• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

Nga Astrit Kola

Pjesa e dytë

 – Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, në dritën e dokumenteve më të fundit arkivore të Serbisë –

Memorie.al / Për herë të parë, njëri nga personazhet politikë shqiptarë më të përfolur e të damkosur nga historiografia dhe politika e shekullit XX-të, Esat Pashë Toptani, tashmë “është dekonspiruar” nga historiografia zyrtare serbe, në volumin II-të të autorëve Ljubodrag Dimiç dhe Gjorgje Borozan, (historianë akademistë), titulluar; “Shteti jugosllav dhe shqiptarët”, ofruar si ekskluzivitet nga “Instituti Ushtarak-Historik” i Jugosllavisë, botim i shtatorit të vitit 1999.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo…”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

                                                                 Vijon nga numri kaluar

SI U ANKUA ESAT PASHA TEK KRYEMINISTRI SERBISË, PASHIQI?

Paris, 20 janar 1920

      (Private)

I dashuri im kryetar!

Qëndrova në krah të Antantës: në emër të Shqipërisë i shpalla luftë Austrisë, duke përdorur të gjitha mjetet që ligji vendas dhe ligjet ndërkombëtare më lejonin si përfaqësues i vendit tim në postin e kryetarit të qeverisë dhe autoritetit shtetëror më të lartë, në emër të popullit tim me shumicë myslimane, duke iu përgjigjur edhe thirrjes së përbotshme për hyrjen në luftë, që bëri Turqia.

Më ndodhën shumë fatkeqësi, por arrita që t’i dal në fund kësaj rruge të nisur. Turqia në atë kohë vendosi të ndërmarrë hapin e fundit. Më dërgoi mua pranë Italisë, (e cila asokohe ende nuk kish hyrë në luftë), me mision sekret ushtarak, nën udhëheqjen e Fuad Pashës, i cili besonte thellësisht në nderin, luajalitetin dhe ndjenjat e mia patriotike. Por kur unë refuzova propozimet e tij, ai më mbajti mua si rob në Oborr…! Më pas, Gjyqi Ushtarak në Stamboll më dënoi me vdekje dhe me sekuestrimin e të gjitha pasurive.

Nuk është nevoja të flas për rolin tim dhe kontributet në favor të ushtrisë serbe dhe mbrojtjen e Durrësit, në bashkëpunim me trupat italiane. Si shpërblim…, u dekorova me Kordonin e Madh të “Shën Moris dhe Lazarenit”.

Kur qëndrimi im në Durrës u bë i pamundur, unë e braktisa atë, duke besuar në fjalën e përfaqësuesit të posaçëm diplomatik italian, i cili më komunikoi në mirëbesim të plotë se; Italia, nga Fuqitë e Antantës, kish marrë detyrë të siguronte ushtarakisht tërheqjen time personalisht, të qeverisë dhe ushtrisë time, me të njëjtat kushte me të cilat Franca veproi, me qeverinë dhe ushtrinë serbe.

Unë shkova në Itali dhe, në përmbushje të detyrës së tërheqjes sime ushtarake, u instalova në ishullin e Ponsit, pranë Napolit.

Qeveria italiane më deklaroi se; “de facto”, më njihte si kryetar i qeverisë shqiptare, por bisedimet që unë zhvillova me përfaqësuesit e saj, për ta formalizuar me shkrim këtë njohje, nuk patën sukses.

Ndaj, për këtë arsye unë refuzova të përmbush kërkesën e z. Salandro, i cili me mirësjellje më kërkoi miratimin, pasi më vuri në dijeni për vendimet e Paktit të Fshehtë të Londrës të Prillit të vitit 1915, mbi Shqipërinë, çka u bë shkak që të më vendosnin në një situatë izolimi, në një skutë të Italisë, gjë që ishte në kundërshtim flagrant me angazhimet reciproke që ishin ndërmarrë nga unë, në bashkëpunim me Fuqitë e Antantës.

Për këtë arsye unë braktisa Romën dhe shkova në Paris. Por edhe bisedimet që unë zhvillova atje me z. Titoni, ambasador i tanishëm i Italisë në Paris, nuk patën sukses.

Në vazhdën e këtyre dështimeve në Paris, presidenti i Republikës franceze më shprehu mirënjohjen për shërbimet që kisha bërë për aleatët deri në atë kohë dhe për këtë më dekoroi me Urdhrin e Madh të Legjionit të Nderit. Disa ditë më pas, në përgjigje të ftesës së qeverisë britanike shkova në Londër dhe, nga dora e vetë Mbretit, mora dekoratat e Urdhrit të Lartë të “Saint Michel dhe Saint Georges”.

… Qeveria franceze më kërkoi bashkëpunimin dhe angazhimin ushtarak në Frontin Lindor. Pas bisedave paraprake me qeverinë franceze dhe përfaqësuesit diplomatikë të qeverisë serbe, dhashë pëlqimin tim përfundimtar.

Në muajin gusht 1916, shkova në Selanik i shoqëruar nga z. De Fonten, (ministër fuqiplotë i Francës pranë qeverisë sime), nga z. Krajevski, (përfaqësues i qeverisë franceze pranë Komisionit të Kontrollit në Shqipëri) dhe nga z. Gavrilloviç, (përfaqësues i plotfuqishëm diplomatik i Serbisë). Më pas, edhe Mbretëria e Greqisë emëroi përfaqësuesin e saj diplomatik pranë qeverisë sime, dhe pas saj edhe Perandoria e Rusisë.

Ushtria ime, e cila asokohe ndodhej në ishullin Pons të Italisë, u zhvendos për në frontin e Selanikut, me ndihmën e ushtrisë franceze dhe më pas u vendos nën komandën e një misioni ushtarak francez. Bashkë me mua, ushtria ime luftoi krahas njësisë së misionit ushtarak francez, në të njëjtin front, me gjatësi prej 30 kilometrash, deri në bregdet.

Bashkëpunimi i suksesshëm i ushtrisë franceze me ushtrinë time, përmendet në mjaft njoftime të rëndësishme ushtarake dhe shtypi, për çka presidenti i Republikës franceze, më dërgoi disa falënderime dhe përgëzime të ngrohta, kurse gjenerali Franshe D’Eperi, komandant i Përgjithshëm i trupave aleate në Frontin Lindor, më siguroi se; Franca kurrë nuk do t’i harronte shërbimet që unë i kisha bërë asaj dhe aleatëve fitues të Luftës.

Unë personalisht, sikundër edhe shumë oficerë dhe luftëtarë shqiptarë, u dekoruam me “Kryqin e Luftës” për vepra trimërore. Kjo dëshmon në mënyrë të padiskutueshme qëndrueshmërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të mi. Por shërbimet e mia ndaj aleatëve të Antantës, si dhe në postin e kryetarit të qeverisë shqiptare, patën për mua pasoja tepër të rënda.

Kështu, dy herë radhazi, flota ushtarake austriake, nga bregdeti i Durrësit, bombardoi me topa të rëndë dhe shkatërroi ndërtesat qeveritare të qeverisë sime në këtë qytet, si dhe pronat e mia, duke i shkatërruar plotësisht ato. Në përgjigje të këtyre sulmeve, artileria ime i shkaktoi humbje të rënda flotës armike, duke mbytur një torpediniere dhe duke zënë rob ekuipazhin e tij.

Më vonë, njësi të bashkuara të armikut sulmuan të gjitha pronat e mia, grabitën gjithçka, prenë dhe grabitën pyjet e mia dhe bënë shumë plaçkë në kurriz të pasurive personale, të cilat i sakrifikova pa kurrfarë ngurrimi. Kështu, në përfundim të luftës, të gjitha dëmet në njerëz dhe pasuri, ushtarake dhe civile, mbetën në kurrizin tim.

Franca, ushtrisë sime, kur luftonim në frontin e Selanikut, i siguroi vetëm armë dhe ushqime. Duke mbajtur mbi kurriz të gjitha shpenzimet dhe dëmet e shkaktuara, sot e kam të vështirë të siguroj edhe funksionimin normal të qeverisë time, apo të mbaj edhe një pjesë të ushtrisë, e cila bashkë me qeverinë, mbeti në Selanik. Në kohën e aksioneve ushtarake, shumë luftëtarë shqiptarë vdiqën, u plagosën, u sakatuan.

Duke iu përmbajtur premtimeve ndaj tyre dhe familjeve të tyre, vazhdoj të paguaj rregullisht pensionet që u takojnë. Më pas, në përfundim të luftës, qeveria franceze, në prani të të gjithë përfaqësuesve diplomatikë, më dha mua urdhrin ultimativ që të mos kthehem më në Shqipëri, madje edhe të mos i afrohem asaj, derisa Konferenca e Paqes të vendosë bazat e Statusit të ardhshëm të Shqipërisë.

Kjo sjellje e ka bazën në pakënaqësinë dhe dashakeqësinë e një Fuqie të Madhe aleate, e cila ka si arsye për këtë mos mbajtjen e premtimeve të saj. Tashmë ndjehem tejet i lodhur, për të vazhduar të jetoj jashtë vendit tim, në kushte shumë të vështira materiale. Urdhri për të qëndruar larg vendit tim, është vendimi më i habitshëm, që më ka mbyllur derën e bashkëpunimit dhe komunikimit me vendin tim dhe bashkatdhetarët…!

Në rrethana të tilla, kërkoj të më premtohet kompensimi për humbjet e pësuara, të cilat mund të vlerësohen në shumën 10 milionë franga ari. Nuk është aspak e drejtë që, nga të gjithë aleatët fitues, vetëm unë të pësoj dëme materiale e financiare. Një dënim të tillë, plotësisht të padrejtë, nuk guxoj as ta çoj nëpër mend, e jo më ta pranoj.

Kështu që kërkoj nga Fuqitë aleate, që të përpiqen dhe të marrin vendimet e merituara në favor të vendit tim, pa harruar edhe ato çfarë unë kam bërë për kauzën e përbashkët, gjatë ditëve të vështira kur unë ndodhesha në anën e tyre dhe kur me vullnet të lire, u zgjodha kryetar i një qeverie të zgjedhur gjithashtu me vullnet të lirë, të cilën aleatët e njohën njëzëri si të tillë.

Kërkoj gjithashtu që të më kthehen të gjitha të drejtat që kam patur e që më janë marrë e mohuar padrejtësisht. Shpresoj se pas këtyre kërkesave, do të mbahen premtimet e dhëna dhe do të tërhiqen deklaratat kategorike të Francës, dhe ajo të mbajë premtimet e saj, të shtetarëve të saj, dhe të vazhdohen bashkëpunimi e marrëdhëniet me mua.

Në rast se Konferenca e Paqes, do të marrë vendimin që mandatin mbi Shqipërinë t’ia besojë Italisë, sikundër edhe më rezulton nga informacionet e deritanishme që kam siguruar, më bëhet e qartë se, në të ardhmen, nuk do të kem më mundësi që të kthehem në vendin tim.

Armiqësia që Italia ka treguar dhe që vazhdon të tregojë ndaj meje, vetëm e vetëm duke u bazuar mbi disa fakte dhe çikërrima, ngaqë nuk kam pranuar urdhrat e saj, apo ngaqë kam refuzuar izolimin tim të plotë politik dhe ushtarak, i cili i interesonte politikës së saj, po më mbyllin përgjithmonë dyert e atdheut.

Çfarë të bëj në të tilla kushte të rënda politike e ekonomike, me pasoja për mua dhe ithtarët e shumtë që kam edhe në Shqipëri? E ardhmja ime po bëhet gjithnjë edhe më e errët, ndërkohë që ndjehem gjithnjë edhe më mirënjohës ndaj qeverisë serbe, e cila përherë më ka patur në mendje dhe ka treguar interesim ndaj meje. /Memorie.al

                         Kryetari i qeverisë shqiptare

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo...”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

Next Post

”Tirana si një treg plaçkash të vjetra, ka vetëm tre policë trafiku, i gjithë vëndi ka 400 makina, disa ‘Mercedesë’ i ka ambasada kineze...”/ Shkrim i TIME-s për Shqipërinë Socialiste, më 10 gusht 1962

Artikuj të ngjashëm

“Kur shoferi i habitur i tha babës; Si mundem me të lanë vetëm në kamion, gjithë natën, ti nji burrë plak, me nji vajzë të re?! – ne shkuam te shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, me familjen “armike të popullit”!
Personazh

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo…”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

August 19, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 19, 2025
“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni

“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa, ku vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe edhe në atdheun tonë, pasi…”/ Ekspozita e historianit holandez, Harrie Teunissen!

August 17, 2025
“Shërbëtorët dhe prifti dëgjuan të qarën e fëmijës që kishin varrosur atë ditë, por s’guxonte asnjëri të shkonte te varrezat…”! / Ngjarja e tmerrshme e 21 prillit 1906 në Rubik, në ditarin e priftit austriak

August 14, 2025
“Para një muaji erdhi një grua, një vejushë e mjerë, të cilës ia kishin vrarë burrin për gjakmarrje, e cila kishte gjashtë fëmijë dhe…”/ Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906

August 15, 2025
Next Post
”Tirana si një treg plaçkash të vjetra, ka vetëm tre policë trafiku, i gjithë vëndi ka 400 makina, disa ‘Mercedesë’ i ka ambasada kineze…”/ Shkrim i TIME-s për Shqipërinë Socialiste, më 10 gusht 1962

”Tirana si një treg plaçkash të vjetra, ka vetëm tre policë trafiku, i gjithë vëndi ka 400 makina, disa ‘Mercedesë’ i ka ambasada kineze...”/ Shkrim i TIME-s për Shqipërinë Socialiste, më 10 gusht 1962

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme