• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Peti Shamblli, më tha; ti, shoku Xhaçka, duhet ta prishësh fejesën, sepse ajo vjen nga një familje borgjeze dhe babai i saj, i diplomuar në Oksford…”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës
“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Pas kritikave që bëra në mbledhje, Abdyl Këllezi, në kulmin e nervozizmit, më tha; s’kam ardhur këtu të marr leksione nga ty dhe me grusht…”/ Kujtimet e panjohura të ish-drejtorit të Uzinës së Naftës
“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Historia e panjohur e dy vëllezërve Manço: Legjenda e minierës së Bulqizës, “Hero i Punës Socialiste” dhe deputet, u varros me nderime te Dëshmorët e Kombit, vëllai i vdiq në tortura…
“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Ky armik, është lidhur me firmën Amerikane ‘Western Data System’, filialin e saj ‘Geospas’ në Gjermaninë Perëndimore, për…”/ Zbulohet akuza ndaj Andrea Manços, në gjyqin e “Grupit sabotator të Ekonomisë”, maj ‘76
“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
“Sabotimi më i madh ka qenë në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli me parullën se; ‘kush nguron për Vurgun e Sarandës, është…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e katërt

Memorie.al / Që nga fundi i nëntorit të vitit 1944 kur erdhi zyrtarisht në pushtet, e deri sa vdiq në vitin 1985, diktatori komunist Enver Hoxha, duke dashur që t’i ngjante idhullit të tij, Josif Visaranoviç Stalinit dhe duke ndjekur “rrugën” e tij, hera herës ndërmerrte spastrime në udhëheqjen e lartë të PPSH-së, gjë të cilën praktikisht e kishte filluar që nga viti 1941, me Anastas Lulën e Sadik Premten, e vazhdoi me Koci Xoxen (dhe grupin e tij) në vitin 1948-’49 dhe e mbaroi në vitin 1981-’82, me të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”. Në këtë interval kohor prej më se katër dekadash, siç dihet tashmë, ai eliminoi pothuaj të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së dhe drejtuesit kryesorë të ashtuquajturës “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”, aq sa nga viti 1960 e, deri në shembjen e regjimit komunist në 1990-ën, vetëm Pilo Peristeri kishte shpëtuar nga burgu apo internimi, duke iu gëzuar privilegjeve si kandidat i përjetshëm i Byrosë Politike dhe funksionit të drejtorit të Kombinatit të Autotraktorëve “Enver Hoxha”!

Por, ndryshe sa kishte bërë deri në fillimin e viteve ’70-të, ku “shpata” e Enver Hoxhës kishte rënë kryesisht mbi udhëheqjen e lartë të PKSH-së, (Koci Xoxe, Kristo Themelko, Sotir Vullkanim Ramadan Çitaku, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Gega, Gjin Marku, Koço Tashko, Liri Belishova, etj.), të cilët ai i kishte akuzuar për “devijatorë të vijës së Partisë” dhe i kishte dënuar si “tradhtar dhe armiq të popullit”, në mesin e viteve ’70-të, diktatori Enver Hoxha filloi goditjen edhe ndaj disa anëtarëve të Byrosë Politike, që mbanin edhe poste ministrore, si Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi,  duke i akuzuar ata edhe si “sabotatorë” të Ekonomisë Socialiste”!

Gjithashtu mund të lexoni

Në Komitetin tonë Qendror erdhi një shqiptare, grua shumë e ndershme, të cilën Gestapo se asgjësoi dot, ndërsa këta i lanë hesapet me të, duke…”/ Kujtimet e Hrushovit, për eliminimin e Liri Belishovës

“Kur iu thamë shqiptarëve që të mos flisnin keq për Jugosllavinë dhe Titon, u zemërua shumë Enver Hoxha, i cili kur flet për atë që s’i pëlqen, fytyrën ia kap ngërçi dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Hrushovit  

Dhe ashtu siç kishte bërë me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon, (të cilët u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan), ku për të vërtetuar “veprimtarinë e tyre armiqësore”, Enver Hoxha dënoi me burgje dhe internime edhe një grup të madh oficerësh madhorë, edhe me të ashtuquajturin “Grupi sabotator i Ekonomisë”, ku përveç Këllezit dhe Theodhosit, bënin pjesë edhe dy ministrat Kiço Ngjela e Vasil Kati, u akuzuan dhe u dënuan edhe disa funksionarë të lartë të sektorit të Tregtisë, drejtorë e specialist të njohur, siç ishin Andrea Manço, Ahmet Jegeni, Bardhyl Frashëri etj., si dhe të sektorit të Naftës, si; drejtues, inxhinierë e specialist të njohur, si; Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi, Nuredin Skrapari, etj.

Siç do të shohim edhe në dokumentet në fjalë, procesin hetimor ndaj ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor e sabotator i Ekonomisë”, që kishte realizuar Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit, me akuza të montuara dhe dëshmi të rreme apo të marra nën torturë, etj., e vazhdoi edhe Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë me në krye Aranit Çelën, duke i “kanalizuar” akuzat edhe nga ana “juridike”, për të “vërtetuar” ato që kishte thënë Enver Hoxha në Plenumet e Komitetit Qendror të PPSH-së, ndaj Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, Vasil Katit etj.

Sa më sipër për të gjithë këta, pas viteve ’90-të, është folur dhe shkruar shumë, si nga pjesëtarë të atyre “grupeve”, familjarë të tyre, etj., etj., Memorie.al ka siguruar dokumentet arkivore të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë të asaj kohe dhe ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku është marrë në shqyrtim “Grupi armiqësor i Ekonomisë”, “Tregtia” dhe “Nafta”, të cilat shohin dritën e botimit për herë të parë, dokumente të cilat po i publikojmë në disa numra, bashkë me fotot e faksimilet përkatëse.

Në pjesën e parë dhe të dytë të këtij cikli shkrimesh, po publikojmë dokumentet ku bëhet fjalë për ish-drejtorit të Makinaimportit, Andrea Manço me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës,, vëllai i të cilit Todo Manço, për vite me radhë kishte shërbyer si kryeinxhinier dhe drejtor i minierës së kromit të Bulqizës, e gjithashtu për disa legjislatura me radhë edhe deputet i Kuvendit Popullor, i cili kur u nda nga jeta më 6 nëntor 1974, iu bë një ceremoni madhështore mortore, me homazhe në qendër të kryeqytetit, ku përveç Enver Hoxhës, mori pjesë e gjithë udhëheqja e lartë e PPSH-së, me në krye kryeministrin Mehmet Shehu. Ndërsa Todo Manços, (“Hero i Punës Socialiste”) do t’i bëheshin gjithë këto nderime, vëllai i tij, Andrea, afro dy vjet më pas, do të torturohej në qelitë e Sigurimit të Shtetit dhe do të dënohej me vdekje, me pushkatim, si “armik i popullit” dhe “agjent i agjenturave të huaja”, e varri i tij, ende nuk është gjetur!

                                                               Vijon nga numri kaluar

RELACIONI I GJYKATËS SË LARTË TË KRYESUAR NGA ARANIT ÇELA, DËRGUAR PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, PËR PROCESIN GJYQËSOR NDAJ “GRUPIT ARMIQËSOR” NË SEKTORIN E NAFTËS, ME NË KRYE FILIP NASHIN, KOÇO PLAKUN DHE MILTO GJIKOPULLIN

                                           RELACION

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                             Tiranë më 21.6.1976

GJYKATA E LARTË

Nr.381

                                           Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Tiranë.

Bashkangjitur po ju përcjellim Vendimin Nr.13 datë 17.6.1976 të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, mbi dënimin e grupit sabotator të naftës, të kryesuar nga Filip Nashi si dhe relacionin përkatës, për shkak se të pandehurit Koço Plaku e Milto Gjikopulli, u dënuan me vdekje

                                     Kryetari

                                    Aranit Çela

Prej datës 11-17 Qershor 1976, u gjykua grupi sabotator i naftës i kryesuar nga i pandehuri Filip Nashi dhe i përbërë prej bashkëpunëtorëve të tij, të pandehurit Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi, Nuredin Skrapari, për arsye së në bashkëpunim kanë pas kryer krimin e sabotimin në Industrinë e Naftës dhe të Gazit, parashikuar nga neni 72 i K.P, duke shkaktuar një dëm që llogaritet në 891.876.800 lekë.

Ata, (me përjashtim të të pandehurit Nuredin Skrapari) u gjykuan edhe për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor, parashikuar nga neni 73/I i K.P.

Veç kësaj, të pandehurit Koço Plaku, dhe Milto Gjikopulli, u gjykuan edhe për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, në formën e spiunazhit, parashikuar nga neni 64 të K.P. sepse, kanë qenë agjentë të zbulimit sovjetik dhe kanë kryer detyrat e ngarkuara nga ky zbulim, kurse të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija, u gjykuan edhe për krimin e shpërdorimit të pozitës zyrtare, parashikuar nga neni 199/II të K.P.

Nga zhvillimi i gjykimit rezultoi se:

Grupi i sipërm ka sabotuar tërësisht zbatimin e vendimit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë për naftën, Nr.154 datë 10.11.1967, zbatimin e vendimeve të Kongresit të 6-të të Partisë për sektorin e naftës dhe gazit, konkluzionet e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë për industrinë e naftës dhe gazit të vitit 1970 si dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.38 datë 5-6.3.1970, nxjerrë posaçërisht për problemet e naftës dhe gazit.

  1. Proçesi gjyqësor vërtetoi se veprimtaria sabotuese ishte përqendruar në këto drejtime kryesore:

1/ Grupi sabotator qysh në fazën fillestare të studimit dhe zbulimit të vendburimeve naftë-gazmbajtëse, duke patur për qëllim lënien e vendit pa rezerva, iu kundërvu kërkesave themelore të vendimit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, Nr.154, datë 10.11.1987, lidhur me kryerjen e gjithë kompleksit të nevojshëm të punimeve gjeologo-gjeofizike. Kështu vetëm gjatë viteve 1970-1975, një numër i madh strukturash e pusesh janë atakuar e shpuar, pa qenë të pregatitura me punime komplekse gjeologo-gjeofizike.

Nga akti i ekspertizës rezultoi nga 129 puse të shpuar në gëlqeroret dhe ranoret, 59 kanë rënë jashtë strukture, pa kapur fare gëlqerorët, 23 kanë kapur objektin (gëlqerorët), por nuk kanë vërtetuar strukturën, 3 kanë kapur gëlqerorët brenda strukturës, por me ndryshime të mëdha nga projekti dhe vetëm 7 puse kanë rënë në strukturë.

2/ Të pandehurit kanë sabotuar kryerjen e punimeve gjeografike dhe posaçërisht ato sizmike, duke përhapur me qëllim armiqësor pikëpamjet e tyre se; “sizmika nuk na jep gjë, kemi gjetur naftë edhe pa sizmikë” dhe duke i kundërvënë orientimit shkencor të Qeverisë, që; “pa punime gjeofizike, të mos jepet asnjë pus”, parullën e tyre sabotuese; “të fitojmë kohë, të hidheni me guxim”.

Punimet gjeografike gjatë viteve 1970–1975, janë injoruar e braktisur sistematikisht me qëllim të paramenduar kriminal, d.m.th. me qëllim sabotimi. Punimet sizmike në vitin 1975, kanë qenë më të ulta se niveli i tyre në vitin 1961, kur baza materiale, ka qenë mjaft e fuqizuar.

3/ Me qëllim për të thelluar sabotimin në naftë, janë braktisur strukturat e neoqanit. Gjatë gjithë pesëvjeçarit të pestë, grupi sabotator ka dhënë për kërkimet e naftës në ranorët vetëm 10 puse dhe kur gjeologë të veçantë e ndërmarrje të naftës, kanë kërkuar atakimin e strukturave neoqaniko në Kallm-Verri, Kolonjë, Arapaj, “Qyteti Stalin” e Kozarë, të pandehurit nuk kanë përfillur mendimet e propozimet, por qysh në vitin 1968, në mbledhjen e Këshillit Shkencor të Institutit, u vendos largimi përfundimisht nga zonat neoqenike, me “pretekstin” se puset në këto zona janë me debitë të vogla dhe ata duan të gjejnë zona e puse me debite të mëdha.

4/ Duke dashur të krijojnë mendimin se; po “punojnë” për të zbuluar vend-burime naftë-gazmbajtëse, se po “luftojnë” për të realizuar detyrat e pesëvjeçarit, se po “vënë në jetë” orientimet e Partisë, për të kaluar me guxim edhe në struktura të reja, larg vend-burimeve ekzistuese, grupi sabotator i kryesuar nga Filip Nashi dhe me bashkëpunëtorët e tij, në kundërshtim flagrant me parimin e ecjes nga e njohura në të panjohurën, me qëllim sabotimi, u shpërndanë e u hallakatën në shumë rajone të vendit, pa pregatitjen e nevojshme, pa studime komplekse gjeologo-gjeofizike.

Proçesi gjyqësor vërtetoi se përqendrimet në rajonet e Shushicës, Prishtës, Nën-Shkodrës, Bistrovicës, Osmanzezë-Rabijes, Kozanit, në rajonet rreth vend-burimeve ekzistuese (Visokë, Ballsh, Gorisht) dhe përqendrimi në rajonin e Sarandës, janë bërë të gjitha në kundërshtim flagrant me parimin e ecjes nga e njohura tek e panjohura, për të thelluar sabotimin në Industrinë e naftës dhe gazit, për të mbyllur perspektivën e vendit për naftë.

Sabotimi më i madh ka qenë përqendrimi në zonën e Sarandës, ku Filip Nashi doli edhe me parullën se; “kush nguron në çështjen e Vurgut të Sarandës, është sabotator”. Në këtë zonë, në kundërshtim flagrant me të gjitha rregullat teknike e shkencore, u ndërthurën në të njëjtën kohë tri etapa; Kërkim – zbulim – shfrytëzim, gjë që çoi në përqendrimin e një numri të madh sondash, agregatësh e forca njerëzore, duke krijuar një eufori të shfrenuar me qëllim që të mashtrohej klasa punëtore, Partia e Qeveria.

I pandehuri Filip Nashi pohoi, se ai dhe Beqir Alija, për përqendrimin në Vurg, kanë qenë “iniciatorët, programatorët, nxitësit dhe drejtuesit, për të gjitha punimet që janë bërë në këtë rajon”!

5/ Proçesi gjyqësor vërtetoi, se po me të njëjtin qëllim armiqësor, lënien e vendit pa gaz dhe sabotimin e perspektivës së tij, të pandehurit e grupit sabotator kufizuan kërkimet në zonën e ulët pranadriatike, Panaja -Divjakë, duke mënjanuar qëllimisht strukturat gaz-mbajtëse të Semanit, Kryevidhit, Durrësit e Bisht Pallës, si dhe duke injoruar tërësisht kërkimet në depresionin Tiranë-Ishëm dhe zonat e tjera të cektë e të mesme.

Historia e kërkimit të gazit në strukturën e Durrësit pas vitit 1965 dhe sidomos pas vitit 1970, është një nga shembujt tipikë të punës sabotuese. Për këtë sabotim të pandehurit Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku e Milto Gjikopulli, u shprehën se me lloj lloj makinacionesh, por me qëllim sabotimi, nuk janë zhvilluar punimet për kërkimin e gazit, duke i shtyrë ato nga një vit në tjetrin, gjoja se nuk jemi të pregatitur e nuk kemi eksperiencë.

6/ Proçesi gjyqësor vërtetoi se të pandehurit, me qëllim sabotimi, kanë vepruar në kundërshtim me pikën 8 Kapitulli II-të të Vendimit të Këshillit Ministrave Nr.38, datë 5-6 Mars 1970, që ndalon kategorikisht heqjen e brigadës së shpimit nga pusi, pa përfunduar përvetësimi i plotë i tij.

Ata, në hapjen, përvetësimin dhe studimin e shtresave produktive në puset e shpuar për naftë e gaz, kanë përdorur llogaritje gradientë presioni të lartë, duke lejuar kështu përdorimin e lëngjeve larës të rënduar me barit e argjilë dhe duke sjellë si rezultat taposjen e puseve dhe lënien në shtresë të një sasie të madhe nafte e gazi. Të pandehurit nuk kanë përfillur kërkesat e drejta dhe shqetësimet e herëpashershme të punëtorëve dhe ndërmarrjeve përkatëse, për këtë problem.

7/ Duke patur për qëllim lënien e vendit pa naftë e gaz, pasi sabotuan perspektivën e zhvillimit të Industrisë së Naftës dhe Gazit, të pandehurit e shtrinë gjerësisht veprimtarinë e tyre sabotuese edhe në likuidimin e vendburimeve ekzistuese, duke i shfrytëzuar ato në mënyrën më barabare. U vërtetua se sabotimi në drejtim të shfrytëzimit të vendburimeve ekzistuese, është kryer i orientuar edhe nga armiqtë e jashtëm, ashtu si dhe ai në fushën e kërkimeve.

Prej të pandehurve Filip Nashi e Jani Konomi, është përhapur në specialistët dhe është vënë në zbatim metoda e rekomanduar nga “specialisti” hungarez, i ashtuquajtur mik i Shqipërisë. Vend-burimet gëlqerore janë shfrytëzuar me depresione të mëdha, gjoja për të rritur prodhimin, kurse në fakt kjo mënyrë shfrytëzimi ka çuar në bllokimin dhe likuidimin e puseve dhe të vend-burimeve.

Me mbingarkesë dhe në mënyrë barbare, janë shfrytëzuar si vend-burimet gëlqerore, ashtu dhe ato të rigjenë në Patos e Marinzë. Është arritur deri atje sa u vunë në shfrytëzim edhe puset e vrojtimit, që janë “sytë e nëntokës” dhe që shërbejnë për të kontrolluar avancimin e kontaktit uji-naftë. Duke hequr këta puse, vend-burimet janë lënë pa kontrollin e domosdoshëm. Nuk janë zbatuar metodat intensifikuese për të vënë në funksionim puset e ndalur e shterpë. / Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare...”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

Artikuj të ngjashëm

“Enveri ia pati frikën, siç tregohej edhe një histori helmimesh, me ngatërrim vendesh, gjatë një darkë në Kremlin, të një udhëheqësi nga një parti tjetër…”/ Kujtimet e Fadil Paçramit
Dossier

Në Komitetin tonë Qendror erdhi një shqiptare, grua shumë e ndershme, të cilën Gestapo se asgjësoi dot, ndërsa këta i lanë hesapet me të, duke…”/ Kujtimet e Hrushovit, për eliminimin e Liri Belishovës

August 4, 2025
“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Kur iu thamë shqiptarëve që të mos flisnin keq për Jugosllavinë dhe Titon, u zemërua shumë Enver Hoxha, i cili kur flet për atë që s’i pëlqen, fytyrën ia kap ngërçi dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Hrushovit  

August 3, 2025
“Jam penduar, kam qenë shtëpi bazë e luftës, jam vëllai i Todo Manços, si dhe kam dy fëmijë në ngarkim, ju lutem të më falni jetën…”/ Zbulohet letra para pushkatimit, e drejtorit të Makina-importit, maj 1976
Dossier

“Jam penduar, kam qenë shtëpi bazë e luftës, jam vëllai i Todo Manços, si dhe kam dy fëmijë në ngarkim, ju lutem të më falni jetën…”/ Zbulohet letra para pushkatimit, e drejtorit të Makina-importit, maj 1976

August 2, 2025
“Abaz Kupi ka rol parësor, edhe për thirrjen, organizimin e mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku komunistët dhe ‘Balli Kombëtar’…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, në 82 vjetorin e mbledhjes së famshme
Dossier

“Abaz Kupi ka rol parësor, edhe për thirrjen, organizimin e mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku komunistët dhe ‘Balli Kombëtar’…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, në 82 vjetorin e mbledhjes së famshme

August 2, 2025
“Disa bashkëvuajtës më thonë se nëna është shumë sëmurë, si është gjendja e saj, sepse mora vesh që sa dëgjoi vendimin e dënimit tim, ajo…”/ Letra e rrallë nga burgu e ish-ministrit
Dossier

“Andrea Manço, ka vjellur vrer kundër vijës politike ekonomike dhe ideologjike të Partisë sonë, udhëheqësit kryesor të saj, duke…”/ Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj drejtorit të Makinaimportit, maj ‘76

August 2, 2025
“Xheviti qëndron shumë kohë në zyrë gjoja për të lexuar, por sipas mendimit tim, ai…”/ Përgjimet ndaj disidentit komunist, që vuajti 32 vite burg
Dossier

“Ambasadori, këshilltari dhe sekretari i ambasadës suaj, thirrën për drekë në shtëpi Koço Tashkon, e përpunuan atë dhe ai iu kundërvu vijës së Partisë…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin, Moskë 1960

August 1, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme