• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, August 24, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni

“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni
“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati
“Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin dhe e firmosi deklaratën, por kur u kthye në Dukat, ai…”/ Historia e panjohur e grupit antikomunist, që u arratisën me nëndetëse nga Karaburuni
“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Dhionis Karbunarën, ish-këshilltarin e konsullatës italiane, e torturonin që të tregonte vlonjatët që kishin marrë para për pushtimin e Shqipërisë, por Hysni Kapo, i tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit nga Vlora
“Në qelinë e burgut, isha lidhur së bashku me Tahir Hoxhën, babanë e prokurorit, Lufterit, i cili më tha: Më vjen keq more bir, që të dënuan kaq shumë’…”/ Historia tragjike e vlonajtit, që vuajti 37 vite burg
Memorie.al

Nga Enver Lepenica

Pjesa e parë

Memorie.al / Veledin Bilbili e la me gisht në gojë Sigurimin e Shtetit në vitin 1948, ndërsa kishte vajtur ta arrestonte në shtëpinë e tij në Dukat. Ai doli nga një derë e fshehtë e shtëpisë dhe u arratis. Në prill të vitit 1949, zbarkoi nga një nëndetëse në Karaburun dhe mori 9 shokë ideali antikomunist, ndërmjet tyre edhe babanë e gjeneralit famëkeq, Halim Xhelo, që kishte vajtur në Dukat të arrestonte të atin. Kjo ikje e tërboi Sigurimin e Shtetit dhe nisur nga kjo ushtroi reprezalje çnjerëzore mbi familjet dhe bazat e të arratisurve…!

Organizata Antikomuniste “Rilindja Kombëtare”

Gjithashtu mund të lexoni

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

Nacionalistët largpamës si Bego Gjonzeneli, Tahir Hoxha, Maliq Koshena etj.,  e parashihnin një fund tragjik të diktaturës komuniste. Ata nuk e ndalën asnjëherë luftën dhe punën e tyre kundër diktaturës komuniste, prandaj lëvizja nacinaliste “Rilindja Kombëtare”, mund të quhet e filluar që më 1945, megjithëse ajo mori forme organizative në fund të vitit 1947.

Ajo u formua në burgun e Vlorës nga Bego Gjonzeneli, Maliq Koshena, Hamdi Gjoni, Meçan Hoxha, Telha Shehu, Murat Demiri, Dilaver Rrapo, Riza Çize, Dushan Koçiu etj. Qëllimi kësaj organizate ishte lidhja me anglo-amerikanët dhe rrëzimi i sistemit diktatorial komunist. Kryetar i organizatës u zgjodh Bego Gjonzeneli. Ata rekrutuan edhe tre police; Loro Simonin, Orhan Bogdanin dhe Hajdar Dushkun, me anën e të cilëve mbanin lidhje nga jashtë burgut.

Në vitin 1949 u amnistuan dhe u liruan Riza Çize, Telha Shehu, Murat Demiri etj. Këta dhe të tjerë e shtrinë aktivitetin e organizatës në shumë fshatra të Vlorës, si dhe në Kurvelesh, Mallakastër dhe në Gjirokastër. Sigurimi Shtetit ra shpejt në gjurmët e organizatës me anë të bashkëpunëtorit “Gishtëza” dhe e dominoi organizatën, duke eliminuar pa mëshirë, me zjarr dhe me hekur, kundërshtarët e tij politik.

Më 25 nëntor 1949, u arrestuan 81 anëtarë të organizatës. Në grupin e parë u gjykuan me bujë të madhe 25 vetë, nga të cilët u dënuan: 11 vetë me vdekje, 4 me 20 vjet, 5 me 15 vjet, 4 më 12 vjet dhe 1 me 7 vjet. Vazhduan pastaj arrestime dhe dënime të shumta. (Arkivi MPB D. 2475)

Arratisja e grupit dukatas

Një ndër udhëheqësit më aktiv të kësaj organizate jashtë burgut, ishte Veledin Bilbil Çapaj nga Dukati, që mundi ti shpëtonte mizorisë komuniste, duke u arratisur në Greqi. Petref Agaj që u dënua me vdekje, ka deklaruar në gjyq: “Në maj të vitit 1948, jam takuar në Vlorë me Veledin Bilbilin. Ai më tha se kemi formuar një organzatë dhe duhet të punojmë…” dhe më poshtë: “Kur jesh në pazar më takoi Baftiar Feriku dhe më tha se të do Rushit Grabova. Bashkë me Baftiarin shkuam në zyrën e Piro Xhezos që e kishte në ‘Sheshin e Flamurit’. Aty takuam: Rushit Grabovën. Veledin Bilbilin, Fejzo Lulon, Qemal Dalanin nga Trevëllazëri, Dervish Hodon, Piro Xhezon dhe Baftiar Ferikun”.

Është fjala për një mbledhje të krerëve të organizatës jashtë burgut, ku me propozim të Veledin Bilbilit e Rushit Grabovës, u formua një komitet me emrin “Drita” dhe me sekretar Piro Xhezon. Aktiviteti organizatës jashtë burgut, ka filluar me lirimin nga burgu të Veledin Bilbilit, Dervish Hodos, Riza Çizës etj. Këta ishin përgatitur në burg dhe jashtë u bënë udhëheqës dhe organizatorë të lëvizjes antikomuniste. Siç pamë më lart, ata formuan një komitet për drejtimin operativ të punës, si dhe në disa fshatra formuan këshilla sekrete.

Veledini punoi me përkushtim për të krijuar një degë të fuqishme të organizatës në Dukat. Për këtë ai ka bërë disa mbledhje radhazi, në të cilat kanë marrë pjesë: Xhelo Koçiu, babai gjeneralit të Sigurimit Shtetit, Halim Xhelo (Dukatit), Laze Thanasi, Gani Hamiti, Ahmet Blyshi, Laze Berdua, Cane Dervishi, Haxhi Hasko, Halim Hodo, Dervish Cane, Jazo Ademi etj.

Në një nga këto mbledhje në Dukat, u vendos: Nga ish ballistët, familjet e të vrarëve dhe të pushkatuarve, të formohej fshehtas një çetë e armatosur, e cila të ishte e gatshme për veprime luftarake kur t’i kërkohej. Veledin Bilbili të binte në kontakt me diversantët dhe të shkonte në Greqi, për të raportuar situatën e dhunës që ishte në Shqipëri.

Për këtë mbledhje Gani Hamiti ka deklaruar: “Duhet t’ja bëjmë ‘bam’ që Evropa ta marrë vesh që nuk e durojmë skllavërinë e, të na ndihmojë të përmbysim pushtetin e shtrigave”. Në një mbledhje tjetër, ku mori pjesë Veledin Bilbili si drejtues, Dervish Hodua, Piro Xhezua etj., u ndanë detyra për sejcilin dhe u kërkua që të raportohej për zbatimin e tyre. Sigurimi Shtetit me anë të komunistëve, njerëzve të dobët dhe frikacakë që ishin bërë spiunë e bashkëpunëtor të tij, e ndiqte organizatën.

Ata punonin që sa më shumë “armiq” të binin në rrjetën e tyre dhe shpresonin që t’i kapnin në flagrance, kur ata do të bënin takim me aleatët, siç mendohej. Mirëpo ky moment po vonohej, kështu që Sigurimi vendosi që krahas spiunëve të tjerë të rekrutonte edhe Laze Thanasin, shok besnik i Veledin Bilbilit. Në zyrat e Sigurimit, Laze Thanasi pranoi të bashkëpunojë me Sigurimin e Shtetit dhe e firmosi deklaratën.

Porsa u kthye në Dukat, Lazia u tregoi shokëve çfarë i kish ngjarë, duke u thënë se ditët i kishin të numëruara dhe se grupi ishte në rrezik, prandaj ai propozoi të arratiseshin, si e vetmja rrugë shpëtimi. Veledini Bilbili u propozoi Cane Dervishit, Shaqir Bejos dhe Ahmet Blyshit, që të bënin një lojë për të shpëtuar: të shkonin me Vlorë tek kryetari Degës Punëve të Brendshme dhe t’i propozojnë atij bashkëpunim, për çfarë ai ka nevojë.

Ashtu bënë edhe ata. Por “dhelprat” e vjetra të trajnuar prej “ujqërve” serb, e nuhatën lojën dhe e refuzuan bashkëpunimin. Pas dy ditësh Sigurimi dërgoi në Dukat, të birin e Xhelo Koçiut, Halim Xhelon, gjeneralin famëkeq të Sigurimit, që vite më pas përfundoi i varur në birucat e Burrelit, prej shokëve të tij komunistë.

“Halim Gjenerali” ose “Halim Stalini” siç e quante ai veten, duke kërkuar nëpër fshat të atin, Xhezo Koçiun, anëtar aktiv i grupit, arriti tek shtëpia e Dervish Canes dhe pyeti për babanë. E shoqja e Dervishit i tha se kanë shkuar në fshat të vjetër. Halimi nxitoi për atje, por nuk gjeti gjë, atëherë u kthye përsëri tek shtëpia e Dervishit, por edhe atje e gjeti shtëpinë bosh. Ç’kishte ngjarë në fakt?

Kur Halim Xhelua kishte trokitur në shtëpi të Dervish Canes, atje ndodheshin nëntë burra: Xhelo Koçiu, babai i Halimit, Cane Dervishi djali Dervishit, Gani Hamiti, Laze Berdo, Shaqir Bejo, Halim Hodo, Laze Thanasi, Ahmet Blyshi, por e zonja e shtëpisë e kishte gënjyer, duke i thënë se babai tij kishte shkuar në fshat të vjetër.

Ndërkohë që gjenerali udhëtonte në drejtim të fshatit të vjetër, për të arrestuar babanë e tij, të nëntë burrat trima, dualën fshehtësi nga shtëpia dhe udhëtuan në drejtim të kundërt, kështu ata burra fshatarë, e lanë gjeneralin, “ujkun” e vjetër të Sigurimit, me gisht në gojë! Më 27 prill 1949, ky grup ra në kontakt me mikun e besës dhe udhëheqësin e rezistencës antikomuniste të Dukatit, Veledin Bilbilin, i cili kishte ardhur nga Greqia në Dukat (me nëndetëse), me detyrë për të shpëtuar shokët e tij të idealit.

Në historinë e Sigurimit të Shtetit, ky akt është fiksuar me këto fjalë: “Grupi Hodo Metos nga Tragjasi, Ilia Konomit nga Palasa, Jorgji Martikos nga Dhërmiu dhe dy oficerë grek, më 27 prill 1949, morën me vete 10 dukatas, midis tyre edhe Xhelo Koçiun dhe pesë veta nga Dhërmiu”.

Terrori Sigurimit të Shtetit mbi familjet dhe strehuesit e të arratisurve

Arratisja e grupit të Dukatit tregoi dëshirën dhe trimërinë e dukatasve, për të mos ju nënshtruar mizorisë dhe dhunës të Halim Xhelos e Kadri Hazbiut, të Hysni Kapos e Mehmet Sehut. Kjo arratisje e tronditi armën mizore të Sigurimit të Shtetit dhe e bëri atë më mizore dhe më të pashpirt. Me dhunën, terrorin dhe pabesinë që ushtruan në Dukat, ata hodhën vëllanë kundër vëllait, duke shkelur çdo kod zakonor e ligjor të shqiptarëve.

Bashkë me grupin prej 9 vetash, ishte nisur edhe Jazo Adem Jazaj, në atë kohë 63 vjeç, i cili nuk mundi t’i ndiqte shokët sepse u sëmur. Shokët e porositën të strehohej te fshatari tyre besnik, Sinan Ali Hamiti. Pas Sinanit, Jazo Ademi u strehua te Dervish Iliazi dhe në fund te Shyqyri Bodua, ku u kap më 31.8.1949, pas katër muajve në arrati në pyjet e Dukatit.

Pas arrestimit të Jazo Ademit, u arrestuan edhe 14 burra të tjerë, për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë, me kryetar major Vangjel Kocani dha për ta dënime çnjerëzore: Jazo Ademi, Sinan Ali Hamiti, Beqir Qamil Jazo, Haxhi Hasko, Mete Ali Myftari, u dënuan me vdekje, me pushkatim. Hysni Aliaj, Sinan Jazo, Dervish Jazo, Haxhi Qepi, dhe Shyqyri Bodo, me 20 vjet burg.

Siri Jazaj, me 15 vjet, Zini Hamiti me 8 vjet, Dervish Ahmet Hibraj dhe Alem Blushi me 7 vjet, kurse Hasim Hamzo, me 2 vjet punë të detyruar. (Vendimi nr. 116, dt. 23.12.1949). Por “dora e ngrohtë” e partisë, siç dihet “mendonte” për popullin dhe dënimet me pushkatim, i ktheu me burgim dhe të zezstë dukatas u dergjën burgjeve dhe kampeve të punës së detyruar, për 25 vjet.

Për të gjithë të dënuarit, u vendos sekuestrimi i pasurisë dhe humbja e të drejtave elektorale. Të dhjetë familjet e të arratisurve u internuan. Çfarë kishin bërë këta burra që u dënuan me vdekje dhe familjet e tyre u internuan? Të 15 burrat e dënuar ishin fshatarë, bujq e blegtorë, pa arsim ose e shumta me arsimin fillor.

E tërë jeta e tyre kishte shkuar pas bagëtive ose në ara, por ata ishin me ndjenja kombëtare dhe nuhatja e mençurisë popullore, i kishte shpurë në përfundimin se komunizmi ishte sistem çnjerëzor, prandaj duhet të luftonin dhe të mos nënshtroheshin. Jazo Ademi ka deklaruar në hetuesi, nën tortura çnjerëzore: “Jam analfabet, me profesion bari dhe bujk…! Pushteti më ka marrë më tepër se njëmijë kokë bagëti: dhen, dhi, lopë e qe.

Kam biseduar me Xhelo Koçinë, sot i artisur, dhe thoshim si do bëjmë se keshëm frikë mos na arrestojnë si kulakë dhe na vrasin, se Xhelua më thosh kulakët në Rusi i kanë vrarë…! Traktorë për tokën ne nuk na jepnim, se ishim kulakë. Kështu ditën vejm me dhën dhe natën dilshim jashtë…!

Kështu që unë u nisa për t’u arratisur, por në rrugë u sëmura dhe rashë si i vdekur, Gani Hamiti dhe Xhelo Koçiu më vunë dorën në ballë dhe më thane; kur të ngrihesh, shko te Sinan Ali Hamiti, se atje do vimë të të marrim” (Arkivi MPB, F.1, D. 1474). Ky ishte i tërë faji i Jazo Ademit, ndërsa faji i Sinan Hamitit, i Shyqyri Bodos, që dënoheshin me vdekje, ishte se kishin strehuar Adem Jazon, që siç thoshin hetuesit komunistë, ishte armik i popullit.

Jeta e mundimshme e Veledin Bilbil Çapaj (1903-1981)

Veledini ruante zakonet, traditat dhe ishte njeri bujar. Ai i urrente komunistet dhe thoshte: “Këta brashnjarë, duan të bëjnë popullin të hajë në gavetë si ushtarët”. Dinte italisht e nuhaste të keqen dhe e evitonte. Paratë i kthente në kapital. Ai u lidh me Lëvizjen Antifashiste dhe më 5 gusht 1943, ka marrë pjesë në luftën në Llogora.

Pas kësaj lufte italianët bënë reprezalje dhe kontrolle në fshat, ku arrestuan: Veledin Bilbilin, Xhafer Asllan Çapaj, Sadudin Ahmet Alushin dhe Musa Goxhon. Musa Goxhua ju dha italianëve 3-4 qypa me mjaltë dhe shpëtoi. Tre të tjerët i çuan për t’i pushkatuar. Veledini e dinte italishten dhe e kuptoi që do i pushkatonin, prandaj u thotë shokëve të iknin me vrap. Ndërsa Veledini u nis me vrap, shokët hezituan për momentin dhe pastaj u nisën edhe ata.

Xhafer Çapaj dhe Sadudin Alushi u vranë nga plumbat e fashistëve (vite më pas u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”), kurse Veledini shpëtoi. Në pranverën e vitit 1943, zbarkoi në gadishullin e Karabarunit misioni Anglo-Amerikan, i cili u prit nga Skënder Muço, Hodo Meto, Veledin Bilbili, Sulejmën Meço, Maliq Koshena, Gani Hamiti, Halim Hodo, Cane Dervishi, Axhem Imeri, Xhelil Imeri etj.

Veledini zotëronte një pasuri të madhe tokë arë, kullota e pyje, si dhe 4 shtëpi 2 në Dukat dhe 2 në Kepin e Gjuhëzës Karaburun, 750 dynym tokë etj. Ndërmjet burrave të shquar të Dukatit, si Shaqir Bejua, Xhelo Koçiu, Cane Dervishi, Azem Shehu, Jazo Ademi, Ahmet Blyshi, Shyqyri Mislliu, Xhezo Mislliu, Axhem Imeri, Maliq Koshma, Xhelil Imeri, Çelo Imeri, Ahmet Mëhilli, Selman Hamiti, Hamdi Gjoni etj., përmendej edhe emri Veledin Bilbil Çapaj.

Më 1943, komunisti Salo Petoshati po u fliste fshatarëve të tij Dukatas dhe u thoshte: “Partia jonë i ka rrënjët në shkëmb…”! Aty kaloi edhe Veledin Bilbili, shoqëruar me Shaqir Bejua e Cane Dervishi. Kur e dëgjoi Veledini, i tha Salo komunistit: “Partia juaj i ka rrënjët tek gënjeshtra e pabesia vrasëse, e në i pastë në shkëmb, një ditë ai shkëmb do të bëhet pluhur dhe do ta marrë era, të m’i mbash mënd këto fjalë, o Salo komunisti”.

Nën shtypjen e komunistëve, tre herë i arrestuar, dy herë i shpëton arrestimit. Oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit Mustafa Hoxha, ka lënë kujtimet e tij në shërbim të diktaturës komuniste, ku shkruan ndërmjet të tjerave edhe për Veledin Bilbilin:“Veledini, pas çlirimit, nisi një fushatë të hapur anti-qeveritare. Ai propagandonte parulla për të përmbysur rendin socialist”.

Në Dukat njihet historia e Murat Goxhos, i cili kish qenë ushtar në Turqi, erdhi lajmi se qe vrarë dhe njerëzit e qanë. Më pas Murati erdhi i gjallë në fshat dhe dukatasit thoshin: “U ngjall Murati”. Veledini e përdorte këtë shprehje; “U ngjall Murati” që kishte kuptimin që; u ngjallën Anglo-Amerikanët dhe po vijnë! Në vitin 1947, i sigurtë se do t’ja merrnin mallin e gjënë, një pjesë të plaçkave i transportoi dhe i fshehu tek miku i tij besnik Musa Gaxho.

Ai ishte i lidhur edhe me desantët ose, emisarët e lirisë që vinin nga bota e lire, për të luftuar këtu në atdheun e tyre me kuçedrën e kuqe. Kështu ndërmjet të tjerëve ai ka strehuar në Zabrek të Dukatit në një kasolle për 15 ditë rresht, Izet Vrazhdon, Lahe Nuron dhe Ahmet Kukën. Këto lëvizje të tij kishin rënë në sy të Sigurimit dhe spiunëve dukatas që përgjonin natë e ditë, prandaj ai ishte në shënjestër të tyre.

Për këtë veprimtari antikomuniste Veledini u arrestua tre herë, por falë inteligjencës tij natyrore, shkathtësisë, miqësisë dhe qëndresës, komunistët nuk mundën në asnjë rast të provonin fajësinë e tij.  Dy herë të tjera ai me guxim dhe shkathtësi i shpëtoi arrestimit, kur bandat e ndjekjes i trokitën në derë të shtëpisë. Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë hetuesisë, më torturuan me hekura, shpuarje me gjilpëra, rrahje, futje në arkivol etj., dhe kur më dënuan me vdekje, më dërguan gjoja për të më pushkatuar, ku...”/ Intervista e panjohur e Pjetër Arbnorit

Next Post

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi...”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

Artikuj të ngjashëm

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920
Personazh

“U urdhërua ambasada jonë në Paris, të paguajë 120 mijë franga ari dhe këtë shumë mund ta përdorni për shlyerjen e borxheve të Esat Pashës…”/ Zbulohet telegrami për kryeministrin e Serbisë, 17 qershor 1920

August 22, 2025
“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin
Personazh

“Ndihma që Esati, i dha ushtrisë serbe gjatë tërheqjes së saj nëpër bregdetin e Adriatikut, dëshmon…”/ Letra e panjohur e Pashiqit për Konferencën e Paqes, për të dëmshpërblyer me 10 milion franga Esat Pashë Toptanin

August 21, 2025
“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?
Personazh

“Forcat e Ndjekjes e rrethuan shpellën dhe shtinë batare të gjata pushkësh, por kur u afruan, panë se plaga e plumbit e Dom Gazullit, ishte…”! / Misteri i vrasjes së albanologut të famshëm dhe si u gjet varri i tij, në ’95-ën?

August 20, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Italia po tregon armiqësi ndaj meje dhe ardhmja ime po bëhet gjithnjë më e errët, ndërkohë që i ndjehem më mirënjohës qeverisë serbe…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 19, 2025
“Kur shoferi i habitur i tha babës; Si mundem me të lanë vetëm në kamion, gjithë natën, ti nji burrë plak, me nji vajzë të re?! – ne shkuam te shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, me familjen “armike të popullit”!
Personazh

“Pas 12 vitesh shkuam në Savër të Lushnjes, ku ishte nëna e internuar, por kur iu afrova, ajo…”/ Historia e trishtë e Veledin Bilbilit, “diversantit” nga Dukati, që u arratis me nëndetëse nga Karaburuni

August 19, 2025
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

August 20, 2025
Next Post
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi...”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme