeve të sëmura, një koncept brenda kafkës së mjeranëve të pashpresë dhe jo një Mbretëreshë e gjithëpushtetshme e universit!”… përhapin muzg të shtuar trishtimi ata të pabesë shërbëtorë e shërbyes të hajdutërisë!

Dhe paskëtaj, të paguarit, këta gënjeshtrathënësit që flasin me fjalë të puthitura, ngrenë lart, ca vetulla gënjeshtare serioziteti, shkojnë e arkëtojnë te padronët e tyre, monedhat e shpërblesës, që ju shtyjnë Ju, Populli im, herë në vetëvrasje, herë në nënshtrim, e që ju lënë në errësirën pa shtegdalje, apo ju mbysin kështu në pusin e vrerit pa kufi që ju kap nga gryka dhe nuk ju lëshon më, derisa ju merr shpirtin e rraskapitur…

Bëj çfarë të duash populli im, ti gjithmonë je dhe do të jesh i pafajshëm, sepse ti gjithmonë paguan e stërpaguan maskarenjtë…

Vetëm se, mos rresht asnjë çast së besuari te drejtësia e tokës dhe e qiellit, që do të bjerë mbi zhvatësit, mbi tradhtarët, mbi të pabesët që kanë shpërdoruar si ca prostituta gojë shthurura, besimin tënd të shenjtë!

Sepse drejtësi ka!

Dhe, ajo herë bie si kambanë e vdekjes dhe herë si lëngatë pa shërim, e herë-herë, e ndoshta gjithmonë e më shpesh, si një aksident pa kuptim, si një rrufe në qiell të hapur!

Sepse budallenjtë, maskarenjtë dhe kurvërorët e kurvat, nuk e dinë sa misterioze dhe e beftë është drejtësia hyjnore!

Kur ata, shpesh në vetminë e klinikave të shtrenjta, do të jenë duke lënguar plot spazma, do të ndjehen më vetëm dhe më të mjeruar se kurrë, kur të shohin familjarët, që mezi presin jo shpëtimin, por vdekjen e tyre, për të ndarë babëzisht plaçkën e vjedhur.

Se do të vijë dhe radha e tyre për të vuajtur e për t’u brengosur pa shërim, ashtu si ne, populli im, vuajmë e brengosemi shpesh pa ngushëllim, prej kësaj fare, në të shumtën e vet, farë kopilësh, pa oxhak e pa fis me derë të lartë, apo farë e mos-prejardhur prej emrash të njoftshëm…

Do vuajnë pra dhe zhvatësit dhe tradhtarët e Besimit, se do të zhvaten dhe ata e do të tradhtohen dhe ata, tradhtarët, kur të vendosin besim te bashkëpunëtorët apo te të dashurit e tyre të fshehtë, e do bien edhe ata në pusin e thellë të mjerimit shpirtëror të pashërueshëm!

Dije popull, ato çaste hidhërimi që vazhdojnë e zvarriten si shekuj në shpirtrat e tyre, nuk mund të gjejnë ngushëllim dhe ilaç as në kështjellat e tyre, as në piramidat me para dhe as në skutat më të thella të qenies së tyre të nxirrosur.

Do vijë pra Dita, që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por nuk do të marrin as përgjigje dhe as ngushëllim, përderisa drejtësi të jetë vendosur…

Marrë nga 360 grade.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ish-kryeministri Shehu, zyrtarisht u raportua nga Tirana zyrtare, se kishte kryer vetëvrasje në dhjetor 1981, por përflitet shumë se Enver Hoxha...”! / Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, prill ‘86

Next Post

“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë...”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937

Artikuj të ngjashëm

“Duhet të zëvendësoja mjeshtrin Valentin Rubin, profesorin tim, që e njihnin si ‘rusi i bardhë’, më dukej e pabesueshme, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e “Dashit të Durrësit”, mjeshtrit të saksofonit e klarinetës
Art & Kulture

December 2, 2025
“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe…”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti
Art & Kulture

“Regjizori Hysen Hakani më mori te filmi ‘Ndërgjegjja’ ku isha në rolin e një mësueseje të re, por aty kishte skena dashurie dhe…”/ Dëshmia e rrallë e aktores së njohur Roza Anagnosti

November 30, 2025
“Revista ‘DRINI’, si organ i ‘Turizmit Shqiptar’, nisi të publikohej në muajt e parë të vitit 1940, nën formë të një Agjencie Gazetarie dhe…”/ Shkrimi i panjohur i Demir Alizotit, në janar të ’44-ës

”Kulti i individit, imazhi i Enver Hoxhës, vinte me veprat e artistëve G. Madhi, R. Përmetit dhe Z. Shoshi, mjeshtra të pikturës…”/ Ish-kreu i Galerisë, për “Realizmin socialist” që u ekspozua në Turqi

November 26, 2025
“Ata fiksuan imazhet e para të fotografisë shqiptare, figurat e pavarësisë, por emrat e tyre njihen fare, pak, pasi vdiqën në mjerim, apo azilin e pleqve, si…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të celuloidit

November 22, 2025
“Ndryshe nga fotografi i njohur zviceran, Fred Boissonnas, që do të fotografonte Epirin dhe jugun shqiptar, Eugène Pittard vinte në Shqipëri, me…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur

November 15, 2025
Next Post
“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë…”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937

“Faiku shton: por kur quajm vjershëtor të madh, Naim Frashërin, një bërës toto e tatatash, ç‘fjalë do të mbetet për një Gjergj Fishtë...”?! / Polemika e Nonda Bulkës me Faik Konicën, gusht 1937

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme