• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, August 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?

“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku
“Kur e pa se trupi i tij po kalbej, ai vetë i kërkoi së ëmës, t’u thoshte që ta vrisnin, se nuk mundej më dhe ajo shkoi te kryetari i Degës, Zoi Themeli, i cili…”/ Historia tronditëse e klerikut të famshëm
“Kur e pa se trupi i tij po kalbej, ai vetë i kërkoi së ëmës, t’u thoshte që ta vrisnin, se nuk mundej më dhe ajo shkoi te kryetari i Degës, Zoi Themeli, i cili…”/ Historia tronditëse e klerikut të famshëm
“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?
“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?
“Në burgun e Gjakovës, serbo-malazezët i kërkuan At Luigj Palajt, të mohonte fenë dhe identitetin kombëtar, por ai s’pranoi e, ata e rrahën me shkopinj…”/ Shpallja e dy martirëve nga Papa Françesku

Nga Artan Shkreli

Memorie.al / Sa më shumë i largohemi asaj periudhe shtypëse dhe t‘ankthshme që përfundoi me të vonuarin vit 1991, aq më fort shtohen pyetjet e “përse”-të për gjithë çka ndodhi, të cilave iu ngarkohet edhe pezmi se nëse çka ndodhi; “a duhej doemos të ndodhte”?! E sa më tepër del mpimja 45-vjeçare dhe njerëzia nis mësohet me lirinë, aq më qartë shpalohet arsyeja pse autoritarizmi despotik pati atë efekt të fundbotshëm ndër shqiptarë. Kështu që vijnë e bëhen gjithnjë e më të dallueshme mistifikimet e turpshme, të kujt kish marrë rolin e atit dhe bijtë e mbetur “në besë” i mëkonte me ushqim të prishur! Profetnit e rreme kishin zaptuar papritur rrugët dhe sheshet e qyteteve, e duke përfituar nga plagët shoqërore dhe varfëria e trashëguar, i tregonin gjindjes si shpëtim shtegun e humnerës

Arkiva e Dubrovnikut

Në dokumentin me titull “The notion of the public library in the renaissance Dubrovnik” (Nocioni i bibliotekës publike në Dubrovnikun e renesanses), arbano-kroati Aleksandër Stipçeviç, hedh dritë mbi zbulimin e dëshmive të shkruara të Gjon Gazullit dhe të dokumenteve mesjetare, të cilat plotësojnë të dhenat biografike për të.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

Në dokument, të dhënat për jetën dhe punën e Gjon Gazullit janë paraqitur të bashkëlidhura me ngjarjet që kanë ndodhur në Raguzën e shek. XV, XVI, XVII. Kështu një ndër gjerat që tërheq vëmendjen është fakti i rrallë, që nxjerr në pah Stipçeviçi, se librat e koleksionit të tij privat atbotë iu dhanë në përdorim qytetarëve të Raguzës (Dubrovnikut). Së këndejmi mori shkas tash edhe ideja që bibliotekat e pasura private që Dubrovniku disponon, t‘i hapen publikut.

Në njëfarë mënyre ky akt i Gjon Gazullit shënoi edhe fillimin e lindjes së bibliotekave publike në bregun lindor të Adriatikut, ku po qartësohet gjithnjë më shumë fakti se, në atë që më pas do ikonizohej se Albania Veneta (Shqipni Venedike), arbënit ishin ndër aktorët kryesorë të jetës shpirtnore.

Në fakt, ecuria e njerëzve si Gjon Gazulli, bir i parsit Gjin Gazulli, përsa e pazakontë mund të na duket sot, ka qenë diçka rutinë në Arbëninë Mesjetare paraosmane. Ka të ngjarë që mësimet e para ai t‘i ketë marrë në mjedisin humanist Scutara¬n, i cili u zhduk sikur të mos kish ekzistuar kurrë pas dramës së pakapërdishme të 1479-ës. Rektor i Universitetit të Padovas (lider shkencash në Europën e kohës) dhe me një bibliotekë të paçmuar, ky dijetar shqiptar, që vdiq më 19 shkurt 1465, nuk u tregua aspak i përkorë, kur qe puna për lirinë e vendit të vet.

Ai qe përfshirë në një proces gjyqësor për kontrabandë armësh, të cilat duhet t‘i dërgoheshin Gjergj Kastriotit në Arbëni. Por autoriteti i tij dhe miqtë e fuqishëm që lobonin pro Skënderbeut i shpëtuan qoftë njerëzit, qoftë reputacionin e Gazullit. Rrugët e lirisë, sikundër ato të Zotit janë të pafundme. Nga dinastia fatlume e Gazullorëve, ato rrugë do të përshkoheshin ne qindvjetshat e ardhshëm në njëmijë mënyra të ndryshme, por veçse për një qëllim të shndërruar tashmë në ide të ngulmët: Lirinë.

Sot pas 500 vjetësh, kroatët, apo hërvatët siç i thonë në Malsin‘e Madhe, e mëtojnë Gjonin për bashkëkombës të tyre të lindur në Raguzë (fakt i pavërtetë ky), por me origjinë arbënore. Saku ndër ne, ndodh e kundërta. Sot Gazujt a Gazullorët e mbramë janë pa varr, të pabotuar e te pazanë ngoje. Gazujt, tabuja fatale e shtetit shqiptar, me dy vëllezër të zhdukur, i pari nga Ahmed Zogu (varur n‘midis të Shkodrës) dhe i dyti nga Enver Hoxha (mbetur në një shpellë të Vrithit, aty në malet e veriut). E ne sot kemi mbetë ende peng të Janarit të eger të 1946-ës.

Dom Nikolli, pasion i gjallë

Pa i hyrë kronikave gazullore, të cilat të çojnë deri aty nga fundi i shekullit XIII-të, por as atyre të rezistencës së pareshtur antiosmane, e cila shtyhet deri në kohet tona, të tërheq vëmendjen personaliteti i Nikoll Gazullit, pikërisht për ngjashmërinë e habitshme që ka mes tij dhe humanistit të shekullit XV-të, Gjon Gazulli. Kjo ngjashmëri vihet re në spektrin e interesave që shqetësuan jetët e të dyve.

Sikundër Gjon Gazulli (lindur 1399-1465), edhe Nikolli (1891-1946), plot pesë shekuj më pas, erdh në këtë botë në kapërcyell shekujsh dhe ngjarjesh dramatike për historinë e Shqipërisë. Që të dy do të kishin fatin e mirë të edukoheshin në vogli, në një mjedis të orientuar nga humanizmi dhe patriotizmi e, të shkolloheshin për më s‘shumti në Europë, por dhe fatin e keq që në të ngrysur të ditëve të përjetonin trishtimin e një atdheu që rrëshqiste si mos më keq drejt një antieuropianizmi të skajshëm. E ndërsa Gjoni vdiq atëherë kur emri i arbënit qe bërë simboli evropian i qëndresës ndaj antivlerave, Nikolli dha shpirt si ideator dhe luftëtar i po asaj qëndrese, në emër të atyre vlerave.

Nikoll Gazulli, në fakt qe shkolluar në Insbruk kur Austria ishte ende perandori dhe Shqipëria konsiderohej nga Franc Jozefi, si krahina e humbur prej shekujsh e Konfederatës Ilirike. Futja e saj në suazën perandorake austriake, konsiderohej nga plaku i fiksuar pas shqiptarëve, si arritja e një objektivi që ish kërkuar që nga kohët e Karlit të Madh. Ndeshtrashat historike kishin çuar në kohë të ostrogotëve një simbiozë iliro-gote (Konfederata Herule e shekulli V-të), ende të paeksploruar mirë e, që në qëndresën e saj ndaj faktorit sllav, kish lënë gjurmët e veta në Arbëni me të ashtuquajturën Kulturë e Komanit.

I gjithë ky iter jo vijimor historiko-gjeografik (Ilirikum – Konfederata Herule – Albania + Dalmatia Veneta – Konfederata Ilirike) në kuadrin e Perandorisë, e humbiste thellësinë kohore dhe ndarjen politike ekzistuese. Në këtë kuptim, hapësira arbënore apo shqiptare, merrte sërish përmasa mjaft të mëdha. Në njëfarë mënyre Gazulli ynë, ndonëse jo bashkëkombës, ndihej bashkështetas me b.fj. albanologun austriak Joklin, ose atë kroat, Shuflaj.

Dhe është kjo frymëmarrje popujsh që kanë marrë e kanë dhënë në shekuj, e cila pat krijuar klimën për studime komplekse e të thella. Natyrisht, në familjen e popujve të Perandorisë Austro-Hungare, sllavet, sikurse shqiptarët, nuk kishin asnjë primat dhe kjo i bënte shqiptarët katolikë të kishin raporte të mira me sllavët katolikë (kroatët).

Nikoll Gazulli i ditur, konsiderohej një fenomen nga e gjithë elita kulturore shqiptare, aq sa punimet e tij priteshin me padurim nga organet më në zë të kohës, qoftë në Republikën e re shqiptare, qoftë dhe në periodiket e Monarkisë. Zogu i vrau të vëllanë, por nuk guxoi më tepër se kaq. Personaliteti i Gazullit dhe lidhjet e tij ndërkombëtare me albanologë e ballkanologë, e bënin të sikletshme çdo mase ndëshkimore ndaj tij.

Biblioteka françeskane ishte ndalesa kryesore e Gazullit në Shkodër, si kur shërbente në famullinë e Rriollit, ashtu edhe kur mbulonte famullinë e Shkrelit (pas 1940-ës). Ndonëse bashkëpunonte me Mjedjen e Fishtën, n‘atë bibliotekë gjendej kryesisht në shoqërinë e At Benedikt Demës. Punimet e tij të vlerësuara maksimalisht nga Norbert Jokli (të cilit mbledhjet që i dërgonte me postë Gazulli, i shërbenin për të hartuar Fjalorin Etimologjik të shqipes), u kërkuan edhe nga drejtuesit e gjerdanit “Visarët e Kombit”.

Kështu në vitin 1941, libri “Fjalorth i Ri – fjalë të rralla të përdorura në veri të Shqipnisë”, u bë një numër më vete (nr. XI) i këtij gjerdani ish. Ishte i pari fjalor krahinor që botohej dhe bashkë me atë të Pano Tasës (edhe ky i mbajtur larg nga shkenca e re zyrtare pas çlirimit), hidhte baza të shëndosha në kursin që duhej mbajtur për njësimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe. Ky njësim në fakt kish nisur që me vitin 1916, nga e famshmja Komisi Letrare, e që deri në kohë të përgatitjes së Fjalorit, asistohej edhe nga austriakët R. Nachtigall dhe M. Lambertz.

Skrupoloziteti i Gazullit me shaka vihej në lojë edhe nga eruditi Karl Gurakuqi, Inspektor i Lartë i Arsimit dhe promovues i Gazullit, i cili i hoqi Fjalorit disa fjalë të karakterit erotic, të konsideruara si ofensive për kohën. Bëhej fjalë për një punë titanike, e cila nuk kishte të bënte vetëm me mbledhjen, por edhe me analizën e thellë deri në errësirë të shekujve, të etimonit të fjalëve vërtet të rralla.

Nga erudicioni i tij, Nikoll Gazulli, i dhënë veçanërisht pas folklorit dhe histories, arrin në përfundimin se Iliria ka një histori fetare paralele me atë të Italisë, me martirë, me ipeshkvi e me Etën të vet, dhe thotë se; “ndë Shkodër t‘anë, kemi një Rromë të dytë në Ballkan. Këtu fillimi i Krishtnimit nis me kohna apostolike e vazhdon me nji Seli Ipeshkvnore që ka nji vijim të pakëputun, deri në kohët e vona”.

Kjo dije po materializohej aty në heshtinë e luginës së Prronit Thatë në Shkrel, ku Gazulli po hartonte një tjetër vepër madhore: “Fjalorin Toponomastik”, të shkruar nën pseudonimin “Gelasius”. Nuk mbërriti ta mbarojë! Mbetet një vepër madhore, ndonëse e shpërndarë ndër numra të ndryshëm të “Hyllit të Dritës”, dhe konsiderohet nga kritika e shëndoshë, si një punim monumental dhe si studim shkencor albanologjik, ndër më të mirët e të gjitha kohëve.

Martiri i Shkrelit

Kishte mbërritë deri te germa “K” e “Fjalorit Toponomastik”, kur në Malësinë e Madhe ndodhi ndërgjegjësimi i parë masiv në Shqipëri e, në krejt Europën Lindore, se çfarë donte me thanë ajo që po ngjiste në vend. Identifikimi qe fill pas luftës, (fundi i 1944-ës) komunistët shqiptarë i bënë kauzës së tyre me kauzën e Jugosllavëve, shoqëruar ky me shtypjen marramendëse të të drejtave dhe lirive (për të cilat malësorët e veriut qenë veçanërisht të ndjeshëm), çoi atë “përzierje shpërthyese” që u quajt si Kryengritja e Postrribës, ose Rezistenca e Malësisë së Madhe (1945).

Nikoll Gazulli la librat dhe rrahu kumbonat e Kishës së Shën Kollit në Shkrel. Sot është e vështirë të kuptohet se si një klerik, u bashkua me kryengritjen dhe kundër “qezarit”. Porse atij që njeh historinë e Shqipërisë Veriake, i bdaret çdo dyshim. Barijtë e gjindjes, nuk kish si të mos ishin krah besimtarëve të tyre.

Ende sot në Shkrel ruajnë kujtime të bisedave energjike që Dom Nikolli bënte me njerëzit e tij. Atë e kujtojnë si tepër serioz, që ia dilte më i mësue fëmijëve të rrethinave katekizmën, rreth zjarrit të ndezur aty para kishës-katedrale të Shkrelit. Ishte “burrë i pashëm fort”, me sy qiellorë, blu dhe ëndërrimtarë. Kur kërkuan ta arrestonin në janar të 1946-ës, nuk pranoi të burgosej; “Un nuk bij kurr i gjallë n‘dorë t‘ktyne”! – kështu u thosh shkrelianëve që vinin me marrë mend o, me gjetë ngushëllim.

Kishte dëgjuar për torturat që i bëheshin Klerit në burgun e Shkodrës. E nuk pranoi as të rrinte në shtëpitë e malësorëve, për “mos me i marrë në qafë”. Represioni sa vinte e shtohej. Filologu i madh u fsheh për tre javë në një zgavër në tokë pranë Dedajve, që sot quhet; “Shpella e Priftit”. Më pas u ngjit në Vrith, ku qëndroi i fshehur në një shpellë të mirfilltë. Vrasja e Dom Nikollit, është histori filmash. Velloja e misterit e mbulon atë vrasje, për të cilën ende sot ka shumë rezerva.

Ushtarët e Ndjekjes, të njoftuar për vendndodhjen e tij, e rrethuan hyrjen e shpellës dhe shtinë batare të gjata pushkësh. Kur u afruan, kurmi i Gazullit ishte i ftohtë dhe i ngrirë. Një vrimë e vjetër plumbi, i kish marrë jetën me kohë. Kush e kish bërë këtë? Dioqezani Dom Nikoll Gazulli, nuk kish si të vriste veten. Emrin e atij që e pati vrarë me një plumb në ballë, dinë ta diftojnë malësorët e Shkrelit, si dhe At Zef Pllumi – memoria historike e atyre anëve.

Krahina kishte mbetur pa frymë. Një qerre e barti trupin e tij deri në fshatin e Stërkuj-ës dhe aty ndaj rrugës, ballë kishës së Sterkuj-ës e varrosën. Ata djem që çelën gropën, morën urdhër të mos linin asnjë shenjë, por ata duke e pasur famullitarin e tyre, të cilin gjithkush po e njehte për martir, e rrethuan varrin me gurë dhe i mbuluan ata me pak dhe. Shiu dhe koha do ta largonin atë dheun, – menduan djemtë, e mandej kushdo kish mundësi ta kuptonte, se aty ish një varr.

Enigma e varrit të Gazullit mbeti e tillë deri në vitin 1995, kur zoja Prendë, shërbyesja e Dom Pjetër Grudës, famullitarit të ri të Shkrelit (pas 1949), pak para se të ndërronte jetë, u tregoi motrave të Nanë Terezës në Tiranë një sekret, të cilin kish kohë që e ndrynte në mendje.

Kështu në një natë të ftohtë me stuhi në fillim të viteve ’50-të, Dom Pjetër Gruda në shoqëri të Gjomark Prelës, Kol Zefit dhe dy burrave të tjerë, lidhin besë më i marrë reliket e Dom Nikollit dhe me i çu në kishë të Shkrelit. Ashtu ndodhi. Në “shi e kijamet”, nën shkreptimën e rrufeve të Alpeve, Gazulli u rivarros me një përshpirtje të shpejtë, në këmbë të altarit të Shna‘Ndojt, brenda kishës së Shën Kollit. Dyshemeja asokohe ish me dërrasa dhe pas varrosjes, u mbyll përsëri pa lënë gjurmë. Sot trupi i albanologut, fle ende në kishën e tij.

Sekreti u nxor vetëm prej së amës s‘Dom Pjetrit, e cila e kish përgjuar gjaktrishtueshëm. E në merak të madh për të birin, që kish dalë atë natë të mnershme. E tronditur ajo ia kish treguar vetëm Prendës, së cilës, më vonë në mbarim të ditëve të veta, i kish kërkuar të kujdesohej për të birin, Dom Pjetrin, i cili tashmë qe burgosur.

Dom Pjetër Gruda vdiq në burg në Sarandë. Frymën e fundit e dha në duart e At Zef Pllumit (“Nderi i Kombit”), por besën nuk e theu as në buzë të varrit. E vërteta e Nikoll Gazullit, fatmirësisht u “tradhtua” nga Prenda, një grua e prunjtë e besnike, por që nuk ish e lidhur në besë.

Leksikografi i madh sot ka zënë vendin e tij në histori. Librat e tij më së fundi po botohen. Edhe letrat, pasi ato janë dëshmi e pasionit të këtij njeriu të jashtëzakonshëm për vendin e tij, të këtij njeriu, kumti i të cilit, na jep identitet dhe krenari ¬ si shqiptarë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

”Tirana si një treg plaçkash të vjetra, ka vetëm tre policë trafiku, i gjithë vëndi ka 400 makina, disa ‘Mercedesë’ i ka ambasada kineze...”/ Shkrim i TIME-s për Shqipërinë Socialiste, më 10 gusht 1962

Next Post

“Ditari i grabitur nga UDB-ja, është dëshmi e dhunës së strukturave të saj me në krye Nikolla Ilievski e Kiro Koshtanov, të cilët...”/ Refleksionet e dhunës ndaj ish-zyrtarit të burgosur si agjent i CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin
Personazh

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

August 21, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 19, 2025
“Kur shoferi i habitur i tha babës; Si mundem me të lanë vetëm në kamion, gjithë natën, ti nji burrë plak, me nji vajzë të re?! – ne shkuam te shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, me familjen “armike të popullit”!
Personazh

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo…”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

August 19, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 20, 2025
“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni
Personazh

“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni

August 20, 2025
“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa, ku vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe edhe në atdheun tonë, pasi…”/ Ekspozita e historianit holandez, Harrie Teunissen!
Personazh

“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa, ku vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe edhe në atdheun tonë, pasi…”/ Ekspozita e historianit holandez, Harrie Teunissen!

August 17, 2025
Next Post
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar

“Ditari i grabitur nga UDB-ja, është dëshmi e dhunës së strukturave të saj me në krye Nikolla Ilievski e Kiro Koshtanov, të cilët...”/ Refleksionet e dhunës ndaj ish-zyrtarit të burgosur si agjent i CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme