• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, September 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në shtëpinë e Mehmet Shehut, bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadareja, aktorët Lako, Budina e Ljarja, kurse femrat…”/ ! Dëshmia e oficerit të shërbimit, para hetuesit Sokol Koleka
“Shkodra kishte mir’prit’ kráh’háp nji magjistar, qi ndezte flakë do pluhna dhe lângje e, mândêj t’népte në dorë nji copë letër të trashë, ku ishe…”/ Historia e panjohur e dinastisë Marubi
“Drejtori thirri disa profesorë reaksionarë dhe njërin e kërcënoi, duke e kapur për gryke, kurse nxënësve, ua përplasi kokën për muri dhe…”/ Zbulohet dokumenti tronditës, për Shkodrën e vitit 1948
“Njerëz të Sigurimit të Shtetit, erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë, duke tentuar të kalonte kufirin në Bunë, por në të vërtetë…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të ish-boksierit të famshëm

Nga Bajram Mjeku

Memorie.al / Urimin më të dashur nga nana ime, kur isha fëmijë, por edhe më vonë kur nisa të rritem ishte: U bëfsh i bukur si djalë Shkodre! E në imagjinatën time prej fëmije, qe krijuar njëfarë bindje se Shkodra ka veç djem, por jo edhe vajza të bukura! Shkodranja e bukur në foto është Angjelina Logoreci-Ljarja, më saktë nëna e aktorit dhe ikonës së kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja.

Angjelina Logoreci u lind më 4 maj të vitit 1918 në Shkodër. Ishte bija e Pjetër dhe Marie Logorecit dhe ishte motër e shtatë vëllezërve. Njëri nga vëllezërit e saj, Anton Logoreci, ishte student ekselent në Universitetin e Cambridge, i cili në vitin 1940, drejtoi Radio-Londrën në gjuhën shqipe. Pak kohë më vonë, Antoni ishte drejtues i Radio BBC, Seksioni në Gjuhën Shqipe për Sektorin e Evropës Lindore.

Ajo ishte mbesa e Mati Logorecit dhe stërmbesa e Arqipeshkvit të Shkupit, Andrea Logoreci dhe lindi dy fëmijë; aktorin Rikard Ljarja dhe vajzën, Ernesta Ljarja, e cila jeton në Kanada. Angjelina ishte e martuar me Karl Ljarjen, i cili kishte mbaruar studimet për gjuhë gjermane në Vjenë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

Ajo është rritur midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, i kishte miq shtëpie At Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin, Dr. Frederik Shirokën, Luigj Gurakuqin e personalitete tjera të shquara. Angjelina ndërroi jetë më 11 shtator të vitit 1981 në Tiranë.

Kjo fotografi u realizua gjatë viteve tridhjetë në Studio “Marubi” në Shkodër, e cila të detyron të mendosh gjatë dhe të rikthehesh mbrapa, atje ku më saktë janë ndalur akrepat e orës së ligë shqiptare.

Para regjimit komunist, femra shqiptare trajtohej si qenie fisnike dhe dinjitoze në shoqërinë shqiptare dhe të drejtat e saj mbroheshin më herët fuqishëm me Kanun e, më vonë edhe me Kushtetutën e Shtetit shqiptar.

Për gjysmë shekulli sa sundoi Perandoria komuniste, në Shqipëri gruaja shqiptare trajtohej si punëtore krahu, kooperativiste e pak gjë më shumë. Puna shkoi deri aty, sa gratë kooperativiste mbërritën deri në Byronë Politike të Shqipërisë staliniste!

Në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, femra shqiptare trajtohej si qenie e nëpërkëmbur dhe e harruar, madje kualifikohej edhe si “rob”, përjashto dallimin e vogël nga gjysma e dytë e viteve shtatëdhjetë e më vonë.

Por, në Shqipëri, ndodhi eksperimenti më i rrezikshëm, kur regjimi stalinist, duke provuar shartimin e njeriut të ri, shkoi deri aty sa duke detyruar femrën shqiptare, t’i bëj punët më të rënda fizike, nisi të deformojë racën shqiptare, më të bukurën në Kontinentin e Vjetër.

Të shkruash për shkodranen e bukur dhe të fisme Angjelina Logoreci-Ljarja, është e pamundur të mos shkruash edhe për djalin e saj, aktorin e madh Rikard Ljarja. Para disa vitesh, kur ndërroi jetë ikona e kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja, nga pikëllimi i madh dhe duke mos pranuar ndarjen fizike të tij, as kam shkruar për të, as kam dashur të pranoj që ka ndërruar jetë.

Të vetmin ngushëllim për të, ia kam bërë mikut tim të çmuar shkodranit Pjetër Logoreci, mbasi Rikardi ishte djali i hallës së tij. Me Rikard Ljarjen për herë të parë jam taku në Tiranë në janar të vitit 1996. Asnjë shqiptar deri sot në jetën time, nuk e kam takuar si Rikard Ljarja, të ketë njohuri aq të thella në fushën e kulturës dhe politikës.

Asnjëherë nuk kam dëgjuar një shqiptar, të ketë vizione aq të mëdha dhe ide aq kreative për të djathtën politike, si aktori Rikard Ljarja. Edhe sot jam i bindur se sikur partitë e djathta shqiptare këndej e andej kufirit (nëse vërtetë janë të djathta), të kishin marrë sado pak konsulencë nga Rikardi i madh, dy shtetet shqiptare, nuk do të ishin katandisur në gjendjen që janë.

Mbi të gjitha, Rikard Ljarja mbetet aktor i madh dhe në skenën e filmit shqiptar, i cili dukej bukur, si vetë Nëna e Tij në këtë fotografi./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai...”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Next Post

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua...”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

Artikuj të ngjashëm

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve…”! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

September 13, 2025
“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!
Personazh

“Hugo Adolf Bernatzik, është autor i një prej librave më të njohur e që ka pasur më shumë tirazh mbi Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për veprën “Udhëtim në vendin e shqiptarëve”!

September 12, 2025
“Duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe…”/ Historia e panjohur e priftit gjerman, Dom Jozef Marksen

September 5, 2025
“Llazi do ikte në Pojan të Fierit me Drita Kosturin, por ajo s’vajti dhe atë ditë na njoftuan se vdiq nga infarkti, por kur nëna ime e lau, i pa pas koke…”! / Dëshmia e rrallë e gruas së majorit amerikan, “Llarry Post”!

Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
Personazh

“’Lary Post-in’ e torturonte vetë Koci Xoxe, e pyeste se çfarë i kishte dhënë ai Enverit…”! / Historia e panjohur e Llazar Papapostolit, majorit nga SHBA-ja, që u akuzua si “ndërlidhës” i Mehmet Shehut

September 5, 2025
“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
Personazh

“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm

September 2, 2025
Next Post
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua...”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme