• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Nga diplomimi në Toulouse për Gjuhë-Letërsi franceze dhe në Drejtësi, te arrestimi nga shoku i klasës, Enver Hoxha, që e dorzoi në…”/ Historia e panjohur prof. Selman Riza
“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

Nga Prof. Dr. Aleksandër Meksi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por edhe më gjerë, që tregon për rëndësinë, emrin që kishte abacia e atjeshme dhe rolin e saj në histori. Një dëshmi e tërthortë janë numri madh i legjendave dhe histori që lidhen me të; shenjtin dhe krahinën. Përmendjen e parë të një peshkopate të Arbrit “Lazarus episcopus Albanensis”, e hasim në aktin e shugurimit të kishës së Shën Trifunit në Kotor, në vitin 1166, ku, krahas Lazarit, i cili shuguron altarin në të majtë të kryesorit, merr pjesë dhe “Andreas prior Albanensis”.

                                                                Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Krijimi i një Peshkopate të re në kushtet e mesjetës, duke iu shkëputur strukturave të mëparshme kishtare me një traditë të gjatë, nuk mund të kuptohet pa përkrahjen e një fuqie shtetërore ose të një feudali. Jemi të prirur të mendojmë që kjo Peshkopatë duhet të jetë lidhur me një feudal vendas, i cili, në rrethana të caktuara, arriti të krijojë një principatë dhe këtë akt mëvetësimi e shoqëroi dhe me krijimin dhe të një Peshkopate që administronte kishtarisht tokat e tij, të cilat duam të nënvizojmë ishin pjesë e Arbërisë (Albanisë) mesjetare, por jo e gjithë ajo.

Në mungesë të të dhënave është e vështirë të përcaktojmë se në ç‘masë të kenë ndikuar në këtë krijim të ri, në strukturat administrative kishtare, rrethanat politike dhe ato fetare. Por duhet të kemi parasysh edhe dëshirën e sunduesve dhe prelatëve të Arbrit, që të lidhen me Kishën Latine, Kryepeshkopatën e Tivarit. Duket se, veç të tjerave, do të ketë luajtur rol dhe Abacia e Shën Aleksandrit në Mal të Shenjtit, ndërkohë e lidhur me benediktinët apo basilianët, si dhe abaci të tjera katolike, e Rubikut, kisha e së cilës dëshmon qartë për lidhje arkitekturore me botën katolike.

Çështja tjetër që duhet të përcaktojmë, për aq sa është e mundur, lidhet me kohën në të cilën është krijuar kjo Peshkopatë. Nga sa thamë më sipër kuptohet që kjo ka ndodhur në rrethana të veçanta politike, që favorizonin një veprim të tillë. Pra, në një periudhë dobësimi, qoftë dhe relativ, të pushtetit bizantin, duke kërkuar ndërkohë dhe mundësi për aleanca që mund të siguronin këtë akt “rebelimi” nga ana e një feudali vendas, arhondi apo zotit të një krahine.

I tillë ishte Andrea, i cili në ceremoninë e mësipërme emërtohet “Andrea prior Arbanensis”, në mos edhe paraardhës të tij. Si zot i kësaj krahine, Andrea arriti të sigurojë nga kleri i vet, zgjedhjen e një peshkopi në personin e Lazarit, pranimi i të cilit mund të bëhej vetëm nga kisha katolike, në këtë rast kryepeshkopata e Raguzës. Përfshirja e peshkopatës së Arbrit në listat e shufraganeve të kryepeshkopatës së Raguzës lidhet me një noticie të vjetër të Kuries romane me datën 1181, në të cilën, për herë të parë, ndër shufraganet e Raguzës përmendet Peshkopata e Arbrit.

Kjo tregon se pas një periudhe hezitimesh për njohjen e kësaj Peshkopate, ajo arrin të afirmohet plotësisht, duke dëshmuar për një pozitë më të fortë të zotërve të kësaj krahine dhe të klerit të lidhur me Romën. Të njëjtën gjë dëshmon edhe pjesëmarrja e kryepriftit të Arbrit në vitin 1199, në një koncil të mbajtur në Tivar. Që nga kjo kohë nuk mungon, përgjatë gjithë Mesjetës së mesme, përmendja e Peshkopatës apo Peshkopëve të dioqezës së Arbërisë, në vartësi të Kryepeshkopatës së Tivarit.

Dy probleme të tjera që janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe që duam të trajtojmë janë: territori dhe selia e kësaj Peshkopate dhe a është Peshkopata e Krujës, e njëjtë me atë Arbanense? Shumë studiues janë shprehur se Peshkopata e Krujës, është e njëjtë me atë Arbanense, por dokumentacioni kishtar i ruajtur, edhe pse i pakët, flet për të kundërtën.

Në mungesë të noticieve të Patrikanës së Kostandinopojës për fundin e shekullit XII-të dhe gjysmën e parë të shekullit XIII-të, kjo tezë është paraqitur me lehtësi, por prezenca e një Peshkopate orthodokse në Krujë, pas përfshirjes së këtyre territoreve nën sundimtarët e Epirit, që dëshmohet me saktësi në vitin 1216, e hedh poshtë këtë tezë. Ndërsa duke filluar me Roman Crohensi, në vitin 1279, e deri në shekullin XV-të, kemi gjithnjë dy radhë paralele peshkopësh katolikë në Arbëri e Krujë. Por, ndërsa e para vazhdonte të varej nga Kryepeshkopata e Tivarit, Peshkopata Katolike e Krujës, varej nga Kryepeshkopata e Durrësit.

Në favor të tezës që Peshkopata e Krujës është e ndryshme nga ajo e Arbërisë, janë letra e Papës Joani XXII-të, drejtuar peshkopëve, Mihalit të Arbrit dhe Andreas të Krujës, më 6 qershor 1318 dhe ajo e Papës Kalikst i III-të e vitit 1457, në të cilën dallohet kisha e Shën Mërisë së Trafandinës në Dioqezë të Arbrit, nga Shën Veneranda e Kurbinit, në Dioqezë të Krujës. Këtu duhet të vërejmë se kur konvertohen në katolicizëm, Peshkopatat e Shqipërisë së Mesme, janë ato që kishte pasur më parë Metropolia orthodokse e Durrësit, pra katër d.m.th., që Kruja nuk u zëvendësua asnjëherë nga Arbëria.

Duke përcaktuar që Peshkopata e Arbërisë ishte e ndryshme nga ajo e Krujës, kemi veçuar dhe territoret e tyre. Për përcaktimin e territorit të Peshkopatës së Arbërisë (arbanense) na ndihmon vendndodhja e tre kishave, që, sipas dokumentacionit, janë nën juridiksionin e kësaj Peshkopate. Në vitin 1166, nën aktin e njohur të shugurimit të Shën Trifunit në Kotor, përmendet abati i kishës të manastirit të Shelbuemit në Rubik (Sancti Salvatori Arbanensis), që cilësohet i tillë, për t‘u dalluar nga ai i Tivarit, gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni.

Manastiri i dytë është ai i Shën Llezhdrit në Orosh apo në Malin e Shenjtit, abacia që njihet në dokumentacion me emrat “San Alexandri Maior de Albania” dhe “Sancti alexandri diocezis Albanensis”, që duhet dalluar nga manastiri tjetër i Shën Llezhdrit, të Bokianit, mbi fshatin Spiten, i njohur ndër dokumente me emrin “San Alexandri di Collematia”, që ishte në vartësi të Peshkopatës së Lezhës. Ndërtimi i tretë është kisha e Gëziqit, që me të drejtë është njësuar me; “Sancta Maria di Trafandina in diocesis de Albania”.

Të tria këto ndërtime e përcaktojnë qartë shtrirjen e Peshkopatës Katolike të Arbërisë në krahinën e Mirditës, në shtrirjen e saj tradicionale, duke e kufizuar në perëndim me malësinë e Lezhës. d.m.th., me Peshkopatën e Lezhës, në veri me krahinën e Pultit dhe Peshkopatën omonime, në jug e lindje me territoret e Peshkopatës së Stefaniakës dhe asaj të Krujës. Për sa i përket selisë peshkopale, duke u nisur nga rëndësia e Abacisë së Oroshit në këtë trevë dhe nga fakti që ajo disa shekuj më vonë përmendet si abaci mitrale, ne mendojmë se selia duhet kërkuar pikërisht në Shën Aleksandrin e Malit të Shenjtit.

Peshkopata e Arbrit duhet të jetë krijuar me territore e kisha, që më përpara i takonin Peshkopatës së Lezhës dhe gjasisht edhe asaj të Stefaniakës. Në këtë fakt duhen kërkuar rrënjët e grindjes ndërmjet Peshkopatës së Arbërisë dhe asaj të Lezhës, për 12 kishat, grindje që e mësojmë nga letra e vitit 1407, që Venediku i dërgon Papës, i shtyrë nga ndërhyrja e Gjon Kastriotit dhe që përsëritet dhe herë të tjera.

Në këtë mënyrë rezulton se Peshkopata Arbanense krijohet në kushte të caktuara historike në mesin e shekullit XII-të, nga zotërit e principatës me të njëjtin emër, duke u lidhur e më vonë përfshirë, si shufragane e Kryepeshkopatës së Tivarit. Territori i saj, dhe së pakut në periudhën e parë dhe i principatës që e krijon atë, ndodhet ndërmjet luginës së Drinit dhe asaj të Matit, ndërmjet malësisë së Lezhës dhe asaj të Lurës, kurse fqinjët e saj ishin Peshkopatat e Lezhës, Pultit, Stefaniakës dhe Krujës. Gjithashtu, vëmë re se Peshkopata Arbanense, nuk mbulon kishtarisht gjithë krahinën mesjetare të Arbanonit, me të cilin dokumentacioni mesjetar nënkupton trojet e banuara nga shqiptarët.

Monumenti më i rëndësishëm i kësaj peshkopate mbeten rrënojat e Abacisë së Shën Llezhdrit, në maj të Malit të Shenjtit, ndërtuar dhe rindërtuar disa herë gjatë shekujve, djegur dhe rrënuar disa herë nga turqit dhe herën e fundit nga komunistët në vitin e marrëzisë, 1967. Ato kanë qenë gjatë shekujve vend nderimi dhe pelegrinazhesh për të krishterët e Shqipërisë së Veriut. Udhëtarët dhe studiuesit e huaj, që e patën vizituar në fund të shekullit XIX-të, flasin, ndër të tjera, edhe për dy kryqe të vjetra, njëri me datën 1447, me mbishkrime latine dhe dhuruar nga Pal Dukagjini, sundimtar i krahinës, ndërsa tjetri, më i vjetër, me relieve dhe shkrime bizantine, që tregon për periudhën më të hershme të manastirit.

Kur kisha ishte e ritit orhtodoks dhe varej nga Metropolia e Durrësit. Me interes edhe më të madh trajtohej nga besimtarët relikuiari prej argjendi, i zbukuruar me gurë të vyer, që thuhej se mbante kokën e Shenjtit dhe një gozhdë nga Kryqi i vërtetë. Të gjitha këto humbën nga zjarri që ra në fundshekullin XIX-të. Pikërisht prej kësaj periudhe të parë ka mbetur dhe toponimia Orosh, nga fjala mal në gjuhën greke, gjuhë e liturgjisë për murgjit orthodoksë të atjeshëm, së pakut aty në shekujt XI-XII-të.

Siç dihet, në rrënojat e kishës me emër të Gëziqit -Sancta Maria di Trafandina in diocezis de Albania, është gjetur mbishkrimi ndërtimor i famshëm me emrat e sundimtarëve të Principatës së Arbërit, Dimitrit dhe Progonit, të viteve 1190-1216, së bashku me stemën e tyre – shqiponja me një kokë dhe krahët lartë. Veç kësaj, ka dokumentacion historik dhe akte marrëveshjesh tregtare, të cilat flasin për sundimtarë të tjerë të principatës së Arbrit dhe që dëshmojnë për rëndësinë e saj gjatë mesjetës dhe për rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

Por ne deshëm të ndalemi në përdorimin e kësaj steme, me fare pak ndryshime nga familja e famshme e Dukagjinasve, e cila, për ne, është vijuesja e prijësve të parë të Principatës së Arbrit, emri të cilëve i dha dhe emrin krahinës Dukagjin, që më vonë shtrihet në veri dhe very-lindje, rezultat i zgjerimit në kohë i zotërimeve të familjes.

Gjatë pushtimit turk, organizimi kishtar, në kushtet e vështira të funksionimit dhe presionit islamizues, pëson mjaft ndryshime. Ndryshojnë disa nga qendrat peshkopale, disa suprimohen e të tjera bashkohen si dhe ndryshojnë kufijtë ndërmjet tyre apo dhe zhvendosen selitë e tyre. Peshkopata e Arbrit, që nuk bën përjashtim nga këto dukuri, takohet në dokumentacionin historik deri tek ipeshkvi i fundit Mark Skurra (viti 1644). Ndërkohë, në vitin 1638, kishat e dikurshme të Mirditës, Vatikani ia kalon nën juridiksion Ipeshkëvisë së Lezhës.

Në këtë vështrim, duke përfituar nga rasti, dëshirojmë të korrigjojmë mendimin e historiografisë zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit. Në letrën që krerët e Shqipërisë të mbledhur atje i dërgojnë Venedikut, thuhet mjaft qartë: nel paese di Dukagini a Sant Alessandro dhe kur jepet data: ..di San Alessandro della provintia di Dukagini. Veç kësaj, dhe në rreshtimin e krerëve pjesëmarrës, më së pari renditen ata të Dukagjinit dhe vijohet me të tjerë, ndër ta dhe ata të Matit, në një rreshtim mjaft të qartë nga Veriu në Jug.

Po kështu, përmendet edhe abati i Shën Aleksandrit. Dhe këtu nuk ka arsye për t‘u habitur, sepse krahina e Mirditës, ishte e sigurt, abacia e Malit të Shejtit dhe për më tepër me një pozicion të veçantë nderimi e respekti nga besimtarët e krishterë të Veriut të Shqipërisë. U përpoqëm të nxjerrim në pah dhe të vlerësojmë një monument të rëndësishëm të historisë sonë në një krahinë që ka shkruar gjatë mesjetës faqe të ndritura në historinë e popullit shqiptar. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur...”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

Next Post

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë...”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Artikuj të ngjashëm

“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

August 13, 2025
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Ngjarjet e Kosovës në mars-prill 1981, shtypi sovjetik i paraqiti si; veprimtari e organizuar nga ‘qendrat e huaja të spiunazhit’ por Shqipërinë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
Dossier

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

August 11, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi
Dossier

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

August 11, 2025
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 11, 2025
Next Post
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë...”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme