• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!

“Sovjetikët u larguan me nëndetëset e tyre që nuk i kishin dorëzuar, mirëpo na lanë këtu rreth 150 marinarë të tyre…”/ Fjala e panjohur e Enverit më 30 maj të 1960-ës
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!
Memorie.al Pashaliman
“Kur bëheshin studimet për Bazën e Pasha-Limanit në vitin 1956, specialistët rusë i treguan Zhukovit, se ku mund të ishte dislokimi për forcat e Traktatit të Varshavës …”/ Historia e panjohur e Orikumit
“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes

Memorie.al / Agush Gjoni, sot kolonel në rezervë, ka përjetuar ngjarjen e 13 tetorit të vitit 1981, me detyrën e komandantit të Dragaminës së madhe në Sazan, anija kryesore në këtë operacion, që bëri 8 orë luftë, për ta asgjësuar nëndetësen e huaj, e cila ka mbetur enigmë edhe pas më shumë se katër dekadash! Ka shërbyer 30 vjet në forcat e Flotës Luftarake Detare deri në vitin 1999, kur doli në rezervë. Gjatë gjithë kohës dhe në vazhdim, ka punuar në anije transporti në linjën Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas, duke nisur me “Niobe”, “Skënderbeu”, “Red Star”, etj.. Ka kaluar 1.2 milionë udhëtarë, 50 mijë makina dhe 300 mijë kamionë. Në jetën e tij ka shumë ngjarje, rreziqe e rrisqe, por, ajo e 13 tetorit 1981, mbetet enigmë edhe sot dhe ndër vite, si duket do të mbetet si legjendë. 

Agush, çfarë ju kujton ajo ditë? 

13 tetori i vitit 1981, është një ditë, që e kujton e gjithë Vlora, të gjitha strukturat e Ushtrisë dhe Flotës Detare. Është dita që kujtohet nga të gjithë dhe që ka lënë pas enigmën e madhe. Më 13 tetor të vitit 1981, në Gjirin e Vlorës ka hyrë një nëndetëse e huaj, që ne e kapëm nëpërmjet aparaturës.

Unë atëherë isha komandant i Dragaminës së madhe dhe m’u ngarkua detyra për ta kapur dhe identifikuar, por nuk mundëm. E diktuam që në pikën e saj të zbulimit, bëmë 12 orë luftë, deri sa u largua në Kakome, e goditëm disa herë, por asgjë nuk pësoi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

Kur e diktuat se në Gjirin e Vlorës, ishte një nëndetëse e huaj? 

Në orën 12 të natës, duke u gdhirë 13 tetori. U dha një alarm lufte në të gjithë Shqipërinë. Unë isha në ishullin e Sazanit, komandant i Dragominës. Oficerët dhe marinarët e Pashalimanit, që ruanin bazën, panë një nëndetëse, raportuan në Ministri, që ka ardhur një nëndetëse e huaj.

Në moment është dhënë urdhër nga Enver Hoxha: Të zbulohet nëndetësja e huaj dhe të më raportoni”! Ky urdhër, ngriti Sazanin në alarm, u krijua një gjendje paniku tek forcat e Ushtrisë. Mua m’u dha detyra, që të zija Mexo-kanalin mes Karaburunit e dhe Sazanit me Dragominën, ndërkohë një gjuajtës, u vu në kërkim në Gjirin e Vlorës.

Të gjitha bateritë u vunë në gatishmëri të plotë për të vepruar në çdo rast. Gjithë natën në det, në gatishmëri në tension. Të nesërmen rreth orës 7 e 15 minuta mu dha detyra (sigurisht ky ishte një urdhër i Ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiu) të qëndronim në gatishmëri të plotë, gati për luftë. Kishim graduar 80 metra në thellësi. Prisnim urdhrin: “Të hapet zjarr”, që e jepte vetëm Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Enver Hoxha.

U dha urdhri për luftë? 

Ishte ora 8.25, kur mbërrita në vendin e caktuar. Aparaturat tregonin që poshtë nesh, ishte një objekt, bombat hedhëse në të dy krahët i kishim në gatishmëri, pritej vetë urdhri. E ndiqnim në çdo minutë nëndetësen e huaj, kontrollonim lëvizjet e saj. Pas disa minutash konstatuam se objekti lëvizi në drejtim të Raguzës së parë, me shpejtësinë 4-6 milje. Pasi udhëtoi dy milje, vumë re që u kthye në drejtim të Ujit të Ftohtë, në një thellësi 50 metra.

Kur u afrua tek një vapor i mbytur, ndryshoi kursin, u nis drejt veriut të ishullit të Sazanit, duke rritur shpejtësinë në 14-15 milje. Unë urdhërova Prend Ndoj, shefin e agregateve të anijes, një specialist i shkëlqyer, të regjistrojë motorin në shpejtësinë maksimale që kishim, 15-17 milje. Kur u afruam në në drejtim të Sodës, objekti ndërroi kursin dhe u nis të dalë nga gjiri i Vlorës me shpejtësi 20 milje. 

Thuhet se u është dhënë urdhër të hapnit zjarr ndaj saj?

Po, më se e vërtetë, por kjo na shqetësoi shumë, pasi ne nuk kishim shpejtësi për ta arritur atë. Atëherë dhashë urdhër: Regjistro shpejtësinë 17-19, të digjet, vetëm të zbatohet urdhri, të bëjmë detyrën. Për çudi arriti 18-19 milje, por kjo nuk mund të vazhdonte më shumë se 1 orë dhe motori do të digjej, Në afërsi të Sazanit, në orën 10.25, më vjen një radiogram me dy shifra: “Zjarr MMT”.

Ishte urdhri i Ministrit të Mbrojtjes Popullore. Bëmë manovrën, hartuam skemën dhe vendosa të qëllonim me bomba-hedhësin e djathtë. Zjarr! – urdhërova. Nuk më kish ndodhur ndonjëherë kjo situatë, u tronditëm të gjithë. Për fat u shkrep shumë mirë, vajti në thellësinë 770-80 metra, pra në objekt.

Ishte një shpërthim i llahtarshëm nënujor, një tërmet me një zhurmë të papërshkrueshme. Për çudinë e të gjithëve, objekti nuk ish dëmtuar. Ri-kapëm sinjalin në objekt, gjuajtësi do të qëllonte me reaktiv, ishte Kujtim Braçe, që e drejtonte atë.

Vazhdonim ndjekjen, vazhdonte lufta. Kaluam tek Kepi i Gjuhëzës në drejtim të Jugut. E kapëm në afërsi të Gjiut të Arushës dhe aty dhashë urdhrin: “Zjarr” me bombën e majtë, me të njëjtën skemë. Një tmerr tjetër, që tronditi çdo qelizë të trupit e mendjes. E veçanta ishte, kur pamë një peshk gjigant, rreth 100 kg., i cili fill pas shpërthimit, fluturoi në ajër dhe ra përsëri në det. Peshq të vegjël dolën në sipërfaqe me tonelata.

Tani e kishim situatën në dorë. Në afërsi të Himarës në Jalë, kapëm përsëri objektin dhe u afruam më shumë. Me bindjen se do të goditej më në fund nëndetësja “spiune”, dhashë urdhër që të hidhen të dy bombat e thellësisë. Ishte një super tmerr. Vazhdonim të qëndronim në gatishmëri, ndërsa objekti ecte me shpejtësinë 17-18 milje, në një thellësi 80 milje.

Vazhduam ta ndiqnim, erdhëm deri afër Kakomesë. Zjarr përsëri, duke goditur përsëri me të dy bombat. Pas kësaj, anija jonë nuk lëvizi më, ndërsa nëndetësja e huaj, po largohej drejt Korfuzit. Anija jonë u shua, nuk punonte asgjë, motori, sistemi elektrik…u fik. Kaq ishte fuqia e saj, vetëm komandohej me timonin mekanik, që është rezervë. Na pushtoi paniku.

Si vepruat, çfarë bëtë në ato çaste? 

Drejt nesh erdhën dy helikopterë, që u ndalën në Sarandë, të cilët sollën zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, prokurorë, gjykatës, policë. Na zuri frika, pse mendova që do të vihesha unë në pranga, pasi detyra quhej e pakryer. Me një katër silurues, erdhën në bordin e anijes zv. Ministra, komandanti i Flotës, etj.

Kontrolluan dokumentet dhe panë që gjithçka ishte në rregull, që unë dhe ekuipazhi e kishim bërë detyrën. Kuptuan që anija kishte ngelur, pse e atij standardi ishte. U nisa drejt Pashalimanit dhe anija u fut në remont. Kur u larguan zyrtarët e lartë, atëherë u qetësuam. E vërteta ishte se ne e kishim bërë luftën, por ajo mbeti në mes, për shkak të Dragaminës, që aq e kish fuqinë.

Pas kësaj situate çfarë ndodhi? 

Tensioni vazhdonte, dyshohej se mund të vinin nëndetëse të tjera. Ishte një situatë e vështirë në Shqipëri, pasi ajo ngjarje pasoi me vetëvrasjen e Mehmet Shehut. Pas kësaj kam qëndruar plot 135 ditë në Mezokanal. Aty bëheshin mbledhjet e gjithçka. Vrojtonim se mos vinin nëndetëse të tjera. Natë e ditë vrojtonim dhe tërë këtë periudhë, kemi qenë në gatishmëri lufte.

U sqarua cila ishte kjo nëndetëse? 

U fol që ishte amerikane, se ishte me mbushje bërthamore dhe se do të hidhte në erë Vlorën. Këto ishin fjalë poshtë e lart, por në syrin e ushtarakut, duket se misioni i saj ishte për të tërhequr vëmendjen, pas ngjarjes së madhe që kish ndodhur, konfliktit të Enver Hoxhës me kryeministrit Mehmet Shehu, që çoi në vetëvrasjen e tij.

Nuk besojmë të ishte me reaktor bërthamor, sikurse shpreheshin zërat nga populli. Duhet të saktësoj që anije me mbushje bërthamore, nuk vijnë kurrë në gjirin e Vlorës, përjashtohet. Ajo mund të ketë qenë një anije zbuluese.

Si është e mundur që nuk u saktësua? 

Janë sekrete të mëdha, që nuk mund ti dijë kushdo. Në Gjirin e Vlorës, ishte e lehtë të hyje, se akustika herë punonte dhe herë jo. Gjithsesi, ne provuam luftën, vramë frikën. Besoj kjo nëndetëse duhet të ketë qenë “Malutka”, nëndetëse zbuluese, më tepër për të tërhequr vëmendjen nga situata që po përjetohej, pas akuzave ndaj Mehmet Shehut.

Duhet të nënvizoj faktin, se këtë “Luftë” nuk e bëra vetëm unë por me stafin tim. Ka qenë Vladimir Beja, që më pas u bë Komandanti i Flotës, me Yllin, që u bë komandant i Bazëz Ushtarake Detare, me Festim Tefën, të ndjerin Thoma Kote, të ndjerin Kujtim Braçe dhe oficerë të tjerë.

Ajo është një ditë e paharruar, që nuk u përsërit më kurrë dhe as nuk do të përsëritet më. Për këtë shkak ajo zë vend të rëndësishëm në historikun e Flotës Luftarake Detare, të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Popullore.

Ku ndodhet Dragamina sot?

Dragamina e përfundoi misionin e saj dhe është vendosur në Durrës. Kam mall ta shoh, ndaj herë pas here shoh foto që kam bërë në të. Kjo foto që shihni është në ditën e luftës. Më vjen keq që Flota Detare edhe sot nuk ka asnjë Dragaminë me standarde. Nëse një shtet është ose jo i fuqishëm, varet nga mjetet detare që ka. Në këtë pikë ne jemi shtet i varfër. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Anëtar i fisit shqiptar të Matit, i biri i një kreu trashëgimtar të asaj lugine, Ahmet Zogu, ka trashëguar karakteristikat tipike të një politikani ballkanas...”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, 17 prill 1939

Next Post

“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala...”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman
Intervista

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

July 2, 2026
“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë
Intervista

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

June 27, 2026
“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut
Intervista

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

June 25, 2026
Next Post
“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala…”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala...”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme