• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Gjatë hetuesisë, më torturuan me hekura, shpuarje me gjilpëra, rrahje, futje në arkivol etj., dhe kur më dënuan me vdekje, më dërguan gjoja për të më pushkatuar, ku…”/ Intervista e panjohur e Pjetër Arbnorit

“Pjetër Arbnori bën pjesë në treshen e shkëlqyeshme të letërsisë së zhvilluar në burgje: krahas Trebeshinës së zjarreve të skëterrës dhe Zhitit të yjeve të qiellit, të cilët…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Kur Pjetër Arbnori dhe Z.K. do të shkonin në Tiranë në mbledhjen e grupit, si përfaqësues të Durrësit, agjenti ‘Vullnetari’…”/ Dokumentet e panjohura të Sigurimit, për 19 rrethe të vendit
“Pjetër Arbnori bën pjesë në treshen e shkëlqyeshme të letërsisë së zhvilluar në burgje: krahas Trebeshinës së zjarreve të skëterrës dhe Zhitit të yjeve të qiellit, të cilët…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?
“Pjetër Arbnori, i mbijetuari i kalvarit komunist, politikani i dinjitetshëm dhe shkrimtari i paepur i ‘luftës për të mbetur njeri’…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për “Mandelën e Ballkanit?
Pjetër Arbnori me Nene Terezën

Memorie.al / Më 8 korrik të vitit 2006, ndërroi jetë në një spital në Napoli të Italisë, Pjetër Arbnori, një nga kundërshtarët e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, i cili vuajti gati 28 vite burg politik, aq sa pas viteve e ’90-të, nisur edhe nga qëndrimi i tij në kampe dhe burgje, me plot të drejtë, ai është konsideruar si “Mandela i Shqipërisë”. Që nga viti 1991, Pjetër Arbnori u angazhua në lëvizjen antikomuniste që çoi në rrëzimin e regjimit komunist dhe që në zgjedhjet e para të marsit 1991, ai u zgjodh deputet në Parlamentin Shqiptar, si përfaqësues i Partisë Demokratike në një nga zonat e qytetit të Shkodrës, e në vijim, në vitet e pluralizmit e demokracisë, ishte një nga politikanët më me ndikim, duke u zgjedhur deputet, në pesë legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë.

Z. Arbnori ishte gjithashtu anëtar themelues i Partisë Demokratike, partia e parë opozitare pas vendosjes së sistemit shumëpartiak në Shqipëri në fillim të viteve nëntëdhjetë. Pak kohë para se të ndërronte jetë, gazetari i njohur i BBC-së, Aleksandër Furxhi, bisedoi me zotin Arbnori, për rubrikën “Intervista”, të cilën po e publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

BBC: Zoti Pjetër mund të më thoni se cila ishte familja juaj, nga çfarë familje vini nga Shkodra?

Pjetër Arbnori: Origjina e familjes time është në Shirokë, që është një lagje e Shkodrës, në bregun e liqenit të Shkodrës me një pamje jashtëzakonisht të bukur, që mua gjithë jetën më ka lënë mbresë. Babai im rrjedh nga një familje peshkatarësh. Më vonë ai ka ndjekur shkollën dhe është graduar si oficer në Mbretërinë e Zogut.

Gjithashtu mund të lexoni

“Lule’ dhe ‘Ditari Shqiptar’ i At Fabian Barcata, mbetën ndër dëshmitë e kërkuara për Shqipërinë, prej njohjes së thellë dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për priftin austriak që shërbeu në Rubik

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

Më vonë sikurse shumica e oficerëve, u inkuadrua edhe në Xhandarmërinë Shqiptare në vitet 1939-1942. U ftua nga komunistët që të bashkohej me çetat komuniste. E refuzoi dhe u vra në një përplasje me ta. Unë kam mbetur jetim që në moshën shtatë vjeç dhe isha jetim me dy motrat, nëntë dhe dhjetë vjeçe. Nëna dhe motrat punonin punëdore, që të më mbanin mua në shkollë.

E kam ndjekur shkollën përsëri me fatin e madh, që klasën e tretë ta bëj në shkollën Jezuite, ku shqipja është mësuar që më 1864 dhe në gjimnazin shtetëror të Shkodrës, që është gjimnazi i parë shtetëror i Shqipërisë. Kam marrë medaljen e artë, të cilën nuk ma dhanë, megjithëse i kisha të gjitha notat shkëlqyeshëm. Nuk ma dhanë për arsye politike.

BBC: Zoti Pjetër përse ju kanë arrestuar? Për ju tregohet se qysh i ri keni filluar një aktivitet politik. Si ishte ky aktivitet politik, çfarë bënit ju?

Pjetër Arbnori: Që në moshën katërmbëdhjetë vjeç, unë bëja pjesë në grupe që punonin kundër pushtetit komunist, i cili nuk kishte asnjë liri. Unë mund të krenohem se kam bërë pjesë në një grup që ka hedhur trakte, ka zhvilluar aktivitet të ndryshme dhe pastaj kur unë kalova në Durrës, sepse isha i papunë në Shkodër, ngrita një grup të tillë dhe pastaj u bashkova me grupin që drejtohej nga Uran Kalakula, Tanush Kaso, Agim Musta edhe të tjerë shokë që quhej “Grupi Social-demokrat”, sepse synimi ishte krijimi i një partie ilegale, pasi ne ishim për pluralizmin dhe kundër monopartizmit.

Unë kam hartuar programin e partisë së re. Me anën e spiunëve ne u zbuluam, u arrestuam si grupe në Tiranë, e në Durrës dhe kështu që unë kam bërë rreth dy vjet birucë ose hetuesi, me qëllim që të zbuloheshin lidhjet e mia.

BBC: Çfarë ju kujtohet nga ajo periudhë zoti Pjetër. A e mbani mend kur ju arrestuan?

Pjetër Arbnori: Unë sapo kisha përfunduar së shtypuri programin, i cili do të diskutohej në mbledhjen e përbashkët në Tiranë. Unë dola nga shtëpia që të shkoja me tren nga Durrësi në Tiranë. Erdhi nënkryetari i Degës Brendshme, më vuri me forcë dorën mbi supe, më kapi nga krahët dhe tha; “Je i arrestuar”! Prej atje më çuan në Degën e Brendshme, më kërcënuan, më bënë presion që të tregoja shokët. Unë u thashë që nuk di gjë, por më gjetën ne xhep një pjesë të kopjeve në dorëshkrim të programit.

BBC: Dhe sa vjeç ishit ju?

Pjetër Arbnori: Unë isha 26 vjeç.

BBC: Dhe fillon kalvari juaj 28 vjet në burg. Pa dyshim që është një jetë e tërë, 28 vjet janë shumë. Çfarë kujtoni, mbani më shumë mend, ose çfarë ju ka ngelur më shumë në mend nga kjo jetë e tërë, e kaluar në burg?

Pjetër Arbnori: Së pari do të flas për dy vitet e birucës, për gjyqin, për dënimin tim me vdekje dhe për ndenjën në birucë. Për afro tre muaj, më kanë lënë të lidhur këmbë e duar, me hekura me pranga dhe vetëm me një batanije, të cilën e kapja me dhëmbë dhe rrotullohesha për t’u mbuluar.

Më kanë torturuar me hekura, me gjilpëra, shpuarje me gjilpëra, rrahje, futje në arkivol. Më kanë dërguar gjoja për të më pushkatuar. Edhe gjatë dënimit me vdekje, mua më kanë marrë në hetuesi, me shpresën që vdekja do të më detyrojë që të flasë.

Në fakt, janë shumë shokë të mi, të gjallë ose të vdekur, të cilët kanë pasur aktivitet me mua, por unë nuk kam treguar dhe nuk janë arrestuar. Do të them gjithashtu që edhe gjatë hetuesisë dhe mbas hetuesisë, janë përpjekur të më bëjnë për vete, por unë mund të them, jo se jam trim, por frikacak nuk kam qenë kurrë dhe do të them që zoti më ka shpëtuar pa u turpëruar. Unë kam pasur fatin e keq, që të më fusin në birucë çdo dimër, por nuk përtonin të më fusnin edhe në verë. Sidomos në dimër ishte e vështirë, sepse të hiqnin peliçen, pantallonat, të hiqnin çorapet dhe detyroheshe të kaloje në çimento një muaj të tërë, në terr. Unë mbaj mend edhe periudha kur jo vetëm dhomat, por edhe korridoret, edhe birucat e shumta të Burrelit, kanë qenë 32 biruca, të gjitha ishin të zëna.

Dhe, në një birucë që ishte dy metër, me dy metër e gjysmë, banonin shtatë vetë, bashkë me dyshekët, bashkë me plaçkat, bashkë me ndërresat, bashkë me ushqimet. Dhe, këta shtatë vetë, flinin si sardelet, domethënë tre nga dera, katër nga muri kundruall dhe këmbët e mia shkonin në gojën e tjetrit dhe këmbët e tija, vinin në gojën time. Kuptohet që gjella ishte, o me kunguj, ose me oriz të krimbur, me makarona të krimbura dhe me fasule të krimbura…!

Të krimbura sepse i zgjidhnin të gjitha ato që tepronin magazinave dhe i sillnin në burg. Oriz, makarona ose fasule, por gjithmonë po ua them, jo një ditë, jo një javë, jo një muaj, por me vite të tëra, makaronat, orizi, fasulet, ishin me krimba ose me miza, e ne i ndanim krimbat ose mizat, ose krimbat që dilnin përsipër dhe pjesën tjetër, e hanim se nuk kishim se çfarë të bënim.

BBC: Dhe, një pjesë të mirë të kohës që e kalonit në burg ju e shpenzonit duke shkruar apo jo? Ishte e mundur, si arrinit të shkruanit?

Pjetër Arbnori: Në burg, sidomos në Burrel, por edhe në Tiranë, kishte një rregullore, që thoshte mund të mbash një libër, një fletore e, një laps. Shpesh ne u thonim; “Ne na duhet edhe fjalor” dhe roja thoshte; “Mirë, studioni njëherë fjalorin, pastaj merrni librin”!

BBC: Domethënë, ju u lejonin të mbanit libra në gjuhë të huaj, apo jo?

Pjetër Arbnori: Kur kam shkuar në Burrel, atje në kohën e përparshme, kishte patur libra në gjuhë të huaj, por shumicën e tyre e kishin mbledhur dhe i kishin mbajtur në një depo atje dhe nuk i jepnin. Ai që i kishte shpëtuar librat në gjuhë të huaj, kishte bërë maskime të tilla, për shembull, duke hequr kapakun e librit të Marksit, librit të Leninit, hequr kapakun e librave te Enver Hoxhës dhe mbështjellë librat e tjerë kur mundte, për t‘i maskuar.

Veç kësaj në burg, lejoheshim edhe librat e Enver Hoxhës në italisht, gjermanisht, anglisht ose frëngjisht dhe puna është që shumica e njerëzve, mësonin gjuhët e huaja me librat e Enver Hoxhës. Unë do t‘u them edhe një metodë tjetër që kam ndjekur për të mësuar frëngjishten. Unë kisha librin Lufta dhe Paqja të Tolstoit, atje ka shume faqe ose gjysma faqesh që janë të shkruara frëngjisht duke përshkruar jetën mondane të aristokracisë ruse dhe poshtë ishte edhe përkthimi.

Unë i kam marrë të gjitha këto pjesë frëngjisht dhe pjesët e përkthimeve dhe i kam futur në një fletore të cilën u përpoqa ta mësoj përmendësh dhe pastaj ndërtova edhe një fletore gramatike, ortografie etj., ku shkruaja rregullat e ndryshme qoftë të drejtshkrimit, qoftë të gramatikës etj. Po ta kisha tani këtë fletore do të dukej pak qesharake, por ka qenë një punë shumë e mundimshme me anë të së cilës unë kam mësuar frëngjishten.

BBC: Dhe, pas kalvarit të burgut, vjen një jetë tjetër për zotin Pjetër, dhe ky vend, këta njerëz, ky popull, ju vlerëson në mënyrën më të lartë dhe ju qëndroni nga viti 1992, deri në 1997, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Çfarë është për ju kjo pjesë? A e keni ndjerë veten si të thuash, të shpërblyer, për gjithë atë sakrificë, për gjithë atë jetë, për gjithë ato vuajtje që kaluat?

Pjetër Arbnori: Unë këtë nuk e quaj ndonjë nder për mua, unë e quaj si një nder e si një detyrim, që ndjente populli ndaj ish- të burgosurve politikë, që kanë vuajtur për dyzet e ca vjet nëpër burgjet komuniste dhe që kanë punuar pa shpërblim, nëpër këneta, nëpër miniera, nëpër kantiere të ndryshme, nëpër ndërtime të ndryshme, në anë të ndryshme të Shqipërisë.

BBC: Zoti Pjetër, ju mbaheni edhe si një shembull shumë i veçantë i vitalitetit të njeriut, që pas një jete të vështirë të kaluar në burg, arrin të gjejë forca, arrin të gjejë energji, që në një moshë të avancuar, të krijojë familjen. Dhe ju sot keni një familje të lumtur, me sa shihet. A mund të na tregoni diçka për familjen tuaj, për fëmijët tuaj?

Pjetër Arbnori: Do të them që kjo ka qenë një ditë e lumtur për mua, një ditë kur gjithë shokët e miqtë, kënduan e kërcyen dhe pastaj fati deshte që ime shoqe, të më lindte një vajzë e cila sot është trembëdhjetë vjeç dhe më vonë, të lindte dhe një djalë, i cili sot është njëmbëdhjetë vjeç dhe që për fatin tim të mirë, ata janë bekuar nga shenjtorja Nënë Tereza dhe kjo është me të vërtetë një krenari për mua, por edhe një përgjegjësi për detyrat e mia. / Memorie.al

Intervistoi Aleksandër Furxhi

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Te ne, nuk ka një traditë të pluralizmit, hegjemonia i takon PPSH-së, kurse borgjezia ndërkombëtare, kërkon të na ringjallë ‘Ballin’ dhe ‘Legalitetin’, pasi...”/ ! Fjala e Ramiz Alisë, 23 janar 1990

Artikuj të ngjashëm

“Lule’ dhe ‘Ditari Shqiptar’ i At Fabian Barcata, mbetën ndër dëshmitë e kërkuara për Shqipërinë, prej njohjes së thellë dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për priftin austriak që shërbeu në Rubik
Intervista

“Lule’ dhe ‘Ditari Shqiptar’ i At Fabian Barcata, mbetën ndër dëshmitë e kërkuara për Shqipërinë, prej njohjes së thellë dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për priftin austriak që shërbeu në Rubik

August 13, 2025
“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare
Intervista

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

August 8, 2025
“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit
Intervista

“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit

August 7, 2025
“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë
Intervista

“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 6, 2025
“Duke kërkuar tani lidhur me të vërtetën e vetëvrasjes së Nakos Spiros, përshtypja ime dhe këtë do t‘ia thoja edhe Liri Belishovës në sy, është që atë…”/  Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë
Intervista

“Duke kërkuar tani lidhur me të vërtetën e vetëvrasjes së Nakos Spiros, përshtypja ime dhe këtë do t‘ia thoja edhe Liri Belishovës në sy, është që atë…”/ Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 5, 2025
“Rreth orës 22.00, Mehmet Shehu, hapi derën e hyrjes në katin e parë, doli pak aty dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e kryeministrit
Intervista

“Po të kishte qenë Mehmeti agjent i KGB-së, CIA-s etj., do ta kishte përmbysur regjimin me kohë, por, të nesërmen e vetëvrasjes së tij, më thirri Enveri dhe më tregoi…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 4, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme